E Premte, 12.06.2019, 08:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ILIRJAN BROKAJ - JU RRËFEJ KUPOLËN E MAFIES SË GAZIT

E Mërkurë, 02.12.2014, 11:04am (GMT+1)


 

Ilirjan Brokaj denoncon monopolin e lidhur me qeverinë e Berishës. Si u kërcënua me jetën e tij dhe me të fëmijëve. Denoncimi i kërcënuesve te Krimet e Rënda: Dy prej personave, efektivë policie

-Biznesmeni i përjashtuar i gazit, i cili ka marrë përsipër të denoncojë kupolën e mafies së këtij monopoli, bëmat e të cilit dolën në pah nga Julian Sinanaj, i konsideruar si vrasësi me pagesë, sjell të dhëna të frikshme në ditën e dytë të rrëfimit të tij. “Më kanë kërcënuar që të heq dorë nga gazi. Dy herë në Tiranë dhe njëherë në Vlorë”. Deri këtu duket normale, meqë monopoli në vendin tonë historikisht ka prodhuar kërcënime, përjashtime, largime e pse jo edhe eliminime. Mirëpo, kur Ilirjan Brokaj ndalon tek kërcënimi i Vlorës, rrëfimi i tij trondit; “M`i dolën gruas dhe dy fëmijëve përpara në Vlorë. I thirrën në emër time shoqeje dhe i thanë se i kemi lënë një porosi burrit tënd. Nëse nuk e kryen do të therim fëmijët”. Ilirjani tregon se fëmijët e tij aso kohe ishin, njëri në klasën e pestë dhe tjetri në të tretën. Të miturit janë kthyer nga e ëma dhe e kanë pyetur se përse donin t`i thernin xhaxhat?! Gruaja e shtangur nga situata ka qetësuar fëmijët; ‘bëjnë shaka; janë shokët e babit’...! Vijimësia e rrëfimit të Brokajt të habit, teksa përpiqesh t`i kërkosh se përse nuk ka marrë mundimin të denoncojë. Në këtë pjesë ai ka një qetësi të pabesueshme! Tregon se ka denoncuar dhe prokurori nuk ka nisur kurrë hetimet, ndërsa teksa dëgjon se çfarë fshihet pas monopoleve të gazit, pas njerëzve me pushtet që katapultohen nga hiçi, kur shikon se sa lehtë kërcënohen, porositen eliminime, gjenden “Julianë” për të hedhur në erë dhe ekzekutuar njerëz, të krijohet ideja se jemi sipër një vullkani, që mund të na përpijë kur do që të paguhet mirë “Juliani”...! 
  
 

Z. Brokaj, ju kishit ndonjë konflikt të mëparshëm me Gazmend Spahinë?

Po. Që kur gjendej në krye të doganës së Vlorës. Konflikti me të nisi në vitin 2010. Konflikti i parë u shënua në prill kur ishte drejtor i doganës së Vlorës. Me urdhër të tij, unë 17 ditë nuk jam lejuar të shkarkoj anijen. Kishte lënë një urdhër që unë të mos shkarkoja dhe vetë u zhduk nga Vlora. Për këtë situatë i dërgova një letër Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe një kopje të kësaj letre për dijeni, drejtorisë së doganës në Vlorë. Në këtë letër shpjegoja se Spahia me ka bllokuar me qëllim ngarkesën. Nuk mora asnjë përgjigje. Dëmi që mu shkaktua për këto 17 ditë ishte 238 mijë dollarë. Dhe ditën e 18-të mu dha leja që të nisja shkarkimin.

Çfarë institucionesh janë vënë në dijeni për gjithë këto dëmtime dhe për mekanizmin me të cilin ju jeni nxjerrë nga tregu i gazit dhe përse mendoni që ka ndodhur përjashtimi juaj..?

