E Premte, 12.13.2019, 08:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
'ETIKA NË INSTITUCIONE DHE LIDERSHIPI' - A MUND TË FILOZOFOSH NË SHQIPËRI?
Esé nga STELA KETA

E Mërkurë, 02.12.2014, 08:11am (GMT+1)


Ndërsa duhet të mbaja këtë fjalë qendrim para jush më godiste në tru pamja mendore e cdokujt prej nesh në këtë sallë ku na ka mbledhur FILOZOFIA e institucioneve përpara një statistike të tillë: “Në Maturën Shtetërore 2013-të , në “auditoriumin e provimeve” të 55000 nxënësve të shkollave të mesme në Republikë drejt Universiteteve vetëm 45 !!!!!!! prej tyre zgjodhën filozofinë si pjesë e kurrikulës së tyre për të filluar karrierën universitare. Në fakt mbi 80 studentë, po atë tetor, nisën studimet universitare për filozofi në këtë universitet . Duke ju referuar standardit që pretendonte Reforma Maturë më duhej të pohoj para jush “Meritë preferenca” nuk ka mundësuar asgjë për karrierën e dëshiruar të këtyre të rinjve Ato sot janë pjesë e këtij fakulteti dhe uroj me shpirt që të mund të kenë vlerësuar faktin se FILOZOFIA vlen dhe se në SHQIPËRI mund të filozofosh në dobi të këtij vendi dhe për progresin e tij. Përmbi këtë urim më duhet të ndaj me ju disa opinione pro apo kundra pasi unë dhe të tjerë e kemi përmbyllur fazën e parë “të të filozofuarit” dhe sot të ndryshëm në bazat e formimit kërkojmë të filozofojmë për cilësinë e institucioneve ku jemi apo do të kontribojmë.

A mund të filozofosh në Shqipëri? Argumenti i parë më vjen nga fakti që FILOZOFIA është dhe quhet shkollë e lirisë. Demokracia e brishtë shqiptare marrëdhënien me këtë vlerë njerëzore në shekuj e ka të mirë në rrafshin e lirisë së UNËfjalës, gjykimit, shprehjes dhe shtypit por mes individëve në sjellje të ndërsjellta, kur institucione të tjera përdoren mes nesh dhe nga ne, ne jemi deficitarë të mëdhenj. Liria si thelb i të filozofuarit është më e prekura nga cdo “pushtet” në Shqipëri. Fillon me jo rrallë “pushtetin” e keqpërdorur të prindit me fëmijën dhe mbaron me dhunën që vjen drejt ne të gjithëve nga “pushteti i politikës”. Kjo LIRI – filozofi mund të të cënohet nga cdo individ joqytetar që pushtetkarriken e UNIT të vet e keqpërdor drejt dhunës fizike por më tepër psikologjike ndaj masës që në një fakt nuk i ka kuptuar minimalen njerëzore, faktin se po të mos ekzistonte kjo masë njerëzore ( se të tillë I trajtojn UNI pushtetkarrike ) atyre nuk do ti kishte lindur kurrë e drejta për të “lodruar” keqazi me pushtetin e tyre. Për këtë dimension të LIRISË së keqpërdorur flasin statistika në rritje të fëmijëve nën dhunë shoqërore nga disa institucione të qenësishme të seicilit prej nesh, familja, shkolla apo universiteti, shoqëria, media etj.

Po ju sjell në vemëndje një pohim të fundit të sekretarit të Departamentit të Shtetit Amerikan, John Kerry në Konferencën e Mynihut për sigurinë ndërsa shprehej për Ballkanin e më gjerë (pra edhe për ne shqiptarët): “Fakti është që vërejmë një prirje shqetësuese në shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe në Ballkan. Aspiratat e qytetarëve të këtyre vendeve po shtypen nën barrën e korrupsionit, interesave oligarke, interesave që përdorin paranë për të shtypur kundërshtarët politikë, për të blerë politikanët dhe grupet mediatike dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit si dhe të drejtat e organizatave joqeveritare.”

