E Mërkurë, 04.08.2020, 09:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHBA - 20 VJETORI I MUZEUT TË HOLOKAUSTIT

E Mërkurë, 05.01.2013, 07:28am (GMT+1)



Dje u mbushën 20 vjet që prej hapjes së Muzeut të Holokaustit në Uashington. Me rastin e këtij përvjetori ishin të pranishëm një numër i madh të mbijetuarish të këtij genocidi, ndoshta një prej grupeve të tilla të fundit në këtë muze. Ish presidenti Bill Clinton bëri thirrje që muzeu të riangazhohet në ruajtjen e kujtimeve të genocidit të nazizmit edhe pasi të gjithë të mbijetuarit të kenë ndërruar jetë.

Në një periudhë të jetës së tyre ata nuk u trajtuan si krijesa njerëzore, por në këtë muze këta të mbijetuar të Holokaustit ishin heronj. Dhe kjo kishte një domethënie të madhe për Tamara Wohl, e cila kaloi vitet e para të jetës në një kamp përqëndrimi:

"Jam shumë krenare për të gjithë punën që kanë bërë punonjësit e muzeut. Jam tepër mirënjohëse".

Muzeu Përkujtimor i Holokausit u hap në vitin 1993 nga presidenti i athershëm Bill Clinton si dhe autori dhe i mbijetuari i Holokaustit, Eli Vizel.

Që të dy ishin dje të pranishëm në ceremoninë me rastin e 20 vjetorit të muzeut. Zoti Vizel kujtoi përvojën e asaj kohe kur e kishte këshilluar presidentin.

"Unë fola me ju rreth Jugosllavisë, nga ku sapo isha kthyer, se duhet të bënim diçka në emër të kujtimit tonë".

Ish presidenti Clinton kujtoi se si zoti Vizel dhe hebrenj të tjerë, të tmerruar nga masakrimi  i 6 milion bashkëatdhetarëve të tyre, bënë thirrje për ndërhyrje që të ndalej masakrimi i myslimanëve në Bosnje dhe në Kosovë.

Ai tha se Muzeu i Holokaustit është ndryshe nga muzeumet e tjerë në Uashington.

"Memoriali i Holokaustit do të jetë në ndërgjegjen tonë, do të jetë vetë ndërgjegja jonë përgjithmonë".

Zoti Clinton tha se muzeu duhet të përqëndrohet në rolin e së ardhmes:

"Duhet të sigurohemi se ndërsa kujtimet e drejtpërdrejta veniten, statistikat, dokumentat, fotograditë dhe historitë e këtij genocidi mbeten gjithë të gjalla".

Më shumë se 800 të mbijetuar të Holokaustit dhe 130 veteranë amerikanë të Luftës së Dytë Botërore ishin të pranishëm në ceremoninë e djeshme. Por nuk është e largët dita kur muzeut do t’i duhet të kujtojë Holokaustin pa praninë e të mbijetuarve të tij.

Szoszana Schwarz ishte një prej shumë të mbijetuarve që erdhën dhe dhuruan disa dokumenta familjare për muzeumin.

Susan Bachrach është kuratore e një ekspozite të re mbi bashkëpunimin dhe bashkëfajësinë në Holokaust.

"Një numër shumë i madh njerëzish, bazuar në anketime të vizitorëve, mendonin se Holokausti ishte i gjithë një tmerr i Hitlerit.  Por që ky genocit të realizohej u deshën shumë njerëz të tjerë në gjithë Evropën".

Mike Abramowitz drejton programin e muzeut për parandalimin e genocidit. Ai thotë se ekspozita nderon gjithashtu ata njerëz jo hebrenj, që rrezikuan jetën për të shpëtuar hebrenj, duke u bërë kështu një mësim i moralshëm.

"Ekspozita tregon se veprimet e çdo individi janë të rëndësishme, individët mund të bëjnë mirë ose keq, mund të qëndrojnë indiferent ose të hidhen të shpëtojnë dikë në rrezik".

Veterani i luftës së dytë botërore, Alfred Henick e kupton se pse të rinjtë nuk duhet ta harrojnë historinë.

"Më kujtohet kur isha në shkollën fillore në vitet 1930-të. Ne mësonim rreth luftës së parë botërore dhe mua më dukej sikur ishte një histori e lashtë, por në fakt kishte ndodhur vetëm para 15 vjetësh".

Ai thotë se kjo është arsyeja që Muzeu i Holokaustit është i nevojshëm për të siguruar që ai genocid nuk harrohet kurrë.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MAQEDONIA ME LIGJE RACISTE UA MOHON SHQIPTARËVE SHTETËSINËNga EMIN EGRIU dhe Prof. TEUTA LLALLA (04.30.2013)
XHEMAL AHMETI I KËRKON NDJESË JUSUF BUXHOVIT NË NJË LETËR PRIVATE-DISKRETE (04.30.2013)
MICHELLE PFEIFFER ME 55 PRANVERAT E SAJ (Profil dhe fotogaleri) (04.29.2013)
FOTOREPORTAZH - KUVENDI I VATRËS U DHA FUND SUKSESSHËM PUNIMEVE - KRYETAR U RIZGJODH GJON BUÇAJ (04.29.2013)
PRESIDENTI OBAMA DARKË ME KORRESPONDENTËT (04.28.2013)
DHE PYETJET MBETEN - LETËR BURRIT TIMNga JUTTA BENZENBERG (04.28.2013)
EMËRIMET NEPOTIKE DHE FAMILJARE TË QEVERISË BERISHA NË DIPLOMACINga PLARENT SHEHU (04.28.2013)
VENDI I PRESIDENTIT GEORGE W BUSH NË HISTORI (04.28.2013)
MEJË - PËRVJETORI I DHEMBJES SË MADHE (04.27.2013)
FOTOGRAFITË E JAVËS (04.27.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]