Të gjitha dhe thuajse i kam të gjitha kërkesat me të cilat kamë vënë në dijeni institucionet, deri te ish-kryeministri Berisha. Sipas ligjit të koncesioneve, ata që drejtojnë portin e kanë të ndaluar të tregtojnë në tregun e brendshëm. Për këtë ishte në dijeni Qeveria dhe Autoriteti i Konkurrencës. Asnjë prej tyre nuk ka reaguar. Në shkelje të të gjitha dispozitave ligjore është krijuar kompania “Everest Oil”, me përfaqësues ligjor Gjergj Bojaxhi, i cili ka marrë drejtimin e kompanisë me 15. 6. 2012 dhe do ta drejtojë atë deri me 15 .6.2015, që ka aksioner pjestarë të kompanisë Grupo PIR. Aksionerët e kësaj kompanie janë Jona Bojaxhiu me 10 përqind të aksioneve, Oltion Spiro, 10 për qind, Altin Fani, 30 për qind, Andrea Valerio, 20 për qind, ky është një nga drejtuesit e “Petrolifera Grup”. Objekti i “Everest Oil” është import-eksport dhe shitje me shumicë e hidrokarbureve dhe e nënprodukteve të tyre, por pa u kufizuar në naftë, benzinë, vajra lubrifikantë dhe solar. Të gjitha veprimet tregtare-financiare, imobilare dhe garantuese të konsideruara të nevojshme ose të dobishme për përmbushjen e objektit, me adresë në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” në Tiranë.

Në emisionin “Top Story” ju pohuat se jeni kërcënuar të hiqni dorë nga gazi. Ç`janë këto kërcënime, mund t`i bëni publike?

Në janar të vitit 2012 më kanë kërcënuar. Në atë kohë isha shkëputur nga Petrolifera. Kërcënimet kishin një motiv të qarë: të hiqja dorë nga gazi. Katër persona më ndalojnë dhe më thonë se duhet të hiqja dorë sa më shpejt të ishte e mundur. Nuk e mora seriozisht këtë kërcënim. Personat nuk i njihja dhe ngjarja më ndodhi në Tiranë. Pas 20 ditësh, persona të tjerë po në Tiranë, më kërcënuan se do të më vrisnin, në rast se nuk do të hiqja dorë nga gazi. As këta nuk i njihja. Isha diku në afërsi të Korpusit Universitar. Kishim lënë takim me një shokun tim në një kafene. Ishte diku rreth mesditës. Më pritën sapo dola nga makina ime. Më kërkuan të njëjtën gjë. Në shkurt, një tjetër grup, po prej katër personash, ka qenë diku, sërish, rreth mesditës, kur bashkëshortja ime shkon të marrë fëmijët në shkollë me makinë. Djali në klasë të tretë dhe vajza në të pestën. Nusja i pret para shkollës për 15 minuta dhe në momentin që dalin fëmijët, zotërinjtë i afrohen dhe i thonë gruas; -Vasilika - i kishin mësuar edhe emrin gruas sime - i kemi dhënë një porosi burrit dhe nuk e ka zbatuar. -Ajo diçka dinte se ne kishim folur përpara për kërcënimet dhe iu ka thënë: Shkoni e takoni vetë burrin. Ata i kanë thënë - Mos fol ashtu dhe, në rast se burri nuk tërhiqet, ne do t`u therim fëmijët. Mendoni si mund të ndjehet një nënë e dy fëmijësh në ato momente. Sapo u larguan kërcënuesit, fëmijët kanë pyetur nënën e tyre; pse do na therin këta xhaxhat? Gruaja për të qetësuar fëmijët iu ka thënë se bënë shaka: ishin shokët e babit..!

Më kërcënuan edhe dy policë, Prokuroria më zhgënjeu

I keni denoncuar ndonjëherë këto akte kërcënuese, pasi të të kërcënojë dikush me jetën e fëmijëve është e rëndë dhe e frikshme njëherësh?

