E Mërkurë, 04.08.2020, 11:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Zëri i Amerikës: Rifillon prodhimi i verës në Rahovec
E Mërkurë, 09.23.2009, 07:09am (GMT+1)

 

 

Para 10 vjetësh lufta i transformoi vreshtat juglindore të Kosovës në llogore ushtarake. Por tani, më shumë se një vit pas shpalljes së pavarësisë nga Serbia, vreshtat po ringjallen sërish. Rajoni i komunës së Rahovecit në Kosovë është njohur për verën e tij, dhe me investimet e bëra tani, duket se kjo zonë do të fillojë të konkurrojë përsëri me prodhimet e verës në tregun ndërkombëtar.

 

Prodhimi i verës këtu është traditë e vjetër. Puna në këto fusha ka vazhduar njëlloj për breza të tërë. Prodhimi është në kulmin e tij, ku 500 hektarë japin rreth 20 milion litra vere të kuqe dhe të bardhë.

 

Firma prodhuese e verës Stonecastle është tani një nga më të mëdhatë në Evropë dhe shpreson ta rrisë kapacitetin e saj me 30 milion litra.

Vreshta u privatizua në vitin 2006. E blerë për vetëm 5 milion euro aty janë bërë deri tani gati 6 milion euro në investime.

Menaxheri i përgjithshëm Shani Mullabazi është krenar për arritjet e kompanisë. Ai thotë se lufta e ka lënë mbrapa prodhimin e verës në rajon, dhe investimet ishin të nevojshme për të hyrë përsëri në tregun ndërkombëtar.

“Ne kemi investuar në infrastrukturë si për shembull në linjën e shisheve, sistemin e ftohjes, përpunimin e verës etj.”

Megjithëse popullsia shqiptare e Kosovës është kryesisht myslimane, prirja e saj është drejt laicizmit.

 

Zoti Mullabazi këmbëngul se feja nuk luan rol në prodhimin e verës në këtë rajon, megjithëse të korrat shpesh ndodhin gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.

“Vera këtu është traditë dhe do të jetë gjithmonë në Rahovec. Çfarëdo kulture që të vijë këtu, prodhimi i verës do të vazhdojë. Nuk ka rëndësi se jemi myslimanë, ne do ta vazhdojmë këtë punë, sepse na pëlqen.”

Vera më e mirë e këtij rajoni është “Stonecastle Vranac Premium” e prodhuar nga një nga varietetet më të vjetra të rrushit në botë, Vranacit, i cili rritet vetëm në Ballkan. Shishet e para tashmë kanë dalë në shitje në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Konsulenti Dejvid Ro ka ardhur këtu nga rajoni Bordo i Francës, i famshëm për verërat e tij, për të ndihmuar në zhvillimin e kompanisë së re dhe verës Vranac.

“Tregu ndërkombëtar është mbytur nga varietetet e Shardonesë dhe Merlotit dhe njerëzit kërkojnë gjithmonë diçka të re. E çfarë mund të jetë më e re dhe më e veçantë se një verë nga Kosova, e prodhuar nga rrushi Vranac, për të cilin shumë pak njerëz mund të kenë dëgjuar.”

Zoti Ro është shumë i kënaqur me verën e prodhuar nga Vranaci. Ai thotë se kur e ka ofruar këtë verë në tregun britanik, klinetët kishin mbetur shumë të kënaqur. Një shishe nga kjo lloj vere do të shitet rreth 9 euro. (http://www.voanews.com/albanian)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BBC: Mbyllen zyrat për pasaporta të Serbisë (09.23.2009)
Enciklopedia politike (09.22.2009)
Abdurrahman Aliti: Enciklopedi me të pavërteta historike (09.22.2009)
Ali Aliu: Ajo enciklopedi nxit urrejtje dhe racizëm. Shkakton destabilizim (09.21.2009)
Gazeta 55: Pas skandalit të encklopedisë, historianët shqiptarë ndihen përgjegjës, por s'ka dorëheqje as mes tyre, as mes politikanëve (09.21.2009)
New York Times: Liria e shtypit (Editorial) (09.20.2009)
Washington Post: Sulmi raketor (09.19.2009)
Debati mbi rolin e racës në Amerikë (09.19.2009)
Perspektiva evropiane e Kosovës në teori dhe në praktikë (09.18.2009)
Evropa e Lirë: Agjenda për operacionalizim (09.18.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]