E Premte, 11.22.2019, 06:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
“LOJA” E MALAZEZËVE ME FLAMURIN SHQIPTAR
Nga REXHEP DEDUSHAJ, New York-SHBA

E Enjte, 02.13.2014, 03:56pm (GMT+1)


Mali i Zi, që nga okupimi i trojeve shqiptare (1880-1913) ka bërë çmos për pastrimin e elementit etnik shqiptar nga ato vise Pellazgo-Ilire, si me vrasje e genocid të paskrupullt, me asimilim të shqiptarëve në sllavë, me shpërngulje masovike dhe terror permanent individual e shtetëror (!)

Në strategjinë e ofensivën shoviniste sllave për të zhdukur çdo gjë shqiptare janë sulmuar më së shumti Flamuri Kombëtar Shqiptar dhe Shkolla Shqipe, tw cilat nuk i kanë lejuar deri më 1941, në " Kohën e Shqipnisë". Nw ato katwr vite funksionoi Shkolla Shqipe dhe valoi Flamuri ynë Kombëtar në të gjitha territoret etnike shqiptare, të okupuara nga Mali i Zi.

Pas masakrave genocidiale të çfrenuara në fund të vitit 1944 e fillim të vitit 1945 (kur vetëm në Plavë-Guci u vranë më se 800 veta) u arrit’ një “qetësi” e përshkuar nga terrori Rankoviçian (Lexo librin e kryeudbashit R. Serdanoviq: "Vruca granica", Andrievicë, 2003) kur u eliminuan edhe ata pak nacionalistë shqiptar që kishin mbetur asokohe, si fjala vjen: Çung Tahir Dedushaj me nipine tij, Isuf Zymerin, Zymer Haxhia Kukaj, Cufe S. Gjonbalaj, Rrustem Thaçi, etj. U ndalua Flamuri Kombëtar dhe u mbyllën shkollat shqipe të trashëguara nga “Koha e Shqipnisë" (194 -1944 ).

Pas rënjes së xhelatit sllav, Rankoviçit, rinia e shkolluar në Kosovë e filloi njëfarë (ta quajmë) “Rilindje”e lehtë kombëtare.
Në krye të komunës në Plavë erdhi (rastësisht) Hasan M. Vuçetaj, i cili i përkrahur edhe nga ajo rini e atëhershme i bëri disa ndryshime pozitive të papritura:

U lejua heqja e viq-it (viç-it) nga mbiemri i shqiptarëve. -Mua në Kosovë më quajnë Viq(tele)- e shfryni mllefin e tij studenti Idriz Isa Gjonbalaj në një mbledhje në Vuthaj, ku ishte I pranishëm edhe kryetari i Malit të Zi, Millatoviq.
U lejua rihapja e të gjitha shkollave shqipe dhe u hapën ato në Vishnjevë e Hot.

Dhe, pas lejimit të Flamurit Kombëtar Shqiptar nga Federata Jugosllave, më 6 tetor 1968 (në një artikull timin, të botuar më parë, ka dal si gabim teknik, më 6 nëntor 1968 !) i njëjti u soll edhe në Vuthaj, po ato ditë. (Lexo, artikullin tim: "Si e shpalosëm Flamurin tonë Kombëtar në Vuthaj”, në monografinë "Çung Tahiri i Vuthajve". Pejë, 2013).

Gjatë nëntorit të atij viti, Kosova u përfshi nga “Demonstratat, 1968”, fryma e të cilave u ndie edhe në viset tona të pushtuara nga Mali i Zi, sidomos në Ulqin, Tuz, Guci, etj.

Idriz I. Gjonbalaj "me flamur në gji dhe me fotografinë e Skënderbeut vjen në Plavë nga Peja, duke e kaluar Qafën e Diellit në këmbë dhe i vendos në hotelin e Plavës, ku policia nuk është lejuar nga Idrizi dhe shokët e tij që t’i marrin ato! Vetëm kryetari i komunës - Vuçetaj, arriti ta bindë që t’i hjek nga salla e hotelit dhe të shkojnë sëbashku në zyren e tij..."(Fakt i marrun nga interneti...)

Pastaj, në Vuthaj, më 28 nëntor 1968, i njëjti flamur valoi në shtëpinë e atdhetares së dëshmuar, Ajshe Gjonbalaj, Idriz I. Gjonbalaj, etj. E, në Martinaj, në shtëpinë e Bajraktarit të atij fshati - Çelë Sh. Hasangjekaj e të ndonjë tjetri, që s'më kujtohet...

