E Enjte, 07.09.2020, 12:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Qeveria dhe Enciklopedia i helmuan të rinjtë
E Enjte, 10.01.2009, 10:48am (GMT+1)

 

 

Ekspertët e sociologjisë theksojnë se faktor nxitës i kësaj situate është “Enciklopedia Maqedonase” , e cila me botimin e saj helmoi gjeneratat e reja, të cilat tash e tutje mendojnë ndryshe për bashkëmoshatarët maqedonas dhe e kundërta

Zhvillimet e fundit pas publikimit të “Enciklopedisë Maqedonase” kanë nxitur shqetësime duke vënë në rrezik bashkëjetesën dhe marrëdhëniet ndëretnike. Implikimi dhe reagimi i fuqishëm i të rinjëve, studentëve, por nga ana tjetër edhe tifozëve të klubeve ka bërë që të rriten tensionet ndëretnike, duke përfshirë ato edhe të rinjtë e të dy komuniteteve, si maqedonasit ashtu edhe shqiptarët. Kjo u pa qartë me protestat e organizuara nga nxënësit e shkollave të mesme dhe nga studentët shqiptarë, por nga ana tjetër edhe pritjet për protesta nga tabori maqedonas, të cilat veçmë janë paralajmëruar.

Ekspertët e sociologjisë theksojnë se faktor nxitës i kësaj situate është “Enciklopedia Maqedonase” , e cila me botimin e saj helmoi gjeneratat e reja, të cilat tash e tutje mendojnë ndryshe për bashkëmoshatarët maqedonas dhe e kundërta. Eksperti i çështjeve të sociologjisë, prof.dr.Metush Sulejmani vlerëson për  agjencinë e lajmeve INA se s’do mend se botimi i enciklopedisë i ka fyer tejmase shqiptarët pavarësisht ku jetojnë ata, mirëpo sipas tij, niveli i fyerjes dhe përbuzjes së tyre më tepër u përjetua në Maqedoni.

“Paraqitja e kësaj enciklopedie për çdo ditë po reflekton energji negative edhe në sferën e marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni. Ky efekt negativ i enciklopedisë ka ndikuar edhe në grupmoshat më të reja siç janë nxënësit dhe studentët që për mendimin tim kanë të drejtë të reagojnë. Mirëpo në këtë rast duhet të reagohet në mënyrë dinjitoze, civilizuese dhe ti jepet hapësirë arsyes e jo paragjykimeve, dhe ky problem të tejkalohet në mënyrë racionale që të arsyetohemi edhe para ndërkombëtarëve se kemi vlera, traditë të tolerancës dhe bashkë me to edhe autoktoni dhe histori të lashtë, të begatshme dhe të lavdishme”, ka vlerësuar Sulejmani.

Ai ka theksuar se shqiptarët në Maqedoni kanë forca intelektuale dhe politike të cilat duhet të involvohen për zgjidhjen e problemi dhe assesi zgjidhja e problemi të bartet te ata që nuk dinë dhe nuk munden të ballafaqohen me këtë problem. Sipas tij, nga gjithë ky reagim duhet të evitohet manipulimi i ndonjë force destruktive pavarësisht se nga cila anë implikohet.

Profesori i psikologjisë, prof.dr.Lulzim Murtezani ka theksuar se frustrimi i të rinjve shqiptarë i shfaqur ditëve të fundit përmes protestave dhe demonstratave në rrugë vjen si rezultat i botimin të enciklopedisë maqedonase, e cila fyen kombin shqiptar.

“Po padyshim se këto janë shenja dhe simptome të mos durimit, mos tolerancës ndërnacionale, shenja të një mllefi të akumuluar vite me radhë. Në qoftë se nuk trajtohen këto gjera, në qoftë se nuk kemi qasje shkencore, atëherë këto janë shenja serioze dhe me siguri se nuk paralajmërojnë perspektivë të tolerancës ndëretnike për të cilën insiston bashkësia ndërkombëtare dhe disa politikan në Maqedoni”, ka theksuar Murtezani. (http://www.ina-online.net)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Busek: Njohjet e reja varen shumë nga vendimi i GJNDsë (09.30.2009)
Hyseni: Iraku e Mariutania premtojnë njohjen e Kosovës (09.30.2009)
Shqiptarët në Maqedoni protestojnë kundër enciklopedisë (09.29.2009)
Greqi: Maqedonia shtrembëron historinë (09.29.2009)
Komisioni Evropian: Serbia ta trajtojë kufirin me Kosovën si kufi shtetëror (09.29.2009)
Ballkani në BE si rajon i tërë (09.29.2009)
Berisha: Encklopedia - doktrinë raciste (09.28.2009)
Shqiptarët e Maqedonisë dhe manipulimi i tyre...Nga Agron Alibali (09.27.2009)
Ahmeti: Lojaliteti ynë do të varet nga lojaliteti i shtetit (09.26.2009)
Komisioni Evropian mbështet financiarisht Kosovën (09.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]