E Premte, 12.06.2019, 08:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
AS PRANVERË BOSHNJAKE E AS PRANVERË BALLKANIKE
Nga PETRIT HALITI

E Mërkurë, 02.12.2014, 02:04pm (GMT+1)




Revoltat e ashpra, që shpërthyen në Bosnjë-Hercegovinë dhe që kulmuan me përleshjet e dhunshme mes policisë dhe demonstruesve, të cilët i vunë zjarrin në 7 shkurt selisë së presidencës së shtetit në Sarajevë dhe ndërtesave qeveritare kantonale në Tuzla, Zenicë, Bihaç, Mostar etj., e vendosën këtë shtet në spektrin e vëmendjes publike ndërkombëtare. Intensiteti i dhunës dhe gjeografia e menjëhershme e protestave, e shtrirë në 30 qytete e komuna, nxitën disa organizatorë të protestave, disa media boshnjake, ballkanike dhe ndërkombëtare, ta përkufizonin si "pranvera boshnjake". Madje disa shkuan edhe më tej, duke e përkufizuar si fillimi i një "pranvere ballkanike".

Në gazetari dhe në komunikimin intelektual është atraktiv asociacioni me ngjarje apo zhvillime tronditëse të mëparshme apo në shtete e rajone të tjera. Meqë sintagma "pranvera arabe" është në modën politike botërore, u nxitua të emërtohej stuhia e papritur sociale në qytetet e Bosnjës si "pranvera boshnjake apo ballkanike". Emërtimi tingëllon pretencioz, dhe nëse pranohet, shkon përtej gjykimit dhe efektit të tronditjes, që ndodhi këto ditë, pavarësisht nëse dhe sa do të zgjasë ajo. Ndaj natyrshëm lind pyetja: A jemi vërtet para një pranvere të tillë? Duke ndjekur zhvillimet sociale, ekonomike dhe politike në shtetin e Bosnjë-Hercegovinës, nuk duket se gjen shumë elemente për të provuar se dinamika e protestave dhe implikimi i tyre rajonal dhe ndërkombëtar të japin mundësinë e së drejtës për një formulim të tillë.

Në radhë të parë rezulton e vështirë të cilësohen protestat dhe revoltat e kësaj jave në federatën boshnjako-kroate si pranverë. Sepse në etimologjinë politike dhe në folklorin politik, emërtimi "pranverë politike" ka lindur dhe është përdorur vetëm në rastet kur popuj apo forca të mëdha, politike dhe intelektuale, kanë luftuar për demokraci. Që nga pranvera e famshme e Pragës e viteve '60 të shekullit të kaluar e deri tek pranvera akoma më e famshme arabe, në fillimin e dekadës së dytë të këtij shekulli, janë të lidhura me përpjekjet dhe me idealin e luftës për demokraci, kundër regjimeve totalitare dhe despotike. Në retrospektivën e pranverës së Pragës forcat intelektuale dhe liberale u ngritën të kërkonin lirinë dhe të drejtat demokratike të shprehjes kundër censurës dhe represionit të sistemit komunist totalitar. Edhe në pranverën historike arabe kemi ngritjen në këmbë të masave dhjetëra milionëshe të njerëzve dhe forcave demokratike kundër regjimeve shtypëse të satrapëve të Lindjes së Mesme. Pranverat arabe, ndonëse kanë brenda akumulimin e varfërisë dhe të urisë, nuk janë të shkaktuara nga impulset e vuajtjeve sociale dhe ekonomike, pavarësisht se ato vuajtje kanë qenë dhe janë pjesë e rrënjëve të protestës dhe të revoltës së forcave demokratike e popullore.

