E Premte, 03.29.2024, 12:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KUSHTA I GOLIT TË FAMSHËM TË 87-ës: DRONIN E LËSHUAN SERBËT (Intervistë)

E Hënë, 10.20.2014, 10:52am (GMT+1)



Në këtë intervistë për DITA, ish-futbollisti i famshëm i "˜Flamurtarit' në vitet 1980 dhe ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Kushta, flet për çfarë ngjau në stadiumin "˜Partizani' të Beogradit në mbrëmjen e 14 tetorit. Ai kujton edhe një herë golin e famshëm që i shënoi "˜Partizanit' të Beogradit më 30 shtator të vitit 1987, në atë kualifikim historik të Flamurtarit dhe komenton dhunën dhe brutalitetin që u shfaq në stadiumin "˜Partizani' 27 vite me pas.

27 vjet më parë Kushta shënoi një eurogol në të njëjtin stadium, duke eliminuar skuadrën ish-jugosllave "Partizani" të Beogradit. Atëherë atij iu ngrit edhe këngë nga lebërit, një këngë që çuditërisht sot kujtohet më shumë në Kosovë, se në Shqipëri. E kënga, në një nga strofat e saj thotë: "Sokol Kushta nga Dukati,/ bëri gol te Beogradi!/ Ngreu o Tito nga varri, /se na mundi Flamurtari!"

Në ndeshjen Serbi-Shqipëri të 14 tetorit, Sokol Kushta ishte pjesë e delegacionit shqiptar në tribunën e stadiumit në Beograd dhe ka ndjekur sa me emocion, aq dhe me indinjatë dhunën mbi lojtarët shqiptarë. Sa per momentin e dronit, ai beson se ate e kane leshuar vete serbet. Madje eshte i bindur per kete.

 

 

Sokol, ju ishit në Beograd kur u luajt ai takim që mbeti i papërfunduar, për shkak të dhunës dhe shprehjeve antisportive që u demonstruan atje. Çfarë shije ju ka lënë ai takim?

Në radhë të parë duhet të jemi të qartë, ai nuk ishte një takim sportiv, por antisportiv, ku pamë të gjitha aspektet më negative të dhunës dhe urrejtjes kundër shqiptarëve. Si i tillë më ka lënë një shije shumë të keqe, që zor se do të më shqitet ndonjëherë. Ndeshja Serbi-Shqipëri, nga një ballafaqim sportiv, u shndërrua në një demonstrim politik kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Po, unë isha në stadium dhe kam parë e përjetuar gjithçka me dhimbje. Para dhe pas ndeshjes, e cila nuk qe e thënë të përfundonte për shkak të brutalitetit që u përdor atje gjatë gjithë kohës kundër shqiptarëve. Gjithçka ishte indinjuese që para fillimit të ndeshjes, kur nuk u lejua asnjë tifoz shqiptar të ishte në stadium, nuk u lejua asnjë simbol kombëtar, dhe pastaj me fillimin e takimit kur u kënduan himnet. Kur unë këndoja himnin, më shanë në stadium. Kjo ishte e pafalshme. Po kulmi arriti kur gjithë stadiumi thërriste në kor: "Vritini shqiptarët!". Të gjitha këto i pa dhe i dëgjoi gjithë bota. Këto e prishën ndeshjen dhe ndeshja u prish nga serbët. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë.

A kishit menduar para kësaj ndeshjeje se mund të ndodhte kështu si ndodhi në Beograd?

Jo, nuk e kisha menduar kurrë se mund të ndodhte kështu. Unë i shikoj si sportist gjërat dhe nuk merrem me aspektin politik. Këtë ia këshillova edhe trajnerit, pra që nuk duhet ta shikonte këtë ndeshje politikisht, por të vazhdonte me atë ritëm që ka filluar. Madje unë kisha parashikuar një barazim në këtë ndeshje dhe një pikë në Serbi ishte mjaft e vlefshme për ne në pozitën që ndodhemi.

27 vjet më parë, ju Sokol kini shënuar një gol të paharrueshëm në Beograd kundër "˜Partizanit' vendas, gol që e eliminoi skuadrën jugosllave nga vazhdimi i mëtejshëm i kompeticionit evropian. E, megjithëse u eliminuan, atëherë jugosllavët nuk reaguan ashtu si reaguan këtë radhë në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Si e shpjegoni këtë fakt?

Po, është e vërtetë, atmosfera atëherë ishte shumë më sportive dhe nuk u lejua asnjë rast dhune. Unë këtë e shpjegoj me faktin se atëherë Jugosllavia ishte një shtet diktatorial dhe diktaturat kanë rregulla të forta. Edhe atëherë bëhej politikë me sportin, por nuk u kalua në dhunë as në Vlorë dhe as në Beograd. Unë sigurisht e kujtoj me nostalgji atë gol që shënova nga fundi i lojës në Beograd. Në ndeshjen e parë me Partizanin e Beogradit, Flamurtari ishte superior dhe ata prisnin takimin e kthimit që të merrnin revanshin. Kur filloi ndeshja aty ne pamë forcën e atij ekipi të madh dhe filluam të kuptonim se ishte provë e vështirë. Sidoqoftë, u kualifikuam dhe këtë e kemi përjetuar me një gëzim të madh.

