E Hënë, 01.20.2020, 04:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Express - Analisti komenton arrestimet e 40 shqiptarëve të Kosovës
FATOS LUBONJA - LIND PYETJA: PSE ËSHTË ZBEHUR KAQ SHUMË DHE KAQ SHPEJT, NË FAVOR TË NDJENJAVE FETARE MBINACIONALE, ENTUZIAZMI NACIONALIST I SHQIPTARËVE?

E Djelë, 08.17.2014, 08:38am (GMT+1)



Sipas tij, aksioni ishte njëjtë i ekzagjeruar ashtu qysh kishte ndodhur në Shqipëri kohë më parë.

“Më ngjason me një version të ekzagjeruar të atij që u krye në Shqipëri para disa kohësh ku akuza ndaj të arrestuarve pak a shumë ishte për rekrutim njerëzish për të shkuar në Irak. Mirëpo nuk di se sa mund të jetë përgjegjës ligjërisht dikush për atë se i mbush mendjen një të rrituri që të shkojë në Siri të luftojë kundër Asadit. Mua kjo më kujton nenin e Agjitacionit dhe Propagandës në kohën e regjimit diktatorial”, thotë ai.

Por, Lubonja është kundër përfshirjes së shqiptarëve në luftëra të tilla.

“Pa dyshim jam krejtësisht kundër që qytetarë të çdo vendi -jo më shqiptarë - të shkojnë të përfshihen në një luftë e të vrasin njerëz apo të vriten ata vetë. E shoh këtë me trishtim dhe dhimbje”, thekson Lubonja.

Sipas tij, arrestimet mbajnë erë “luftë parandaluese” dhe lehtë mund të konsiderohet se Shteti i Kosovës po ushtron terror ndaj komunitetit mysliman në interes të amerikanëve.

Express: Si e shihni aksionin e Policisë së Kosovës e cila arrestoi 40 kosovarë nën dyshimin se janë të përfshirë në vepra terroriste?

F. Lubonja:
Lexova me vëmendje lajmet e botuara veçanërisht në Express dhe, si aktivist i vjetër i të drejtave të njeriut, e para gjë që më erdhi ndërmend qe një thënie e gazetarit italian Montanelli: "Kur fillon një gjueti shtrigash, unë shkoj e pyes të parën shtrigën". Nuk pashë një zë që të përfaqësojë atje të arrestuarit - përveç ndonjë të penduari - në mënyrë që, duke dëgjuar edhe palën tjetër, të kuptojmë ca më mirë se për çfarë bëhet fjalë. Edhe kjo ndikon që unë ta kem të vështirë të kuptoj se çfarë quani ju "ekstremizëm islamik" në Kosovë për të mundur të ndaj pastaj atë që mund të quhet rritje e fundamentalizmit islamik në Kosovë nga një vepër penale siç është krimi terrorit. Sepse sapo jam kthyer nga një udhëtim pesë ditor në një pjesë të Kosovës dhe nuk mu duk se ndjeva aty ndonjë fundamentalizëm apo ekstremizëm islamik në veprim.

Pa dyshim jam krejtësisht kundër që qytetarë të çdo vendi -jo më shqiptarë - të shkojnë të përfshihen në një luftë e të vrasin njerëz apo të vriten ata vetë. E shoh këtë me trishtim dhe dhimbje. Por, përtej kësaj, skenari i arrestimeve më duket mjaft problematik. Më ngjason me një version të ekzagjeruar të atij që u krye në Shqipëri para disa kohësh ku akuza ndaj të arrestuarve pak a shumë ishte për rekrutim njerëzish për të shkuar në Irak. Mirëpo nuk di se sa mund të jetë përgjegjës ligjërisht dikush për atë se i mbush mendjen një të rrituri që të shkojë në Siri të luftojë kundër Asadit. Mua kjo më kujton nenin e Agjitacionit dhe Propagandës në kohën e regjimit diktatorial. Po ashtu nuk di se sa mund të futet në kodin penal të një vendi si krim akti i një qytetari që shkon për t’u përfshirë në luftën civile të një vendi tjetër në emër të një çështje që është në kundërshtim me politikat e maxhorancave në pushtet në vendin e tij. Aq më tepër kur, siç e dimë, Amerikanët vetë po përgatiteshin të futeshin në luftë kundër Asadit dhe janë futur jo në pak luftëra nëpër botë. Ajo që po ndodh sot në Irak është pasojë e një lufte që e kanë quajtur të gabuar vetë amerikanët që e filluan? Ju kujtoj psh. se talebanët një herë ishin heronj, kur luftonin në Afganistan kundër BS në interesa të SHBA, pastaj u bënë armiq kur luftuan kundër SHBA. Pra, kush e përcakton nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare se cila është ajo luftë që njërin e bën hero dhe shpëtimtar dhe një tjetër vrasës dhe terrorist? A mjaftojnë për këtë interesat një vendi apo një tjetri?

