E Martë, 02.18.2020, 10:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
XHEMAL AHMETI I KËRKON NDJESË JUSUF BUXHOVIT NË NJË LETËR PRIVATE-DISKRETE

E Martë, 04.30.2013, 12:32pm (GMT+1)




PRIVATE –DISKRETE

I nderuari zotëri Buxhovi,

Nuk njihemi personalisht. Emrin nëse jo më herët do ta keni regjistruar si autor i kritikës ndaj veprës suaj «Kosova». Ndoshta nuk ju ka rënë në sy se unë emrin e kam hequr nga ai studim. Dhe kjo – për t’iu ikur spekulimeve të mundshme – më nxiti nevojën për t’iu sqaruar ca sende si «viktimë» e kritikës sime.

Tekstin e kam shkruar unë nga fillimi e deri në fund. Dy autorët tjerë teknikisht nuk e kanë asnjë fjali të veten aty. Ideja dhe motivi nuk kanë qenë të miat. Ndikim kanë pasur po, sa u përket paragrafëve që bëjnë fjalë për biografinë, pra aty ku preket personaliteti juaj. Përkundër premtimit të tyre se do të bëjnë diçka për periudhat tjera – të cilat unë nuk i njoh gjithaq – ata nuk arritën të bëjnë gjë, jo nga arsye tjera, porse – siç e konstatova më vonë – ata kishin probleme të rënda me të shkruarin. Vonë (tepër vonë) morra vesh po ashtu edhe për habitusin e tyre «akademik»; për asistentët e tyre në Vjenë (të cilët po ashtu nuk i njoh fare) dhe se për çka më kishin instrumentalizuar. Përkthimi po ashtu (keq) është bërë në Vjenë, pasi unë e kam shkruar tekstin drejt në gjermanishte.

Kjo nuk donë të thotë se unë heq dorë nga kritikat e mia për periudhën antike dhe metodologjinë shkencore – aty janë bërë më shumë lëshime se sa ju lejohet juve si autor dhe përvojë – tuajën, por sepse qëllimisht i kam anashkaluar anët pozitive të veprës çka demonstron jo objektivitetin tim intelektual e shkencor. Nuk është dashtë të manipulohem aq rëndë. Gjë që nuk ia fali vetes dhe as që dua të justifikohem.

Emrin e hoqa pasi mora vesh se kush janë dy autorët tjerë dhe kur arrita të analizoj nivelin e tyre, çka më bëri të fyhem ta kem renditur emrin me ta. Unë me gjithë të këqijat që kam nuk dua të bëhem shërbëtor i asnjë klani, qoftë ai mediokër apo fisnik.
Unë që kur hoqa emrin nga ai tekst desha ta mbyll këtë dosje, mirëpo ndërgjegjja siç po shihet nuk më le ta konsideroj megjithatë të përmbyllur pa ju KËRKUAR JUVE NDJESË për trajtimin joprofesional, tendencioz, jo korrekt dhe fyes. Në të ardhmen ju dëshiroj edhe më shumë suksese duke ju premtuar se ju lexoj pa ndikime eksterne.

Me respekt

Xhemal AHMETI


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MICHELLE PFEIFFER ME 55 PRANVERAT E SAJ (Profil dhe fotogaleri) (04.29.2013)
FOTOREPORTAZH - KUVENDI I VATRËS U DHA FUND SUKSESSHËM PUNIMEVE - KRYETAR U RIZGJODH GJON BUÇAJ (04.29.2013)
PRESIDENTI OBAMA DARKË ME KORRESPONDENTËT (04.28.2013)
DHE PYETJET MBETEN - LETËR BURRIT TIMNga JUTTA BENZENBERG (04.28.2013)
EMËRIMET NEPOTIKE DHE FAMILJARE TË QEVERISË BERISHA NË DIPLOMACINga PLARENT SHEHU (04.28.2013)
VENDI I PRESIDENTIT GEORGE W BUSH NË HISTORI (04.28.2013)
MEJË - PËRVJETORI I DHEMBJES SË MADHE (04.27.2013)
FOTOGRAFITË E JAVËS (04.27.2013)
KOSOVË - KRYEQYTETI ME MUNGESË TË MADHE UJIKosova edhe 13 vjet pas luftës nuk ka arritur që qytetarët t’i furnizojë me ujë të pijshëm 24 orë (04.27.2013)
A U THA TADIQI NË SHKODËR: KOSOVA ËSHTË SERBI?Opinion nga GANI MEHMETAJ (04.27.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shkurt 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]