E Mërkurë, 04.24.2024, 10:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SADRI KABASHI NJERIU QE BANI SHUMË PER ISTOGUN
Nga SELIM M. NËNGURRA

E Djelë, 09.29.2013, 06:44pm (GMT+1)



Që nga mosha ime e re ne fundvitet 1960-ta mbaj mend se fshatarët e rrethinës së Istogut flisnin me plotë gojen per Sadri Kabashin, Kryetarin e ardhshem te komunës se Istogut.

Këtë verë gjatë pushimeve te gjata verore qe i bana ne Istog mahnitesha kur shifja se si ky Burr sado ne moshen 85 vjeçare ecte sikur të ishte nji djalë i ri. Hapat e ti te gjatë dhe qendrimi vertikal i shtatit kreshnik ma perkujtonin Sadri Kabashin, kryetarin Legjendë te Istogut te viteve kur ishte i pari i kesaj komuneje dhe kur poashtu me qendrim vetikal dhe me rreptësi burrash kreshnik perballej me te gjitha problemet e komunës dhe ato ne ato vite nuk ishin te vogla. Pra Burrin e pathyeshem te atyne viteve perplot halle e peripeci që nuk munden ta perkulin as anmiqët ma të tmerrshem te shqiptarëve autokton istogas e qe ishin serbët e lokalitetit Lugu i Shkive si dhe serbët e malazezët e fshatnave per rreth te cilët ndihmoheshin edhe nga disa shqipfolësa qe ishin servil te pushtetit te atëhershem te Jugosllavisë, duket se nuk mund ta thyejnë edhe vitet e moshes së ti 85 vjeçare.

Gjithmonë e kam dasht këte burr, e donin edhe shqiptarët gjithandej të këti rrethi, ishte ndër te rrallet udhëheqës te politikës se asaj kohe te ish Jugosllavisë që respektohej nga të gjithë. Ishte Kryetari ma popullor që kishte pas Istogu deri ne ato vite e besa si po duket Sadri Kabashi do jetë bashk me Shaban Manin e Fadil Feratin ( që te dy keta tani të ndjerë ) Kryetari ma i dashtun dhe ma i mirë i të gjitha kohnave ne Istog.

Kush asht Sadri Kabashi dhe cila asht biografija e këti burri?

Sadri Kabashi lindi me 15 dhetor 1928 në Gurrakoc. Që ne femini te hershme mbeti jetim pa babë. Shkollën fillore e fillojë me 1936 ne gjuhën serbokroate ne Gurrakoc. Kjo shkollë ishte katër vjeçare, por per shqiptarë ishte pesë vjeçare shkaku se nji vit duhej te mësohej gjuha serbokroate. Në klasë të parë ishin 35 nxanës e nga ta vetem 5 shqiptarë. Mban mend dhe me respekt flet per diten e parë te shkollës. .... në rreshtin e parë uleshin femijët e personaliteteve lokale te komunës, si femija i mësuesit, i popit, i komandirit te policisë etj, etj dhe mbrapa ne rreshtin e dytë isha unë thotë Sadri Kabashi. I kujtohet se ne rreshtin e parë ishte ulë Liljana vajza e mësuesit Millosh Goshoviq. Kur mesuesi Millosh shperndau librat nxansave dhe ato ishin libra të perdorun nga gjenerata e kalueme, vajza e ti refuzon dhe kerkon ti ketë librat e reja sikur shoket e tjerë te klasës dhe i thotë mësuesit ( qe e kishte edhe babë ).. Sadriu asht jetim dhe i varfën unë ja falë ati librat e mija dhe ti babë mi blen mu te reja. Kështu secilin vit kjo vajzë ja falte librat Sadriut. Dhe Sadri Kabashi me shpirtin e ti njerzor e human gjithmonë i kujtohet kjo vajzë dhe bamirësija e sajë dhe shumë vite ma vonë kur Sadriu shkon në sherbim ushtarak ku kryen Akademinë e nenoficerve ushtarak dhe ndegjon se ne at qytet tash jetojnë familja e mësuesit te ti Millosh Goshoviq , shkon ashtu me uniformë ushtaraku dhe i viziton ata dhe ju falemnderohet per librat qe ja dhuronte vit per vit vajza e tyne Liljana. Madhështija e Sadri Kabashit shifet edhe ne mirnjohjen qe i banë kasaj vajze dhe mësuesit te vetë që ja mësoj shkronjat dhe shkrim leximin duke i vizitue në shtëpi dhe duke i falemnderue.

