E Premte, 04.19.2024, 07:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MEDALJE TË ARTË FAMILJES LLADROVCI PËR KONTRIBUT NË ÇLIRIMIN E KROACISË

E Hënë, 09.22.2014, 03:59pm (GMT+1)



Kroacia ka nderuar me mirënjohje e Medalje të artë familjen Lladrovci për kontribut çlirimit të këtij vendi.

Dorëzimi i tyre u bë gjatë ceremonisë së promovimit të pullës postare nga Posta e Kosovës në 16 vjetorin e rënies së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit.

Heroizmi, kontributi dhe dashuria e tyre për lirinë e Kosovës, sakrifica e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit është diçka e pashembullt në historinë e popullit tonë. Madje heroizmi dhe kontributi i tyre i kaloi edhe kufijtë nacional, duke luftuar edhe për lirinë e shtetit kroat, dhe se ata meritojnë të jenë heronj edhe të Ballkanit Perëndimorë. Kështu u tha në promovimin e pullës postare e cila i dedikohet Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, e cila u promovua me rastin e 16 vjetorit të rënies së dy heronjve.

Gjithashtu në këtë ceremoni, Shoqate e Luftëtarëve Shqiptarë në Kroaci si dhe Qeveria kroate u dha mirënjohje dhe medalje të artë familjes Lladrovci, për shërbimin dhe çlirimin e shtetit të Kroacisë, bën të ditur KP.

Sejdi Hoxha, drejtor i përgjithshëm i Postës së Kosovës, tha se është një nderë dhe krenari për të gjithë, që të promovohet një nga pullat postare më të çmueshme të filetalisë së postës. Ai tha se misioni i filetarisë së postës është që përmes tyre, të promovohen vlerat historike kombëtare, kulturore dhe se me promovimin e kësaj pulle, ky mision u arrit edhe një herë.

"Çdo pullë postare përmes imazhit të saj dhe pamjes së sajë mbartë me vete një histori të veçantë... Mbi dy dekada Fehmi dhe Xhevë Lladrovci nuk e ndalën aktivitetin e tyre dhe përpjekjen për lirinë dhe pavarësisë e Kosovës. Ata ishin gjithnjë bashkë në krye të lëvizjes kombëtare shqiptare. Dashuria e tyre për lirinë e Kosovës, sakrifica e tyre është diçka e pashembullt në historinë e popullit tonë... Imazhi dhe historia që përcillet përmes kësaj pulle postare të udhëtojë jo vetëm nëpër trojet tona por në tërë globin, ne duam që edhe bota të mësojë për dy viganët e lirisë së Kosovës", tha Hoxha.

Për heronjtë e kombit, foli edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli.
Ai tha se të flasësh për ta është një përgjegjësi e madhe dhe se virtytet e tyre krahasohen me ato të Azem e Shote Galicës.
"Është ngjarje e rëndësishme kjo për faktin se përmes promovimit të kësaj pulle, përkujtuam portretet që para 16 vite më parë u flijuan për lirinë e vendit tonë. Fehmiu dhe Xhevë Lladrovci që të dy me ide kombëtare hyjnë në historinë e re kombëtare duke materializuar me gjakun e tyre çlirimin kombëtare si dy bashkëluftëtarë dy bashkë dëshmorë që me virtytet e tyre jetësore krahasohen me Azem dhe Shote Galicën.

Duke njohur dhe kuptuar realitetin e jetës që bënte gjysma e kombit shqiptarë, në barbarinë e pushtuesve sllav, Fehmiu qysh më herët i kishte përcaktuar vetës rrugën jetësore, të cilën rrugë e vazhdoi deri në çastin e heroizmit të tij, pa pyetur asnjëherë për çmimin që duhet dhënë lirisë, me motivin që edhe më i merituari i ka borxh atdheut, sesa atdheu që i ka borxh atij", ka thënë ministri Ismajli.

E i pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe atasheu ushtarak i ambasadës kroate në Kosovë, Tomislav Tankoviq.
Ai tha se për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin kishte dëgjuar shumë dhe se ishte i habitur se si luftuan edhe për shtetet e tjera.
"Jam pjesëtarë i gjeneratës së re, këto ngjarje dhe ndodhi që kanë ndodhur si në Kosovë e Kroaci, i kam dëgjuar vetëm nga shokët e mi. Vend të posaçëm tek shokët e mi, zënë shokët nga Kosova të cilët kanë dhënë kontribut të madh si për Kosovën, ashtu edhe për Kroacinë.

Në tregimet e tyre, çdo herë kanë zënë vend te unë si shenjë respekti për ta, se si njerëzit e një shteti kanë dhënë shumë dëshmorë jo vetëm për shtetin e vet, por edhe për shtetet tjera. Shpesh herë e kam pyetur vetën se cila është arsyeja e nga krejt kjo më ka bërë ta kuptojë që bëhet fjalë për njerëz të veçantë. I kam admiruar luftëtarë të vërtetë për liri të cilët luftën e tyre e kanë darë edhe me vende t tjera, e njëjta gjë ka qenë edhe me familjen Lladrovci", tha ai.

E zëvendëskryeministri Maqedonisë, Musa Xhaferi, tha se heroizmi dhe kontributi i Fehmiut dhe Xhevës i kalon kufijtë nacional dhe se sipas tij, të dy meritojnë të jenë heronj të Ballkanit perëndimorë të cilët kanë dhënë një kontribut për ta bërë Evropën të plotë, për integruar Ballkanin perëndimorë të çliruar nga ato regjim.
Në këtë ceremoni, u shfaq edhe dokumentari i dedikuar Fehmi dhe Xhevë Lladrvcit.

Të pranishëm në këtë ceremoni, ishin deputetë të Kuvendit të Kosovës, trupat ushtarakë, e përfaqësues të ambasadës kroate, shoqëri civile, akademik Rexhep Qosja si dhe veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KORRIDORI JUGOR I GAZIT DHE FAKTORËT E RREZIKUTNga PETRIT HALITI (09.22.2014)
MBRËMJE E SUKSESSHME, TAKIM MBRESËLËNËS I SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË (Sh.Sh.Sh.A) (09.22.2014)
HAKI LATIFI, Kryetari i LDK Zvicër - LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË KOLONEL AHMET KRASNIQIT! -Në kujtim të 16 vjetorit të vrasjes tinzare të ministrit të mbrojtjes së Republikës së Kosovës kolonel Ahmet Krasniqi (09.22.2014)
NA ËSHTË BËRË NJË MOZAIK I KEQ I SKENËS SONË POLITIKEVështrim nga SKËNDER MULLIQI (09.22.2014)
HISTORIA E KISHËS NË SHQIPËRI (09.21.2014)
TË LUMTË, SHQIPËRIA IME!Skicë nga Prof MURAT GECAJ (09.21.2014)
PAPA FRANÇESKU NË SHËN MARINË E MADHE LUTET PËR SHTEGTIMIN E TIJ NË SHQIPËRI (09.20.2014)
DON SHAN ZEFI - PAPA FRANÇESKU I DO SHQIPTARËT, PASARDHËSIT E DISA PAPËVE! (09.20.2014)
SI MË PAGËZOI GJYSHJA NË SHKODËR - KRYEMINISTRI EDI RAMA RRËFENTE MË 2004 SI U PAGËZUA KATOLIK (09.20.2014)
NË VIGJILJE TË VIZITËS SË PAPA FRANÇESKUT NË SHQIPËRI (09.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]