Në pikënisjen e revoltave të masave të zemëruara të njerëzve në Bosnjë-Hercegovinë motivet janë rrënjësisht sociale dhe ekonomike. Sepse papunësia në këtë shtet, nga më të varfrit në Ballkan, arrin deri në 40-44 për qind. Sidomos privatizimet korruptive dhe kriminale të ndërmarrjeve shtetërore, të cilat edhe shkatërruan ekonominë, edhe lanë me mijëra punëtorë pa punë dhe pa mjete jetese, kanë grumbulluar një pakënaqësi dhe urrejtje sociale prej shumë vitesh. Privatizimet në Bosnjë-Hercegovinë, ashtu si dhe në gjithë ish-vendet komuniste të Ballkanit, nga ish-Jugosllavia e deri në Shqipëri, kanë qenë shpella e Susamit, që hapën udhëheqësit hajdutë të nomenklaturës së re "demokratike" për pasurimin e tyre personal dhe shkatërrimin ekonomik e social të vendit. Dhe është e drejtë dhe logjike, dhe tepër e nevojshme, të protestohet ndaj kësaj vjedhjeje kriminale të pasurive shtetërore dhe kombëtare, të protestohet ndaj varfërisë dhe krizave ekonomike e sociale, të cilat si rregull i paguan populli dhe jo hajdutët e nomenklaturës së re "demokratike". Por sensi social i protestave është një gjë dhe koncepti i pranverës politike është diçka tjetër. Protesta sociale kemi parë në gjithë shtetet e Ballkanit pa përjashtim, por asnjëra prej tyre nuk është emërtuar pranverë politike bullgare, greke apo shqiptare. Në Bosnjë-Hercegovinë, gjeografia e revoltave dhe intensiteti i dhunës, si shprehje e pakënaqësisë sociale dhe ekonomike, ashtu dhe kërkesat e protestuesve, duken të papërputhshme me ato kritere tashmë klasike, që përkufizojnë një pranverë politike si ajo e Lindjes së Mesme, e cila është në vazhdim e sipër në atë rajon, ndonëse në tërheqje.
Nuk mund të mos veçohet si element fakti që revoltat në Bosnjë-Hercegovinë u kufizuan në perimetrin gjeografik të federatës boshnjako-kroate, e cila është një nga dy pjesët përbërëse të shtetit, dhe nuk përfshiu edhe "Serpska Republikën", që është pjesa tjetër e vendit, e kontrolluar nga serbët e Bosnjës. Ky veçim gjeografik dhe etnik i revoltës sociale dhe ekonomike, në një kohë që gjendja e korrupsionit, e varfërisë dhe e privatizimeve kriminale është me të njëjtat përmasa dhe pasoja edhe në "Serpska Republika", krijon një ton të zbehtë për sfondin social dhe ekonomik dhe pakëson së tepërmi shanset për ta quajtur "pranverë boshnjake". Sepse emërtimi "pranverë" kërkon gjeografinë e të gjithë shtetit dhe të shtresave sociale, pa dallim etnik.

Zhvillimet e këtyre ditëve e vendosin federatën boshnjako-kroate në një dritë akoma më negative në lidhje me disfunksionalitetin e saj. Dhe disfunksionaliteti i federatës boshnjako-kroate evidenton akoma më shumë dështimin e vjetër 20-vjeçar të funksionimit të shtetit të Bosnjë-Hercegovinës. Me dashje apo pa dashje, zhvillimet e fundit mund të përdoren si argument nga ato forca në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Ballkan, të cilat po përpiqen prej shumë vitesh që ta konsiderojnë si eksperiment të dështuar perëndimor krijimin e shtetit të Bosnjë-Hercegovinës. Ka një përpjekje të qartë për të krijuar antitezën politike dhe gjeopolitike mes federatës boshnjako-kroate dhe "Serpska Republikës". Kjo antitezë kërkon të gjejë alibinë e funksionimit të "Serpska Republikës" si një entitet, i cili ka të drejtën e rrugës së tij të shkëputjes nga shteti i Bosnjë-Hercegovinës. Kryeministri i "Serpska Republikës", Zelka Cvijanoviç, deklaroi në 7 shkurt se: "Unë nuk përkrah përpjekjet për të transferuar krizën nga federata jofunksionale në 'Serpska Republikën' funksionale".

Akoma më pak bindës duket formulimi se revoltat në Bosnjë-Hercegovinë shënojnë fillimin e një pranvere ballkanike, në një simulim rajonal të sforcuar të zhvillimeve në një shtet ballkanik me rajonin e Lindjes së Mesme dhe me pranverën arabe. Popujt arabë dhe forcat demokratike arabe u ngritën në pranverën arabe për të përmbysur regjimet shtypëse dhe sistemet antidemokratike në fuqi. Ndryshe nga vendet arabe, vendet e Ballkanit janë shtete me regjime demokratike, ku shumica e tyre janë anëtarë të Bashkimit Europian dhe të NATO-s. Asnjë logjikë nuk mund të pranojë se në vendet ballkanike do të ketë protesta dhe revolta për përmbysjen e sistemeve shtetërore, pavarësisht pakënaqësive dhe protestave sociale, që mund të zhvillohen kundër qeverive të caktuara. Shtetet ballkanike ish-komuniste i bënë revolucionet e tyre demokratike para 20-25 vjetësh, kur përmbysën sistemin komunist dhe vendosën sistemin demokratik. Popujt arabë të Lindjes së Mesme u përkasin shteteve në një stad tjetër të zhvillimit historik, ende larg demokracisë. Ata janë popuj, që i përkasin një kulture, një historie, një mënyre jetese tjetër. Edhe kohezioni i atyre popujve është tjetër nga ajo e popujve të Ballkanit. Ndaj në Ballkan nuk ka dhe nuk mund të ketë transmetime valësh të njëjta protestash apo revoltash. Ndaj ajo që ndodhi në Bosnjë-Hercegovinë ka shanset afër zeros të shërbejë si shkëndijë e ndonjë "pranvere ballkanike" të ëndërruar apo të planifikuar.

