E Shtunë, 07.11.2020, 03:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
FSHF DO 3 PIKËT, JA 12 PIKAT E MBROJTJES NË UEFA
E Premte, 10.17.2014, 11:35am (GMT+1)



Federata Shqiptare e Futbollit ka barrën e faktimit të pafajësisë së kuqezinjve në stadiumin e Beogradit, pavarësisht se nga UEFA janë ngritur dy akuza kundër tyre: braktisje e ndeshjes dhe shpërndarjen e mesazheve politike përmes flamurit që u ngrit me dron mbi fushën e blertë (në fakt, kjo e fundit nuk është vërtetuar ende nga autoritetet e sigurisë serbe, se kush është autori). Ditën e premte, qeveria e futbollit shqiptar ka vijuar punën për kopsitjen e dosjes me të cilën do të mbrohet në Komisionin Disiplinor të UEFA-s, por edhe ka reaguar ndaj qëndrimit më të fundit të homologes serbe.

“Na vjen keq për deklaratën e djeshme të homologëve tanë të Federatës Serbe. Formulimi dhe mesazhi që ai përcillte i përngjante thirrjeve fyese që shoqëruan gjatë gjithë kohës qëndrimin e kombëtares sonë në stadiumin “Partizani” të Beogradit. Ky tashmë është një mentalitet i vjetëruar, që nuk ka lidhje me futbollin dhe bukurine e lojës,” – thuhet në reagimin e FSHF-së.

Kjo e fundit, po ashtu, ka bërë publike 12 pikat mbi të cilën do të ndërtojë mbrojtjen në UEFA, duke synuar të vendoset drejtësia në vend, ose më saktë të marrë 3 pikët në tavolinë.

1. Janë hedhur gurë në drejtim të autobusit që po transportonte kombëtaren shqiptare në stadium.

2. Në stadium, përpara se skuadra të dilte në nxemje, një copë betoni ka goditur zyrtarë të lartë të federatës shqiptare. Prova zotërohet nga delegati i UEFA-s.

3. Në çdo moment, kur lojtarët shqiptarë dilnin nga fusha, shoqëroheshin me një rritim agresiv nga shkallët e stadiumit.

4. Pas nxemjes, lojtarët u goditën me një breshëri monedhash, çakmakësh dhe sendesh të tjera, ndërkohë që largoheshin nga fusha.

5. Gjatë gjithë nxemjes, lojtarët shqiptarë u shoqëruan nga kori i 30.000 të pranishmëve, të cilët brohorisnin “vritini shqiptarët”, ose “vdekje për shqiptarët”.

6. Tifozë të shumtë qëndronin mbi kangjella të pashqetësuar nga forcat e policisë.
 
7. Përpara se të ekzekutoheshin himnet kombëtare. banda muzikore luajti një marsh nacionalist. i cili nuk ishte pjesë e programit. duke i dhënë udhë një shpërthimi nacionalist në stadium.

8. Himni shqiptar vërshëllehet në masë, duke u bërë i padëgjueshëm për të pranishmit në tribuna dhe ata që e ndiqnin nga ekrani.

9. Në fushë janë hedhur gurë, sende të forta, çakmakë dhe fishekzjarrë, të cilat kanë ndikuar për keq në atmosferën e lojës dhe janë evidentuar nga pamjet filmike. Tre lojtarët që dolën në nxemje, pas fillimit të ndeshjes u goditën me sende të forta, aq sa zyrtarët e ndeshjes u detyruan që të ndërronin pozicionin e zhvillimit të saj.

10. Huliganë hynë në fushën e lojës duke goditur me karrige, grushta e shkelma futbollistët e kombëtares shqiptare, ndërsa më pas lojtarët u goditën edhe nga forca të sigurisë në stadium.

11. Gjatë rrugës që të çon nën tunelin e dhomave të zhveshjes, futbollistët shqiptarë, janë goditur vazhdimisht nga tifozë, forca të sigurisë në stadium dhe policë.

