E Premte, 04.19.2024, 08:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
FANTAZMA E MILLOSHEVIÇIT E NDJEK PUTININ
Nga BRIAN WHITMORE

E Martë, 07.22.2014, 07:45am (GMT+1)


Ekziston një fantazmë që e ndjek Vladimir Putinin ajo e Sllobodan Millosheviçit. Derisa kriza në Ukrainë po zhvillohet, është bërë pothuajse modë e madje edhe një lloj i fetishit për ta krahasuar liderin e Kremlinit në Rusi, me diktatorin e ndjerë të Serbisë. Duke shkruar në "The New Republic", Vera Mironova dhe Maria Snegovaya theksojnë se, si Millosheviçi, ashtu edhe Putini, "e kanë nxitur nacionalizmin intensiv... kundër kroatëve dhe ukrainasve, nëpërmjet propagandës në mediat masive" dhe si ata të dy "e kanë forcuar kryengritjen e minoriteteve etnike".

Po ashtu, të dy këta liderë, e kanë shfrytëzuar pretekstin e mbrojtjes së minoriteteve për "angazhim ushtarak" dhe për "krijimin e republikave të vetëshpallura dhe gjysmë të pavarura, si në Kroaci, ashtu edhe në Ukrainë", që ishin faktikisht nën kontrollin e respektivisht, Beogradit dhe Moskës.

"Por, kjo ngjashmëri ndërmjet rasteve të Putinit dhe Millosheviçit është më tepër sesa ngjashmëri në taktikë ajo e përqafon mitin fondamental dhe përleshjet historike ndërmjet serbëve dhe kroatëve, në njërën anë, dhe rusëve e ukrainasve", në anën tjetër, shkruajnë këto autore.

Nuk janë vetëm kritikët e Putinit ata që paraqesin krahasime me Millosheviçin. Të tillë janë edhe aleatët e deridjeshëm, si një masë e vërejtjes paralajmëruese.

I zemëruar për shkak të vendimit të qartë të Rusisë, që të mos e përdorë hapur forcën ushtarake në pjesën lindore të Ukrainës, për t'i mbështetur militantët prorusë, lideri separatist, Igor Girkin, po ashtu i njohur edhe si Strelkov, i ka tërhequr vërejtjen Putinit kundër "një hapi të pakthyeshëm prapa në rrugën e Millosheviçit".

Më tutje, duke shkruar në faqen e tij VKontakte, Girkin ka shpjeguar se braktisja nga ana e Putinit ndaj grupeve të armatosura, që synojnë formimin e "Rusisë së Re" në Ukrainë, i përngjante "sakrifikimit" të Millosheviçit të grupeve paramilitare, që luftonin për "Serbinë e Madhe" në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kroaci, në vitet "˜90.

Girkin, po ashtu, ka shkruar se Millosheviç "më vonë u shkatërrua në Kosovë dhe përfundimisht arriti në Hagë në mënyrë natyrore dhe të dukshme".

Nënteksti, kuptohet, ishte që nëse nacionalistët kthehen kundër Putinit, për shkak të "tradhtisë" së tij në Donbas, ai do të jetë në mënyrë të rrezikshme i ndjeshëm në Rusi.
Po ashtu, nacionalisti Mikhail Kalashnikov, kishte shkruar se "Kremlini e ka humbur kontrollin ndaj procesit" në pjesën lindore të Ukrainës dhe si pasojë e kësaj, "kryengritja në Donbas mund të shndërrohet në një kryengritje në Rusi".

Ky element potencial për kthesë të ashpër kundër Kremlinit nga nacionalistët e braktisur, po ashtu, është kapur nga mediat kryesore ruse.

"Autoritetet ruse janë mësuar se si t'i shtypin protestat liberale, por ato janë më të këqija në ballafaqimin me nacionalistët dhe protestuesit e krahut të majtë, kur ata konfrontohen nga populli i pashpresë por i vendosur, që është i përgatitur për konfrontim të fuqishëm me armë", ka shkruar e përditshmja "Nezavisnaya Gazeta", në një editorial më 11 korrik.

Pra, sa e rëndësishme është përvoja e Millosheviçit për fatin e Putinit?

