E Premte, 04.19.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
TË LUMTË, SHQIPËRIA IME!
Skicë nga Prof MURAT GECAJ

E Djelë, 09.21.2014, 02:16pm (GMT+1)


Tani, kur po i shkruaj këto pak radhë, është mesdita e datës 21 shtator 2014. Të gjithë bashkëkombësit e mi, që ndodhen në Sheshin "Nënë Tereza" të kryeqytetit, por dhe përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" e kudo në Shqipëri e trojet tjera amtare, me sy e mendje të përqëndruar kanë ndjekur dhe po ndjekin me interes të jashtëzakonshëm mbërritjen në vendin tonë të Papa Françeskut. Ndërkaq, ata po përcjellin me shumë vëmendje Meshën e Shenjtë, që ai po drejton, bashkë me ndihmëtarët e vet.

I zbritur në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" të Rinasit, në mengjesin e kësaj të diele, përmes rrjeteve të fuqishme audivizive, ne pamë që kreu i Vatikanit e përshkoi "Rrugën e Durrësit" i pritur me gëzim e brohoritje nga qindra veta. Por, në saj të mjaft gazetarëve të ardhur nga vende të ndryshme të Europës e botës, kjo ngjarje historike u përcoll për miliona besimtarë katolikë dhe të interesuar të tjerë.

Në Tiranën tonë, Papa Francesku u ndodh ndërmjet një befasie shumë të këndshme, emocionuese dhe, ndoshta, të papërjetuar ndonjëherë më parë prej tij. Kështu, duke "prishur" dhe portokollin e hartuar, ai hyri nëpër "tunelin" e madh njerëzor dhe të stërgjatë, ku binin në sy portretet e martirëve të fesë katolike, i shoqëruar me lule e brohoritje të fuqishme nga besimtarët e të gjitha feve, të cilët kishin dalë për ta pritur dhe nderuar atë. Ishte ky një rit i njohur e traditë shumëshekullore e shqiptarëve, për ta pritur mikun në shtëpinë e tyre.

Sapo mbërriti në afërsi të Sheshit "Nënë Tereza", Papa Françeskut iu ofrua një pritje e paharruar, nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Pas fjalës mireseardhëse të tij në mjediset e Presidencës, Papa Françesku iu drejtua shqiparëve me fjalë zemre e dashamirëse. Ai i bekoi ata për paqe, harmoni fetare dhe përparim të pandalshëm, drejt Europës së Bashkuar.

Gëzimin dhe lumturinë e tij ne e pamë të shprehur aq natyrshëm, kur i përshendeste parreshtuar mikpritësit e zjarrtë shqiptarë, të moshave e feve të ndryshme. Papa Francesku u përkul nga makina e tij e hapur, i përqafoi dhe i bekoi disa fëmijë. Me siguri, kjo gjë do të jetë lumturi e gjatë për ata dhe një kujtim, që rrallë u përsëritet në jetë.

Emocionuese ishte edhe kur, para Meshës së Shenjtë, kryebashkiaku Lulëzim Basha i dorëzoi atij, simbolikisht, Çelësin e kryeqytetit Tiranë.

Nuk e di as se çfarë mendojnë besimtarët katolikë të Romës e më gjerë, në Italinë fqinje, por mendoj që, me pritjen madhështore që iu rezervua Papa Françeskut dhe me Meshën e Shenjtë, që u mbajt në Sheshin "Nënë Tereza", u konkurrua me dinjitet me atë, në Sheshin "Shën Pjetri" të Vatikanit.

Mesazhi i të gjitha veprimtarive të deritanishme dhe i atyre, që do të organizohne deri në mbyllje të tërë vizitës afër 12-orëshe të Papa Franceskut në Shqipëri, është: Paqe, vëllazërim e mbarësi për të gjithë shqiptarët.

Sonte, por edhe nesër e më gjatë, nuk do të reshtin komentet e shkrimet rreth kësaj vizite historike të Papa Françeskut në Shqipëri, e cila e pason atë të Papa Gjonpalit II, në vitin 1993. Bazuar në ato çfarë panë e dëgjuan, ata nuk kanë si të mos shkruajnë me nota pozitive e dashamirëse për Atdheun tonë, për tërë këtë pritje të shumëpritur dhe e cila do të ruhet gjatë, në kujtesën e bashkëkombësve të mi.

Prandaj, si gjithë të tjerët, kam arsye që sot të ndjehem krenar dhe nga zemra të shprehem: "Të lumtë, Shqipëria ime, vendi i paqes e përparimit dhe i bashkëjetesës shembullore fetare!" Në këtë udhë, "çelësin" e hyrjes në Bashkësinë e Europiane e kemi në duart tona.

Tiranë, 21 shtator 2014
Ora, 13.00

Prof. MURAT GECAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAPA FRANÇESKU NË SHËN MARINË E MADHE LUTET PËR SHTEGTIMIN E TIJ NË SHQIPËRI (09.20.2014)
DON SHAN ZEFI - PAPA FRANÇESKU I DO SHQIPTARËT, PASARDHËSIT E DISA PAPËVE! (09.20.2014)
SI MË PAGËZOI GJYSHJA NË SHKODËR - KRYEMINISTRI EDI RAMA RRËFENTE MË 2004 SI U PAGËZUA KATOLIK (09.20.2014)
NË VIGJILJE TË VIZITËS SË PAPA FRANÇESKUT NË SHQIPËRI (09.20.2014)
MIRË SE VJEN PAPA FRANÇESKUNga AGIM GASHI (09.20.2014)
VISAR ZHITI - MË GËZOI LAJMI I RIKTHIMIT TË MOTRAVE ISLAMI NË ZËRIN E AMERIKËS (09.19.2014)
VIZITA E PAPA FRANCESKUT NË SHQIPËRI- LE TË SHPRESOJMË SE KRIMET E KOMUNIZMIT DO TË DËNOHEN!Nga LEK MIRAKAJ, Ish i burgosur Politik (09.19.2014)
The joys and the sorrows of a Papal Visit to an (almost) forgotten country. By Merita McCormack* (09.19.2014)
“BUKË E KRYPË E ZEMËR!”NË SOFREN E GJERGJ KASTRIOTIT!Nga FRITZ RADOVANI (09.19.2014)
NJI TJETËR PUTHJE E SHENJTË, PËR TOKËN ARBNORE...refleksion nga JOZEF RADIMbi vizitën e Papa Françeskut të Parë me 21 shtator 2014 (09.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]