Nuk kam denoncuar asnjërin prej këtyre tre rastesh kërcënimi. Arsyeja ishte shumë e thjeshtë. Pata denoncuar dikur një kërcënim tjetër me detaje dhe askush nuk u mor me atë çështje. Shumë kohë para se të më ndodhnin kërcënimet e njëpasnjëshme, pra diku nga nëntori i vitit 2011, shkova në Prokurorinë e Krimeve të rënda për të denoncuar një grup personash që më kërcënuan me jetë. Pasi i dhashë prokurorit detajet për personat që më kërcënuan, përfshi këtu, targën e makinës, numrat e telefonit dhe sms-të kërcënuese, nuk u hap asnjëherë hetimi i atyre kërcënimeve. Prokurori ku unë bëra kallëzimin më tha se nuk mund të nisim hetimin, pasi kallëzimi im nuk ishte firmosur nga prokurori i Përgjithshëm. Nuk kisha dhe nuk kam më besim. Personat që më kanë kërcënuar atëherë dhe që unë i kam denoncuar, dy prej tyre i mbaja mend, por nuk po i bëj publikë. Që të dy aso kohe ishin pjesë e një skuadre speciale të policisë (për efekt mos`zbulimi sektori nuk po e bëjmë publik skuadrën në të cilin punonin oficerët e policisë). Dhe që në atë moment unë nuk besova asnjëherë më në organet kompetente. As policisë së Vlorës nuk iu drejtova kurrë për kërcënimet, pasi e dija se askush nuk do të merrej me problemin tim.  

“Monopoli u mbështet nga qeveria e PD-së”

Ilirjan Brokaj i ka të qartë personat të cilët kanë bërë të mundur marrjen e këtij monopoli, që sipas tij janë mbështetur edhe nga ish-qeveria e asaj kohe. Përgjatë gjithë rrëfimit të tij ai denoncon vetëm tre emra dhe ndër ta, i pari është italiani i Petroliferës, i dyti, Piro Bare, personi që ishte shënjestruar për t`u eliminuar nga Julian Sinanaj, dhe Gaz Spahia, njeriu që sipas Brokajt, ka bërë të mundur fuqizimin e Bares dhe kontrollimin e të gjithë tregut të gazit në vendin tonë. Në dosje janë të dokumentuara të gjitha kontratat e kompanisë “Kalaja sh.a” , e cila i përkiste Ilirjan Brokajt dhe ku Petrolifera në prishjen e kontratës me Brokajn, nuk ka asnjë lloj argumentimi veç faktit se gjithçka bëhet për fajin e Ilirjan Brokajt. Në momentin e përballjes me mosdhënien e lejes për të shkarkuar anijet e tij në port, Brokaj ka njoftuar të gjitha autoritetet përgjegjëse, madje disa kërkesa janë drejtuar edhe ish-kreut të qeverisë por edhe Ministrisë së Energjetikës dhe drejtorive të cilat kishin në dorë edhe fatin e gjithë shoqërive të gazit. Në dokumentacionin që pritet të rishqyrtohet tashmë nga të tjerë komponentë të drejtësisë dhe ku Brokaj më në fund beson se problemi i tij do të zgjidhet nga kjo qeveri, shihet qartë se shoqëria e Piro Bares ka nisur aktivitetin rreth 10 vite pasi kishin hyrë në treg kompanitë e tjera.

Letra dërguar Berishës, 2012

“...Gjatë kësaj periudhe nga ana e organeve kompetente me përjashtim të ndonjë gjobe të vendosur nuk janë ndërmarrë hapa konkret për të vendosur në punë Terminalin e Petroliferës në Vlore qoftë duke vendosur pajisjet fiskale, qoftë duke gjetur zgjidhjen e përshtatshme për të zhvilluar një aktivitet normal. Këtë problem madhor të shoqatës sonë ja kemi beeree prezent Ministrit të Financave dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, por fatkeqësisht deri mee sot që po ju shqetësojmë ju z. Kryeministër, nuk na takon dhe dëgjon njeri. Kjo është për të ardhur keq. Humbjet tona gjatë kësaj periudhe janë të konsiderueshme. Kemi të punësuar qindra punëtorë të cilëve u paguajmë pagat dhe derdhim në shtet kontributet për Sigurimet Shoqërore e Shëndetësore. Shoqata jonë po përballet me mungesën e gazit në treg në Shqipëri e si pasojë është rritur ndjeshëm çmimi i shitjes së tij, pasi ne treg operon vetëm gazi i importuar në ‘Porto Romano” Durrës. Kërkojmë ndërhyrjen tuaj për të zgjidhur këtë problem që Terminali i Petroliferës në Vlorë të rifillojë aktivitetin normal, që në treg të mos krijohen monopole artificiale, ose që shoqata jonë të lejohet të importojë gaz të lëngshëm nëpërmjet Portit të Vlorës sikundër kemi punuar para Korrikut të vitit 2009”.

