E Martë, 07.23.2019, 05:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KUSH ISHIN BRIGJËT, POPULLI ILIR QË LA GJURMË NGA BREGDETI ILLYRIAN, NË TRAKË E DERI NË AZI TË VOGËL
(Një vështrim me studimet e disa autorëve të lashtë e të sotëm)  
Nga ARTUR VREKAJ,SHBA

E Mërkurë, 02.12.2014, 07:49pm (GMT+1)


 Fiset (kombet) që u shpërngulën nga Europa Mesdhetare më shumë për në Azinë e Vogël ( ku shtrihet  sot Turqia), përmbi malet Taurus,  ishin Pelasgi, Brigjet (Phrygians), Lidianët, Karianët,  Misianët, Lisianët, Kaunianët,  si dhe Matienët (degë e Lelegëve) duke shtyrë nga Jug-Lindja e Azisë së Vogël popujt Semites - Solymi dhe Pisidae.

Të shkruarit me emrin Ballkan të zonës që Romakët e thirrën Paeninsula Illyrica ose Illyricum prej Dravës, Savës,Danubit, Adriatikut e përgjatë gadishullit  ku banuan Pellazgo-Ilirët, në ditë e sotme krijon qëllimisht përhumbjen e qytetërimit Pellazgo-Ilir,  sidomos nga shkruesat filhelenë Europianë që dëndin me konfuzion edhe sot audiencat universitare të Perëndimit.

"Emrin Ballkan për herë të parë e ka përdorur  gjeografi Zeune në vitin 1909, (LJLZ,76v). "  1)

Traka ishte më shumë mundësia e ardhjes në Azi të Vogël, sepse këto fise Pellzage (kombe) pushtuan anën tjetër të Trakës dhe nuk dallonin shumë nga njëri-tjetri.

Herodotus deklaron se : "Fise shumë të sigurta Pellazgjike në kohën e tij flisnin një gjuhë barbare."  2)

Brigjët ,ky popull Ilir  është  quajtur që nga  Homeri, Hesiodi,  Herodoti, Xanthus, Straboni, Pindar,Ptolemi,  Stephan Byzantinus  e të tjerë autorë të lashtë si dhe anglishtfolësit e këtyre tre shekujve të fundit me emrat Briges, Brygoi, Brygi, Bryges, Phrygian, Fryges  dhe Frigjët.Kurse në artikuj studimorë të shkruar në Shqip shkruhen Brigjët.

In Eugammon  Telegony, shkruar në shek. e VI  thuhet se Odiseu ( në vitet 1180 BC - 1170 BC) komandoi Thesprotët për herë të parë pa sukses kundër Brigjëve (Brygi), pasi ai ishte kthyer në  Itakë. Ky fakt është vërtetuar nga gjetjet arkeologjike në Kiperi dhe pak kilometra prej Çitadel Mikeniane mbi Nekiomanteion në luginën e lumit Akeron.

Në periudhën pas vitit 1080 BC (Brigjët) Briges mbajtën pjesën më të madhe të Maqedonisë  të pjesës perëndimore të lumit Vardar, Pelagoninë dhe Shqipërinë Qëndrore. Në legjendën themeluese të Epidamnus, në të cilën pushtuesit pri-Korinthas janë numëruar (Appian,BC 11,39),  Brigjet mbajtën zonën pas Heracles dhe përpara Taulantëve, një fis Ilir. Edhe pas shpërnguljes nga Traka në Azi të Vogël gjendeshin disa Brigjë (Briges) në brëndësi të Epidamnus ( Ps-Scymnus 434) dhe në veri të Pelagonia ku një nga qytetet e tyre quhej Brygae ( St. Byz, Brygias and Bryx). Këto Brigjë (Briges) të Europës ishin sigurisht me lidhje me Brigjët (Phryges) të Azisë së Vogël sepse njëllojshmëria e poçerisë përgjatë shek. 12 BC në Maqedoni dhe në Trojën VIIb janë shumë të shënuara. 3)

