E Shtunë, 10.24.2020, 09:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
'SHKOLLAT  SHQIPTARE'
VAZHDË  E  KONGRESIT  ANTIKOMBTAR  TË  1972...
Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...
Nga FRITZ RADOVANI (Pjesa I)

E Premte, 10.17.2014, 11:10am (GMT+1)


    Nëse dishroni me pa një popull pa t’ ardhme, “shkatrroni shkollat”!

    Në janarin e vitit 1945, shovenistët jugosllavë të drejtuem nga komunisti Tito, udhëzuen veglen e tyne tradhëtare e anadollake në krye të qeverisë shqiptare, Enver Hoxhën, me fillue me “reformen arësimore”, tue i vue kazmen shkollave shqiptare laike e fetare në qytetin e Shkodres. Shkodra e njohun në mbarë rajonin e Ballkanit si djepi i kulturës Shqiptare, filloi “shkatrrimin” kulturor, ekonomik dhe tradicional me prirje Europjane. Shkollat fetare e kulturore të Veriut të Shqipnisë jo vetem u mbyllen, po u plaçkitën dhe u shkatrruen pergjithmonë. Pjesa ma e madhe e profesorëve u arrestuen, u dënuen, u pushkatuen dhe u interrnuen edhe familjet e tyne. Nuk po hyj me tregue se shka u ba me muzeumet, bibliotekat, arkivat apo veprat letrare dhe t’ artit që ruheshin me shekuj nder qelat apo kishat e vjetra të tyne. Armët e zbulueme nga arkeologu i njohun At Shtjefen Gjeçovi, arrijtën deri në Kremlin dhurue Stalinit nga hajduti Enver Hoxha.

    Bazat e edukatës morale Shqiptare, “Besë, Burrni dhe Bujari” të ruejtuna nder shekuj dhe të trashigueme brez mbas brezi, u zevendsuen me “pabesinë, poshtersinë dhe spijunllekun” veti themelore të edukatës marksiste leniniste, per t’ arrijtë shkombtarizimin tonë nga shovenistët e rij sllavokomunistë të Jugosllavisë dhe të Bashkimit Sovjetik stalinist, me një grup tradhëtarësh ku ma i dijtuni i tyne Enver Hoxha, jo vetem ishte pa shkollë, po në kokën e tij i kishte mbetë vetem fanatizmi anadollak i mejtepeve të Gjinokastres, dhe urrejtja per Klerin Katolik Shqiptar. Këte e vertetojnë pushkatimet e para të vitit 1945 në Tiranë me Don Lazer Shantojen, dhe vrasja e një dijetari Atdhetar, Don Ndre Zadeja në Shkoder, melodramet e të cilit nuk persëriten kurrma!

    Në vitin 1946 u arrestuen e torturuen të gjithë studentët “aktor teatri” në Shkoder, që kanë luejtë role nder ata melodrame, tue fillue nga Don Mark Hasi, i mbytun në burg në 1981. Enver Hoxha per hir të kolltukut preferoi Gjenocidin ndaj Klerit Katolik Shqiptar, ai shkatrroi traditat e Veriut, gjuhen e Tyne, shkollat, Fenë, Kishat e kuvendet dhe vrau ke deshti ai!  

    U zevendsue Formula “Atdhé, Fé, Perparim”, me “Enver, Tito, Stalin”!

    Shqipnia u zhyt në llomin e injorancës dhe urrejtjes antiveriore, me kurset që u hapën për “edukimin” e kuadrove të partisë komuniste dhe të “mësuesëve” në kurset e analfabetëve, që shumë shpejtë i shohim në drejtimin e PKSh, komitetet ekzekutive, seksionet e arësimit, dhe në bankat e deputetëve të Kuvendit Popullor. Sherbimi i tyne per shkombtarizimin e Shqipnisë, u fillue në dy drejtime: Në perdhosjen e Historisë së Shqipnisë, me fallsifikime dhe gënjeshtra tue fillue nga shifra e 28.000 dëshmorëve të luftës nacional – çlirimtare, mija gjermanëve të vramë, dhe një së “vertetes” së pashpallun edhe sot: “Disa mija Shqiptarëve, të vramë e të pushkatuem nga brigadat partizane, në luften civile në Jug dhe Veri...gjatë vitit 1943 – 1944...”. Ndersa, fronti i dytë ishte kundër “shkollave të Gegënisë”, me heqjen e Emnit të At Gjergj Fishtës në letersi, (atëherë e sot) e deri tek vargu i dijetarëve që vazhdojnë me kenë të dëbuem nder shkolla!

