E Shtunë, 07.11.2020, 03:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
A MUND TË PRITET SHUMË NGA VIZITA E RAMËS NË SERBI?!
Nga BEN ANDONI

E Hënë, 02.10.2014, 08:52am (GMT+1)


Vetëm pak ditë pasi Mrkiç, ministri i Jashtëm serb vizitonte Shqipërinë dhe analistët pranë pushtetit amplifikuan erën e re mes vendeve, presidenti Nikoliç udhëtonte drejt Kumanovës me autoritetet nacionaliste serbe të ish-Jugosllavisë. Për ata që s’e dinë, gati 100 vjet më parë, që këndej u hap lufta për pushtimin dhe mbajtjen e trojeve shqiptare. Në fjalën e rastit që do të shpaloste atje, mund të kuptoje se përveç integrimit evropian, sloganit të duhur elektoral por edhe nevojës së mbijetesës, gjithçka mbetej e njëjtë për qeverinë serbe. Si për ironi, në tubimin ku ishte pjesa më nacionaliste e Serbisë dhe që maqedonët diplomatikisht e shmangën pjesëmarrjen në nivelet e larta, por nuk e penguan, Nikoliç do të shprehej: “...Për dikë Serbia është e pranueshme vetëm atëherë kur hesht për historinë dhe traditën e saj, atëherë kur sakrifikohet më shumë për interesa të ndryshme, për gjoja ruajtjen e stabilitetit të brishtë politik. Me ne nuk do të mundet kështu.

Sot në 100- vjetorin e luftës së madhe dhe fitores, Serbia po bën një betejë tjetër por të një rëndësie të njëjtë historike, po bën hapa drejt ardhmërisë së saj evropiane, në ruajtjen e integritetit territorial dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e saj”. Të mjafton ta lexosh mirë këtë shprehje dhe të kuptosh humnerën e madhe dhe gati të pakalueshme që i ndan vendet tona. I vetmi sukses në të gjitha këto vite, mes palëve, mund të quhet vetëm heqja e regjimit të vizave, që për hir të së vërtetës, u kundërshtua nga socialistët e Ramës në opozitë. E, megjithatë, kryeministri shqiptar nuk do të shkojë aq shpejt në Serbi. Jo sepse nuk do donte të tregonte anën spektakolare të pushtetit të vet, por se serbët mu në mesin e marsit do të mbajnë zgjedhje të parakohshme.

Ashtu si ndodh rëndom për vizitat e kryeministrit shqiptar dhe anëtarëve të tij të Ekzekutivit, nuk ka asnjë konfirmim nga selia e vet apo e ministrit të Jashtëm. Vazhdohet që në më të shumtën e herës të kenë një axhendë aspak transparente. Për fat do ishte konfirmimi nga ministri i Jashtëm serb, Mrkiç, që do hidhte dritë. Në këtë rast, arsyeja është e justifikueshme dhe brenda rregullit të mosndërhyrjes në situatat politike në vendet tona. Serbia është para zgjedhjeve të parakohshme, të cilat me shumë gjasë sipas parashikimeve do të kenë një konfigurim krejt tjetër të peizazhit politik. Përndryshe, vajtja historike e kryeministrit shqiptar, në këtë kohë, do të ishte thjesht një kapital i vogël politik për Ivica Daçiç, që, me gjithë punën e madhe për të rregulluar disi imazhin e Serbisë, nuk do të jetë më kryeministër. Nga ana tjetër, për vetë Ramën, kjo vizitë duket se përveç sfondit të thyerjes së akujve (vizita e parë e një kryeministri shqiptar pas plot 65 vitesh), nuk ka asfare axhendë ‘specifike’. Të paktën, asgjë nuk është thënë deri më tani! Që do të thotë nënshkrime serioze bilaterale, që të mund të hapin dritare të madhe mes vendeve tona. Asgjë për arkivat, arsimin (kemi një katedër shqipe atje që nga vitet ‘20), energjinë, kurse marrëdhëniet e tjera në ekonomi mbeten modeste. Anipse, siç thuhet, Shqipëria po bën një shprehje vullneti.

