E Enjte, 01.23.2020, 03:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
A DUHET TË ZBATOHET DËNIMI ME BURGIM TË PËRJETSHËM APO DËNIMI ME VDEKJE PËR KRIMINELËT
Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

E Premte, 08.15.2014, 06:59am (GMT+1)



 Se sa duhet të dënohet një ose më shumë kriminelë, është temë më të cilën duhet të merren juristët si profesionist për këto çështje. Kur çdo ditë nga mediat po bombardohemi me kronika të zeza, se si u vra filan fisteku , së si babai vrau djalin , ose e kunderta , se si u vra një fëmijë ,së si fillojë një vrasje dhe kjo u shndrrua në tragjedi familjare ,e shumë raste tjera tëper të rënda për ti paramenduar , e jo që po janë ngjarje të vërteta , po na shokojnë të gjithëve më mënyrën makabre se si ato po ndodhin.Tek e fundit nuk ka vrasje të lehtë më çfardo mjeti apo mënyra që bëhët ajo. Po ndëgjojmë edhe për aso vrasje që vështirë të paramendohen , kur nëna vretë fëmijët e vet, ose kur ndonjë e mitur dhunohet deri në vdekje. Për çka i mora këta shembujë? Është një temë që duhet shumë më shpesh të debatohet nga ata që janë të thirrur për këto punë dhe mediatë .Por, deri me tash më shumë mediatë po merren me tema politike të cilat janë bërë monotone.

Duke i pasur parasysh gjitha këto fakte relevante do të ishte e udhës që organet e drejtësisë në Kosovë por edhe në Evropë të marrin nisma për aplikimin e ligjit që kriminelët të dënohen më burgë të përjetshem , edhe besa pse jo edhe me vdekje , nese deshirojmë që sado pak , apo bukur shumë të ndalën krimet .Dihet se në Kosovë paslufte sipas statistikave të organeve përkatëse kan ndodhur diku rreth 1300 vrasje , ndër to disa edhe për motive politike .Po ndodhin fatkëqësisht vrasje makabre të cilat do të duhej ta preukopojnë mbarë opinionin e gjerë , pse po ndodhin këto vrasje, dhe së a duhet organet përgjegjëse të nderrmarin urgjentisht diqka në këtë drejtim. Unë mendoj së ka ardhur koha që të funksionojë më në fund shteti ligjor, i cili deri me tash shume pak ka funksionuar.Kur ndodhin fatkeqësitë natyrore të gjithë e dim së ato i përcakton dikush tjeter dhe ne pajtohemi dëshem ose jo edhe me viktimat që mund të sjellin këto fatkeqësi. Jemi
dëshmitarë të Tajfuneve apo Cikloneve te ndryshme ne botë të cilat po marrin me qindra e mijera jetësh, por të cilat nuk po shkaktohen nga faktori njeri. Vrasjët e qëllimshme ose të paramenduara paraprakisht nuk ka së si të justifikohen.Vrasjët dhe padrejtësit që po ndodhin e fajtorët nuk po marrin dënimin e merituar nga gjykatat përkatëse, ose po ka raste kur një kriminel ndodhë të lirohet .

Dardha e ka bishtin e gjatë siq thotë një fjalë e popullit, edhe vrasjët lë që po shkon përsoni që po vritet , por pasojat për familjën janë shumë herë më të mëdha , kur dihte se ende nuk është flakur gjakmarrja .Që rastët e vrasjeve dhe hasmerive mos të mbesin në dorë të familjeve të hasmuara apo që kan ndodhur vrasja , nevoitet të funksionon ashtu si duhet shteti ligjor përmes gjykatave. Këto të fundit përfundimisht duhet të mos ndikohën nga politika ditore , dhe mos te ndikohen nga njerzit e fuqishem që gjinden në krye të shtetit. Bie pyetja pse mos të këtë burgim të përjetshem , ose dënim me vdekje? Kjo pyetje kërkon përgjigje të studiuar mirë, por diçka është shumë e çartë këtu, nese dikush thotë së dënimi më vdekje është shumë i rëndë të përjetohët nga autori i vrasjës , atëherë autmatikisht shtrohet pyetja tjetër athua a ka pasur dhe çfarë ka përjetuar i vrari nga dora e atij që dënohet më vdekje apo burgim të përjetshem , sigurisht së dora e kriminelit shkakton përjetime shumë fishë më të rënda në krahasim më fajtorin I cili ekzekutohet nga organet relevante. Pyetja e e dënimit me vdekje në Evropë ka përfunduar me Konventen mbi të Drejtat e Njeriut në menyrë protokolare.

