E Martë, 12.10.2019, 07:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Ali Aliu: Ajo enciklopedi nxit urrejtje dhe racizëm. Shkakton destabilizim
E Hënë, 09.21.2009, 05:59pm (GMT+1)

 

Ali Aliu, akademik, shkrimtar, eseist, kritik letrar dhe përkthyes shqiptar nga Maqedonia, e bën këtë konstatim me një indinjatë të thellë. Është njohur me këtë ngjarje vetëm përmes shtypit dhe televizioneve, pasi prej shumë javësh ndodhet në Prespë në vendlindje, atje ku zgjedh të kalojë verën çdo vit. Ende s'ka pasur rastin ta ketë në dorë këtë botim, por nga gjithë çka dëgjuar dhe lexuar deri më tani e konsideron të dënueshme këtë atmosferë, që sipas tij ndjell trazira dhe armiqësi. Ai prej vitesh ka një farë lidhje me këtë institucion, pasi mban titullin anëtar nderi i kësaj Akademie. Por tashmë është gati të japë dorëheqjen. Pas skandalit që shkaktoi botimi i enciklopedisë së re, për të nuk ka më asnjë kuptim të vazhdojë të jetë në atë pozicion, edhe pse honorifik. Por çfarë lidhje ka në të vërtetë Ali Aliu me këtë botim? Akademiku jep këtë intervistë për Gazeta Shqiptare, duke u distancuar hapur dhe duke dënuar çdo përpjekje për përbaltjen e shqiptarëve.


Profesor, çfarë pozicioni keni ju në Akademinë e Shkencave të Maqedonisë dhe veçanërisht në këtë botim të ri që ka ngjallur polemika të ashpra?
Pozicioni im nuk ka të bëjë aspak me gjithë këtë trazirë që ka shkaktuar botimi i Enciklopedisë së re, hartuar nga Akademia e Shkencave në Maqedoni. Mbi këtë botim, sikurse shumë shqiptarë të tjerë, unë jam informuar nga shtypi. Në të vërtetë unë figuroj si anëtar i jashtëm i kësaj Akademie. Por duhet ta dini se ka vite që nuk shkel në atë godinë. Kjo pasi unë nuk jam në kuadrin e anëtarëve në marrëdhënie pune me këtë institucion. Jam thjesht anëtar nderi. Ata që e njohin punën e akademive e dinë mirë ç'do të thotë të jesh anëtar nderi, dhe një anëtar nderi nuk është në radhën e punëve aktive të një akademie.


Le t'i japim Çezarit atë çka i takon. Të flasim hapur, ç'peshë faji kanë shqiptarët që u figuron emri në këtë botim?
Ende sot që po flas me ju, nuk e kam në dorë tekstin për të cilin bëhet fjalë. Nga shtypi po informohem se në përbërjen e redaksisë janë tre shqiptarë, historiani Shukri Rahimi, Sefedin Sulejmani dhe Agim Poloska. Dhe po nga mediat jam informuar se para katër viteve në këtë redaksi ishte përfshirë edhe akademiku Luan Starova, i cili është anëtar i rregullt i kësaj akademie, por që nuk ka mundur të ndikojë në përpilimin e fizionomisë së enciklopedisë. Pikërisht për këtë shkak ai edhe ka dhënë dorëheqjen.


Edhe pse anëtar nderi, ju keni një lidhje me këtë Akademi. A e ndjeni të nevojshme të distancoheni hapur pas këtij skandali?
Sigurisht që distancohem. I kam kritikuar dhe po mendoj që edhe pse në pozicionin që jam unë, si anëtar i jashtëm, është e udhës të jap dorëheqjen. S'ka kuptim të jem as anëtar nderi në këtë Akademi. Është diçka e papranueshme.