Zhvillimet e fundit në Bosnjë-Hercegovinë, pavarësisht sfondit të theksuar social, duhet të shërbejnë si një kambanë zgjimi për kujdesin dhe për një angazhim më të madh të BE dhe të SHBA ndaj atij shteti. Sepse edhe pas 100 vjetësh, kur një terrorist serb vrau në Sarajevë arkidukën e Austrisë, duke provokuar Luftën e Parë Botërore, Bosnjë-Hercegovina mbetet thesi i erërave të Eolit për Ballkanin në planin gjeopolitik. Bosnjë-Hercegovina është hallka më e dobët dhe më e pastabilizuar e Ballkanit dhe ku është më lehtë të ndezësh flakët e urrejtjeve, jo vetëm sociale, por edhe etnike. Nëse motivet e papunësisë dhe të korrupsionit u bënë nxitje për protestat e dhunshme të këtyre ditëve, të papara që nga fundi i luftës së përgjakshme serbo-boshnjake në vitin 1995, është lehtë të merret me mend se çfarë mund të ngjasë po të provokohet motivi etnik në Bosnjë-Hercegovinë. Në sfondin e rivalitetit të heshtur dhe të nëndheshëm mes Perëndimit dhe Lindjes, mes Rusisë nga njëra anë, dhe BE e NATO-s nga ana tjetër, nuk duhen përjashtuar skenarët okultë të tronditjeve etnike në këtë hallkë të dobët të sigurisë ballkanike. Nuk është nevoja të jesh strategjist për të kuptuar se ka një interes konstant lindor për t'u hapur probleme Bashkimit Europian dhe SHBA në mes të Ballkanit. Trazirat dhe revoltat krijojnë stanjacion në nivelin e bashkëpunimit të këtij shteti me BE dhe në procesin e integrimit të tij europian. Është e njohur se cilat janë forcat dhe shtetet, që kanë interes strategjik që Bosnjë-Hercegovina të mos funksionojë si shtet dhe që të mos avancojë në procesin e integrimit në BE dhe në NATO. Ndaj BE dhe SHBA do të duhej të angazhoheshin më shumë se deri tani në proceset e reformave ekonomike, ndihmave financiare dhe të investimeve të huaja në atë shtet, me qëllim që të neutralizohen pretekstet sociale të skenarëve destabilizues.

Domethënia e zhvillimeve në Bosnjë-Hercegovinë është më e gjerë sesa momenti i parë social dhe ekonomik dhe merr një konfiguracion gjeopolitik ballkanik. Ajo është shumë larg dhe nuk ka lidhje me ndonjë pranverë ballkanike. Ballkani është një lojë shahu gjeopolitike. Njollat e zeza ballkanike, që kanë mbetur, siç është Bosnjë-Hercegovina, duhen mbushur, dhe sa më shpejt të bëhet kjo, aq më mirë do të jetë për stabilitetin e rajonit dhe të kontinentit.

PETRIT HALITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ILIRJAN BROKAJ - JU RRËFEJ KUPOLËN E MAFIES SË GAZIT (02.12.2014)
FERMA MË E HERSHME NË EVROPË ZBULOHET NË SHQIPËRI (02.12.2014)
400 VJET QYTET - TIRANA FESTONGazmend Bakiu në një intervistë për “Shekullin” rrëfen 94-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet të përkohshëm dhe vitin e 400-të të themelimit të saj si qytet (02.12.2014)
'ETIKA NË INSTITUCIONE DHE LIDERSHIPI' - A MUND TË FILOZOFOSH NË SHQIPËRI?Esé nga STELA KETA (02.12.2014)
BAZA E REFORMËS ADMINISTRATIVE-TERRITORIALE NË SHQIPËRIStudim nga LUAN SHAHOLLARI (02.11.2014)
FTESË - PËR PJESËMARRJE NË PËRURIMIN E LIBRIT 'E VËRTETA PËR FARK-UN' (02.11.2014)
EC NJË MILJE NË KËPUCËT E SAJ - MARSHI NDËRKOMBËTAR I BURRAVE KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE (Lajm dhe fotogaleri) (02.11.2014)
30 FOTOT MË PREKËSE TË TË GJITHA KOHËRAVE (02.10.2014)
NËSE NUK JU PËLQEN VIDEOJA JUAJ E FACEBOOK-ut MUND TA MODIFIKONI (02.10.2014)
EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT (II)Studim nga BRAHIM AVDYLI (02.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]