...këta popuj (kombet) Ilirë janë  të përzier me njëri-tjetrin, disa prej tyre janë vendosur në pjesën jugore të distriktit malor dhe të tjerët përmbi Gjirin Jonian. Për sa më sipër, prej  Epidamnus dhe Apollonia  deri aq larg sa malet Keraune jetojnë Bylliones,Taulantii,Parthini dhe Brygi.  4)

Lumi Erigon ( Cërna Reka)  pasi ka mbledhur shumë rrjedhje nga malet Iliriane si dhe duke kaluar përmes territoreve Lyncestae, Brygi, Deuripoes dhe Pelagonians derdhet në Axius (Vardar) .Kur flet për qytetet që u takojnë këtyre kombeve Ilire Strabo shënon se Cydrae i  takon Brygi.  5)

Diku në këtë lagje (Trakë) është mali Bermius (Bermion) që ishte më parë në zotërim të Brigjeve (Briges), një (komb, popull ) i Trakës disa fise prej të cilit u shpërngulën në Azi dhe janë quajtur me një emër tjetër Phrygians, (Phryges). 6)
Arnold Toynbee,  që studjoi historinë e antikitetit nënvizon edhe ekspanionin e Mbretërisë  Argead  në vitin 492 BC dhe shkruan sipas Herodotit libri VI,kap.45 se vëndi midis të Malit Bermion pjesa lindore e Eordisë dhe bregdetit zotërohej nga populli Trako-Phrygian i quajtur Brygoi dhe këta Brygoi ishin në zotërim të territorit të paraardhësve të tyre midis malit Bermion, ultësirës së lumit Haliakmon dhe lumit Loudias. 7)

Po sipas studimit  të Arnlod Toynbee, Ptolemi emëron dy vënde perëndimore të refugjatëve si Eordoi  që u shpërngulën drejt perëndimit : njëri është Dibolia, Selasforo moderne në veri të rrjedhjes së sipërme të lumit  Devoll dhe e dyti është Skampis ( Elbasani) , që ishin stacione të rrugës Egnatia.  Këta refugjatë u ndoqën edhe nga fise të Brigjëve (Brygoi) që ishin në zonën rreth malit Bermion ku kishin siguruar pavarësinë e tyre deri më 492 BC. Kështu Edesa në pjesën Veriore të malit Bermion duhet të ketë qënë fshat a qytet Brygan ( i Brigjëve) përpara se Argead ta pushtonte atë.

Edesa është fjalë Trako-Phrygian ( Trako-Ilire)  që nënkupton vënd me ujë, sepse aty kalonte dhe lumi i saj (Edesës) ku fusha që krijohej u quajt nga (Brigjët) Brygoi, Kopshtet e Mitas (Midas). Patjetër ka qënë tokë e punueshme nga Brigjët që e kishin mënyrë jetese punimin e tokës.

Mita (Mida) është emër mbreti i Brigjeve (Phrygians , Briges)  që i dha lavdi këtij populli me mbretërinë e tyre në Azinë e Vogël në vitet 700 BC.  Këta refugjatë Briges prej veri-perëndimit të kësaj zone të Edesës dhe malit Bermion të këtij vëndbanimi të Brigjëve (Brygan country) duhet të kenë qënë paraardhësit e atyre Brygoi që i dhanë emrin stacionit Brucida, midis Kastra (Parembole dhe Lykhnidos (Ohrit) në rrugën Egnatia, në basenin e Liqenit Prespa, në lindje të rrugës tranzitore për në Adriatik. 8)

Herodoti nënvizon se ..."Në qoftë se unë mund të përmbledh prej këtyre Pellzagëve që janë vendosur në Placia dhe Skylace në Hellespont (Dardanele) dhe ata që njëherë u përballën me Athinjotët e çfarëdo qytet tjetër, të cilët megjithëse  Pellazgë të vërtetë kanë ndryshuar emrin e tyre; në qoftë se unë mund të lejohem të përmbledh prej kësaj, Pellazgët flisnin një gjuhë barbare" . 9) Pa rënies së Hititëve përreth 1180 BC Azia e Vogël përjetoi ardhjen e fiseve të gjuhës Indo-Europiane kryesisht prej një aristokracie kalorsiake kështu i njohin Grekët sipas Homerit dhe të quajtur sipas Herodotit  Brygoi, Phrygian që në gjuhën Shqipe u themi Brigjë.

