E Martë, 09.17.2019, 11:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
DIPLOMË PËR DHJETË DITË PA DITUR SHQIP
Ja pse u mbyll “Universiteti Kristal”. Publikohen 24 kriteret e ligjshmërisë të shkelura nga ky institucion i Arsimit të Lartë

E Enjte, 08.21.2014, 07:21am (GMT+1)





Siç është bërë e ditur tashmë, Ministria e Arsimit dhe Këshilli i Ministrave vendosën që të mbyllnin një sërë universitetesh jopublike, të cilat nuk i plotësonin kushtet dhe standardet për aktivitetet e tyre arsimore. Dy ditë më parë janë bërë publike 27 shkeljen nga “Universiteti Vitrina”, ndërkohë që dje Plarent Ndreca, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit ka bërë publik edhe raportin e 24 shkeljeve të “Universitetit Kristal”. Ky i fundit është njohur edhe rreth dy vjet më parë kur u zbulua se ishte diplomuar Renzo Bossi, djali i ish-kreut të Lega Nord, Umberto Bossi, në një kohë rekord, pa ditur asnjë fjalë shqip, dhe pa shkelur asnjë herë të vetme në territorin shqiptar. Mirëpo, ky nuk është rasti i vetëm. Pas kontrollit është gjetur edhe një diplomim tjetër i këtij lloji.

Italianët që u diplomuan te “Kristali” pa ditur shqip

Renzo Bossi, djali i Umberto Bossit, themeluesit të Ligës së Veriut, rezultoi rreth dy vjet më parë i diplomuar në Shqipëri, në universitetin privat “Kristal”. Zbulimi është bërë atë kohë nga prokurorët e Napolit dhe Milanos. Atë kohë, Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrisë së Arsimit mori vendimin për pezullimin e përkohshëm të licencës së universitetit privat “Kristal”. Në vendim thuhej se licenca hiqet për një periudhë 1-vjeçare. Një vendim i tillë erdhi pas publikimit nga drejtësia italiane të fakteve se djali i Umberto Bosit kishte marrë diplomë në këtë universitet pa e frekuentuar. Dje mediet italiane pa- si kanë cituar kryeministrin Rama mbi reformën më të fundit për mbylljen e universiteteve private, kanë përmendur dhe emrin e Renzo Bossit. Por ky nuk është rasti i vetëm. “Shekulli” komunikoi me Z. Plarent Ndreca, i cili na komunikoi edhe një rast tjetër të ngjashëm diplomimi. Vetëm se në këtë rast, studenti italian Vincenzo Nespole ka qëndruar në Shqipëri 10 ditë. Kaq kanë mjaftuar që ai të diplomohet në “Universitetin Kristal” për Stomatologji.

Licensimi dhe Akreditimi

“Universiteti Kristal” ka filluar aktivitetin duke regjistruar studentë në disa programe studimi para datës së licencimit, si dhe ka mbyllur programe studimi në mungesë të Urdhrit të Ministrit. Ky universitet ka hapur edhe filiale në qytetin e Përmetit dhe Shkodrës pa vendim apo urdhër licencimi. Po kështu, institucioni në fjalë ka diplomuar studentë përpara datës së akreditimit, në disa programe studimi që ka hapur.

Personeli akademik

“Universiteti Kristal” nuk ka plotësuar kriterin për kualifikimin e personelit akademik efektiv dhe posedimin e titujve dhe gradave shkencore. Stafi akademik i filialeve nuk është i njëjtë me atë të qendrës, sikundër është raportuar gjithë këtë kohë. Personeli akademik i angazhuar në programet e studimit të ciklit të dytë nuk ka gradën shkencore apo titullin e parashikuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi dhe njësitë kryesore drejtohen nga personel akademik i pakualifikuar. Edhe pse raporti personel akademik (i brendshëm dhe i jashtëm) për student është e pamundur të përllogaritet për shkak të mungesës së të dhënave të sakta për numrin e studentëve, stafi akademik i brendshëm, kryesisht në filiale rezulton në disa raste me mbingarkesë vjetore në mësimdhënie.

Infrastruktura e godinës

Objekti i “Universitetit Kristal”, nuk është i pajisur me leje ndërtimi dhe leje shfrytëzimi. Objekti ku ushtrohet veprimtaria akademike nuk është i pajisur me shkallë emergjence në asnjë prej godinave të selisë dhe të filialeve. Në këtë seksion Ministria e Arsimit shton edhe detaje të tjera që kanë të bëjnë me Akt-Miratimin Higjeno-Sanitar dhe Aktin-Teknik kundër Mbrojtjes nga Zjarri, të cilat ose mungojnë, ose i kanë jashtë afateve ligjore.