Por, në të njëjten kohë, malazezët fillojnë ta luftojnë Flamurin tone Kombëtar: Nga shitorja "Emin Duraku" në Plavë e vodhën Flamurin nga vitrina!? Dhe, ato ditë, kur u thirr aty një tubim për t’i dënuar demonstratatat që bëheshin nëpër Kosovë, Zeqir Halil Balidemaj u ngrit në këmbë e tha: "Ne nuk kemi punë me demonstratatat në Kosovë e Beograd, por duhet t’i dënojmë demonstratat tona këtu. Kush e ka vjedhë Flamurin Shqiptar nga shitorja në Plavë ???) Dhe kështu, ky, ia ndrroi kahjen asaj mbledhje...

Po ato ditë në Murinë, malazezët ua kishin marrur atë flamur disa dasmorëve nga Deçani, që shkonin ta merrnin një nuse në Vuthaj (!) Kjo ngjarje i trimëroi malazezët, të cilët bëhen shumë agresiv, si qeni kur e kafshon një njeri.

Kjo u pa në janar apo shkurt të vitit 1969, kur nëpër një dimër të ashpër me saja të tërhequra nga kuajtë, vuthjanët shkojnë ta marrin një nuse tek bajraktarët e Arzhanicës.

Në Murinë ishin tubuar rreth 40-50 shkije e ishin betuar se s'do ta lejojnë Flamurin Shqiptar të kaloj andejpari(!) Në momentin kur e ndalin kolonën e dasmorëve dhe tentojnë t'ia marrin nga dora bajraktarit Flamurin, i riu vuthjan Rexhep B. Gjonbalaj i nxjerrë dy bomba italiane nga xhepi. Njëren e mban në dhëmb e tjetres ia hjek kapakun për ta gjuajtur në turmën malazeze. Shkijet ikin, kush kah mundet, dhe në atë moment mbrrin kryetari i komunës, Hasan Vuçetaj me ca policë dhe e shpëtoi situatën.

Ky veprim trimëror i vuthjanëve, që shkuan e u kthyen nga Arzhanica pa therrë në këmbë, i frikësoi malazezët dhe deri në vitin 1981 nuk kanë reaguar më kësisoj kundër shqiptarëve etnik.

Pas demonstratave të atij viti u zgjuan vampirët nga gjumi dhe filluan lojën përseri me Flamurin tonë Shqiptar gjersa e ndaluan tërësisht.

Tërë ditën i shetitën nëpër Podgoricë më se 80 dasmorë nga Vuthajt, që shkonin ta marrin një nuse në Tuz. Me çdo kusht çetniko-komunistët malazezë donin t'ua merrnin Flamurin Shqiptar. Vuthjanët se dorzonin Flamurin, prandaj tërë ditën i mbajtën në qytet të rrethuar nga qindra shkije e shkina, që pështynin dhe shanin gjithandej. Së fundi, i dërguan dhe i mbajtën me orë të tëra në polici (!)

Në prill të vitit 1983, i burgosën dhjetra nxënës të mitur të gjimnazit të Plavës, duke u montuar faje të llojllojshme, të cilët kanë dashtë ta shpalosin Flamurin veç të ndaluar për festën e Një Majit, etj.dhe i dënuan: Sadri A. Ahmetaj me 5 vjet e gjysëm burg, Naim Selimaj me 5 vjet, Tahir S. Prelvukaj me 4 vjet e gjysëm, Burim U. Ahmetaj e Sadri Xh. Mehaj me nga 3 vjet dhe Musa Selimaj me 2 vjet burg?! (Shih, R. Dedushaj: "Krahina e Plavë-Gucisë nëpër shekuj " Monografi. New York, 1993)

Në Mal të Zi, deri në rënien e komunizmit, ishte plotësisht i ndaluar përdorimi i Famurit Shqiptar.

Me rastin e Referendumit për Pavarësinë e Malit të Zi nga Serbia (ndamjen nga Unioni Serbi e Mali i Zi), me Flamur Shqiptar në dorë, pothuajse të gjithë shqiptarët e ndihmuan riformimin e shtetit të ri malazez, pasi gjatë kësaj fushate referendare iu premtua atyre “demokraci europiane”(!)

E çka ndodhi?! U ringjallën vampirët e pangirë me gjak shqiptari në krye me Gjukanoviçin. Edhe pse në Kushtetutë flamujt e "pakicave nacionale " (siç) janë të lirë, po me një ligj qeveria e Gjukanoviçit e ka ndaluar këtë flamur, Flamurin Shqiptar.
E shtetet tona: Shqipëria e Kosova, e lënë të lirë të përdoret flamuri i Krajl Nikollës edhe pse atje s’ka fare malazezë, kurse Shqiptarët në trojet e veta etnike më se 5.000 vjeçare, që sot gjenden të okupuar nga Mali i Zi, janë lënë në mëshiren e fatit (!)