Duke ju referuar popullimeve të vëndbanimeve të këtyre fiseve Pellazgo-Ilire si dhe traditave të trashëguara në Illiricum, Maqedoni dhe Trakë, të paktën çfarë kemi të shkruar nga Herodotus (III.73) se  Brigjët (Phrygians)  kaluan kanalin e Dardaneleve ( Hellespont) për në Anatoli ( ku shtrihet sot Turqia ) nga  Traka ku deri atëherë ata ishin njohur si Bryges ose Briges.

Kjo ngjarje emigrimi ( shpërnguljeje ) e Brigjëve bashkë me Misianët në një vëndbanim të ri ndodhi përpara  luftës së Trojës sipas Xanthus, historian Lidian, fis Pellazg.

Dardanët në Azi të Vogël dhe Brigjët janë një gjak Pellazgo-Ilir dhe janë lidhur edhe me krushqi mes tyre.
Homeri (Iliada III.84) tregon se Priami ,mbreti Dardan i Trojës luftoi krah Prijësve të Brigjeve , Otreus dhe Mygdon në betejat kundër Amazonëve në lumin Sangarius, që presupozohet se janë Hititët, sepse kishin veshur helmeta si të Brigjëve .
"Vajza e Zeus Afërdita i përgjigjet në poemën e Homerit Anchises : Otreus, emër me famë ishte babai im, ke dëgjuar për të dhe ai sundoi përmbi të gjithë Brigjët (Phrygia) të pasur me kështjella." 10)

Të gjithë aletatët e Dardanëve të Trojës në Luftën e Trojës janë folësa të gjuhës Pellazge , pra nuk  janë Greqishtfolës, por Homeri i veçon ata prej gjuhës së tyre barbare .

Po po të shohim gjeografikisht Illiricumin i bie që Dardanët dhe Brigjët kanë jetuar ngjitur me njëri-tjetrin, edhe tej e përkëtej Vardarit.

Homeri i përshkruan Karianët si folësa të jashtëm,  barbarofonë. 11)

Në luftën e Trojës Homeri i përshkruan Brigjët si aletatë të Dardanëve të Trojës.

Phorkys dhe godlike Askanios ishin lordët ( komandantët) e Brigjëve.12)

Vajza e Zeus i drejtohet vëllezërve Trojanë ( Dardanë) Aleksandër dhe Skamandër ( Helenit që ishte profet) Do të çoni akoma më larg diku pranë qyteteve fairly të ngritur? Në Brigjë ( Phrygia)  ose në të dashurën Maionia?  13)
Dolon i rrëfen Odiesut  se si ishin vendosur kundështarët e tyre në Anatoli, përveç Karianëve, Paionianëve,Lelegët, Kaukonianët dhe brillantët Pellazgë shton:

...afër Thymbre janë vendosur Lykians dhe krenarët Mysianës me Brigjët që luftojnë mbi kuaj .... 14)

Brigjët ishin më shumë të vendosur në veri-perëndim të Anatolisë, pothuaj në gjysmën e  Turqisë së sotme. Ata zotëruan më shumë edhe ato vënde ku më parë ishte mbretëria Pellazge e Hititëve.

Në Gordion ( ish-vëndbanim i Hititëve) që ishte edhe kryeqyteti i Brigjeve gjetjet arkeologjike shënojnë 900 vjet BC dhe papritur paraqiten në korrespondencë me punimet e poçerisë në Illyricum e gjetkë dhe më tej humbasin pasi  bërësit e tyre asimilohen si fuqi e Anatolisë.

Fisi Mygdones i Brigjëve sipas heroit të tyre Mygdon e kishte vëndbanimin rreth liqenit Askania, pranë Nikesë , afër me kthesën e fundit të lumit Sangarius dhe ky mund të jetë vëndbanimi i parë i Brigjëve, kurse Misianët u vendosën në Troad dhe Prepontis. Për një kohë të shkurtër, përafërsisht 1200 vjet BC Brigjët populluan pothuaj të gjithë zonën perëndimore të Anatolisë duke izoluar Luvianët.

