E Shtunë, 09.26.2020, 02:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
FOTOREPORTAZH - KUVENDI I VATRËS U DHA FUND SUKSESSHËM PUNIMEVE - KRYETAR U RIZGJODH GJON BUÇAJ
E Hënë, 04.29.2013, 07:18am (GMT+1)



*VATRA KA ZHVILLUAR NJE KUVEND MODEL, KU SPIKATI KULTURA E DEBATIT DHE NORMAT E PARIMET DEMOKRATIKE

* PER POSTIN E KRYETARIT KANE KONKURUAR DR. GJON BUÇAJ DHE NICK MARKOLAJ.

Të shtunën me 27 prill 2013 në mjediset e hotelit Royal Regency në Yonkers, New York zhvilloi suksesshëm punumet Kuvendi i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA. Përveç delegatëve të zgjedhur në mënyrë demokratike sipas Kanunores së Vatrës nga vetë degët, sipas raportit një delegate për dhjetë anëtarë: dega e Washingtonit, Michiganit, Hudson Valley, South Florida, Jacksonville Florida, Westchester South-NY, Queens, Newburgh, NY, dhe përfaqësues nga Bronx e Brooklyn-NY. Këtij numri iu bashkëngjitën edhe 16 delegatë të zgjedhur nga Këshilli i Vatrës.

Në Kuvend kanë marrë pjesë edhe Ministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës z. Ibrahim Makolli i shoqëruar nga drejtori për investimet në Diasporë, Naim Dedushaj, Konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë z. Dritan Mishto, Konsulli i përgjithshëm i Kosovës z. Bekim Sejdiu, anëtari i Asamblesë të Shtetit të New Yorkut, z. Mark Gjonaj. Kuvendin e Vatrës e ka nderuar edhe miku i shqiptarëve Kongresisti Eliot Engel.

Kuvendin e ka hapur kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj. Ai u ka uruar mirëseardhjen delegatëve dhe të ftuarëve dhe ka propozuar si drejtues të Kuvendit z. Asllan Bushati, i cili u aprovua me votim të hapur nga salla. Pas atij momenti kryetari Buçaj, sipas Kanunores së Vatrës paraqiti dorëheqjen e tij si kryetar dhe dorëheqjen e Këshillit drejtues. Z. Bushati, kërkoi nga të pranishmit zgjdhjen e dy ndihmësve për drejtimin e kuvendit. Me propozim dhe miratim nga salla u zgjodhën juristja Nazo Veliu nga New Yorku dhe biznesmeni nga Detroiti, njëkohësisht sekretar i degës së Michiganit Mondi Rakaj.

Këngëtarja e njohur Merita Halili e shoqëruar nga Raif Hyseni interpretuan Hymnin Kombëtar Amerikan dhe atë shqiptar. Pjesmarrësit nderuan me një minut heshtje dëshmorët e Kombit.

Kuvendin e kanë përshëndetur: Kongresisti Eliot Engell,ansambleisti i shtetit të New Yorkut Mark Gjonaj, Ministri Ibrahim Makolli, konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë Dritan Mishto, konsulli i përgjithshëm Bekim Sejdiu, përfaqësuesi i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane Hafiz Shala.

Chairmani i Kuvendit, z. Bushati ka paraqitur dhe u ka dhënë nga katër minuta kohë për të përshëndetur Kuvendin dhe për të prezantuar aktivitetin e degëve të Vatrës, kryetarëve ; Alfons Grishaj për Michigan,Kolec Ndoja për South Florida, Edward Buçaj për Washington, Elmi Berisha për Hudson Valley, Adriatik Spahiu për Jacksonville, Nick Markola për Westchester South dhe degëve në Queens dhe Newburgh.

Kuvendi i Vatrës ka vazhduar punimet me paraqitjen e raporteve nga kryetari i dorëhequr Gjon Buçaj, arkëtari Danny Blloshmi, kryetari i Fondit të Vatrës dr. Nexhat Kaliqi, presidenti i Fondit të Studentëve Mithat Gashi dhe editori i Diellit Dalip Greca.
Më pas u kalua në diskutime të lira rreth raporteve, ku paraqitën mendimet e tyre zotërinjët Lek Mirakaj, Zef Balaj, Chris Kirka, Naser Çobaj.

Pas një pushimi dhe kokteilit në mjediset e hotelit, është kaluar në zgjedhje. Me votim të hapur është zgjedhur sekretaria për verifikimin e mandateve e përbërë nga zotërinjët: Adriatik Spahiu, Danny Blloshmi dhe Marian Cubi. Nënëkryetari i Vatrës, z. Agim Rexhaj paraqiti listën e delegatëve të zgjedhur.Sekretaria i propozoi Chairmanit, që delegatët e degëve të reja, të cilët nuk plotësonin kohëanëtarësimin në Vatër prej dy vitesh, sa ç’e kërkon Kanunorja, për t’u quajtur delegatë të ligjshëm duhej të votoheshin nga Kuvendi. Kryetari e hodhi propozimin në votim dhe u pranua.