Instruktorët që solli Tito dhe prap ma vonë Stalini, e deri tek “gardistët e kuq” të shokut Mao Ce Dun në vitin 1966, gjetën terrenin e pershtatshëm tek tradhëtarët tanë, aqsa me ua pasë zili dhe ata që na i sollën në drejtim të shtetit këta terroristë antishqiptarë.
   
Sot nder shkollat Shqiptare nuk zehen me gojë Emnat e Atdhetarëve Shqiptar, vetem nga Emnat e Tyne dhe se, duhet vazhdue me Histori të fallsifikueme të Shqipnisë tue fillue nga 1462, Imz. Pal Engjulli, Don Aleksandër SIRDANI, At Anton HARAPI, Anton LOGORECI,  At Anton ZANONI, Arshi PIPA, At Bernardin PALAJ, At Benedikt DEMA, Branko MERXHANI, At Daniel GJEÇAJ, Dedë GAJTANI, Engjëll RADOJA, Ernest KOLIQI, Et’hem HAXHIADEMI, Elena LULI, Faik KONICA, Frano ALKAJ, At Gjergj FISHTA, Gjergj PEKMEZI, Gjon SINISHTA, Guljelm DEDA, Ilo Mitkë QAFËZEZI, At Justin RROTA, Don Kolec PRENNUSHI (Pseudonim Mujs POLEMI), Karl GURAKUQI, Kolë THAÇI, Konstantin KOTE, Kostë A. ÇEKREZI, Krist MALOKI, Kristo FLOQI, Lame KODRA (Sejfullah MALESHOVA), Don Lazër SHANTOJA (Pseudonim Y...), Lef NOSI, At Luigj MARLEKAJ, Luigj THAÇI, Lumo SKËNDO (Mit’hat FRASHËRI), At Marin SIRDANI, At Mark HARAPI, Mark DEMA, Martin CAMAJ, Mati LOGORECI, Mehdi FRASHËRI, Musine KOKALARI, Mustafa KRUJA – MERLIKA (Pseudonim Shpend BARDHI), Namik RESSULI, Ndoc VASIJA, Don Ndre ZADEJA, Don Nikoll GAZULLI, Nikoll DAKA, Don Nikoll MAZRREKU, At Pashko BARDHI, At Pjeter MËSHKALLA, Imzot Preng DOÇI, Qemal DRAÇINI, Sami REPISHTI, Simon SHUTERIQI, Stavro SKENDI, Tajar ZAVALANI, Vangjel KOÇA, Vasil ALARUPI  (Bendo Shapërdani), Imzot Vinçenc PRENNUSHI, Zef M. HARAPI, Zef SCHIRO Jr. (I riu), Zef ZORBA, Zoj XOXA, At Zef VALENTINI, etj...
    ***
    “Kongresi i drejtshkrimit i vitit 1972”, ishte vula me të cilen Enver Hoxha ka nenshkrue zyrtarisht me djallzinë e “ateistit” të 1967 se: “Shqiptarët duhet t’i pershtaten Kur’anit!”  
E per fatin e keq të Shqipnisë, me këta tradhëtarë kanë bashkpunue edhe shumë të tjerë nga diaspora Shqiptare, deri në Amerikë dhe Australi. Këte të vertetë e kemi mësue vetem tashti, kur ndigjojmë dhe shohim Malësorin e Veriut tue i thanë Nanës Shqipni, “Nëna Shqipëri”!

Dhe, ja pse nuk studjohet i madhi At Fishta: 