Gordius dhe Midas ishin mbretërit më të famshëm të Brigjëve. Sipas Gordius kemi kryeqytetin Gordion dhe sipas Midas kemi edhe Midas City, kurse sipas nënës së zotave kemi Mother City , Qyteti Nënë ose Cybele. Tjetër vëndbanim është Ancyra (Ankaraja). Gjithashtu edhe më në lindje ku dikur ishin Hititët pas Halys kemi gjetje të vëndbanimeve të Brigjëve në Pteria ( Bogazkoi)  që ishte kryeqyteti i Hititëve si dhe në Pazarli, Alisar,Alaca dhe Kultepe.

Në qytetin e Midas, brenda hyrjeve të ndërtesave, u gjetën skulptura imazhesh të zotave të Brigjëve Matar dhe Cybele si dhe shkrime të Brigjeve përfshirë dhe emrin Mita ose në Anglisht Midas.

Janë disa emra arkeologësh dhe studjuesish të antikitetit si Keneth Sams, Lynn Roller,Richard Liebheart,  Mary Voight, Mark Goodman, Mary Ballard, Rodny Young , Keith De Vrais e shumë të tjerë që me laboratorin e ri radiokarbonik të Universitetit të Pennsilvanias në SHBA kanë datuar dhe po datojnë shkencërisht gjetjet arkelogjike sidomos në zonën që zotërohej nga Brigjët ( më parë Hititët e pastaj edhe të tjerë si Misianët , Dardanët e fise të tjera Pellage).

Kryeqyteti i Brigjëve Gordion u zbulua më 1893 nga gjermani klasicist Alfred Korte që vizitoi një vënd në lumin Sangarius ku vazhdonin  punët inxhinierike për hekurudhën Berlin-Bagdad. Korte ( 1897, 4:18) vërtetoi se përputhej me atë çfarë kishte shkruar historiani Romak Livi se Gordion ishte në iterenarin e marshit të Romakëve me gjeneral Manlius Vulso më 189 BC kundër Gallatianëve.

Gërmimet provojnë se në Gordion, kryeqytet i Brigjeve arriti një grup i ri në fundin e shekullit dymbëdhjetë të mijëvjeçarit të dytë BC. Siç është sugjeruar prej Sams (1988) emigrantët përdorën poçeri paralel me Illiricum ( Ballkanin) .15)
Në studimin "The Oxford Handbook of Ancient Anatolia: (10,000-323 BCE)"

të edituar nga  Sharon R. Steadman, Gregory McMahon shkruhet se Brigjët janë një gjuhë e njerëzve më të fuqishëm politikisht në Anatolia në Epokën e Hershme të Hekurit.

Karakteri Indo-Europian i fisit (kombit) të Brigjëve është shfaqur prej ruajtjes (mbetjes)  së gjuhës së tyre, prej shkrimeve në guret e varreve sipas alfabetit të tyre origjinal apo edhe të shkrimeve e grafikave në monedhat dhe në poçeritë e tyre .
Brigjet e Vogla (Lesser Phrygia) në Dardanele ( Hellespont) ishin përreth malit Olimp dhe quheshin edhe Epictectus. Në Epictectus ishin Brigjet Paroreia, kurse në Brigjet e Mëdha (Greater Phrygia)  kishte qytete të mëdha si Apamea Cibotus, Laodicea, si dhe vënde e fshatra me emrin Aphrodisias, Colosae, Themisonium , Sanaus, Metropolis dhe  Apollonias dhe më larg tyre Peltae, Tabeae, Eucarpia dhe Lysias.Lumi Maeander ishte lumi më i madh përmes tokave të Brigjeve dhe ndante zotërimet Karia me të Lidia.

Vëndi ku banonin Brigjët para luftës së Trojës ishte shumë i pasur në minerale dhe i lakmueshëm nga popujt e tjerë në të dy krahët e kontinenteve. Kështu,në atë kohë,  atje ekzistonin tre fise të një gjuhe e gjaku: Pellazgët (Pelasgi), Caucones dhe Leleges.

Kufijtë e tokave të Mysianëve dhe Brigjeve sipas Strabo ishin pjesë e njëri-tjetrit. Ishte e vështirë ti dalloje respektivisht edhe për hir të ardhjeve barbare që përndiqnin vëndasit dhe zinin tokën e tyre.