Sekretari flet për “kundërshtarët” e kërcënuar nga pushtetkarrikja dhe në mend të lind ideja me 2 alternativa për zgjidhje; 1:të jesh me filozofinë Bonapartiane “ Kurrë mos ndërhy tek kundërshtari, armiku yt kur ai është duke bërë gabime!......se e ke më të lehtë të përfitosh për vetë dhe të shohësh fundin e tij. 2. apo të kërkojmë nga ai, ta ftojmë që të edukohet të “filozofojë” sado pak, e në këtë rast ai/ajo do të mirëdimensionohet me LIRINË. Të mundësojmë ta kuptojnë se LIRI nga të filozofuarit kemi edhe NE, jo vetëm pushtetkarrikja.Edhe LIRIA ka standardet e veta. Për sa më sipër arësyetova, pohoj që në SHQIPËRI kemi nevojë të mësojmë e pranojmë të filozofojmë se na duhet të njohim e mirëpërdorim më shumë LIRINË, qoftë edhe atë që të jep pushtetkarrikja, pasi pa liri nuk mund të pretendojmë se kemi demokraci. Pa liri e demokraci nuk mund të pretendojmë se kemi e kontribojmë për INSTITUCIONE shërbimi për shtetasit tanë, për qytetarët e këtij vendi. Argumenti i dytë lehtësohet nga të drejtuarit e mendjes tek filozofja Hannah Arendt tek vepra e saj “ The Human Condition”,( Chicago: University of Chicago, botimi I dytë, 1998) kur shprehet se filozofia e saj ju përkushtua "men, not Man, live on the earth and inhabit the world." e për të mundësuar NJERIUN na nevojitet pasuria mendore që lehtëson habinë filozofike që vjen nga progresi teknologjik por dhe regresi human në shekullin e 21, globalin dhe kombëtarin njëkohësisht me ndërvarësitë e të mirës e të keqes, pavarësisht vendit ku jeton por që afekton me veprimin dhe mosveprimin e tij edhe gjëneratat në ardhje. Një pohim i famshëm i Volterit: “Every man is a creature of the age in which he lives and feë are able to raise themselves above the ideas of the time.” ― Voltaire Instrumenti me anë të së cilit ne mund të shtohemi e të mos jemi “…….pak janë në gjendje për të ngritur veten mbi idetë e kohës” është FILOZOFIA dhe nevoja për të përfituar nga mekanizmi i të filozofuarit. Kjo jo se do të vetquhemi filozofë apo se do detyrojmë ndokënd për të na pranuar si të tillë por se duhet ta cojmë dimensionin vleror të saj drejt institucioneve dhe lidershipit shqiptar.

UNIVERSITETI është pjesa më intelektuale e lidershipit të çdo kombi. Kjo dhe për Shqipërinë. Si argument i tretë, për ta mbyllur këtë pohim publik timin në favor të nevojës që kemi për tu edukuar me të filozofuarin në Shqipëri si burim i sigurt i inteketualizmit dhe i intelektualëve po ju sjell në kujtesë një poezi filozofike qe ka edukuar filozofikisht dhe vazhdon të edukojë botën mbarë: “Së pari ata erdhën ...” është një poezi e famshme shkruar nga pastori Martin Niemöller (1892-1984) që i kushtohet indiferencës së intelektualëve gjermanë pas ardhjes të nazizmit në pushtet, të cilët i arritën qëllimet e tyre duke i bërë spastrimet me rradhë, grupe pas grupesh, ndërsa inteligjencia gjermane heshti. Dhe jo vetëm ajo. Heshti gjithë Europa. Poezia është shumë e njohur dhe përdoret si një model për të denoncuar rreziqet nga apatia politike dhe gjumi intelektual. “First they came …” me gjithë theksin provokativ është një hymn kundër egocentrizmit intelektual, që bëhet i rrezikshëm, sepse lejon tragjedi të përmasave. Versioni i kësaj poeme që filloi qarkullimin e saj nëpër botë nga vitit 1950, është vendosur në Muzeumin Memorial të Holokaustit në Ëashington D.C. Në fillim ata erdhën dhe ju sulën socialistave, dhe unë heshta se nuk isha socialist. Pastaj ata erdhën iu sulën sindikalistëve, dhe unë heshta se nuk isha sindikalist. Pastaj ata iu sulën hebrenjve, dhe unë prap heshta se nuk isha hebre. Pastaj më erdhi rradha mua, mu sulën Por s’kishte mbetur më askush për mua të fliste.

STELA KETA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BAZA E REFORMËS ADMINISTRATIVE-TERRITORIALE NË SHQIPËRIStudim nga LUAN SHAHOLLARI (02.11.2014)
FTESË - PËR PJESËMARRJE NË PËRURIMIN E LIBRIT 'E VËRTETA PËR FARK-UN' (02.11.2014)
EC NJË MILJE NË KËPUCËT E SAJ - MARSHI NDËRKOMBËTAR I BURRAVE KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE (Lajm dhe fotogaleri) (02.11.2014)
30 FOTOT MË PREKËSE TË TË GJITHA KOHËRAVE (02.10.2014)
NËSE NUK JU PËLQEN VIDEOJA JUAJ E FACEBOOK-ut MUND TA MODIFIKONI (02.10.2014)
EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT (II)Studim nga BRAHIM AVDYLI (02.10.2014)
NGA ALBUMI I PIKTORIT - AVNI DELVINA 'KUR SENDET DHE KAFSHËT NGRIHEN NË REVOLTË PËR LIRINË E POPULLIT'Grafikë e influencuar nga piktura e Delacroix "Liria që udhëheq popullin" (02.10.2014)
ALFRED MOISIU - BERISHA DHE NANO JANË PËRGJEGJËS PËR KËTË TURBULLIRË 23 VJEÇARE (Intervistë) (02.10.2014)
A MUND TË PRITET SHUMË NGA VIZITA E RAMËS NË SERBI?!Nga BEN ANDONI (02.10.2014)
QË LIRIA E SHPREHJES TË MOS JETË NË SHËRBIM TË INFILTRIMIT TË SIGURIMEVE DHE IDEOLOGJIVE TË HUAJA TERRORISTE E EKSPANSIONISTENga GËZIM MEKULI (02.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]