E Premte, 12.13.2019, 04:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
STABILITETI I BALLKANIT MVARET NGA ZHVILLIMI EKONOMIK I RAJONIT DHE MARRËDHËNIET E MIRA FQINJËSORE
Koment nga SKËNDER MULLIQI

E Martë, 08.19.2014, 07:56am (GMT+1)



    Pse Ballkani ende ka mbetur rajon i pastabilizuar në  Evropë kanë ndikuar shumë faktorë. E para, padrejtësia e madhe karshi shqiptarëve nga fuqitë e kohës ku shqiptaret u nadnë   në pesë shtete me konferenca të ndryshme  të njohura  për opinionin, Padrejtësia e dytë e madhe ishte tradhëtia që iu ba shqiptarëve pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore  nga Tito famkeq duke i lën ata nën juridiksionin e Jugosllavisë.

Këto padrejtësi u riparuan deri diku  në fund të shekullit të kaluar me rastin e shpërbërjës së dhunshme të  ish-Jugosllavisë. Shqiptarët u çliruan nga roberia  shekullore serbe  në vitin 1999.Në këtë drejtim nuk duhet harruar edhe  kontributin e pa zëvendësueshem  të NATO-së në krye me Amerikën mike dhe aleatet e saj.Me parë kishte dështuar koncepti politik për  Konfederatë Ballanike,duke triumfuar kështu   koncepti jugosllavist,i cili qendroi në këmb të qelqta për 90 vjet me radhë. Ky koncept politik ishte koncept  shumë humbës për shqiptaret duke i ndarë ata  nga trungu i lashtë ilirik.Me këtë koncept u apstrahua elementi etnik, gjeografik dhe gjeostrategjik i shqiptareve ne hapësirat  ballkanike. Shqiptarët nuk kishin asgjë të përbashkët  me serbosllavet. Ne kishin identitin tonë etnik, gjuhësor  dhe fetar.

Të gjitha këto antagonizma ka qenë e ditur se një ditë edhe do të marrin fund. Sistemi përjashtues jugosllavë  karshi shqiptarëve gjithnjë e më shumë  iu ngushtua rrethi.Sa më  shumë që rritej dhuna dhe represioni  karshi shqiptarëve, aq më shumë edhe zgjohej vetëdija kombëtare.Tensionet filluan të rriten nga vitet e 60-ta, kur Rankoviqi famkeq i mbushi burgjet me shqiptarë, dhe dhunshem i përzuri ata  nga toka vet për Turqi dhe vende te tjera të botës.Kjo dhunë dhe dëbim I organizuar të mijëra shqiptarve nga Kosova dhe nga trojet e tjera etnike u ‘zbutë” pak pas rënjës së Rankoviqit në vitin 1966.Para kësaj me aksionin  e mbledhjës së armëve  vitet  1954/55/56 ku serbët rrahen, maltretuan rëndë madje edhe vranë shumë shqiptarë . Kjo dhunë e shfrënuar sistematike serbe kishte për qëllim spatsrimin etnik të shqiptarve siq e bën këtë punë shovenistet serbë gjatë historisë duke djegur dhe mbytur me bajoneta  shqiptaret autokton në Nish, Kurshumli, Toplicë dhe vende te tjera.Shovenistët serbë  e zgjeruan kështu  territorin me miiëra kilometra.

Zgjimi kombëtar i një përmase më të madhe  filloj me  demontratat e vitit 1968.Por, themelet e Jugosllavisë së Titos  u lëkunden fuqishem me demonstratat studentore të vitit 1981.Këtu filloi edhe shëmbja e  krijesës së formuar dhunshme siq ishte Jugosllavia.Situata eskaloi në vitet e 90-ta , ku ishte  bërë më e pamundur të ruhen dallimet e mëdha që u mbajten dhunshem për 90 vjet me radhë. Dihet së shpërbërja e ish-Jugosllavisë u bë më luftë, ku viktima ishin kryesisht  myslimanet dhe shqiptaret. Ne vitin 1999 përfundimisht  përfunduan iluzionet për bashkëjetes të dhunshme me serbosllavet.