Para së gjithash, linja ndërmjet braktisjes së Millosheviçit ndaj projektit të "Serbisë së Madhe" dhe rënia e tij nga pushteti, nuk ishin të lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Pothuajse katër vite kishin kaluar nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Dejtonit, me të cilën përfunduan armiqësitë në Bosnjë, në dhjetor të vitit 1995, dhe rënies së Millosheviçit në tetor të vitit 1999, që është një periudhë në të cilën ai duket se pësoi për shkak të humbjes së mbështetjes nacionaliste, një serie të protestave të zëshme në rrugët e Beogradit, luftës tjetër në Kosovë, dhe fushatës së bombardimeve të NATO-s.

Pastaj, kur Millosheviçi, përfundimisht, kishte rënë, kjo nuk ishte e paracaktuar.
Liberalët properëndimorë dhe aktivistët studentorë ishin pjesëmarrësit më të dukshëm në demonstratat masive, pas zgjedhjeve presidenciale me të meta, në vitin 1999, dhe këto demonstrata sigurisht që kishin luajtur rol në rënien e njeriut të fuqishëm të Serbisë.

Por, goditja vdekjeprurëse ishte përgatitur prapa skenës dhe larg nga masat, në ulëset e prapme të automobilit "Mercedes SUV", që lëvizte rrugëve të Beogradit.

Atëherë, sipas raporteve të mediave, personi Millorad Llukoviç, njëri nga mbështetësit më brutalë të Millosheviçit, arriti marrëveshje me liderin opozitar, Zoran Xhinxhiç, i shkolluar në Gjermani dhe i dashur i liberalëve, i cili më vonë u bë kryeministër, deri në vrasjen e tij në vitin 2003.

Millosheviç kishte urdhëruar njësinë policore paramilitare, Beretat e Kuqe, që komandohej nga Llukoviçi, për të hapur zjarr në demonstruesit, që i kishin mbushur sheshet dhe rrugët e Beogradit. Raportohej se Gjingjiq e kishte bindur atë të mos e bëjë këtë, duke argumentuar se koha e Millosheviçit kishte kaluar.

Pra, në fund, ishte një kombinim i kryengritjes liberale, deziluzionit nacionalist dhe jolojalitetit të shërbimit të sigurimit, që e përfundoi epokën e Millosheviçit.

Putini mund të shkojë drejt kësaj rruge dikur në të ardhmen. Por, nuk është aq lehtë të imagjinohet se sa do të mbetet në pushtet. Shtrohet pyetja se: a do të mbeten lojale elita politike dhe shërbimet e sigurisë? Dhe, nëse ai është i gatshëm të derdhet gjaku. Autorët e raportit argumentojnë se "niveli i represionit politik vetëm do të rritet", do të bëhet më intensiv dhe pjesë e "kulturës politike" të regjimit të Putinit.

Skenari i vërtetë millosheviçian për Putinin, në fakt, mund të shndërrohet në atë ku ai do ta mbante pushtetin dhe do të jetë edhe më tepër brutal.

BRIAN WHITMORE


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DEMOKRACIA APO DOSJET E HAPURA?Grotesk nga REZART PALLUQI (07.22.2014)
PERSEKUTIMI I KLERIT KATOLIK, FILIP MAZREKU - VËLLAIN MA VRANË KOMUNISTËTNga VELI HAKLAJ, studiues (07.22.2014)
KADARE - KY ËSHTË ROMANI IM I PARË I VËRTETË, E MOHOVA, DUKEJ I PRAPAMBETUR (07.21.2014)
DUART E MIA NË NJË PALË PRANGA ME DUART E HASHIM THAÇITOpinion nga REXHEP SHAHU (07.21.2014)
ORFEU QË DOLI NGA NËNTOKA E GLLAMNIKUT (07.21.2014)
ANGELA MERKEL DHE KONFLIKTI SHKUP-ATHINËNga PETRIT HALITI (07.21.2014)
NASHO JORGAQI LETËR ISMAIL KADARESË - E KALUARA AS SHITET DHE AS BLIHET DOT (07.20.2014)
VIKTOR MARTINI - QEVERITARËT TA DINË SE SHQIPËRIA NUK HYN NË EVROPË ME LIGJET KOMUNISTEIntervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ (07.20.2014)
PERSEKUTIMI I KLERIT KATOLIK - MERREN NË PYETJE AT FRANO KIRI DHE AT ÇIRIL CANIStudim nga VELI HAKLAJ (07.20.2014)
EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT (VIII)Studim nga BRAHIM AVDYLI (07.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]