        GJUHA  SHQIPE

    Porsi kanga e zogut t’ verës,
Qi vallzon n’ blerim të Prillit;
Porsi i ambli flladi i erës,
Qi lmon gjit’ e drandofillit:
Porsi vala e bregut t’ detit,
Porsi gjama e rrfés zgjetare,
Porsi ushtima e nji termetit,
Njashtu a’ gjuha e jonë shqiptare.
Ah! Po; a’ e ambel fjala e sajë,
Porsi gjumi m’ nji kerthi,
Porsi drita plot uzdajë,
Porsi gazi i pa mashtri;
Edhe ndihet tue kumbue,
Porsi fleta e Kerubinit,
Ka’ i bjen qiellvet tue flutrue
N’ t’ zjarrtat valle t’ amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqiptari,
Qi ketë gjuhë të Perendis,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s’ i a len ai fmis;
Edhe atij iu thaftë, po, goja,
Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
Qi n’ gjuhë t’ huej, kur s’ asht nevoja,
Flet e t’ veten len mbas dore.
Në gjuhë shqipe nanat t’ona
Shi prej djepit na kanë thanun,
Se asht nji Zot, qi do t’a dona:
Njatë, qi jeten na ka dhanun;
Edhe shqip na thanë se Zoti
Per Shqiptarë Shqipnin e fali,
 Se sa t’ enden stina e moti,
 Do t’ a gzojn kta djalë mbas djali.
Shqip na vetë, po pik’ ma para,
N’ agim t’ jetës kur kemi shkue
Tue ndjekë flutra neper ara,
Shqip ma s’ pari kemi kndue:
Kemi kndue, po armët besnike,
Qi flakue kanë n’ dorë t’ Shqiptarvet,
Kah kanë dekë per besë jetike,
Kah kanë dekë kta per dhé t’ t’ Parvet.
Në ketë gjuhë edhe njai Leka,
Qi ‘i rruzllim mbretnin s’ i a xuni,
Qi kah bijtè ai, shkelte deka,
Shekllit mbarë ligjë t’ randë i vuni;
Në ketë gjuhë edhe Kastriota
U pat folë njatyne ushtrive,
Qi sa t’ ndrisë e diellit rrota,
Kanë me kenë ndera e trimnive.
Pra, Shqiptarë, çdo fés qi t’ jini,
Gegë e Toskë, malci e qyteta,
Gjuhen t’ uej kurr mos t’ a lini,
Mos t’ a lini sa t’ jetë jeta,
Por per té gjithmonë punoni;
Pse, sa t’ mbani gjuhen t’ uej,
Fisi i juej, vendi e zakoni
Kanë me u mbajtë larg kambet t’ huej.
Nper gjuhë shqipe bota mbarë
Ka me u njohtë se ç’ fis ju kini,
Ka me u njohtë ju per Shqiptarë:
Trima n’ za sikurse jini.
Prandej, pra, n’ e doni fisin,
Mali, bregu edhe Malcija
Prej njaj goje sot t’ brohrisin:  
Me gjuhë t’ veten rrnoftë Shqipnija!
***
Në vazhdim të këtij materiali do të lexoni edhe çfarë shkruejnë “akademikët” tanë me aq urrejtje mbas vitit 1967, per kolosët e Atdheut tanë dhe pikrisht, per At Fishten...me titull:
    Pjesa II: “JUP  KASTRATI  KY  BIR (K...)  I  MADH  I  SHKODRES !”

Melbourne Tetor 2014.


FRITZ RADOVANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAPA PALI VI (1897-1978)Nga Don LUSH GJERGJI (10.17.2014)
ÇKA THANË BECKHAM, RONALDO, DROGBA E IBRAHIMOVIÇ PAS NDESHJES NË BEOGRAD (10.16.2014)
DEPUTETI GJERMAN STEFAN SCHWARZ - KJO SERBI NË BE? NEIN, NO, JO, NE, NON! (10.16.2014)
GORAN MILETIÇ PYET NË TWITTER - 'KAQ TË OFENDUAR JENI PREJ FLAMURIT, NDËRKOHË THIRRJET 'VRITINI, VRITINI SHQIPTARËT' NUK KANË PËR JU AS EDHE NJË VLERË QË TË PËRMENDEN?' (10.16.2014)
TIFOZËT E 'BESHIKTASH' - DO TA VALOJMË FLAMURIN E SHQIPËRISË ETNIKE MIDIS BEOGRADITMadje do ta valvisim edhe flamurin e Kosovës (10.16.2014)
IBRAHIMOVIÇ - KOSOVA ËSHTË SERBI, NËSE NËNA IME ËSHTË E VIRGJËR (10.16.2014)
FORCAT SERBE KONTROLLUAN KOMBËTAREN PËR TELEKOMANDËN E DRONIT (10.16.2014)
VIDEOJA E 'WASHINGTON POST' - POLICIA SERBE LEJON FUTJEN E HULIGANËVE NË FUSHË (10.16.2014)
PËR NDESHJEN QË VAZHDON...Nga ARDIAN VEHBIU* (10.16.2014)
NDESHJA QË I GËZOI SHQIPTARËT KUDO NË BOTËVështrim nga SKËNDER MULLIQI (10.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2020  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]