Në vitin 1941 fillon shkollën ne gjuhen shqipe që ishte dy vjeçare. Shokë te klasës kishte Sali Shatrin, Qazim Osmanaj, Mikel Gegaj, Idriz Osmanaj dhe Tomë Gegaj.
Kur fillon Lufta e Dytë Botnore e nderpret shkollimin. Me 1945 si nji nga te rrallët shqiptarë te ati rrethi me shkollim te mesem emnohet udhëheqës i Rinisë Antifashiste Nacional Çlirimtare ne Këshillin e Vendit ne Gurrakoc. Me 1946 vazhdon shkollimin ne Gjimnaz edhe dy vite tjera te cilat i kreu me sukses të shkelqyeshëm me 1948. Ndryshe kjo quhej edhe shkollimi i natës per te rritun. Inkuadrohet si nëpunës i komunës ne Gurrakoc ku kreu sherbimet ne gjendjen civile dhe administratë deri ne vitin 1958. Këte vit shkon per studime ne Beograd. Ishte kjo vetem pak muej pasi martohet me Tyshë Balaj nji vajzë kjo e familjës se mirnjohun Balaj te Llugave te Isniqit apo Llugave te Istogut sikur u thonë ndryshe. Pra per ti vazhdue shkollimet per ta shue etjen per dituni dhe arsimim, sepse dinte se vetem kuadrot e shkollueme mund dhe din ti dalin zot vendlindjes, kombit e Atdheut, Sadriu perkohësishtë ndahet nga nusja e re te cilen e len ne shtëpi dhe vet shkon per studime ne Beograd në Shkollën e Naltë Juridike që ishte dy vjeçare. Disa vite ma vonë saktësishtë ne vitin 1961 vazhdon studimet ne fakultetin Juridik në Prishtinë te cilat i mbaroj me korrespondencë ne vitin 1970. kuptohet tue i kombinue shkollimet me punet që i bante per Istogun dhe vendlindjen e vetë. Pra studimet i fillon ne Beograd e i mbaron ne Prishtinë. Me vitin 1960 punsohet ne Istog pasi tash komuna e Gurrakocit bashkohet me at te Istogut.

Në vitin 1960 emnohet Drejtor i Punëve të Pergjithshme dhe të Mbrendshme ne Istog, ky post ndryshe quhej Kryeshef i komunës. Këte post e mbajti deri ne vitin 1964 dhe këtë vit emnohet Kryeshef per qashtje Shoqnore, Arsim dhe Kulturë deri ne vitin 1969 saktësishtë deri ne prill te këti viti me çrast zgjidhet Kryetar i Komunës së Istogut.

Per mos me e lan lexuesin te spekuloj se si ishte e mundun që ne ato kohna te vështira te ngritej nji shqiptarë ne hierarkinë e posteve shoqnore politike deri ne postin e të parit te komunës po ceku se politikajt shqiptarë te asaj kohe ne ish Jugosllavinë federative e socialiste perkrahnin njeni tjetrin dhe secili që vinte deri te pozita medomos kishte perkrahjen e dikujt ma te naltë ne hierarkinë e shtetit. Sadri Kabashi me zgjuarsinë e vetë dhe me angazhimet e shumta dhe te drejta e gjithmonë patriotike ju bie ne sy disa udhëheqësve shqiptarë qe kishin pozita në Krahinën e asaj kohe te Kosovës dhe me perkrahjen e tyne arriti te bahet kryetar i komunës. Po ceku vetem tre nga ata që e perkrahen Sadri Kabashin e këta ishin; Veli Deva, Aslan Fazliu dhe Sahit Zatriqi.

