VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

REUTERS - FILMI KOSOVAR, PRETENDENT I ÇMIMIT KRYESOR NË SARAJEVË

E Djelë, 08.17.2014, 03:33pm (GMT1)


Festivali i filmit që mbahet në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë, i themeluar në kohën kur ky qytet ishte i rrethuar gjatë luftës nga viti 1992 deri më 1995, e ka shënuar 20 vjetorin e tij.

Reuters raporton se sivjet, festivali në fjalë ka numrin më të madh të filmave që janë paraqitur.

Nëntë filma janë pretendentë për çmimin kryesor “Zemra e Sarajevës”, në mesin e të cilëve agjencia e lajmeve Reuters, veçanërisht e përmend filmin nga Kosova, “Tri Ditare dhe një Varje”.

Filmi kosovar, gjithmonë sipas Reutersit, flet për një mësuese e cila rrëfen për dhunimin e saj gjatë luftës së Kosovës.




www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.