12. Gjithashtu, para se futbollistët shqiptarë të lejoheshin të dilnin nga stadiumi, me urdhër të Prokurorit te Beogradit (sipas deklaratës së policisë), i gjithë stafi dhe lojtarët e ekipit kombëtar u kontrolluan fizikisht një për një, së bashku me sendet personale.




Serbi-Shqipëri është një ndeshje me rrezik të lartë. nacionalistët e vendit ku bëhet ndeshja e nxehin shpejt ambientin. AP
VOAL - Agjencitë më të famshme të botës si Reuters, AP, AFP, Action Images, Epa tregojnë atë që ngjau gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi. Shpesh herë pamja dhe imazhi flet shumë më tepër se faqe të tëra të shkruara.


Nastasiç kafshon kaviljen e Balajt. AFP

Tifozëz serbë e djegin shpejt flamurin e Kosovës. Reuters - Në fakt nuk është flamuri i Kosovës por i NATO-s

Nga fundi i pjesës të parë, një avion i vogël me flamurin e Shqipërisë të madhe. Për serbët ishte një provokim. AP


Lojtari serb Mitroviç me një kërcim kap flamurin Action Images


Xhesti shkaktoi zemërimin e lojtarëve shqiptarë Reuters


Në fushë hynë tifozët e "armatosur" me stola Action Images

Sherri mori proporcione të mëdha: lojtarë, drejtues, tifozë dhe policë u përfshinë Epa


Lorik Cana, kapiteni i Shqipërisë dhe mbrojtës i Lazios, i mbron shokët e tji të skuadrës. Reuters


Për lojtarët shqiptarë ambienti është duke u bërë shumë i rrezikshëm: ka ardhur koha të kthehen në dhomat e zhveshjes Reuters

Qëllohen nga të katër anët. Epa

Policia përpiqet t'i mbajë tifozët jashtë fushës. Reuters

E pabesushme por e vërtetë: në fushë ka zbritur edhe Ivan Bogdanov, tifozi serb që ka shkaktuar turbullirat gjatë ndeshjes Itali-Serbi në stadiumin Marassi në Gjenovë

Ivani i tmerrshëm kërkon të ndërhyje që të rifillojë ndeshja duke folur direkt me lojtarët serbë.

Për arbitrin Atkinson ndeshja nuk mund të rifillojë sepse tensioni është i lartë. Reuters



















XHEVAT REXHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'SHKOLLAT  SHQIPTARE'VAZHDË  E  KONGRESIT  ANTIKOMBTAR  TË  1972... Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (Pjesa I) (10.17.2014)
PAPA PALI VI (1897-1978)Nga Don LUSH GJERGJI (10.17.2014)
ÇKA THANË BECKHAM, RONALDO, DROGBA E IBRAHIMOVIÇ PAS NDESHJES NË BEOGRAD (10.16.2014)
DEPUTETI GJERMAN STEFAN SCHWARZ - KJO SERBI NË BE? NEIN, NO, JO, NE, NON! (10.16.2014)
GORAN MILETIÇ PYET NË TWITTER - 'KAQ TË OFENDUAR JENI PREJ FLAMURIT, NDËRKOHË THIRRJET 'VRITINI, VRITINI SHQIPTARËT' NUK KANË PËR JU AS EDHE NJË VLERË QË TË PËRMENDEN?' (10.16.2014)
TIFOZËT E 'BESHIKTASH' - DO TA VALOJMË FLAMURIN E SHQIPËRISË ETNIKE MIDIS BEOGRADITMadje do ta valvisim edhe flamurin e Kosovës (10.16.2014)
IBRAHIMOVIÇ - KOSOVA ËSHTË SERBI, NËSE NËNA IME ËSHTË E VIRGJËR (10.16.2014)
FORCAT SERBE KONTROLLUAN KOMBËTAREN PËR TELEKOMANDËN E DRONIT (10.16.2014)
VIDEOJA E 'WASHINGTON POST' - POLICIA SERBE LEJON FUTJEN E HULIGANËVE NË FUSHË (10.16.2014)
PËR NDESHJEN QË VAZHDON...Nga ARDIAN VEHBIU* (10.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]