Edhe Lidianët shpikësit e parë të monedhës (parasë) që ishin më miq me Brigjet janë të së njëjtës familje Indo-Europiane jo vetëm nga gjuha, por kishin edhe tempuj të përbashkët me Karianët dhe Misianët dhe në traditën mitollogjike thuhej se kishin një paraardhës të përbashkët si degë të Pellazgëve.

Mbështetur  tek Herodotus dhe Xanthus i Lidia që shkruan në  shekullin e pestë BC, Herodotus Vii,73, Xanthus p5, Fragm. Hist. Graec. C Mueller's edit.' tom.i. p 37, Strabo X.iii 16 përmbledh se "Brigjet janë koloni e Trakës"  dhe penetruan në Azinë e Vogël përmes kanalit të Hellespont ( Dardaneleve). 16)

Aq të lakmueshëm kanë qënë Brigjet si popull punëtor edhe luftarak, por që dëshironin më shumë paqen me fqinjët e një gjaku a të ardhurve nga Lindja Aziatike, sepse e zotëruan për një kohë të gjatë Azinë e Vogël pa luftë, me fuqinë e një mbretërie të fortë vetëm me punën e tyre që la shenja e gjurmë në besimin e tyre, në art, muzikë, apo edhe në nxjerrjen dhe përpunimin edhe të metaleve të rralla si floriri dhe argjëndi si dhe prodhimet blegtorale.

Tek Xanthus faqe 5 shkruhet se  Arrian në një paragraf të ruajtur nga Eustathes ( Denys Periegetes, 322) thotë se Brigjët kaluan nga Traka në Azinë e Vogël të shpëtonin prej vështirësive të vazhdueshme prej  ndërhyrjeve të Cimmerianëve.
Në Iliadën e Homerit Brigjet janë aleatët e Trojanëve dhe kanë disa fise në Askania një rajon që ndryshe njihej si Hellespontic Phrygia.

Duke ju referuar Xanthus Askania ishte një distrikt Europian ku kaluan Brigjët gjatë shpërnguljes për në Azi të Vogël sipas Strabo XIV, v.29.

Një djalë i Priamit, mbretit  të Trojës quhej Ascanus si dhe një djalë i Eneas, nipit të mbretit të Trojës që mërgoi për në Itali pas rënies së Trojës.

Nuk duhet të harrojmë se edhe ish-zotëruesit e mëparshëm Pellazgë , Hititët kishin alfabetin e  tyre dhe çmbetën nga Hititët kur erdhën Brigjët u trashëguan nga këta të fundit ose u përsosën me tej.

Alfabeti i Brigjeve kishte 19 shkronja : a, b, g, d, e, v(për f), z, i, k, l, m, n, o, p, r, s, t, u, ph. Ky alfabet nuk ishte derivuar direkt nga Phoenician ( Fenikasit). Ai përmban shkronjën F,f që është shumë e përdorshme në shkrimet e Brigjeve në fasadat e varreve (tumuli) si dhe në faqe gurore apo në punimet e poçerisë . 17)

Euesbius e vendos fillimin e regjimit të mbretit të  Brigjëve, Midas në vitin e  katërt të Olimpiadës së dhjetë , pra, në vitin 737 BC (Anglelo MAI, Chron., p321)

Brigjët ishin barinj dhe familjarë. Ata kur erdhën fillimisht në Azi të Vogël punuan të pastronin pyjet e dëndura për të ngritur vëndbanimin e  tyre.

Artin e punimit të metaleve dhe hapjes së minierave nuk e mësuan në Azinë e  Vogël. Ata ishin shumë të zotë të shisnin metalet që nxirrnin e përpunonin si flori dhe argjënd.

Shkrimet e tyre në gurët e varreve janë dëshmi e lëvrimit të gjuhës së tyre, si dhe figurat në male, shpella dhe poçeri që tregojnë se ishin talente të artit plastik.

Brigjet ishin dashurues të mëdhenj të muzikës dhe si shpikës të fyellit ata dhanë prova të origjinës së vërtetë të mëndjes.
Në një nga poemat e Homerit xiii., Cybele është thirrur "Nëna e zotave që dashuron tingujt e mprehtë të shakujve, fyejve dhe dajres që gjëmon."

