E Martë, 04.23.2024, 07:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KUR FILLON TË SHUHET KLASA E MESME E CILA ËSHTË ROJË E DEMOKRACISË, ATËHERË I LËSHOHET VENDI ANARKISË
Koment nga SKËNDER MULLIQI

E Hënë, 09.01.2014, 02:24pm (GMT+1)


 Për demokracinë janë qensore dy pyetje .E para, kush zgjedhet , dhe e dyta kush udhëheq më shtetin. Sa e di unë dhe të tjeret elektorati i çdo subjekti politik voton për ta udhëhequr shtetin, e jo sa për ta marrë dikush pushtetin.Parashtrohet pyetja tjeter . A po i zgjedhim vërtetë njerëzit e politikës, apo po zgjedhim njerëz që kan përkrahje, apo janë në shërbim të dikujt pa asnjë meritë , ose qe nuk kan
lidhje me politikë? Politika e çdo shteti duhet te jetë në pajtim më interesat dhe dëshirat e qytetarëve pas secilës palë të zgjedhjeve .Ata të cilët zgjedhen duhet ti mbajnë premitimet e dhëna para elektoratit dhe para popullit. E meta qëndron në ate së në kemi deficit të demokracisë, së shumë kohë kemi jetuar në një sistem diktatorial dhe krejt të huaj.Plot gojën e kemi me demokraci, dhe në anën tjetër reakcionet dhe sjellja e shumë kujt është antidemokratike. Kjo e fundit vlenë më shumë për strukturat më të larta politike , të cilat nuk janë askund më sjelljet dhe veprimet e tyre karshi kërkesave të popullit dhe shtetndërtimit. Sot më shumë së kurrë bëhët pyetja për çka mbahen zgjedhjet , nese politika nuk shkon sipas preferencave të qytetarëve, kur qytetarët fare pak pyeten për gjthqka që po ndodhë më fatin e tyre dhe të vendit përgjithsisht. A nuk e treguan zgjedhjet e fundit pikërisht këtë gjë?

Po bëhët luftë për pushtet , në vend që të bëhët luftë për shtëtndertim dhe prosperitet të vendit në të gjitha fushat e jetës.Secili subjekt politik duhet të sillet konform kërkesave të elektoratit të vet. Interesat e qytetarve sigurisht së janë të lidhura ngusht edhe më interesat shtetërore. Interesat e tyre janë që të rritët mirëqenja duke hapur vende të reja të punës , e jo që ata që i përfaqësojnë ti realizojnë interesat e tyre përsonale siq po ndodhë krejt pasluftën në Kosovë. Është turpi i botës të veprohet kështu siq po veprojnë strukturat ,më të larta të pushtetit , por edhe ata të cilët gjinden ne krye të partive më të mëdha politike . Asnjë politikë e pasluftës nuk mori parasysh preferencat e popullit dhe nuk ishte përgjegjëse për fatin e vendit ashtu siq kërkohet . Qytetarët kërkojnë punë dhe investime ndërkombëtare për të dal disi nga kriza ekonomike.Këta njerëzit e tanë të poltikëbërjës sikur dojnë të gjithëve tu qesin hi syve së po punohet mirë dhe së gjithqka është ne rregull, pasi që ata vetë i kan punët në rregull shumë më shumë se sa duhet. Stopimi që po I bëhet ekonomisë, ose mos interesimi për zhvillim ekonomik bën që mos të kemi vende te reja të punës.Dhe, e gjithë kjo ndikon që shumë pak vend ti mbetet proceseve mbi të cilat bëhën ndryshimet substanciale dhe avansimit të proceseve demokratike për të cilat janë të thirruar ti bëjnë Qeveria dhe Parlamenti. Vendimet po merren pa ndonjë debat të gjerë publik dhe jashtë çdo rregulle demokratike . Proceset politike duhet të jenë transparente.


Përgjegjësia politike po është e mjegulluar. As një qeveri deri më tash nuk hartoj ndonjë program të zhvillimit ekonomik. A ka shtet demokratik që punon pa ndonjë platform të zhvillimit ekonomik? Sigurisht se nuk ka. Mu për ate edhe i kemi punët llugë qysh I kemi. Kemi mbetur në fund të pusit me gjithqka që një shtet e dallon për të mire, vendi me I varfër në Evrope, me predispozita dhe resurse qe shume kush na ka lakmi . Me proceset ekonomike ne këtë kohë të krizës globale duhet të udhëheqin profesionistët, e jo njerëzit e politikës. Shumica prej kësaj kaste politike nuk janë gjë tjetër veq manipulator politik. Çdo zhvillim ekonomik si detyrë parësore ka kursimin. Kur shpenzohet më shumë së sa ka para kriza ekonomike është te dera. Këtu te ne nuk e ka dert kush atë punë. E ka dert se si ti mbush gjepat e vet me para të taksapaguesve. Kësaj i thonë turp që nuk lahet . Çdo krizë ekonomike sjellë edhe krizën politike. Kështu reakcioni i qytetarve fillon te merr forma të ndryshme deri të protestat e dhunshme të karakterit social siq kan ndodhur në Greqi e vende të tjera .Paknaqësitë në këtë elitë politike çdo ditë e më shumë po rritet. Qytetarët gjithnjë e më shumë po marrin kredi konsumuese për ti shpëtuar disi më të keqës. Dhe siq ka mbetur Kosova e izoluar kan mbetur edhe të rinjet tanë të izoluar nga shumë çka që jeten e bën të mirë. Pa knaqësitë janë berë të përgjithshme , kurse frika për ekzistencë është bërë dominante. Elitat e partive politike kan dalur në plan të parë janë ngritur mbi popullin . Kur të fillon të shuhet klasa e mesme e një shoqërie e cila është roje e demokracisë , atëherë i lëshohet vend anarkisë...
SKËNDER MULLIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË SHKARKOHEN MENJËHERË FULLHAJNËT E BORDIT DREJTUES TË BANKËS SË SHQIPËRISË!Nga ENRIKO CEKO (09.01.2014)
SUEDIA, FINLANDA - MË PAK NEUTRALITET, MË SHUMË SIGURINga PETRIT HALITI (09.01.2014)
'MADE IN KOSOVA' NË EVROPË (08.31.2014)
'KATHIMERINI' KËRCËNON SE DO TË MINOHET MË TEJ HARMONIA FETARE NË SHQIPËRI (08.31.2014)
LUSTRACIONI - NJË BEBE QË DUAN TA MBYTIN TË GJITHËNga BEN ANDONI (08.31.2014)
NDËRRON JETË NË MOSHËN 94 VJEÇARE ALBANOLOGU I SHQUAR PROFESOR SHABAN DEMIRAJ (08.30.2014)
MIRËNJOHJA  PËR NJERIUN DHE MËSUESIN REXHEP BALIAJ (08.30.2014)
ALBUMI I PIKTORIT - AKUAREL 4 NGA HELIDON HALITI (08.29.2014)
MAQEDONI - LIBRAT E MUZIKËS PA AUTORË SHQIPTARË (08.29.2014)
NIS RRUGËTIMIN NDËRKOMBËTAR 'HEROI' I LUAN KRYEZIUTFotoreportazh nga AJET NURO (08.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]