PLLAKË PËRKUJTIMORE NË ODËN KU HOLBROOKE TAKOI PËRFAQËSUESIT E UÇK-së
E Martë, 07.22.2014, 08:07pm (GMT+1)
Pak kohë pasi diplomati amerikan Richard Holbrooke ishte emëruar emisar i Presidentit të SHBA-ve për Ballkanin, ai kishte vizituar Junikun, ku ishte regjistruar edhe takimi i parë i tij me një ushtar të Ushtrisë Çlirimtare.
Tani, në këtë odë, për nder të diplomatit amerikan, që ndërroi jetë më 2010, është zbuluar një pllakë.
Komuna e Junikut ka vendosur një pllakat në odën ku diplomati amerikan Holbrooke kishte takuar për herë të parë përfaqësuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Siç dihet, fotografia e tij përkrah një kryengritësi kosovar (Hajdin Abazi, i njohur si Lum Haxhiu), kishte bërë xhiron nëpër botë.
Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Jacobson ka qenë e pranishme në odën e Junikut ku është zbuluar pllaka.
"E nderuar që mora pjesë në zbulimin e pllakës për nder të ambasadorit Holbrooke në Junik, dhe që takova kryetarin Kuçi", ka shkruar ambasadorja Jacboson në Twitter.
www.voal-online.ch
|