Të dhënat zyrtare

“Kristali” nuk disponon të dhëna të sakta për numrin e studentëve të regjistruar, transferuar dhe diplomuar, pasi ka mospërputhje midis të dhënave të raportuara në vite, përfshirë këtu dhe të dhënat e deklaruara gjatë procesit të vlerësimit të jashtëm në kuadër të akreditimit të programeve. Kështu që, nga të dhënat e dërguara nuk është e mundur të nxirret numri i saktë i studentëve të regjistruar dhe diplomuar në çdo program studimi nga viti 2005 e deri në vitin 2014. Nga verifikimi i të dhënave të regjistrave themeltarë të dorëzuara në MAS, nuk ka as të dhëna për të gjitha programet e studimit që fakulteti apo filialet kanë ofruar.

Kontratat me studentët

Zbulohet se “Universiteti Kristal” përdor dy kontrata studentësh, një kontratë tip të cilën e raporton në MAS dhe një kontratë tjetër të cilën përdor faktikisht. Kontratat e lidhura midis studentëve dhe këtij universiteti nuk janë në përputhje me Udhëzimin e MASH, pasi në to nuk përcaktohet tarifa e studimit, grafiku i pagesave me këste, dhe politikat e rimbursimit.

Ja si u diplomua Vincenzo Nespole

Flet për “Shekullin” Plarent Ndreca. Ja masat që do të merren

Më pak apo më shumë të dyja universitet private kishin shkelje ligjore. Ndaj edhe masa e menjëhershme kundrejt tyre ka qenë heqja e licencës. Kallëzimi penal për personin juridik dhe përfaqësuesin ligjor është një tjetër masë që do të merret kundrejt të dyja institucioneve të arsimit të lartë. Z. Plarent Ndreca sqaron për “Shekullin” se pjesë e masave do të jenë edhe informacionet për evazion fiskal në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Për “Universitetin Kristal” do të ketë edhe kallëzim penal për ndërtimin pa leje në Tiranë si dhe informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për lëvizjen e studentëve të huaj.

Ndërsa për “Universitetin Vitrina” do të njoftohet Inspektorati i Punës, për të filluar një kontroll mbi punësimet dhe kontratat e punës dhe ILDKP-ja për konflikte të mundshme interesi gjatë funksionimit të këtij institucioni. Por nuk kishin si të largonim jashtë vëmendjes edhe skandalin e radhës, atë të diplomimit të një shtetasi të huaj në “Universitetin Kristal” për dhjetë ditë qëndrimi në Shqipëri. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Z. Plarent Ndreca u tregua shumë i gatshëm të na përcillte edhe një notë verbale nga Ambasada Italiane, e cila sqaron se “studenti” italian Vincenzo Nespole ka qëndruar në Shqipëri vetëm 10 ditë gjatë periudhës së tij të diplomimit, ndërkohë që për t’u diplomuar në këtë degë kërkohet një frekuentim i detyruar në leksione dhe seminare, të paktën 3 ditë në javë. Nespole është diplomuar në 20 korrik të vitit 2011 në “Universitetin Kristal” për Stomatologji, ndërkohë që Policia Kufitare Shqiptare, menjëherë pas kërkesës së Ambasadës Italiane për qëndrimin e tij në Shqipëri ka dërguar informacionet e duhura në ambasadë. Sipas këtyre informacioneve, që nga dita e fillimit të studimeve e deri në përfundim të studimeve akademike të tij Vincenzo Natale ka qëndruar vetëm dhjetë ditë në Shqipëri. Kjo notë verbale i është paraqitur Prokororisë së Përgjithshme në Shqipëri nga ana e Ambasadës Italiane, ndërkohë që edhe Ndreca pohon se nga Ministria e Arsimit do të shkojë i gjithë dokumentacioni i nevojshëm në Prokurori në mënyrë që kjo çështje të ndiqet deri në fund.