Me këtë konventë është hequr përfundimisht dënimi më vdekje.Por rastet shumë të tmershme të vrasjeve që po ndodhin duke shkatuar trauma jo vetem tek familjarët por edhe në mbarë shoqërinë, janë thirrje që diçka duhet të ndermirret urgjentisht , nese dëshirojmë që rastet e tilla tragjike mos të përseriten. Dënimet e rënda apo dënimi së paku më burgim të përjetshem , sipas logjikës duhet të jap rezultat pozitiv. Sigurisht së rastët e rënda të vrasjeve edhe meritojnë dënime të rënda për autorët e këtyre krimeve, duke e përjashtuar kështu përfundimisht nga shoqëria. Dihet së shumë vrasje kurrë deri me sot nuk e panë dritën e diellit , dhe askush nuk dha përgjegjësi për këto vrasje. Kjo është e pafalshme për një shoqëri e cila mëton të jetë demokratike.Kjo punë po e përserisë është punë kryesisht e organeve gjyqësore.

Nese aplikohen dënime sipas veprës së kryer pahile mbrapa , sigurisht së kjo do të ishte një preventivë e mirë , për zvoglimin e rasteve kriminale.Dhe, jo vëtem kaq. Sigurisht së kjo do të shkonte në favorë të mbarë shoqërisë, të funksionimit të shtetit ligjor, do të ishte në të mirën e gjeneratave që po vijnë , për ne të gjithë dhe për fëmijët tanë .Zbatimi në përpikëri i ligjit është detyrë që do të na bënte mirë të
gjithëve, dhe do të na hapeshin përspektiva të reja si shtet dhe si komb...
SKËNDER MULLIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NUMRI IMEI DHE QIMJA NË TRANga FATOS LUBONJA (08.14.2014)
RIPUSHTIMI DHE QËNDRESA NUK KANË MARRË ENDE FUND!Nga SULEJMAN GJANA, kryetar i PLL (08.13.2014)
DOLI U GUCISË - KARTOLINË URIMI PAPËS PARA VIZITËS NË SHQIPËRINga RAMIZ LUSHAJ (08.13.2014)
JETA PA LUKS E FAN NOLIT NË RRUGËN 'BLAGDEN' (08.13.2014)
GËZIM ALPION - NGA EKSODI I TRURIT GODITEN RËNDË POLITIKA, EKONOMIA, ARTET (Intervistë) (08.13.2014)
BISEDIMET ME SERBINË 'SHOU MARKETING I MARRËVESHJEVE', VIKTIMË EDHE EMIGRANTËT!Nga ASLLAN DIBRANI (08.12.2014)
NGA NAGORNI KARABAK NË BALLKANNga PETRIT HALITI (08.11.2014)
POETJA SHQIPTARO AMERIKANE RITA SALIU MORI 'MIRËNJOHJEN' NGA MINISTRIA E DIASPORËS (08.11.2014)
Ç'E DUAM PARTINË?Nga GETOAR MJEKU (08.11.2014)
MINISTRI TAHIRI PËR DHJETË DITË 170 MIJË EURO? DERI TANI MINISTRI NUK KA PËRGËNJESH​TRUAR! (08.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]