E Premte, 12.13.2019, 08:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
DIGJET ONUFRI
Esé nga ROLAND GJOZA

E Djelë, 08.17.2014, 09:01am (GMT+1)


Digjet dhe shkaterrohet kisha e Kozares ne Berat, aty ku ka punuar Onufri dhe Anonimi dhe asgje s'ndodhi, sikur te mos ishte fshire nga kujtesa kombetare dhe nje diamant tjeter i trashegimise kulturore. Sipas studiuesve kjo kishe ishte e nje rendesie te vecante, shpallur monument kulture i kategorise se pare, po e lene ne meshire te fatit. Se mos eshte hera e pare qe e degjojme kete kukuje te frikshme. Pak kohe me pare u shkaterruan afresket ne kishen e Shelcanit ne Shpat te Elbasanit, ku kishte zografisur Onufri. E dogjen Onufrin per se gjalli, se artisti rron ne vepren qe krijon. Po perseri kisha eshte atje ndane rruge, pa roje, krejt e braktisur.

Flaka ne kishen e Kozares u vu diten e Lindjes se Hyjneshes Mari, nje nga festat me te medha ortodokse. Dhe heshtet, si gjithmone gojekycje e rrumpallte, me fort merren me nje vjedhje ordinere ne nje tregtize arturinash, se sa me nje pasuri vlerash te paperseritshme qe s'vjen me. Shteti ka rene qekur, po kinse kemi shtet qe na mbron.

Para ca kohesh u çane borite e partise dhe qeverise per nje arrestim te shekullit; nje hajdut nderkombetar qe paskish bere kerdine ne ikona e gjithfare pasqyrlirash te kishave. Ishte nje lajm vertet trondites, opiniontrulloses duke e ngopur te gjorin njeri te thjeshte e te traumatizuar prej demokracise dordolec, me pandehmen se me ne fund u kap dhe pergjegjesi kryesor i gjithe ketij fataliteti qe ndjek shkaterrimin e kishave. Ai hajdut me damke sot eshte ne burg i denuar krejt padrejtesisht prej mehmureve te politikes qe i bejne punet me fushata te kurdissura, si qoftelargu, ne ate kohe te nemur, qe shpikte grupe armqesore, se ashtu i thoshte truri i semure.

Ç'doli nga kjo? U mbars mali dhe polli nje mi. Heroi, jo i burgosuri, per te cilin po flasim, ishte antikuar, mblidhte antika, e mes tyre ikona e vlera te jashtezakonshme qe po grabiteshin e po çoheshin jashte, per nje dore para. Ai i deklaroi, kerkonte te hapte nje muze ne Korçe, qe t'i ekspozonte. Po askush s'ia vari. I vune torben bosh ne shpine dhe e nisen. Dhe ai kete torbe e mbushte me ikona. Ja nje rast; ne Mborje, ne nje shtepi te thjeshte, i zoti, kishte vene musllukun mbi nje ikone te Shapatarakut, e atje lahej e atje rruhej mengjes per mengjes. Po dhe atje trokiti koleksionisti yne dhe ia gjeti zemren qe, ne kembim te nje shisheje raki, t'i merrte ikonen. Ja, keshtu i mblodhi, ca e nga ca, duke lene per to dhe kacidhen e fundit, ne nje kohe qe hajduteria benin kerdine.

Ku i mbante, do te thoni ju, ne dollapin e rrobave, nen shtratin bashkeshortor, ne depon e druve, se aq vend kishte. Dhe e dinin te gjithe kete mesele, shume here hajduteria tentoi t'ia vidhte e t'ia digjte shtepine, po zoti e shpetoi, jo policia, qe qeshte me te. E merrnin per te marre, nje te handakosur, qe thoshin se kishte nje thesar, po shkonte e hante supe te streha vorfnore, se s'kishte nje dhjetesh.

Kush eshte ky do te thoni ju, nje futbollist i famshem i koheve te arta te futbollit, Gjergji Thimjo. Kete e di Bashkia e Korçes, Ambasadat, ku kerkoi ndihme, Galerite ku ekspozoi perballe policise, gjykates, prokurorit, qe erdhen, e pane, i dhane doren dhe e falenderuan qe mbledh dhe mbron vlera kombetare te peperseritshme, te cilat dita dites po zhduken. E dine pothuajse te gjitha instancat, pa permendur ministrine e Kultures, qe eshte nje rrodhe e bezdisshme e cdo qeverie, se s'ben asgje. Jane letrat. Ai kerkonte nje muze, ku te ekspozonte ikonat dhe te tjera arturina te trashegimise. Po e moren per hajdut, e ca me teper trafikant ikonash, mashtrues dhe kriminel.