Cilat zëra të kësaj enciklopedie janë më të kritikueshmet?
Jam mjaft kritik sidomos ndaj disa të dhënave që jepen aty mbi shqiptarët në Maqedoni, për personalitete apo ngjarje historike. Është krejt jashtë mendsh. Shqiptarët paraqiten si pushtues. Kjo është një fyerje shumë e rëndë. Por ajo që për mendimin tim është edhe më trishtuese, është panorama që jepet rreth konfliktit më të fundit në Maqedoni dhe mënyra se si prezantohen personalitetet e luftës. E si mundet të trajtohen ata si terroristë? Mandej, shqiptarët... Prania e tyre trajtohet me një histori nga '45-sa e këtej, pa histori, pa traditë kulturore. Por është edhe një fakt tepër i rëndë që lidhet me atë çka reflektojnë këto qëndrime ekstreme. Nga fragmentet që po citojnë gazetat, reflektohet një urrejtje ndaj shqiptarëve, që është në shkallë racizmi. Kjo është e dënueshme.


Sa mendoni se do ta dëmtojë çështjen e integrimit të Maqedonisë në BE kjo ngjarje? E them këtë duke u nisur nga reagimet e dy ambasadave, asaj britanike dhe amerikane në Shkup...
S'mund ta them saktësisht. Gjithsesi, një projekt i tillë e nxit mosdurimin dhe urrejtjen mes maqedonëve e shqiptarëve, që do të thotë - shkakton destabilizim. Është e vërtetë se Maqedonia mund të ekzistojë si shtet vetëm me përkrahjen e shqiptarëve, pra vetëm falë luajalitetit të tyre. Dhe një projekt i tillë që shkon drejt mosdurimit është për t'u habitur. A është kjo një verbëri e politikanëve të tanishëm maqedonas, apo është një tendencë e qëllimshme pikërisht për ta shkatërruar qeverinë?


Ç'qëndrim duhet të mbajnë forcat politike shqiptare në Maqedoni, por edhe në Shqipëri?
Partitë politike shqiptare në Maqedoni do të reagojnë në mënyrë adekuate. Por unë shpresoj që një reagim adekuat do të ketë edhe nga Tirana. Dhe kur them Tirana, kam ndërmend një qëndrim të Tiranës zyrtare. Kjo duhet të ndodhë në mënyrë emergjente. Bëhet fjalë për fyerjen e krejt kombit shqiptar.


Redaktor i "Enciklopedisë maqedonase", akademiku Bllazhe Ristevski ka qenë shumë i prerë në deklaratat e tij pas nisjes së polemikave, duke artikuluar fraza si "...popullsia shqiptare vepronte me kërcënime dhe me rrëmbime në këto troje, këto janë fakte". Kush është Bllazhe Ristevski. Si mund ta portretizojmë?
Bllazhe Ristevski është individ i njohur për antishqiptarizëm, dhe këtë e dinë të gjithë në Maqedoni. Ai kurrë nuk është munduar ta fshehë këtë. Por ky botim shkon përtej qëndrimeve personale të këtij personazhi. Vetë fakti se pikërisht atij i është ngarkuar ky projekt, lë të dyshosh në politikën e Akademisë dhe të vetë politikës zyrtare të Maqedonisë. Ristevskin e njohin edhe në Akademi por edhe jashtë saj, si një urrejtës që e shfaq publikisht qëndrimin e tij ekstrem ndaj shqiptarëve sa herë i jepet rasti.

(http://www.balkanweb.com)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Gazeta 55: Pas skandalit të encklopedisë, historianët shqiptarë ndihen përgjegjës, por s'ka dorëheqje as mes tyre, as mes politikanëve (09.21.2009)
New York Times: Liria e shtypit (Editorial) (09.20.2009)
Washington Post: Sulmi raketor (09.19.2009)
Debati mbi rolin e racës në Amerikë (09.19.2009)
Perspektiva evropiane e Kosovës në teori dhe në praktikë (09.18.2009)
Evropa e Lirë: Agjenda për operacionalizim (09.18.2009)
Zëri i Amerikës: Obama, politikë e re për mbrojtjen antiraketë në Europë (09.18.2009)
Strukturat e reja në komunat serbe (09.17.2009)
Zëri i Amerikës: SHBA përshëndesin përmirësimin e zgjedhjeve në Shqipëri (09.17.2009)
SHBA: Rusia dhe Kina - sfidat kryesoreNga Andrew F. Tully (09.16.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]