E Djelë, 01.26.2020, 06:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KOSTUMET TONA KOMBTARE DHE QENDRESA E TYNE!
Nga FRITZ RADOVANI

E Premte, 08.15.2014, 08:22am (GMT+1)



Motra Tone, nga Piktori Kolë Idromeno.


Hymje: E çka do të më thonte Gjyshi im Pjeter Kolë Prennushi, sikur ta dinte se due me shkrue pikrisht për profesionin e Tij, për atë maje gjylpane me të cilen “verboi” sytë...tue ruejtë në breznitë e reja të qytetit të Shkodrës...veshjen tonë kombtare, të trashigueme brez mbas brezi gati deri në gjysen e dytë të shek. XX...Ndërsa gjyshja ime Nana Nine, vdiq dhe hyni në dhé në vitin 1961 me kostumin kombtar, këmishën harkate dhe çarqafin e bukur kombtar punue në tezgjah e që kishte qindisë me duert e veta kur ishte vajzë e re... Simbas zakonit, teshat e vdekjes përgatiteshin që në atë kohë, pa u martue...Pra, i sillnin me pajen e tyne tek burri...Me ta ishin edhe dy çarçafët e vdekjes (i kuq dhe i bardhë), jastekët të punuem në tezgjah e veshja personale.

Pasioni për pikturë më lidhi përjetësisht me mësuesin dhe edukatorin tim, Prof. Simon Rrota, i
lauruem në Itali dhe i pasionuem për kostumin tonë kombtar. Ishte edhe vëlla me dijetarin e njohun
të Gjuhës Shqipe, At Justin Rrotën. Veprat e Tij për kostumin kombtar janë të shumta.

Përveç veshjes së qytetit të Shkodrës, Ai ka lanë vepra edhe për kostumin e fshatit, kryesisht Zadrimës dhe atyne të Maleve  të Veriut, Kelmendit, Hotit, Dukagjinit, Shllakut... Zona që kishte shkelë me kambë. Ma vonë njoha piktorin Vladimir Jani, edhe Ky një tjeter piktor që ka lanë vepra arti me kostumin kombtar. I pari që i ka përjetsue kostumet tona kombtare ishte Kolë Idromeno. Ky piktor ka punue shumë vepra per Shkodren dhe Malësitë. Kryevepra e Tij asht “Motra Tone”.

Veç kësaj, për kostumin tonë kombtar kam pasë edhe dy lidhje të tjera me intelektualët Rrok Zojzi (etnograf) dhe Gjon Kamsi, mbas vitit 1974. Me të dy kemi shkëmbye mendime rreth kostumit tonë kombtar në vitin 1979, në Ekspozitën e Tekstileve në Shkodër. Aty mund të them me plot gojë se prej Këtyne dy intelektualëve të fundit jam “diplomue” për njohje dhe percaktim të krahinave të kostumeve tona, kryesisht të motiveve artistike të tyne, që më kanë ndihmue shumë dhe më kanë hapë horizontin kulturor në punën time si modelist tekstili pranë Fabrikës së Pëlhurave, ku kam realizue disa dhjetra modele me këta motive popullore. Këta motive i kam aplikue në shamijat e mëndafshta, perdet dekorative dhe dy vizatime në Kombinatin e tekstilit në Berat.

Motivet tona kombtare: Kostumi Kombëtar i Qytetit të Shkodrës, u ruejt dhe u pasue deri në ditët tona në të gjitha familjet e besimit katolik. Kjo ruejtje e trashigueme ndodhi edhe ndër ato zona të Malit apo të fushës ku besimi katolik i Shqiptarëve nuk pësoi ndryshime, tue u përqendrue kryesisht ndër male ku besimi katolik asht edhe sot si në Hot, Grudë, Kelmend, Dukagjin, Pukë, Mirditë, e deri në zonat e Shqipnisë së Mesme, Rubik dhe Laç i Kurbinit.