Prandaj luftërat, sipas meje, duhen parë gjithnjë si rrezik ngado që të vijnë, si burim dhune dhe pushtetesh të dhunshme. Duke u nisur edhe nga kjo, ndoshta gabohem, por mua më duket se edhe këta arrestime mbajnë erë "luftë parandaluese" që është shumë e rrezikshme sepse në këtë rast e drejta mund të kalojë kollaj në anën tjetër; pra që të konsiderohet shteti i Kosovës se po ushtron ai terror në interes të amerikanëve dhe të elitës së vet politike mbi qytetarët e vet duke frikësuar një komunitet të tërë mysliman.

Express: Si e shihni rolin e Shtetit të Kosovës, Bashkësisë Islame dhe shoqërisë kosovare sa i përket trajtimit të ekstremistëve islamik të cilët po shndërrohen edhe në terroristë me pjesëmarrjen në luftërat sektare në Siri e Irak?

F. Lubonja:
Për aq sa ç'është ky fenomen i përhapur mendoj se ai duhet analizuar me kujdes nga të gjithë aktorët. Duhet të kërkohet më së pari njohja dhe kuptimi i fenomenit nëpërmjet dialogut midis palëve. Nëse fenomeni është shumë i përhapur - çka, siç e thashë, nuk më duket, - ose ka prirjen të përhapet, atëherë një nga pyetjet që duhet ngritur është ajo se çfarë u mungon në Kosovë këtyre të rinjve jo vetëm nga pikëpamja materiale, por edhe shpirtërore. Psh., pse është zbehur kaq shumë dhe kaq shpejt, në favor të ndjenjave fetare mbinacionale, gjithë ai entuziazëm nacionalist i shqiptarëve për të pasur shtetin e tyre të pavarur apo ai për bashkimin me Shqipërinë, për çka ishin të gatshëm të vriteshin jo më larg se edhe dhjetë vjet më parë. Ndërkaq, nga sa shoh, nuk po ndodh kjo përpjekje për këtë dialog e kuptim, por imponimi i më të fortit me dhunë e me arrestime masive, izolimi apo vetizolimi i atyre që mendojnë ndryshe, që pastaj krijon frustrime që zakonisht çojnë në probleme edhe më të mëdha.

Express: Tash e tutje si duhet të sillet Shteti i Kosovës por edhe Shqipëria ndaj ekstremizmit islamik që po duket se ka vendosur rrënjë ndër shqiptarë si në Kosovë, Maqedoni e edhenë Shqipëri?

F. Lubonja:
Nuk jam në gjendje të përcaktoj se në çfarë shkalle ka hedhur rrënjë në Kosovë ai rrezik që e quajtët "ekstremizmi islamik", por për në Shqipëri, që e jetoj përditë, di të them se shumë herë më i rrezikshëm sesa çdo gjë tjetër është krimi i organizuar dhe i paorganizuar që ka kapur edhe shtetin. Ka shumë herë më tepër shqiptarë që i vret ky krim sesa shqiptarë që vriten në Siri apo Irak. Madje edhe ikja në Siri apo Irak e disa pakëve, - ndërkohë që shumica përsëri aspirojnë të ikin në Perëndim - nuk është pa lidhje me këtë kancer dëshpërimi që lëshon metastaza përditë ne vend. Nga sa di ky kancer është i përhapur mjaft edhe në Kosovë dhe dyshoj se ky lloj operacioni është i lidhur edhe me nevojën e elitës në pushtet për të hequr vëmendjen prej tij.