Sadri Kabashi derisa ishte ne postin e Kryeshefit per qashtje shoqnore, arsim e kulturë në Istog, me propozimin e Prof. Avdyrrahim Gashit që njiherit ishte jo vetem mësimdhanës, por edhe Drejtor i Gjimnazit ne Istog ndan 3000 dinar te asaj kohe shperblim per Ibrahim Rugovën si nxanësi ma i mirë i komunës. Pra këto para ja ndan qe Ibrahim Rugova ti ketë si ndihmë per studime, por fatkeqësishte kjo nuk u realizue shkaku se reaguen ashper shumica e politikajve lokal te Istogut dhe per hirë te realitetit ma shumë ishin kunder keti shperblimi politikajt shqiptarë se sa ata serb e malazez. Sado qe e luta te ma thotë ndonji emen te ndonji shqiptari , Sadri Kabashi nuk pranojë ta thotë asnji. Jo, jo Selim djali i bacit, nuk due ti permend me emna se ata e din se kan gabue, dhe ata kan femijë e nuk due të ndihen keq fëmijet e tyne sot per gabimet qe i kan ba prindet e tyne. Po e ceku vetem se pse erdhen reagimet, nuk ban ti ndahet asnji shperblim as ndihëm djalit te nji nacionalisti shqiptarë qe u pushkatue nga OZNA si anmik i Jugosllavisë thoshin ata dhe ajo shumë e parave kurr nuk ju dha Ibrahim Rugovës.

Posa erdhi ne postin e te parit te komunës baci Sadri si i thonë të gjithë istogasit ju pervesh nji pune me nji elan dhe energji te papame deri ne ato kohë. Puna e parë qe bani ky burr i Podgurit ishte ta rikthej kufinin e komunës se Istogut me komunat tjera të rajonit të Masbjeshkve sikur janë; Rozhaja, Draga, Tutini e Zubin Potoku.
Nji politikan shqiptarë i Istogut, paraardhes i Sadri Kabashit, nga mosdija e vetë derisa e kishin pas ftue lideret serb të këtyne komunave në nji drekë te Lkeni i Moknës pranon qe te ndryshoj kufini mes Istogut dhe ketyne komunave serbe sot, por Sadri Kabashi që nga dita e parë qe ulet ne karrigen e te parit te komunës angazhohet dhe pas disa viteve mund e pas disa dhjetra udhtimeve edhe deri ne Beograd ne instancat e nalta federative arrin qe ta rikthej kufinin ne gjendjen ku ka qen ma parë dhe sot falë këti angazhimi nuk valon flamuri me trobojken serbe kurrizit te Bjeshkve te Istogut që nga Bjeshka e Moknës e deri te Shtedimi ne gryken e Zhlepit.
Pasi kreu me sukses kete punë Sadri Kabashi si prioritet kishte zhvillimin e arsimit dhe infrastrukturen e komunës së Istogut. Në mandatin e ti ndertohet Gjimnazi i ri në Istog, shkolla fillore ne Gurrakoc, ne Banjë, Zallç, Uçë dhe adaptimin e meremetimin e shumë shkollave tjera. Në vitin 1970 nxjerr vendimin per arsimimin e vajzave shqiptare dhe per ta realizue këte në vendim thuhej: të gjitha vajzat shqiptare të komunës së Istogut gjatë tanë shkollimit te tyne nga ai fillor e deri ter ai universitar do ju jipen bursa pa dallim gjendjen e tyne ekonomike. Pra per ti stimulue vajzat qe te arsimohen sepse dinte se femna e arsimueme asht shtylla e zhvillimit te nji shoqnije . Poashtu Sadri Kabashi nxori vendimin se secili student pa dallim gjinije qe studjon shkencat ekzakte dhe mjeksinë do ket bursin e garantuem. Ky ishte Kryetari i parë i Istogut që pergjatë mandatit te vet u angazhue per ti dergue djemet shqiptarë ne Akademitë e mesme e te nalta ushtarake, i duhen këti populli edhe oficerët thoshte baci Sadri. Dhe kur jam te kjo temë po e ceku se nji nga ata nxanësa që shkuen ne skolla ushtarake janë ish shoket e mi të klasës Halil Bicaj që sot asht Kolonel dhe jeton ne Sarajevë të Bosnjes e i cili ishte i nagazhuem edhe në Luften e Kosoves në Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosoves, pastaj ishte Ramadan Sadikaj nji nga pilotet e parë ushtarak shqiptarë, Qazim Dreshaj e disa tjerë që tash nuk po më kujtohen.