Shqipëria don ta tërheqë edhe ambasadorin e vet nga Podgorica duke ia lënë duart e lira Gjukanoviçit që t’i masakrojë shqiptarët duke i burgosur shpesheherë edhe me nga 33 veta përnjëherë..., t’i shpërngulë apo t’i sllavizojë edhe ata pak shqiptarë që kanë mbetur atje e “ta zgjidh çështjen shqiptare në Mal të Zi njëherë e përgjithmonë..."(!) Me Malin e Zi i kemi marrëdhenjet model, të mira, përçka duhet të marrin shembull edhe fqinjët e tjerë tonë"-thotë ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë-fatkeqësisht pinjoll i Bushatlinjëve të fuqishëm të Shkodrës që më shumë e deshtën Gucinë e Ulqinin atëbotë, sesa Shkodrën e tyre.(Shih, gazeta"Illyria",New York, 10 janar 2014).

Ndërsa këto ditë, në Munih të Gjermanisë, del në fotografi kryeministri Thaçi me M. Gjukanoviçin duke u shkrirë në gaz nga dashnija "vëllazërore "si t'ishin në muajin e mjaltit!!? Ndihmë vëllazërore kjo, apo jo?!
_________________
Historiani Rexhep Dedushaj ka lindur në Vuthaj të Gucisë në vitin 1948, ku e kreu edhe shkollën fillore e tetëvjeçaren, ndërsa të mesmen e të lartën në Pejë, Gjakovë dhe në Prishtinë. Ka punuar mësues i lëndës së historisë në shkollat shqipe të rrethit të Pejës. Në vitin 1989 detyrohet të largohet nga Kosova dhe emigron në SHBA, ku ende ndodhet në shtetin e New Yorkut. Ka botuar disa monografi: “Krahina e Plavë-Gucisë në shekuj”(1993) edhe në gjuhën boshnjake, me titull “Plavo-Gusinjska nahija vekovima” (2003),“Shpërngulja e shqiptarëve të Plavë-Gucisë” (1997), “100 vjet Luftë” (1999), “Si e gjeta dhe si e lashë shkollën shqipe në Prefekturën e Pejës” (2006), “Gjurmë mërgimtarësh” (2009), “Çung Tahiri i Vuthajve” (2013).
Master i shkencave historike, Rexhep Dedushaj, është dekoruar nga Forumi Shqiptar i Kulturës, Edukimit e Shkencës në Tiranë me Çmimin “Pjetër Budi” (më 28 maj 2008); vlerësuar nga Shoqata Atdhetare “Dibra” me “Mirënjohje” (më 7 mars 2005) si një mësues kombëtar, ndër 12 mësuesit e përzgjedhur nga të gjitha trevat shqiptare; është një nga veprimtarët e njohur të Federatës Panshqiptare “Vatra” në Amerikë; një nga shqiptarët që në këto dy dekadat e fundit ka kontribuar në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, etj.

REXHEP DEDUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EPITAF PËR VAÇENNga PËRPARIM KABO (02.13.2014)
40 VJET QË E SHKYEN PER GJYMTYRËSH...CILIT SHEKULL I PERKET KJO MASAKËR?...Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (02.13.2014)
KUSH ISHIN BRIGJËT, POPULLI ILIR QË LA GJURMË NGA BREGDETI ILLYRIAN, NË TRAKË E DERI NË AZI TË VOGËL (Një vështrim me studimet e disa autorëve të lashtë e të sotëm)  Nga ARTUR VREKAJ,SHBA (02.12.2014)
400 VJET - TIRONA MBRETNESHËNga REZARTA DELISULA (02.12.2014)
In memoriam për Skënder SallakunPËRTEJ SË QESHURËS SË NJË BARCOLETENga ANDON DEDE (02.12.2014)
NJË PRANVERË BALLKANIKE?Nga TIM JUDAH (02.12.2014)
AS PRANVERË BOSHNJAKE E AS PRANVERË BALLKANIKENga PETRIT HALITI (02.12.2014)
ILIRJAN BROKAJ - JU RRËFEJ KUPOLËN E MAFIES SË GAZIT (02.12.2014)
FERMA MË E HERSHME NË EVROPË ZBULOHET NË SHQIPËRI (02.12.2014)
400 VJET QYTET - TIRANA FESTONGazmend Bakiu në një intervistë për “Shekullin” rrëfen 94-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet të përkohshëm dhe vitin e 400-të të themelimit të saj si qytet (02.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]