E Enjte, 08.13.2020, 01:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
LAMA - ZËVENDËSMINISTRI I FSK ËSHTË SPIUN I BEOGRADIT

E Premte, 05.03.2013, 07:12am (GMT+1)



Prishtinë - Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Alma Lama, në seancën parlamentare të së enjtes e ka pyetur ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Agim Çeku, se pse nuk e thonë të vërtetën në lidhje me zëvendësministrin e FSK-së, Sllavisha Filipoviq i cili është zënë duke dërguar në Beograd informacion në lidhje me armatimin e FSK-së.

Çeku, në përgjigjen e tij, e ka konfirmuar se Filipoviq është zënë duke shkëmbyer e-mail me zyrtarët serbë, në të cilat, sipas tij, ata si ministri nuk kanë vërejtur se ka pasur rrjedhje të ndonjë informacioni të rëndësishëm.

Lama, në një prononcim për Telegrafin tha se në rast se një zyrtar i lartë apo çfarëdo shtetasi i Kosovës bën spiunazh, “ai ka kryer vepër penale që sanksionohet edhe me kodin penal të Republikës së Kosovës - neni 131”.

“Të kryhet një vepër e tillë nga zëvendësministri, minimumi që duhet të bëhej ishte të shkarkohet nga pozita e tij dhe pastaj të akuzohej edhe për spiunazh”, shprehet ajo.

Sipas saj, përpjekja e Ministrisë së FSK-së ka qenë që ky problem të mbetet në hije dhe të mos bëhet e madhe në publik.

“Krejt kjo për shkak të koalicionit, sepse ai është person politik. Mirëpo, kjo është shumë e rrezikshme, sepse të dërgosh të dhënat e FSK-së (që pretendon të jetë Ushtria e Kosovës), në Beograd, do të thotë të rrezikosh seriozisht sigurinë e Kosovës në të ardhmen. Të dhënat që i ka dërguar zëvendësministri, kanë qenë në lidhje me llojin e armatimit, por me siguri ka dërguar edhe të dhëna të tjera. Nuk mund të lejohet që në institucionet e Kosovës të punojnë njerëz të cilët bëjnë spiunazh për ndonjë shtet tjetër”, ka theksuar Lama.

Në anën tjetër, drejtori për informim në Ministrinë e FSK-së, tha për Telegrafin se qëndron prapa fjalëve të ministrit Çeku të thëna në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, zëvendëskryetari i parë i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Fadil Demaku ka deklaruar se nuk ka ndonjë informacion shtesë për rastin e zëvendësministrit Filipoviq, përveç asaj që është thënë dje në Kuvendin e Kosovës nga Agim Çeku.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZBULOHET KARIKATURA KUNDËR COPËTIMIT TË SHQIPËRISË MË 1913 (05.02.2013)
ÇFARË PËRMBAN ALBUMI 'TERRORI KOMUNIST NË SHQIPËRI' (05.02.2013)
TOPI: PD I PËRZURI DHJETORISTËT PËR HIR TË ISH ZYRTARËVE KOMUNISTË - BERISHA DUHEJ RRËZUAR PAS GËRDECIT (05.02.2013)
FOTOT SEKRETE TË SIGURIMIT PËR VRASJET NË KUFI - PAS DEKRETIT TË RAMIZ ALISË TË VITIT 1990Nga AIDA TUCI (05.02.2013)
LINDJA E TELEVIZIONEVE PRIVATE NË SHQIPËRIStudim nga Msc. ELVIN LUKU, gazetar në tv Vizion Plus, PHD Candidate on Communications (05.01.2013)
ALEANCA KUQEZI PROTESTON, SPAHIU - SLOGANI YNË 'KOHA PËR PASTRIM, E DUAM SHQIPËRINË PA BERISHËN E RAMËN' (05.01.2013)
KOSOVË - DITA E PUNËS E GJEN GJYSMËN E POPULLSISË TË PAPUNË (05.01.2013)
SHBA - 20 VJETORI I MUZEUT TË HOLOKAUSTIT (05.01.2013)
MAQEDONIA ME LIGJE RACISTE UA MOHON SHQIPTARËVE SHTETËSINËNga EMIN EGRIU dhe Prof. TEUTA LLALLA (04.30.2013)
XHEMAL AHMETI I KËRKON NDJESË JUSUF BUXHOVIT NË NJË LETËR PRIVATE-DISKRETE (04.30.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]