Punë te palodhshme bani edhe per ndertimin e rrugve dhe eletrifikimin e fshatnave te Istogut. Pothuej tanë infrastruktura e sotshme e Istogut asht po ajo qe para shumë viteve e ndertojë Sadri Kabashi.

Baci Sadri ishte Kryetar i Istogut nji mandat e gjysëm pra 6 vjet dhe nga ketu në vitin 1975 shkon në organet krahinore në Prishtinë si Drejtor i Sherbimeve të pergjithshme dhe Drejtor i Drejtoratit per qashtje të luftëtarve dhe invalidve ushtarak të Luftës së Dytë Botnore ku punojë deri ne vitin 1989.
Që nga paslufta e fundit në Kosovë secilin vit që shkojë ne vendlindje e takojë dhe rri bashk me bacin Sadri, sivjet ndejta pak ma shumë dhe meqense ai ka shtëpinë afer ndertesës ku unë kam banesën shpesh në mbramje shkoja me gruen time ti vizitojë bacin Sadri dhe daden Tyshë. Nji mbramje më thërret në telefon dhe thotë; Selim merre nusen e hajde se e kam ble nji shalqin te mirë dhe edhe kam nji liber me ta dhanë dhuratë e nji tjeter ta huazojë që ta lexosh se ishte i mirë. Shkuem bash me gruen time dhe gjej 85 vjeçarin ulun ne karrige në terasen e vet te shtëpise¨dhe lexonte gazeten pa syze, Posa ndëgjoj hapat tonë brofi në kambë si djalë i ri dhe na perqafojë. Pasi u ulem e u pershendetem u ngrit perseri dhe mori nga koridori ku e kishte pas lan ne freski nji shalqin te madhë. Më erdhi keq dhe mendova ti ndihmojë ta bart , por ai me zanin e ti të prem por shumë të ambël e miqësor me urdhnojë të mos levizi. Ulu aty se ende nuk jam plakë unë, ti je musafir dhe mirë se të ka pru Zoti. Ato momente vjen nipi im Blerimi ( 10 vjeçar ) i cili pasi nuk na kishte gjetë në banesë del me na kerkue ku jemi neve gjyshi e gjyshja e ti. Baci Sadri len shalqinin anash dhe e perqafon fort Blerimin, me dy tri fjalë e bani mik dhe shkuen bashk në oborr me e pre shalqinin.

Nji ditë tjeter i thamë grues time se do i marr bacin Sadri me daden Tyshë dhe do shkojmë bashk per ta ngran nji drekë te UJVARA E DRINIT në Radavc.
Pothuej per çdo ditë takohesha me ketë Kreshnik te Podgurit dhe shpesh delnim ne mbramje e pinim kafe e raki në hotel restorantin TROFTA në Istog, nese shkonim kambë mue me zinte sherri se asesi nuk mujsha te ndjek hapin e keti 85 vjeçari, sepse ky ecte si djalëi ri.

