E Enjte, 03.28.2024, 10:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
200 VJETORI I HIMNIT AMERIKAN

E Martë, 09.23.2014, 06:57am (GMT+1)



Këtë vit, qyteti i Baltimorës, në shtetin e Marylandit feston rolin që pati në lindjen e himnit kombëtar të Amerikës. Korrespondentja Katherine Cole e Zërit të Amerikës vizitoi portin për të mësuar më shumë për historinë e këngës dhe se si po  ri-interpretohet ajo 200 vjet më vonë.

Anëtari i Agjencisë së Shërbimit të Parqeve, Vince Vaise (Vays) është ciceroni kryesor në fortesën McHenry në portin e Baltimorës. Ai thotë se dy nga simbolet më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara erdhën nga një sulm britanik ndaj fortesës gjatë luftës së vitit 1812.

"Flamuri amerikan dhe himni kombëtar. Flamuri ekzistonte por ende nuk ishte shumë i njohur.  Ishin pikërisht vargjet e Francis Scott Key dedikuar flamurit, kur e pa të valëvitej mbi fortesë, 200 vjet më parë,  në 14 shtator të vitit 1814,  që e bënë flamurin një nga simbolet kryesore kombëtare të Shteteve të Bashkuara."

Mbrëmjen e 13 shtatorit, 1814, britanikët bombarduan Fortesën McHenry dhe gjatë natës rrojet po përpiqeshin të kuptonin në se fortesa kishte rënë apo jo.  Por kur doli dielli të nesërmen në mëngjes, pamja e flamurit amerikan duke u valëvitur mbi fortesë e nxiti poetin dhe avokatin Francis Scott Key, të shkruante një vjershë të cilën e titulloi "Mbrojtja e Fortesës McHenry".

 "Zgjedhja e fjalëve ishte shumë e rëndësishme për të. Në dorëshkrimin origjinal të poemës shihet se ai i ka ndryshuar disa herë disa fjalë."

Zoti Vaise thotë se Francis Scott Key nuk shkoi menjëherë në Uashington  për të njoftuar se kishte shkruar himnin kombëtar për kombin e tij të ri.

 "E kundërta ndodhi. Francis Scott Key ia dha këto vargje kunatit dhe mikut të tij, që ishte kapiten në fortesë gjatë betejës. Pra ai mund t'ja ketë dhënë si një gjë personale për t'i treguar se çfarë kish shkruar."

Kunati i tij filloi të shpërndante kopje të poemës dhe shpejt ajo u shfaq në gazeta me titullin: "The Star Spangled Banner",  "Flamuri i Larë me Yje".  Dikush i vendosi këtyre reshtave, tingujt e një kënge të vjetër britanike dhe brenda pak javësh ajo filloi të këndohej përtej Merilendit.  

Punonjësi tjetër i shërbimit të parqeve  Kristin Schenning thotë është interesante si poema që u bë më pas himni kombëtar i Amerikës nuk është rreth luftës por rreth flamurit.

"Po, ajo flet rreth një beteje, por ka të bëjë më shumë me emocionet që përjeton Francis Scott Key. Kjo nuk është domosdoshmërisht për armët, dhe mposhtjen e britanikëve. Është në lidhje me idenë e flamurit që valvitet mbi vendin e lirë dhe vendin e të guximshmëve."

Kënga "The Star Spangled Banner" u bë zyrtarisht himni i Shteteve të Bashkuara në vitin 1931.   Zoti Schenning thotë se për shumë njerëz ende ka një lidhje të fortë mes flamurit dhe këngës, gjë që shpjegon arsyen përse disa njerëz reagojnë me aq emocion kur dëgjojnë këngën të interpretohet në mënyra jo-tradicionale.

Interpretimi i Jimi Hendrix është një nga 15 të tillat që është përfshirë në një ekspozitë në Muzeun e Historisë dhe Kulturës Amerikane në Baltimorë. Ekspozita e titulluar "For Whom It Stands", "Për Kë Qëndron Ai?" sjell versione alternative të himnit si pjesë e festimeve të  200 vjetorit..
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MEDALJE TË ARTË FAMILJES LLADROVCI PËR KONTRIBUT NË ÇLIRIMIN E KROACISË (09.22.2014)
KORRIDORI JUGOR I GAZIT DHE FAKTORËT E RREZIKUTNga PETRIT HALITI (09.22.2014)
MBRËMJE E SUKSESSHME, TAKIM MBRESËLËNËS I SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË (Sh.Sh.Sh.A) (09.22.2014)
HAKI LATIFI, Kryetari i LDK Zvicër - LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË KOLONEL AHMET KRASNIQIT! -Në kujtim të 16 vjetorit të vrasjes tinzare të ministrit të mbrojtjes së Republikës së Kosovës kolonel Ahmet Krasniqi (09.22.2014)
NA ËSHTË BËRË NJË MOZAIK I KEQ I SKENËS SONË POLITIKEVështrim nga SKËNDER MULLIQI (09.22.2014)
HISTORIA E KISHËS NË SHQIPËRI (09.21.2014)
TË LUMTË, SHQIPËRIA IME!Skicë nga Prof MURAT GECAJ (09.21.2014)
PAPA FRANÇESKU NË SHËN MARINË E MADHE LUTET PËR SHTEGTIMIN E TIJ NË SHQIPËRI (09.20.2014)
DON SHAN ZEFI - PAPA FRANÇESKU I DO SHQIPTARËT, PASARDHËSIT E DISA PAPËVE! (09.20.2014)
SI MË PAGËZOI GJYSHJA NË SHKODËR - KRYEMINISTRI EDI RAMA RRËFENTE MË 2004 SI U PAGËZUA KATOLIK (09.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]