Reklama mashtruese të Vitrina-ve dhe Kristali-t

Një nga shkeljet e tjera të renditura është edhe reklamimi me të dhëna të pavërteta ose çorientuese, të cilat ndikojnë mbi zgjedhjen e studentëve dhe që rezultojnë në dëm të konsiderueshëm të këtyre të fundit. Si tek “Universiteti Vitrina” ashtu edhe te “Kristali” nuk ka tarifa fikse të përcaktuara për çdo program studimi që ofron, si dhe raporton tarifa të ndryshme nga ato që aplikon. Kështu për shembull në tarifat që “Universiteti Kristal” ka deklaruar në MAS për vitin akademik 2012- 2013 deklarohet “tarifa më e ulët në programet e studimit të ofruar ka qenë 208'500 Lekë dhe më e larta 556'000 Lekë”, ndërkohë që në produktet promocionale të po këtij vitit akademik rezulton që tarifa më e ulët e ofruar ka qenë 100'000 lekë dhe më e larta 200'000 lekë. Ndërkohë që edhe te “Universiteti Vitrina” tarifa për një vit studimi për Bachelor në Psikologji varjon nga 330-770 euro, ndërsa reklamimi evidenton shifra të ndryshme.

Financat e dy universiteteve që po mbyllen

Të dyja institucionet e arsimit të lartë privat nuk kanë depozituar garanci bankare sipas parashikimit në aktet ligjore e nënligjore në fuqi, dhe nuk garantojnë vazhdimësinë e veprimtarisë akademike në rast falimentimi. Në pasqyrat financiare vjetore të shoqërisë “Kristal”, treguesit financiarë janë përkeqësuar dhe për vitin 2013 rezulton një humbje prej 41,727,955 lekësh. Edhe në pasqyrat financiare vjetore të shoqërisë “Vitrina”, treguesit financiarë janë përkeqësuar dhe për vitin 2013 rezulton me një humbje prej 135,682,993 lekë, çka nuk jep garancitë financiare për studentët.

Regjistrat dhe “dosjet” e studentëve, false dhe boshe

Në Regjistrat e notave, u vërejtën parregullsi në mbajtjen e evidencave dhe rekordeve të studentëve. Kështu, në disa regjistra, notat plotësohen me laps, më pas fshihen dhe riplotësohen, pa paraqitur asnjë procesverbal shpjegues. Janë gjetur gjithashtu regjistra me emra të paplotësuar, të plotësuar pjesërisht, ose me përsëritje emrash. Nuk del e qartë as metodologjia e pajisjes me numër i diplomave të lëshuara, ka raste kur studenti që ka marrë p.sh numrin nr. 129 e ka dhënë provimin e diplomës më 21 dhjetor 2012 ndërsa studenti që ka marrë numrin 135 e ka dhënë provimin në 9 korrik 2012. Numri i diplomave nuk është plotësuar me numra të njëpasnjëshëm (numër i vijueshëm).

Ka kapërcime të numrave, ndërkohë që rezultojnë edhe diploma të tërhequra pa numra. Edhe dosjet e studentëve nuk janë të plota, mungon dokumentacioni bazë si dëftesa e shkollës së mesme, pa të cilën mund të jenë diplomuar shumë studentë. Të gjitha këto në “Universitetin Kristal”. Gjendja nuk dukej edhe kaq e keqe në raportin e Ministrisë për mbylljen e “Universitetit Vitrina”, pasi ky i fundit shëntnte problematika vetëm në lidhje me formatin dhe plotësimin e të dhënave dhe standardet e sigurisë të parashikuar në Udhëzimin e MASH si dhe problem me regjistrat themeltarë të studentëve, të cilët nuk kishin kodin unikal lëshuar nga AKP dhe nuk ishin plotësuar me të gjithë elementët.

LUELA MYFTARI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJOFTIM - NJERZ TË DASHUR TË MËRGIMIT!Nga AGIM GASHI (08.20.2014)
SHQIPTARËT KËRKOJNË DËNIMIN E FULLANITNga BASIR ÇOLLAKU (08.20.2014)
BËJNË SEFÀ MBI KUFOMËN E MARRËVESHJES SË OHRITNga HADI OSMANI (08.20.2014)
ALL FULLANI'S MEN*Nga ALFRED LELA (08.20.2014)
FOTO QË KANË HYRË NË HISTORI (08.20.2014)
ARRESTIMET E 'BASHKIMIT SHQIPTAR' - ANTIKOMUNISTËT MBETËN PA LIDERËNga VELI HAKLAJ (08.20.2014)
DITARI I NDOJIT - SI U BË GJENOCID NË MIRDITË PËR VRASJEN E BARDHOK BIBËS (08.20.2014)
SOCIALISTA APO SPECIALISTA-Seks për një vend pune-Nga KOLEC TRABOINI (08.20.2014)
'GJETHI' - SI U BË SHTËPIA E MJEKUT TË ZOGUT BAZË E SIGURIMIT (08.19.2014)
FJALIMI I KRYEMINISTRES SË AUSTRALISË PËR EMIGRANTËTNga FRITZ RADOVANI (08.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]