E Shtunë, 07.11.2020, 03:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
EDI RAMA - U PREHSH NË PAQE, YLL I SHUAR
Fjala e Kryeministrit në homazhet e zhvilluara për nder të Vaçe Zelës

E Djelë, 02.09.2014, 10:51am (GMT+1)



Është shuar gjithçka, brenda gjithkujt që e njohu nga afër apo e dëgjoi nga larg. Kjo është vdekja që e bën lajmin për ikjen e Vaçes nga kjo botë posaçërisht të veçantë, për secilin prej nesh. Një dhimbje që përçohet në trajtën e një humbje të përbashkët, edhe tek më të rinjtë qe deri dje nuk kishin dëgjuar asgjë për të dhe prej 48 orësh lënë shënimin e tyre në rrjetet sociale.

Kur këndonte Vaçe Zela, bota ishte bardh e zi. Edhe ekrani ishte bardh e zi. Dhe i vetmi rrjet që lidhte figurën dhe zërin e saj me këtë vend ishte rrjeti i një propagande bardh e zi. Këngëtarët visheshin njësoj, kriheshin njësoj, rrinin njësoj para mikrofonit, thuajse gatitu dhe ia linin radhën njeri-tjetrit, me hyrje-dalje, ku hapat dukeshin thuajse njësoj. Nën duartrokitje që ngjanin thuajse njësoj edhe për koncerte edhe për kongrese.

Lajmi për ikjen e Vaçe Zelës, mua vetë, më çoi pas, në atë botë; Në kuzhinën e vogël, ku pak më larg tryezës së bukës, në këndin e ngushtë mes dritares dhe dollapit të bardhë, që mbulonte faqen e murit, qëndronte televizori “Iliria”. Dhe ne, familja, të ulur rreth tryezës, gjithnjë njësoj, në të njëjtat vende, me sytë kthyer nga televizori, ndiqnim “Festivalin e Këngës në Radiotelevizion”, që çdo vit dukej i njëjti festival që përsëritej; Me pushkën, kazmën dhe çelësin Sol, që vit pas viti ndërronin vetëm vend dhe madhësi në sfond, siç ndërrojnë vend gjymtyrët për të mos ngrirë fare; Me orkestrën që dukej sikur nuk kishte lëvizur vendi qysh nga viti i mëparshëm; Me këngët që tingëllonin si pjesë e një kënge të vetme, të gjatë, pa mbarim, pa ndalim, pa ndryshim.

Një herë, dy herë, tre herë, shtatë herë, herë të tjera akoma, në gjatësinë e një fëmijërie shumë më të gjatë sesa ç’është fëmijëria sot, e ndoqa dhe unë, si thuajse të gjithë njësoj, të gjithë atë ritual të paimagjinueshëm për fëmijët e sotëm të Facebook-ut. E ndoqa duke pritur, çdo vit e më shumë para ekranit të atij Festivali, vetëm për ato pak minuta, mes orësh të tëra, të ndara midis tre netëve, kur në skenë hynte Vaçe Zela. Me flokët e derdhur jashtë normës së ngurtë të asaj kohe, portretin e pangjashëm me asgjë dhe me askënd, buzëqeshjen që mbulonte gjithë ekranin me një rrezatim misterioz, me shikimin xixëllues që paralajmëronte diçka tjetër, diçka ndryshe, diçka që pa e rrëzuar normën, pa e këputur këngën e vetme të realizmit socialist, elektrizonte gjithë ajrin e kuzhinës sonë.

Ishte një zë që në një kohë tjetër dhe në një vend tjetër, në të tjera skena, me të tjera tekste e të tjera melodi do të kishte elektrizuar qiellin e mbarë botës. Por në atë kohë dhe mbi atë skenë, s’mund të bënte më shumë sesa të ndizte një yll magjepsës në qiellin tonë të kyçur brenda nesh.

Vaçe Zela iku nga mesi ynë kur ra “Perandoria” e bardh e zisë. Dhe e la kyçur zërin e saj këtu, në rrjetin e kujtesës sonë bardh e zi, pa u kthyer kurrë më me hapat e saj në skenën e re të jetës sonë, për të na kërkuar shpërblim, ndere apo vëmendje, për minutat e paçmueshme që na bëri të jetojmë. Dhe ja tani, pas kaq shumë vitesh, na dërgoi, befas, thjesht lajmin e vdekjes, mu si një kartolinë të një dashurie të pa thënë dot kurrë deri në fund.

Nuk ka vdekur Vaçe Zela! Ajo vetëm ka ikur për fare nga kjo botë, pasi kohë më parë iku për fare nga ky vend. Është shuar thellë brenda nesh një Yll magjepsës, të cilin askush që nuk e pa të ndizej në skenat dhe në kuzhinat e vjetra të Shqipërisë , nuk do të jetë asnjëherë dot në gjendje t’ia ndjejë magjinë përmes ekranit dhe altoparlantëve të botës së sotme plot zhurmë.

Për të gjithë ata që e ndajnë me mua këtë përjetim, dua t’i them, sot, Vaçe Zelës, “Faleminderit që ekzistove për secilin prej nesh, atëherë kur ekzistenca jonë ishte thuajse e ngrirë, mu si një këngëtar festivali, dhe kur zëri yt na tregonte fshehur, pas tekstesh dhe melodish të zakonshme, mrekullinë e jashtëzakonshme të të jetuarit të kësaj bote”.

Më ka qëlluar të pyes veten, si do ta këndonte Vaçja, sikur të ishte më me fat, këngën “I Will Always Love You”. Asnjëherë nuk do ta dimë! Por, unë di vetëm që në këtë orë lamtumire, të gjithë ata që e njohën nga afër, apo e dëgjuan nga larg, i thonë Vaçes, secili me zërin e tij - “I Will Always Love You”.

U prehsh në paqe Yll i shuar! Ne do të të duam gjithmonë!

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LETËRKËMBIMI I RAMIZ ALISË NË NËNË TEREZËN - S'I DUAM 'MOTRAT', KEMI PLOT BAMIRËS KËTU (02.09.2014)
FOTO QË KA BËRË XHIRON E BOTËS - POLICËR PËRDORËN LËNG SPECI DJEGËS KUNDËR PRTOESTUESVE NË PRISHTINË (02.09.2014)
ÇFARË KANË THËNË PËR VAÇE ZELËN (02.09.2014)
PRESIDENTI NISHANI DEKOROI ZONJAT ANNA KOHEN DHE JOHANNA NEUMANN - TË MBIJETUARA NGA HOLOKAUSTI NË SHQIPËRI (02.09.2014)
VAÇE ZELA - SHOQJA JONË E GJIMNAZITKujtime nga ROZI THEOHARI, Boston/USA (02.09.2014)
A MUNDEN SHQIPTARËT TË GJEJNË PRIJËS TË MIRË?Opinion nga AGIM GASHI (02.09.2014)
TIRANA E LASHTË DHE PËRVJETORËT E SAJ SI KRYEQYTETStudim nga SAIMIR LOLJA (02.08.2014)
MAJLINDA KELMENDI FITON MEDALJEN E ARTË NË PARIS (02.08.2014)
NJË  VRASËSE  FËMIJËSH... SOT, “HEROINË” !Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (02.08.2014)
KUR DO TË SHEMBET KUPOLA E KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONIT?Koment nga SKËNDER MULLIQI (02.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]