Për publikun e interesuar, shqetësuese është ajo që shikohet në të gjitha takimet e niveleve të larta të diplomacisë shqiptare. Përgatitja e dobët dhe përcjellja po aq e dobët e informacioneve nga nuklat diplomatike. Që do të thotë se, përpara se kjo vizitë të lançohej, i takonte ambasadës shqiptare në Beograd të vinte në dukje peizazhin politik serb dhe se çfarë mund të pritej. Ah, e ka bërë? Prej datës së mëparshme të vizitës, kupton se kjo nuk ka funksionuar. Aq më shumë kupton se ekzekutivi i ri shqiptar nuk po mendon realisht forcimin e këtyre nuklave, përveç ndërrimit të ambasadorëve. Kjo përbën një temë tjetër.

Nga ana tjetër, kohët e fundit, kryeministri Rama, indirekt, i ka ‘shërbyer’ po ashtu imazhit të Ivica Daçiç nëpërmjet një lobingu që ka ndërmarrë për kandidaturën e Nobel-it për Thaçin. Për këtë, as në Prishtinë dhe as në Beograd s’duken se janë aq të interesuar për kryeministrat e tyre. Për hir të së vërtetës, gjendja ekonomike në të dyja vendet është aq e dobët saqë kurorëzimi me Nobel-in e kryeministrave të tyre nuk është se thotë ndonjë gjë të madhe. Ndaj e kupton pse mungon frymëzimi i duhur ndihës në dy kryeqytetet armike për këtë nismë të Ramës. Deklaratat e thata në ditët e fundit të Daçiç, që thotë se “zgjedhjet ishin gjërat e fundit që i duheshin Serbisë në këto momente” dhe heshtja e Prishtinës, të bëjnë ta mendosh këtë.

Përndryshe, Kosova dhe Serbia i kanë shkrirë bajagi akujt mes tyre. Edhe pa politikën. Këtë e ka bërë arti dhe kultura prej vitesh dhe përditshmëria, por këto s’merren në konsideratë, qoftë nga serbët, por edhe nga ekipi i Ramës. Mes Kosovës, Serbisë, por edhe Shqipërisë, është shtuar komunikimi, ndërsa janë gjithnjë e më efikase fushat e interesit dypalësh, që me shumë gjasë do të ecin edhe në të ardhmen. Sportistët, artistët, shkrimtarët dhe tregtarët serbë janë prej kohësh në Shqipëri, ndërsa ata shqiptarë më të pakë, por shumë më tepër se më parë në Serbi.

Argumenti ynë dhe ajo që donim të theksonim ishte në atë sesa Shqipëria dhe Serbia mund të përfitojnë nga një kapitull i ri mes tyre me shkuarjen e kryeministrit shqiptar. Do flitet me gjasa për katedrën shqipe, që tashmë e përmendin të gjithë, por duket aspak për atë pjesë të trashëgimisë së përbashkët, e cila mund të shërbente si gur themeli. Për këtë mund të angazhoheshin historianë dhe specialistë, gjë që rezulton se deri më tani është asfare. Përjashtuar arkivat, që serbët e përjashtojnë apriori si bashkëpunim, një tjetër fushëtakim interesant, për të cilat të dyja vendet duhej të ishin veçanërisht të interesuara.