Ndër zonat fushore janë autoktone kostume Shqiptare ata të Zadrimës e deri rreth fushave të Bunës, tue përfshi edhe fusha e malësi të ulta të Bregut Matit si dhe rrethina të Durrësit. Deri rreth viteve 1700 kostumi kombëtar Shqiptar ka vazhdue edhe në Ulqin e Tivar.

Rrafshi i Dukagjinit, zonat e Prizrenit e deri poshtë në Shkup, kanë rezistue ma shumë ndër Tokat Shqiptare të pushtueme ndër shekuj nga turqit dhe ma vonë nga shovenistët sllavë.

Shqipnia e Jugut dhe Tokat e pushtueme nga grekët nuk kanë muejtë me i rezistue pushtuesit, i cili edhe ka futë ku me dhunë ku me kushte detyrimi kostumin e vet, i cili nuk ka pothuej asgja kombtare. Kjo veshje shtrihet deri naltë në Shkumbin...e shpesh edhe e kapercen tue u shtri në fushat ku ka besimtarë ortodoksë...I vetmi motiv që asht ruejtë ndër raste të veçanta edhe ky i perzimë me veshjet e sllavëve grekë nga veshjet e burrave asht fustanella.  

Kostumet tona kombtare dhe qendresa e tyne:

Për me kenë i saktë në veshjen kombëtare, qendresen dhe ndryshimet që kanë pësue veshjet tona ndër shekuj, përveç mendimit të dijetarëve tanë Simon Rrota, Rrok Zojzi, Gjon Kamsi, Kel Kodheli, Zef Shoshi, At Gegë Luma etj., i jam referue edhe “Relacioneve të Klerit Katolik Shqiptar të Shek. XVI – XVII”, të cilat japin edhe shpjegime për kostumin tonë kombtar dhe qendresen apo dhunimin e tij nga pushtuesit turq, pothuej në të gjitha Trojet tona Shqiptare.

Zonat e pushtueme nga turqit, ku dhuna ishte e pashoqe, si në Krujë, Lezhë, Shkodër, Drisht dhe Durrës, kanë pësue veshje të detyrueshme “allaturka” ndër qendra të tyne të Kështjellave. Fshatrat kanë vazhdue deri në ndryshimet e plota të besimit në ate musliman. Kryesisht këtu bahet fjalë për veshjet e grave të reja, nuseve etj. Burrat janë lanë ma të lirë, mbasi qellimi kryesor i pushtuesit ishte perdorimi i tyne për sherbim ushtarak dhe punët në bujqësi e blegtori.  

Ndër qytete besimtarët katolikë kanë vazhdue me ruejtë kostumin e vet kombëtar deri atëherë kur ndër ata qytete filloi me dominue besimi musliman. Besimtarët muslimanë të qyteteve kanë veshë kostumin turk tue pranue edhe privilegjet zyrtare dhe ua kanë imponue ata edhe grave të tyne. Kjo dukuni asht kenë si me e pasë nda me thikë mu në mes pikrisht qytetin e Shkodrës.

Kostumi kombtar i qytetit të Shkodrës ka vërtetësi të dokumentueme edhe ndër arkivat e shumë fotografëve vendas, Venedikut e Napolit, në Itali. Arbëreshët janë prap një arkiv tjetër për Shqiptarët e Jugut, të cilët, edhe pse janë “përzi” deri në një farë mase me vendasit italianë, mbesin Shqiptarë!

Kostumi Kombtar i Malësisë, çakçirët, xhamadani, xhubleta, këmishat e punueme me pëlhurë në tezgjah, kësula dhe deri tek veshjet e mbrendëshme, janë kombtare Shqiptare.

Kostumi i fushave të Zadrimës dhe deri në brigjet e Bunës, të fshatarëve të këtyne zonave si gra dhe burra, ruejnë edhe sot motivet tona kombtare, kryesisht, gratë: Riza e tyne me mëndafsh e pambuk, vizatimet e kokave të tyne, këmishat, kamcat e brakeshave, fundet e përparset, janë plotsisht Shqiptare. Ndërsa burrat, përveç veshjes, kanë edhe kësulat e tyne karakteristike.

