E Premte, 10.30.2020, 02:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PAPËRGJEGJËSIA E PERSONELIT NË AEROPORTIN E SHKUPIT
Pavarësia e Kosovës është suksesi më i madh kombëtar
Nga XHAFER LECI

E Shtunë, 08.09.2014, 05:38pm (GMT+1)



Mërgimtarët lë të përgaditen me kohë për udhëtim drejt në Prishtinë e jo në Shkup.

Familja Krasniqi: Falënderon Ambasaden e Republikës së Kosovës në Shkup.

Më datën 29.07.2014 nga Memmingen-i i Gjermanisë me aeroplan fluturojnë në Shkup të Maqedonisë nënë e bijë, Fatmire e Saranda Krasniqi. Edhepse dokumentacionin-pashaportat i kishin në rregull, me leje qendrimi dhe punësimi të përhershëm në Gjermani, autoritetet e personelit të Aeroportit të Shkupit, zonjën Fatmire donin ta kthenin mbrapa për Gjermani! Ata sipas mendimit tonë pa ndonjë arsye nuk e njihnin si të vlefshme pashaporten e zonjës Fatmire. Kjo pashaportë udhëtimi është lëshuar nga organet legjitime të Komunës së Kirchheim-Teck-ut në Gjermani, ku ajo jeton e punon për më shumë se dy dekada!

Sipas personelit të Aeroportit të Shkupit, pashaporta nuk ishte në rregull, sepse, kinse, ata nuk kishin pas rastin ndonjëherë të shohin një pashaportë udhëtimi gjermane të këtij lloji, ku në të shkruan se shtetasja është kosovare, ndërsa në dokument gjermane..!

Burri i zonjës Fatmire, z.Xhavit Krasniqi, me të marrë vesh për rastin e hidhur, përpiqet të lidhet me Ambasadën e Gjermanisë në Shkup, por pa sukses, sepse orari i punës, kishte kalur, ora ishte 18.30, në  Ambasadë duhej të ishte një kujdestar. Telefoni cingërronte, por kot nuk e merrte kush. Z.Krasniqi lidhet me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe ata të Ministrisë së Jashteme shpejt lidhen me Ambasadën e Gjermanisë në Shkup. Edhe pas përpjekjeve të autoriteteve gjermane  të Ambasadës, se pashaporta është në rregull dhe se me atë mund të udhtojë kudo në Evropë.

Megjithatë, kot, nuk arrijnë ta bindin personelin e kontrollit të Aeroportit!

Zoti Xhavit Krasniqi, pasi që nuk sheh rrugë tjetër, nga Gjermania e rezervon një biletë që gruaja e tij të kthehet me aeroplan në Gjermani. Ndërkohë, ai provon të lidhet përmes telefonit me  Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup.  Edhepse ishte kohë e vonë, ora 19.30, orari i punës kishte kaluar,  z.  Burim Qorri, këshilltar i Ambasadës tonë në Shkup, menjëherë shkon në Aeroport dhe kontakton me autoritetet zyrtare atje. Zyrtarët e Aeroportit të Shkupit i thonë z. Burim, se zojna Fatmire, duhet ta ketë një dokument udhëtimi të lëshuar nga organet zyrtare të Kosovës. Në Aeroport nuk kishte pasur mundësi të bëjë një fotografi për dokumente-pashaportë. Z.Krasniqi nga Gjermania, përmes postës elektronike, e-mail ardesës, dërgon një fotografi orgjinale për pashaportë të gruas së tij në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup.

 E bija e Fatmires, zonjusha Saranda Krasniqi, një vajzë e vyeshme dhe shumë punëtore, udhëton në fshatin e saj, Brezhnicë të Kastriotit të  Kosovës, ndërsa zonja Fatmire mbetët të kalojë natën në Aeroportin e Shkupit, ku siç tregon ajo, e kishin sistemuar e pritur mirë, duke i siguruar asaj një dhomë për fjetje, ushqim dhe pije.
Të nesërmen, më 30.07. 2014,  Ambasada jonë në Shkup lëshon një dokument në formë pashaporte, me emërtesë "Travell dokument" dhe për fat të mirë, edhe zonja Fatmire, më në fund, arrin në shtëpi.

Zonjusha Sarandë Krasniqi këto ditë martohet, dasmën do ta bëjë në Kosovë dhe e gjithë kjo odisejadë, në lidhje me pashaportën, ka shkatuar një lodhje, tronditje të papritshme. Pra, zonjës Sarandë, nga zemra i dëshirojmë shëndet e gjithë të mirat në jetë, lumturi e  rehati bashkëshortore me zotin Edmond Daci. Urime e përgëzime për dasmën e familjes Krasniqi dhe Daci!

Qellimi për bërjen e këtij shkrimi është: më shumë për ata që kanë mundësinë ta lexojnë këtë shkrim, lë të kujdesen për raste të këtilla udhëtimi, lë të përgaditen me kohë për udhëtim drejt në Prishtinë e jo në Shkup. Dhe, për fund, në shenjë respekti  përshëndesim dhe falnderojmë shumë,  për angazhimin qytetar dhe zyrtar stafin e Ambasadës të Republikës së Kosovës në Shkup, në krye me Ambasadorin Ylber Hysa dhe posaçërisht z.Burim Qorri, këshilltar pranë kësaj Ambasade.



XHAFER LECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MESILA DODA IRONIZON NË FACEBOOK - 'ALDO BUMÇI, KRYETAR I PD TIRANË' (08.09.2014)
50 PYETJE RETORIKE PËR ATA QË DUAN TË DINË MË SHUMË SE KUSH ËSHTË ARDIAN FULLANI! (08.09.2014)
'FORUMI SHKODRAN' SHPREH INDINJATËN DHE REAGON NDAJ VJEDHJES SË BANKËS SË SHQIPËRISË, DËNON HESHTJEN E POLTIKËS, KËRKON SHKARKIMIN DHE DËNIMIN E GUVERNATORIT FULLANI (08.09.2014)
DO PIKA DRITE... PËR AHMET KOLGJININ…në të 15 vjet të ikjes së Tij!Nga JOZEF RADI (08.08.2014)
FMN PARALAJMËROI BSH PËR TË MBIKËQYRUR AUDITIN E BRENDSHËM - S'U MOR PARASYSH (08.08.2014)
CIVICI - GUVERNATORI DHE KËSHILLI, PËRGJEGJËS PSE NUK E NDALUAN VJEDHJEN E BANKËS (08.08.2014)
SHQIPTARO-AMERIKANIA ELIZABETA PLLUMBI - 'MISS MALËSIA 2014' (08.08.2014)
TIRANA - JA SI E PËRKUFIZON KRYEQYTETIN TONË FAIK KONICA (08.08.2014)
PRANVERA SHQIPTARENga ENI VASILI (08.08.2014)
SHEJTNIA E TIJ, PAPA FRANÇESKU VJEN NË TIRANË...Nga FRITZ RADOVANI (08.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2020  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]