Vuan burgun, se qeverise i duhej nje shembull pas kaq e kaq vjedhjes te veprave te artit. Po ja, ca me keq, nuk u vodh, po u dogj kisha e Kozares, e lene ne mes te harreses, si nje stalle te braktisur, si nje grazh derrash. Po ta dine rendesine e asaj qe kane humbur, te pakten, ministrja e kultures jep doreheqje te pakthyeshme, me nje deklarate per shtyp, ku denon veten per papergjegjshmeri dhe jep alarmin kombetar; Po goditet identiteti kombetar! Merrni masa! Po te gjithe jane me pushime ne vilat e tyre private, bejne qejf, se per ta dhe halla ka koqe. Vuan Thimjo i shkrete burgun dhe s'di ç'behet me thesarin, te cilin ia zhvaten nga duart zhvatesit! Kjo eshte Shqiperia, kjo jemi ne, qe dalengadale po dalim jashte ne qiell te hapur, leckapane si cifutet ne shkretetire te ndjekur nga vetvetja.

Ore njerez, ku humbi kjo transparence qe na u premtua, si u zhbeme e u firosem brenda lekures sone, sa s'bejme me hije mbi dhe, se po te ishim, s'ishte djegur kisha e Kozares. Kishit hyre brenda? E mahnitshme, ta merrje e ta çoje ne Luver, si shume kisha te tjera qe do te benin thagmen. Po ne s'dime, ata lart perfitojne se nuk e kane mendjen te kishat e ikonat, afresket e statujat e antikitetit, te Apollonia qe po prishet prej vandaleve qe bejne atje festa bakunale dhe vene doren e dhunshme mbi delikatesat, te Butrinti i kercenuar nen trysnine e ardhacakeve qe ngrene themele mbi ujesjellesa e varreza madheshtore te kohes se para Krishtit, te amfiteatri i Durresit qe kurre s'u be, te Gjirokastra ku po i vene kazmen kalldremeve, te Berati, i lene ne meshire te matrapazeve dhe rrugaceve, te shume e shume deshmi qe po humbin, sepse ata te perkoheshem qeveritare barbare jane sot me neser, dhe s'kane vene aq para sa te mbulojne tre breza, siç i jane zotuar vetes.

Po t'iu hysh neper vila ketyre pellumbave te demokracise me diploma europiane? Mbetesh pa mend. Ku i gjeten parate? Kane krijuar Bllokun e Ri me polici private, qe s'te lene te kollitesh se iu prish gjumin zoterinjve. Ku i gjeten parate? Apo iu ra bretku ne pune? S'kane fund tapite qe kane marre me emra miqsh e kusherinjsh, ne vendet me te bukura, po s'ngopen, duan edhe me, s'ka te sosur babezia, ua ka zene syte lakmia e perbindeshme, eshte bere Shqiperia si Sodoma dhe Gomorra e bibles, e zhyer dhe e lyer ne korrupsion, krim, imoralitet e ligeshtim shpirteror humneror, te pashprese. Le te çahet daullja e festave te tallaves, le te bucasin borite e sukseseve dhe transformimeve qe s'ishin pare, matane gardhit ngrihen vila te reja ne toke publike dhe shtohen kazanet e supes per leckamanet.
ROLAND GJOZA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Express - Analisti komenton arrestimet e 40 shqiptarëve të KosovësFATOS LUBONJA - LIND PYETJA: PSE ËSHTË ZBEHUR KAQ SHUMË DHE KAQ SHPEJT, NË FAVOR TË NDJENJAVE FETARE MBINACIONALE, ENTUZIAZMI NACIONALIST I SHQIPTARËVE? (08.17.2014)
NDËRRON JETË AKADEMIK BESIM BOKSHI - ISH KRYETAR I AKADEMISË SË SHKENCAVE (08.17.2014)
GERALDINA, MBRETËRESHA QË SOLLI TË BUKURËN TE SHQIPTARËT - BASHKËBISEDIM ME PRINCIN LEKA IINga MONIKA SHOSHORI STAFA (08.17.2014)
TAHIR GJONBALAJ - PLAGËT E REJA TË PLAVË-GUCISËIntervistoi: RAMIZ LUSHAJ (08.16.2014)
I MBYTURI NË LIQEN ËSHTË HERO, AKTORI DHA JETËN PËR TË SHPËTUAR NJË FËMIJË (08.16.2014)
KOSTUMET TONA KOMBTARE DHE QENDRESA E TYNE!Nga FRITZ RADOVANI (08.15.2014)
ZOTI AMBASADOR ARVIZU, NUK JAM NË NJË MENDJE ME JU...Mr. AMBASADOR ARVIZU, I'M NOT IN A MIND WITH YOUNga KOLEC TRABOINI (08.15.2014)
A DUHET TË ZBATOHET DËNIMI ME BURGIM TË PËRJETSHËM APO DËNIMI ME VDEKJE PËR KRIMINELËTVështrim nga SKËNDER MULLIQI (08.15.2014)
NUMRI IMEI DHE QIMJA NË TRANga FATOS LUBONJA (08.14.2014)
RIPUSHTIMI DHE QËNDRESA NUK KANË MARRË ENDE FUND!Nga SULEJMAN GJANA, kryetar i PLL (08.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]