Ushtria dhe policia kriminale e Millosheviqit përfundimisht u larguan nga  Kosova si humbës të luftës.E tash po hym në vitin 16-të  të shtegtimit në liri.Shqiptarët gjthmon ndoqen politikë parimore ndaj fqinjeve, përkunder Serbisë e cila ende po ushqën iluzione fashiste për aneksimin  e veriut të Mitrovicës. Këtij synimi po i ndihmojë edhe udhëheqja jonë me shume  miope politike dhe qarqet e caktuara antishqiptare .Mardhënjet me fqinjët ndërtohen mbi bazat e barbarësisë , e jo hegjemonise nga shekulli i kaluar siq po pretendon ende Serbia.Pozicionet politike dhe gjeostrategjike të secilit shtet duhet të ndërtohen duke i respektuar fqinjësinë , duke i respektuar të drejtat legjitime të çdo populli që të jetoj i lirë në tokën e vet. Nuk bën të ndërtosh shtet duke pretenduar pushtimin e tokave të huaja, siq po mendojne ende serbosllavet. Nuk bën të ndërton shtet duke i injoru interesat e ndërsjella ekonomike, politike dhe kulturore të secilit  komb në Ballkan. Të gjitha problemet ndershtetërore nese ekzisojnë duhet zgjedhur përmes dialogut ,pa kurrfare tendencash apo paragjykimesh në dëm të tjetrit. Kjo situatë ende nuk është tejkaluar në hapësirat ballkanike pikërisht për fajin e serbosllave të cilët nuk po i heqin mendimet e mykura nga kokat e tyre të shekulli të kaluar për zgjerimin e territorit me dhunë. 

Serbia dhe  Maqedonia në menyrë permanente po krijojnë situata konfliktuoze karshi shqiptarve  duke e mbajtur rajonin ende të pa stabilizuar.Shqiptarët nuk janë unik sa duhet në trojet etnike për ti mbrojtuar ashtu si duhet interesat kombëtare. Ky mos unitet është duke na dëmtuar rëndë si në planin politik ashtu edhe në planin ekonomik. Kosova ka mbetur vendi me i izoluar dhe më e varfër në Ballkan . Kjo klasë politike as përfër nuk është ka i përbushë kërkesat e popullit për zhvillim të ecurive ekonomike.Kur rrjedhat ekonomike të marrin të mbarën atëherë mund të llogarisim  në një stabilitet politik më të madh.Krimi i organizuar dhe korrupcioni me shumë u luftuan verbalisht së sa gjeten zbatim  praktikë. Këto të keqija të mëdha janë duke ndikuar që mos  të kemi investime të huaja.   

Nuk duhet të presim që punët  tona do ti kryej dikush tjeter. Kjo është vëtem një iluzion i madh e asgjë më shumë.Pa  vetëdije dhe identitet  vetanak, duke punuar ad- hok nuk ecet asnjë milimeter përpara.Interesat e shteteve ballkanike mund të realizohen vetëm atëherë kur bëhën mbi bazat e barabarsisë dhe respektimit të tersisë territoriale  të tjetrit.Stabiliteti i Ballkanit mvaret nga zhvillimi ekonomik i rajonit dhe mardhënjët e mira fqinjësore.Kjo natyrisht së mvaret edhe nga proceset  e zhvillimeve globale politike dhe ekonomike. Zhvillimet  ekonomike dhe zhvillimet teknologjike natyrisht duke  i dhënë rëndësi avansimit  të sistemit , ku do të vinte në shprehje etika morale dhe njerëzore si zëvendësim i logjikës së keqe të fqinjve tanë grabitqarë, sigurisht së  kjo edhe do të sillte paqën e përhershme ne rajonin ende të trazuar të Ballkanit…

SKËNDER MULLIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Bisedë për Kadarenë në Radio ABC- AustraliaDUKE PËRKTHYER ISMAIL KADARENË (08.18.2014)
RROK NIKÇI SI NJË YLL, ISHE BURRË I LARTË, MBETE NJERI I MIRËEpikë nga RAMIZ LUSHAJ (08.18.2014)
REUTERS - FILMI KOSOVAR, PRETENDENT I ÇMIMIT KRYESOR NË SARAJEVË (08.17.2014)
DIGJET ONUFRIEsé nga ROLAND GJOZA (08.17.2014)
Express - Analisti komenton arrestimet e 40 shqiptarëve të KosovësFATOS LUBONJA - LIND PYETJA: PSE ËSHTË ZBEHUR KAQ SHUMË DHE KAQ SHPEJT, NË FAVOR TË NDJENJAVE FETARE MBINACIONALE, ENTUZIAZMI NACIONALIST I SHQIPTARËVE? (08.17.2014)
NDËRRON JETË AKADEMIK BESIM BOKSHI - ISH KRYETAR I AKADEMISË SË SHKENCAVE (08.17.2014)
GERALDINA, MBRETËRESHA QË SOLLI TË BUKURËN TE SHQIPTARËT - BASHKËBISEDIM ME PRINCIN LEKA IINga MONIKA SHOSHORI STAFA (08.17.2014)
TAHIR GJONBALAJ - PLAGËT E REJA TË PLAVË-GUCISËIntervistoi: RAMIZ LUSHAJ (08.16.2014)
I MBYTURI NË LIQEN ËSHTË HERO, AKTORI DHA JETËN PËR TË SHPËTUAR NJË FËMIJË (08.16.2014)
KOSTUMET TONA KOMBTARE DHE QENDRESA E TYNE!Nga FRITZ RADOVANI (08.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]