Më pas Kryetari i kuvendit propozoi kalimin në zgjedhjen e kryetari. Nëse do të kishte dy a më shumë kandidatë, votimi do të bëhej i fshehtë, nëse vetëm një, votim i hapur. Kryetari i dorëhequr, z. Gjon Buçaj deklaroi rikandidimin e tij. Më pas ishtë kryetari i degës së South Westchestër, z. Nick Markolaj, që deklaroi kandidimin për postin e kryetarit.

Kandidati i ri, z. Markolaj, për 22 minuta ka paraqitur projektin e tij për Vatrën e nesërme, strukturën e re organizative dhe funksionimin e saj. Projekti i tij u duartrokit, ndërkohë që pati edhe oponencë e diskutime nga salla, përfshi edhe kandidatin Gjon Buçaj.

Para votimit, kandidati Markolaj, duke vlerësuar faktorin bashkues, si garanci për ecjen përpara të Vatrës, shtrirjen e saj mundësisht në të gjithë shtetet e Amerikës, duke vlerësuar edhe kontributin e dr. Buçajt për riorganizimin dhe ngritjen e tetë degëve të reja, u dorëhoq. Salla e Kuvendit e shpërbelu zotin Markolaj me duartrokitje. Po ashtu edhe dr. Buçaj e falenderoi për aktin kandidatin. Gjithësesi kandidatura e z. Markolaj, si përfaqësues i brezit të ri, të lindur në Amerikë, tregoi vizionin e brezit të ri për Vatrën e nesërme.

Kryetar i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra u rizgjodh dr. Gjon Buçaj, i cili do të zgjedhë bordin e ri drejtues; dy nënkryetarët, sekretarin, arkëtarin dhe bashkëpunëtorët e tjerë.

Në mbrëmjen e së shtunës të 27 prillit, në restorantin piktoresk Light House të bashkatdhetarit Mark Gjonaj, anës oqeanit, u shtrua darka për delegatët dhe mysafirët, ku mori pjesë edhe Ministri i Diasporës Ibrahim Makolli me bashkëpunëtorë, konsulli i përgjithshëm i Kosovës Bekim Sejdiu, ndihmësi i tij Fatmir Zajmi e të tjerë.Po ashtu ishin ftuar edhe familje të vatranëve që nuk jetojnë më, por që kanë dhënë kontribut të shquar në të shkuarën për Vatrën.

Gjatë darkës, Vatra nderoi Post Mortum me “Award of Merit”; Nexhmije Zaimi, Dr.Hamdi Uruçi, Dr. Edward Licho, Xhevat Kallajxhiu, Ing. Mahmoud Tsungu, Ramiz Dani, Arif Neza, Abdulla Kaloshi,Petraq Ktona, Ymer Doda dhe Rexhep Kumbarçe.
Po ashtu u nderuan me “Award of Merit”, Ish editori i Diellit, Anton Çefa vatranët: Mustafë Elezi, Musli Mulosmanaj, Jonuz Ndreu, Hajdar Tonuzi, Tonin Mirakaj dhe Vasel Ujkaj.






www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI OBAMA DARKË ME KORRESPONDENTËT (04.28.2013)
DHE PYETJET MBETEN - LETËR BURRIT TIMNga JUTTA BENZENBERG (04.28.2013)
EMËRIMET NEPOTIKE DHE FAMILJARE TË QEVERISË BERISHA NË DIPLOMACINga PLARENT SHEHU (04.28.2013)
VENDI I PRESIDENTIT GEORGE W BUSH NË HISTORI (04.28.2013)
MEJË - PËRVJETORI I DHEMBJES SË MADHE (04.27.2013)
FOTOGRAFITË E JAVËS (04.27.2013)
KOSOVË - KRYEQYTETI ME MUNGESË TË MADHE UJIKosova edhe 13 vjet pas luftës nuk ka arritur që qytetarët t’i furnizojë me ujë të pijshëm 24 orë (04.27.2013)
A U THA TADIQI NË SHKODËR: KOSOVA ËSHTË SERBI?Opinion nga GANI MEHMETAJ (04.27.2013)
'NEW YORK TIMES' 26 PRILL 1909 - SULLTANAT OSMAN APO SHQIPTAR?Nga SAIMIR LOLJA (04.27.2013)
PAK HUMOR...Ë – PAZANE...Nga FRITZ RADOVANI (04.26.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2020  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]