Kostumi i Burrave dhe i Grave Katolike  të Shkodrës, të ruejtuna ndër veprat e artit, foto apo muze, ku paraqiten Burrat me fustanellat e tyne, fesët, këmishat, xhamadanat etj...janë kombtare.

Ndër veshjet e Grave asht e njohun japanxhia, anteria, këmishat harkate, brandavekët, bohçet e ngjyave të ndryshme etj., tue përfshi edhe veshjet e vajzave të reja, janë të gjitha kombtare Shqiptare. Gratë e vajzat kur kanë dalë ose shkue në Kishë kanë perdorë edhe çarqafin e kuq ose të bardhë, kanë mbulue kokën, por jo fytyrën. Mbi kokë shpesh në raste feste asht vue degermia.

Nder piktorët e viteve të fundit të shek. XX nuk duhet lanë pa u vue në dukje edhe dashunia ynë per ata kostume. Do të veçoj emnat e piktorëve Pjerin Sheldija, Ferdinand Paci, Ndoc Gurashi etj.

Gratë muslimane janë dallue nga gratë katolike nga kostumi i tyne turk, nga mbulesa e fytyrës, e detyrueme nga burrat e tyne fanatikë, të cilët, kur konvertoheshin në besimin musliman, “garantonin” administratorët turqë për “besueshmeninë e vet anadollake” me veshjen e grave muslimane të modelit turk, tue i shoqnue edhe me rritet e zakonet islamike. Veshja e tyne edhe ditën e martesës asht kenë veshje e ardhun nga Anadolli, tue fillue nga degermia dhe brandavekët.

Këmishat që janë punue në tezgjah janë kenë të punueme në Shqipni dhe janë të përzime me motivet tona. Pjesët tjerat të veshjeve, deri tek pashmangat, janë kenë me motive turke. Duhet theksue se grave kjo veshje ju imponue njëherit me besimin nga burrat felëshues shqiptarë që u vetquejten “turq musliman” por, kurrë me dëshiren e grave të tyne, të cilat e urrejnë edhe sot “perçen” dhe nënvleftsimin njerzor të tyne nga islamizmi oriental konservator.

  Fragment nga dorshkrimi “Kostumi ynë kombtar Shqiptar”, FR, 2005.

Vazhdon me fotografët e kostumit kombtar shkodranë...

Melbourne, 2014.
FRITZ RADOVANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZOTI AMBASADOR ARVIZU, NUK JAM NË NJË MENDJE ME JU...Mr. AMBASADOR ARVIZU, I'M NOT IN A MIND WITH YOUNga KOLEC TRABOINI (08.15.2014)
A DUHET TË ZBATOHET DËNIMI ME BURGIM TË PËRJETSHËM APO DËNIMI ME VDEKJE PËR KRIMINELËTVështrim nga SKËNDER MULLIQI (08.15.2014)
NUMRI IMEI DHE QIMJA NË TRANga FATOS LUBONJA (08.14.2014)
RIPUSHTIMI DHE QËNDRESA NUK KANË MARRË ENDE FUND!Nga SULEJMAN GJANA, kryetar i PLL (08.13.2014)
DOLI U GUCISË - KARTOLINË URIMI PAPËS PARA VIZITËS NË SHQIPËRINga RAMIZ LUSHAJ (08.13.2014)
JETA PA LUKS E FAN NOLIT NË RRUGËN 'BLAGDEN' (08.13.2014)
GËZIM ALPION - NGA EKSODI I TRURIT GODITEN RËNDË POLITIKA, EKONOMIA, ARTET (Intervistë) (08.13.2014)
BISEDIMET ME SERBINË 'SHOU MARKETING I MARRËVESHJEVE', VIKTIMË EDHE EMIGRANTËT!Nga ASLLAN DIBRANI (08.12.2014)
NGA NAGORNI KARABAK NË BALLKANNga PETRIT HALITI (08.11.2014)
POETJA SHQIPTARO AMERIKANE RITA SALIU MORI 'MIRËNJOHJEN' NGA MINISTRIA E DIASPORËS (08.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]