VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ARKIV - GAZETA SPORTIVE ITALIANE I QUAN BISHA ULTRASIT SERBË QË SHKAKTUAN TRAZIRAT E TETORIT 2010 -STANKOVIÇ KËRKON NDJESË
E Djelë, 10.19.2014, 12:58pm (GMT1)


VOAL - Kthehemi 4 vjet pas. Pikërisht më 13 Tetor 2010 menjëherë pas ndeshjes të ndërprerë Itali-Serbi për shkak të trazirave të shkaktuara nga ultranacionalsitët serbë. „Le Bestie", Bishat – cilësohen me gërma të mëdha që në faqen e parë ultrasit serbë në tetorin e 2010, nga La Gazzetta dello Sport, gazeta kryesore sportive në Itali, për shkak të dhunës në stadiumin e Gjenovës kur gjithçka degradoi në kaos, kur ultrasit serbë dogjën një flamur shqiptar. Ja çfarë shkruan gazeta sportive italiane në kopertinë: „Ultranacionalistët serbë shkaktojnë kaos në Gjenovë: loja nisi, por u ndërpre. Italia do ta fitojë 3-0 në tavolinë. Ndeshje dhune, të plagosur dhe të arrestuar gjatë natës të gjatë në Marassi“. La Gazzetta dello Sport e ka zgjedhur ta përfshijë gjithashtu në kopertinë edhe fotografinë e ultrasit Ivan Bogdanovic, i cili i udhëhoqi trazirat në ndeshjen në Itali gjatë 2010, dhe u shfaq në fushë edhe në ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Italianët ishin shumë të ndjeshëm kur e panë Bogdaniviçin më 14 tetorit në Beograd në fushën e stadiumit Partizani ku po luhej ndeshja Shqipëri-Serbi dhe e fiksuan menjëherë në fotografi të cilat bënë xhiron e botës.

Në kopertinën e gazetës sportive italiane, botuar katër vite më parë, lexohet po ashtu në kopertinë titulli: „Stankoviç në lot: „Kërkoj ndjesë!“. Është fjala për lojtarin e kombëtares serbe Dejan Stanković që asaj kohe luante me INTER-in. Stanković natyrisht nuk kishte asnjë faj dhe përgjegjësi për atë që u bë në Gjenovë, opr megjithatë kërkoi ndjesë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.