Aq të adhuruara e të bukura ishin festivalet e Brigjeve  sa Pindar ( Strabo, X, iii.12) shkruan : "O nënë e zotave, cylat (dyjaret) , dajret dhe bilbilat kanë tingëlluar aq shumë sa pishat janë ndriçuar në të verdhë, për shenjë se festivali ka filluar."

Festivalet e Brigjëve ishin drama të shenjta, subjekti i të cilave ishte dhimbja midis jetës e vdekjes, dritës dhe errësirës, rinisë dhe shuarjes (shkatërrimit).

Diodorys Siculus III. lviii.4 shënon se Atys ishte quajtur "Baba" pas disa kohëve prej Brigjeve.

Është gjetur edhe një shkrim në një nga fasadat e varreve (tumule) që fillon me BABA shkruar sipas alfabetit të Brigjëve (Briges, Phrygians) si një nga dëshmitë më të forta të komunikimit të këtij populli. Emri i vërtetë dhe më i sigurtë i zotit për Brigjët ishte Atys ose Agditis.

Macrobius identifikon Atys me Diellin : " Solem Phryges sub nomine Attinis ornant et fistula et virga."  tek Saturn.,i. 22.
800 vjet BC Brigjet kishin kultin Anatolian Mother of Goddes që me mbërritjen e kolonive Greke këtë  Nënën e zotave të Brigjeve e adoptuan Grekët këtu ( në zonën që populluan Brigjet) që gradualisht e përvetësuan atë për hyjnitë femërore të tyre, veçanërisht Rhea dhe Demeter. 18)
 
Në Mbretërinë e Brigjëve të Mëdha ( Greater Phrygia) koha më e lulëzuar ishte nën mbretërimin e mbretit Mida në vitet 730 BC. Po ashtu Tantalus, Pelops dhe Niope quheshin Brigje. Brigjët e Vogla ( Lesser Phrygia) ishin në Dardanele ( Hellespont) përreth malit Olimp quheshin edhe Epictectus. Në Epictectus ishin Brigjet Paroreia, kurse në Brigjet e Mëdha kishte qytete të mëdha si Apamea Cibotus, Laodicea, si dhe vënde e fshatra me emrin Aphrodisias, Colosae, Themisonium , Sanaus, Metropolis dhe  Apollonias dhe më larg tyre Peltae, Tabeae, Eucarpia dhe Lysias.

Lumi Maeander ishte lumi më i madh përmes Brigjeve dhe ndante Caria and Lidia.

Vëndi ku banonin ata para luftës së Trojës ishte shumë i pasur dhe i lakmueshëm.

Kështu,në atë kohë , atje ekzistonin tre fise të një gjuhe e gjaku: Pellazgët (Pelasgi), Caucones and Leleges.
Kufijtë e tokave të Mysianëve dhe Brigjeve sipas Strabo ishin pjesë e njëri-tjetrit. Ishte e vështirë ti dalloje respektivisht edhe për hir të ardhjeve barbare që përndiqnin vëndasit dhe zinin tokën e tyre.Brigjët (Phrygia Catacecaumene) ose Brunt, ishte e zotëruar nga Lidianët dhe Misianët.

Disa fise të Brigjëve kishin emra si Berencyntes dhe Cerbessi  sa që Alcman shkruan se : "He played the Cerbesian, Phrygian air", /"Ai luante Serbesian, ajrin e Brigjeve" dhe Tantalus thotë: "Unë pashë brazdat e fushave Berenthiane për dymbëdhjetë ditë udhëtim të gjatë ku uleshin  Adrastea dhe Ida  që jehonin nga pëllitjet e kopeve dhe blegërimat e deleve  dhe gjithë fusha kumbonte me thirrjet e tyre." 19)

Brigjët  janë në vëmëndjen e arkeologëve Amerikanë të Universitetit të Pensilvanisë të cilët kanë vijuar me gërmime dhe studime në zotërimet e tyre në Turqinë e sotme dhe jo vetëm ata, por edhe për Hititët, ish-zotëruesit e asaj zone përpara tyre po hidhet më shumë dritë për këtë qytetërim Pellazg përmbi 12 shekuj para Krishtit e më pas deri në zgjerimin e zotërimeve të kolonive Greko -Romane .