Mendoj se Shqipëria dhe Kosova nuk duhet kurrsesi të humbasin orientimin përdrejt disa vlerave Evropiane edhe si vende aspirues për t’u bërë pjesë e kësaj familjeje. Por vlerat evropiane nuk duhen konfonduar me servilizmin ndaj Evropës apo SHBA-së për të siguruar mbështetjen e tyre e për tu sjellë brenda vendit kundra këtyre vlerave. Prej kohësh kam shkruar, duke u nisur edhe nga përvoja e mjaft vendeve, ku së fundi janë rrëzuar elitat politike pro perëndimore nga lëvizje popullore që kanë pasur në gjirin e tyre edhe parti islamike, se islami mund të bëhet streha dhe feja e të varfërve e të instrumentalizohet pastaj kundër elitave të super korruptuara pro perëndimore që sundojnë botën shqiptare. Një nga vlerat kryesore evropiane është shteti i së drejtës, që elitat tona properëndimore nuk e kanë aspak për qejf, pasi duan pushtetin e personit. Një vlerë tjetër evropiane është respekti i tjetrit dhe dialogu me të, që përsëri elitat tona properëndimore nuk e parapëlqejnë. E njëjta gjë mund të huhet për atë që quhet shtet social që kujdeset për tu krijuar mundësi të gjithëve, çka përsëri ne nuk e kemi për zemër se preferojmë pabarazinë dhe sundimin e të fortit mbi të dobëtin. Po kështu mund të flitet edhe për barazinë e burrit me gruan e vlera të tjera të rëndësishme që në shoqërinë tonë injorohen. Sipas meje një sjellje respektuese ndaj këtyre vlerave është qasja më e mirë për të bërë që edhe bashkësia islame të jetë më e hapur ndaj të tjerëve pra edhe për të evituar radikalizmat e ekstremizmat e çdo lloji, ndër to edhe ato fetare.

Nëse këto vlera injorohen nga elita politike që mendojnë se u mjafton mbështetja perëndimore për të sunduar një popull atëherë mund fare mirë të vijë një ditë kur, feja islame të instrumentalizohet për të përmbysur këto elita të korruptuara. Dhe përvoja tregon se nga këto situata nuk mund të na shpëtojnë as vëllezërit e mëdhenj amerikan apo evropianë të cilët, nga sa duket edhe gjetkë, nuk se kanë nxjerrë mësim sa duhet lidhur me përkrahjet që u kanë dhënë, për interesat e tyre, elitave të korruptuara dhe autoritare në vende si këta tanët.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NDËRRON JETË AKADEMIK BESIM BOKSHI - ISH KRYETAR I AKADEMISË SË SHKENCAVE (08.17.2014)
GERALDINA, MBRETËRESHA QË SOLLI TË BUKURËN TE SHQIPTARËT - BASHKËBISEDIM ME PRINCIN LEKA IINga MONIKA SHOSHORI STAFA (08.17.2014)
TAHIR GJONBALAJ - PLAGËT E REJA TË PLAVË-GUCISËIntervistoi: RAMIZ LUSHAJ (08.16.2014)
I MBYTURI NË LIQEN ËSHTË HERO, AKTORI DHA JETËN PËR TË SHPËTUAR NJË FËMIJË (08.16.2014)
KOSTUMET TONA KOMBTARE DHE QENDRESA E TYNE!Nga FRITZ RADOVANI (08.15.2014)
ZOTI AMBASADOR ARVIZU, NUK JAM NË NJË MENDJE ME JU...Mr. AMBASADOR ARVIZU, I'M NOT IN A MIND WITH YOUNga KOLEC TRABOINI (08.15.2014)
A DUHET TË ZBATOHET DËNIMI ME BURGIM TË PËRJETSHËM APO DËNIMI ME VDEKJE PËR KRIMINELËTVështrim nga SKËNDER MULLIQI (08.15.2014)
NUMRI IMEI DHE QIMJA NË TRANga FATOS LUBONJA (08.14.2014)
RIPUSHTIMI DHE QËNDRESA NUK KANË MARRË ENDE FUND!Nga SULEJMAN GJANA, kryetar i PLL (08.13.2014)
DOLI U GUCISË - KARTOLINË URIMI PAPËS PARA VIZITËS NË SHQIPËRINga RAMIZ LUSHAJ (08.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]