Momentalisht, nuk mund të thuhet asgjë konkrete edhe prej ngrirjes dhe ngërçit parazgjedhor, por edhe erës jo të mirë që vjen nga ardhja e mundshme e Vuçiç në fuqi. Kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS), njëkohësisht një nga aktorët më të mëdhenj të Serbisë së pas viteve ’90, me shumë të ngjarë do të ngjitet në poltronin e kryeministrit. Deri më tani si zëvendëskryeministër, ai është shquar për dinamizmin e tij dhe Mea Culpa-n e pak ditëve më parë për radikalizmin e qëndrimit personal në kohën e luftës. Anipse, kjo s’thotë shumë për të ardhmen politike të Serbisë. E vetmja gjë që serbët po përdorin si argument është përshpejtimi i reformave evropiane, gjë të cilat, sipas tyre, me qeverinë aktuale mungonte entuziazmi i duhur. Forcimi i SNS-së (Nikoliç është pjellë e saj) kërkon zgjedhjet për dominimin politik dhe jo Serbia, që deri më tani ka ngecur me reformat. Justifikimi me integrimin në Evropë s’bind ende njeri. Kjo kuptohet dhe nga dorëheqja e ministrit të Tregtisë, Sasha Raduloviq, që ishte kundër vendimit të qeverisë për tërheqjen prej draftit të ligjit për privatizimin dhe reformën për punën. Ajo që kupton është se Serbia po përshtatet me një realitet ‘të ri’ kurse opozita, për fat të keq, që synon të vijë, është shumë e fragmentuar e nuk arrin dot të ndryshojë një peizazh që duket se është fiksuar.

Me pak fjalë, nga këto reforma pret shumë ekonomia qendrore, por aspak krahinat serbe. Është e vështirë të parashikosh që Serbia do të jetë selektive dhe të ketë plan plus për Preshevën, e cila ishte në thelbin e takimit të përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë në Prizren. Apo minoriteti i shkalafitur sllav, pa identitet në Shqipëri. Është në të njëjtën gjendje dhe Sanxhaku, për të mos thënë e gjithë Serbia që po e vuan shumë krizën e stërzgjatur. Pra, çfarë mund të bisedohet më shumë sesa të artikulohet në nivele të larta problematika e mbartur? Pothuaj asgjë!

Që do të thotë, nga ana jonë, se Shqipëria s’mund të presë ndonjë gjë të re nga Serbia, pasi të dyja vendet janë ende të futura në llogore nga ku as nuk e arrijnë dhe e shikojnë njëra-tjetrën. Qoftë dhe me lëvizjen e guximshme të kryeministrit të ri shqiptar Rama dhe pritjen e kolegut të tij serb, që po duket se do jetë Vuçiç.

BEN ANDONI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
QË LIRIA E SHPREHJES TË MOS JETË NË SHËRBIM TË INFILTRIMIT TË SIGURIMEVE DHE IDEOLOGJIVE TË HUAJA TERRORISTE E EKSPANSIONISTENga GËZIM MEKULI (02.10.2014)
BETEJA PËR RADIKËN DHE VJOSËNNga Prof. dr. LULZIM SHUKA, Departamenti i Biologjisë (02.10.2014)
NJË HISTORI ARRATIE QË BËRI BUJË MË 1984 - DHE SHQIPËRIA DJE E SOT SIPAS IZABELA ISLAMITNga XHEVDET SHEHU (02.09.2014)
EDI RAMA - U PREHSH NË PAQE, YLL I SHUARFjala e Kryeministrit në homazhet e zhvilluara për nder të Vaçe Zelës (02.09.2014)
LETËRKËMBIMI I RAMIZ ALISË NË NËNË TEREZËN - S'I DUAM 'MOTRAT', KEMI PLOT BAMIRËS KËTU (02.09.2014)
FOTO QË KA BËRË XHIRON E BOTËS - POLICËR PËRDORËN LËNG SPECI DJEGËS KUNDËR PRTOESTUESVE NË PRISHTINË (02.09.2014)
ÇFARË KANË THËNË PËR VAÇE ZELËN (02.09.2014)
PRESIDENTI NISHANI DEKOROI ZONJAT ANNA KOHEN DHE JOHANNA NEUMANN - TË MBIJETUARA NGA HOLOKAUSTI NË SHQIPËRI (02.09.2014)
VAÇE ZELA - SHOQJA JONË E GJIMNAZITKujtime nga ROZI THEOHARI, Boston/USA (02.09.2014)
A MUNDEN SHQIPTARËT TË GJEJNË PRIJËS TË MIRË?Opinion nga AGIM GASHI (02.09.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]