Mbetet më shumë për të bërë nga historianët, gjuhëtarët, muzikologët  dhe arkelologët Shqiptarë për të hedhur më shumë dritë mbi gjetjet e deritanishme që vërtetojnë se ka mbretëruar ky  popull Ilir, Brigjët  që vërtet kanë lënë gjurmë prej Durrësit, Apollonisë , pjesës perëndimore të lumit Vardar , më tej në Trakë si dhe në  Azi të Vogël në Turqinë e sotme.

Lënda

1) Shefki Sejdiu punimi shkencor me titull: Gjurmë interferimesh emërtimi Helen(ik)o-Greke, Ilir(ik)o-Albane dhe Ital(ik)o-Romane botuar  tek vepra Shqipja dhe Gjuhët e Ballkanit nga Akademitë e Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës, faqe 222 - 223
2) History of Herodotus, vol 1 , George Rawlinson, M.A, faqe 525
3) The Cambridge Ancient History, Volumes 1-4, Edwards I. E. S., faqe 709.
4) Geography of Strabo Libri VII,Kap VII ,faqe 500, ( Casub.327) përkthimi i H.C Hamilton,ESQ dhe W.Falconer Vol.1.
5) po aty, faqe 501
6) po aty faqe 510
7) Some problems of Greek History, Arnold Toynbee, faqe 142.
8) po aty 143,144
9) Herodotus (56-57): A New and Literal Version from the Text of Baehr nga Henry Cary, Johann Christian Felix, faqe 22
10) Hesiod: The Homeric Hymns and Homerica  (Homer, Hymn To Aphrodite V,  83-111) faqe 402-426
11)The Oxford Handbook of Ancient Anatolia: (10,000-323 BCE)  edited by Sharon R. Steadman, Gregory McMahon,faqe 20
12) Homer, Iliad, faqe 99, rreshti 862 përkthyer nga Riçard Lattimore
13) po aty, faqe 111, rreshtat 400-401.
14 po aty faqe 229, rreshtat  429-430
15) Henrickson 1993,1994, Voigt dhe Henrickson 2000 a,b.  faqe 23.
16) History of Arti in Phrygia, Lydia, Caria and Lycia , Georges Perrot , Charles Chipiez, faqe 1
17) po aty, faqe 8
18) In search of God the Mother, Lyn E. Roller, faqe 19
19) The Gjeography of Strabo,  kap viii, vol 2 , faqe  326-337  përkthyer nga  H.G.Bohn 1856 ( përshtatur sërish nga Hamilton dhe Falkoner)


ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
400 VJET - TIRONA MBRETNESHËNga REZARTA DELISULA (02.12.2014)
In memoriam për Skënder SallakunPËRTEJ SË QESHURËS SË NJË BARCOLETENga ANDON DEDE (02.12.2014)
NJË PRANVERË BALLKANIKE?Nga TIM JUDAH (02.12.2014)
AS PRANVERË BOSHNJAKE E AS PRANVERË BALLKANIKENga PETRIT HALITI (02.12.2014)
ILIRJAN BROKAJ - JU RRËFEJ KUPOLËN E MAFIES SË GAZIT (02.12.2014)
FERMA MË E HERSHME NË EVROPË ZBULOHET NË SHQIPËRI (02.12.2014)
400 VJET QYTET - TIRANA FESTONGazmend Bakiu në një intervistë për “Shekullin” rrëfen 94-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet të përkohshëm dhe vitin e 400-të të themelimit të saj si qytet (02.12.2014)
'ETIKA NË INSTITUCIONE DHE LIDERSHIPI' - A MUND TË FILOZOFOSH NË SHQIPËRI?Esé nga STELA KETA (02.12.2014)
BAZA E REFORMËS ADMINISTRATIVE-TERRITORIALE NË SHQIPËRIStudim nga LUAN SHAHOLLARI (02.11.2014)
FTESË - PËR PJESËMARRJE NË PËRURIMIN E LIBRIT 'E VËRTETA PËR FARK-UN' (02.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]