Dhe per fund po e ceku edhe këtë fakt per këte Burr te kesaj treve i cili 5 dekada punojë e ndertojë komunën e vet, vendlindjen e vetë. Ky pat marr kredi në bankë ne atë kohë kur ishte Kryetar i komunës së Istogut dhe pat ble nji truell nga i ndjeri Sheqfqet Gorani. Perseri me kredi bleu materialin per ta ndertue aty nji shtëpi të vogël shumë modeste me tri dhoma e nji kuzhinë të cilen shtëpi e ka edhe sot e të cilen në luftë ja kallin komshitë serb, por ky burr puntorë e rinderton tash edhe me ndihmen e djalit te vetem që ka dhe aty kalon me halle por me shumë dashuni per jeten, per gruen e ti zonjen Tyshë, per djalin e ti, per ren e vet dhe per nipat e mbesen që i ka. Asnjihere nuk e shef te merzitun ketë burr, asht gjithmonë me buzë ne gaz, asnjihere nuk ankohet sado qe jeton me vetem 112 euro pension si shperblim pe tan at punë e mund që ka ba per Istogun per pesë dekada rresht. Nuk hjek keq thotë baci Sadri, na ndihmon djali dhe ja dalim disi.

Unë mendojë se politikajt e sotshem te komunës së Istogut e edhe te komuneve tjera si dhe ata te pushtetit qendror duhet me marr mësim se si ndertohet vendi, komuna, e fshati, se si shtetit e popullit duhet me i sherbye e jo me e sundue e pi gjakun siur po bajnë keta sot. Sadri Kabashi asht shembull per te mirë, shembull per burrni, shembull per ndershmeni, dhe para se gjithash asht SHKOLLË , AKADEMI SE SI DUHET ME KEN LIDERI.

Te urojë edhe kaq vite sa i ke tash o burr i madh i Podgurit me po te njejten freski fizike e shpirtnore qe pate deri tash. Te falemnderit per gjthçka që na ke lan mprapa neve brezave ma te ri istogas dhe te rrethines.
-----------------------
-Sarpsborg: Shtator, 2013-
-Per VOAL, Ch, nga Z. Lushaj-

SELIM M. NËNGURRA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MASAKRA - SI U PUSHKATUAN 90 OFICERË ITALIANË NË KUÇIshkomandanti i Gardës dhe oficeri madhor Xhafer Peçi rrëfen si divizioni 'Peruxhia' terrorizoi fshatrat e Vlorës, por pas kapitullimit italianët u morën nën mbrojtjen e fshatarëve (09.29.2013)
“HYLLI I DRITËS” – “SHPATA” E GJERGJIT!1 Tetor 1913 – 2013, 100 vjet “Hylli i Dritës”Nga FRITZ RADOVANI (09.29.2013)
ÇUN LAJÇI - NUK TA FAL KURRË O ISA MUSTAFA QË NUK MA DHE MUNDËSINË PËR TA RECITUAR POEZINË PËR PAVDEKËSINË E RUGOVËS! ISHTE RAST JETIK! (09.29.2013)
NJU JORK - PRESIDENTI NISHANI I DORËZOI KONGRESMENIT ELIOT ENGEL DEKORATËN E LARTË 'GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU'Me motivacion “Në shprehje të mirënjohjes dhe nderimit të thellë për mbështetjen e vendosur për Shqipërinë,shqiptarë (09.29.2013)
Panorama, AT ZEF PLLUMI - PSE GJERGJ FISHTA E PRANOI TITULLIN AKADEMIK NGA ITALIANËT (09.28.2013)
Si po shkatërrohet Shqipëria (III)ÇFARË DUHET BËRË PËR GJEOMOMUNENTET DHE GJEOPARQET SHQIPTARENga ing AFAT SERJANI (09.28.2013)
Shqip, VASIL GJIKA, ISH DEPUTET - KRYEPESHKOPI IU KA IKUR AUTOQEFALISË, TRANSPARENCËS DHE ARKITEKTURËS SË KISHËS SHQIPTARE (Intervistë) (09.28.2013)
VALBONA, KJO NGASËSE 'MËKATARE' E ALPEVEFotoreportazh nga ALBERT VATAJ (09.27.2013)
E PARA VJEN POEZIANga LASGUSH PORADECI (09.27.2013)
LARG PREJ 'BASHKIMIT' ME ARMIQTË KOMBËTARË!"Bashkimi Ballkanikoperëndimor" është bashkim me SerbinëNga BRAHIM AVDYLI (09.27.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]