VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

EC NJË MILJE NË KËPUCËT E SAJ - MARSHI NDËRKOMBËTAR I BURRAVE KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE (Lajm dhe fotogaleri)

E Martë, 02.11.2014, 09:43am (GMT1)



Voal-online - KAROLINA E VERIUT (SHBA) - EC NJË ÇAST, një veprimtari me përmasa ndërkombëtare - Ec një Milje në Këpucët e Saj, është një udhëtim miqsh dhe familjarësh ku burrave iu kërkohet të ecin në këpucë me taka të larta për të treguar mbështetjen e tyre për femrat në mbarë botën. Regjistrimi në internet fillon në Market House në qendër të Fayetteville në 6:00 pasdite dhe udhëtimi nis në orën 7:00 pasdite, të premten, më 28 mars 2014, prej Market House. Në mbërritje jepet një pritje ku marrin pjesë udhëtuesit dhe ata që kanë bërë donacione. Bizneset janë të mirëpritura për të bërë donacione në mbështetje të çështjes.

Pse është e domosdoshme kjo veprimtari? Numri i dhunimeve, sulmeve seksuale është rritur, prandaj kërkohet mbështetja e gjinashme vullnetare për t'iu kundërvënë kësaj dukurie. Kjo arrihet nëpërmjet rrjetit të informacionit sa më të shpejtë për rastet e dhunës, ndihma e menjëhershme e duhur në spitale, ndihma gjyqësore, mbështetja e grupeve feministe në mbrojtje të të drejtave të tyre.

Të gjithë ata që e mbështetin këtë çështje, anembanë globit, mund të bëhen së bashku, në përkrahje dhe mbështetje të tyre morale dhe financiare. Bashkohuni!






www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.