Monopoli i gazit

Ilirjan Brokaj denoncon tre emra si personat që kanë shkatërruar tregun e gazit në vendin tonë ndërsa hedh dritë mbi të gjithë mekanizmin se si Piro Bare është katapultuar vetëm brenda tri vitesh në biznesmenin më të fuqishëm në vend. Sipas denoncuesit, bëhet me dije se Petrolifera dhe Romano Port janë mbështetur fuqishëm nga qeveria Berisha.

Piro Bare

Emri i Piro Bares u bë publik ditën që u prangos rivali i tij i tregtisë së gazit, Ilir Karçini. Ky i fundit u arrestua pas dyshohet si personi që ka paguar shumën prej 120 mijë euro-sh për të eliminuar Baren, pasi me të kishte patur konflikte që i kishin sjellë dëme kolosale Karçinit. Ndonëse ‘porositësi’ nuk e ka pranuar asnjëherë të ketë paguar për ekzekutimin e tij, Bare pranoi publikisht se e priste një veprim të tillë nga Karçini.

Arrestimi i Karçinit

Pak ditë pas prangosjes së të ashtuquajturit vrasës me pagesë, 31 vjeçari nga Elbasani, i rritur në Vlorë, Julian Sinanaj, policia dhe prokuroria pretenduan se Ilir Karçini kishte kërkuar vrasjen e Piro Bares, pikërisht për konfliktet e shumta që kishin patur që në vitin 2011, me shkarkimin e një anijeje me 1500 ton gaz. Karçini e mohoi, ndërsa Julian Sinanaj, sipas prokurorisë dhe policisë ka treguar gjithçka me detaje në lidhje me pazaret që janë kryer për vrasjen e Bares

Mafia e C4-ës

Zbulimi i Julian Sinanajt nxori në pah një grup të strukturuar kriminal, lidhjet e të cilit shkonin lart deri në sfera politike. Dy kushërinjtë Andon dhe Genis Mëhillaj, të cilët janë në kërkim, i kishin kërkuar Julian Sinanajt një sërë eliminimesh, ndër ta edhe të biznesmenit Bare. Fati i Bares mësohet se ka qenë në duart e Ndriçim Gjokonës, të riut që denoncoi mafien e C4-ës për të dalë në pah edhe një sërë mafies të tjera.

Ornela Manjani/Nikoleta Kovaçi


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FERMA MË E HERSHME NË EVROPË ZBULOHET NË SHQIPËRI (02.12.2014)
400 VJET QYTET - TIRANA FESTONGazmend Bakiu në një intervistë për “Shekullin” rrëfen 94-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet të përkohshëm dhe vitin e 400-të të themelimit të saj si qytet (02.12.2014)
'ETIKA NË INSTITUCIONE DHE LIDERSHIPI' - A MUND TË FILOZOFOSH NË SHQIPËRI?Esé nga STELA KETA (02.12.2014)
BAZA E REFORMËS ADMINISTRATIVE-TERRITORIALE NË SHQIPËRIStudim nga LUAN SHAHOLLARI (02.11.2014)
FTESË - PËR PJESËMARRJE NË PËRURIMIN E LIBRIT 'E VËRTETA PËR FARK-UN' (02.11.2014)
EC NJË MILJE NË KËPUCËT E SAJ - MARSHI NDËRKOMBËTAR I BURRAVE KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE (Lajm dhe fotogaleri) (02.11.2014)
30 FOTOT MË PREKËSE TË TË GJITHA KOHËRAVE (02.10.2014)
NËSE NUK JU PËLQEN VIDEOJA JUAJ E FACEBOOK-ut MUND TA MODIFIKONI (02.10.2014)
EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT (II)Studim nga BRAHIM AVDYLI (02.10.2014)
NGA ALBUMI I PIKTORIT - AVNI DELVINA 'KUR SENDET DHE KAFSHËT NGRIHEN NË REVOLTË PËR LIRINË E POPULLIT'Grafikë e influencuar nga piktura e Delacroix "Liria që udhëheq popullin" (02.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]