Ju më pyesni për ndeshjen e tanishme dhe për dhunën që u demonstrua në stadiumin e Beogradit. Kjo është vërtet për të ardhur keq. Tani jemi në demokraci, ose serbët pretendojnë në demokraci dhe sipas tyre ata mund të bëjnë çdo gjë, të shajnë, të demonstrojnë racizëm, të fyejnë simbolet kombëtare të kundërshtarit, të hyjnë në fushë e të përdorin dhunë fizike. Kjo nuk është qytetari, por barbarizëm. Është e pakonceptueshme ajo që bën serbët në 14 tetor 2014. Po më shumë se huliganët që bënë dhunën në stadium, unë bëj përgjegjës autoritetet serbe, policinë e atij vendi, madje dhe Presidentin dhe kryeministrin e tyre. Gjuha me të cilën ata kanë folur më pas, është shumë indinjuese. Ata kanë folur me gjuhën e huliganëve dhe i kanë marrë në mbrojtje ata. Ata treguan se serbët, por edhe udhëheqësit politikë të tyre, kanë mësuar pak, ose hiç fare, nga demokracia. Ky është dhe dallimi midis dy ndeshjeve, asaj të 27 vjetëve më parë dhe kësaj të tanishmes.

Sidoqoftë, serbët pretendojnë të kundërtën. Ata thonë se ishin shqiptarët që i nxitën aktet e dhunës dhe prishën ndeshjen, pasi futën në stadium një dron, i cili valëviti një flamur kuqezi me simbolet tona kombëtare, gjë që i irritoi së tepërmi serbët. Sa të vërtetë ka në këto që thonë serbët?

Asnjë të vërtetë. Ua thashë, unë isha në stadium bashkë me një grup të vogël shqiptarësh, gjithë-gjithë nja 30 vetë në tribunë. Asnjë simbol kombëtar i yni nuk u lejua të futej në stadium. Si mund të pranohet se e nxitën shqiptarët gjithë atë gurgule atje? Unë e deklaroj me bindje se gjithçka ndodhi atë natë ishte e orkestruar nga serbët. Një hetim i paanshëm dhe objektiv nga ana e UEFA-s do të tregonte të vërtetën. Është e vërtetë që politizimi vjen gjithnjë nga qarqe të tjera dhe ajo ndeshje nuk shpëtoi nga këto gjëra. Por unë nuk do të merrem me politikën, flas vetëm për sportin, për atë çfarë pashë me sytë e mi dhe çfarë përjetova në atë stadium më 13 tetor. Me aspektin politik të çështjes le të merren të tjerët.

Edhe dronin që valëviti simbolet tona kombëtare mbi stadium, serbët e kanë bërë sipas jush?

Po, pa asnjë dyshim. E thashë, po të hetohet me ndershmëri dhe pa paragjykime, e vërteta del. Në ato masa të rrepta ndalimi kundër shqiptarëve, ishte e pamundur të hynte në stadium ndonjë simbol kombëtar, pa le më një dron i tërë fluturues. Këto janë sajesa të serbëve për të na fajësuar ne...

U tha fillimisht, nga ana e serbëve natyrisht, se telekomandën e dronit e mbante në dorë Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama...

Serbët mund të sajojnë shumë gjëra, po kush i beson? Kjo është krejtësisht qesharake dhe një marrëzi fund e krye. Unë Olsin e kam mik prej shumë vitesh, isha bashkë me të në tribunë dhe dëshmoj pa asnjë mëdyshje se Olsi ka qenë tmerrësisht korrekt në të gjithë sjelljen e tij gjatë gjithë kohës. Le ta gjejnë serbët provokatorin e tyre që natyrisht, sipas meje është një serb. Ashtu siç ishin serbë atë që ulërinin kundër shqiptarëve, si ata që hodhën fishekzjarre e sende të forta, si ata që hynë në fushën e lojës dhe hodhën stola e goditën barbarisht lojtarët tanë.

Një nga akuzat për të cilën po hetohet skuadra jonë është mospranimi për të ridalë në fushën e lojës për të vazhduar ndeshjen. Mos do të ishte më mirë që lojtarët tanë të dilnin e të vazhdonin ndeshjen?

Për çfarë ndeshje e ke fjalën? Sepse aty nuk kishte më ndeshje futbolli, nuk kishte sport. Aty e morën në dorë situatën huliganët serbë, me të cilët u bashkua dhe policia që duhet të ruajë rregullin dhe pastaj kishte ndeshje trup me trup, kishte grushte dhe shkelma, kishte shkopinj gome e gurë. Jo, në ato kushte nuk kishte asnjë shans të vazhdonte loja, prandaj dhe jam plotësisht në një mendje me vendimin që morën tanët, bashkë me kapitenin Cana dhe trajnerin De Biasi, për të mos ridalë në fushën e lojës. Ata që mendojnë të kundërtën, pra se ky ishte një gabim nga ana jonë dhe na ngarkon me përgjegjësi, gabojnë rëndë. Ata, pra në përgjithësi serbët dhe ata që mbrojnë serbët, ose nuk mendojnë me mendje të ftohtë për çfarë ndodhi, ose kanë dashur që stadiumi i Beogradit të mbulohej me gjak. Vendimi që morën lojtarët tanë ishte më i logjikshmi në ato kushte dhe unë i mbështes fortë ata.

Tani ndodhemi në pritje të gjykimit dhe vendimit që do të japë UEFA. Si e prisni atë gjykim dhe vendimin që do të jepet?

Shiko, tani varet se sa fortë do të punojë Federata jonë e Futbollit dhe Armando Duka, për grumbullimin e të gjitha fakteve dhe paraqitjen e tyre para komisionit të UEFA-s. Unë mendoj se ne jemi në pozitë më të favorshme se sa serbët, ne nuk duhet të mbajmë asnjë përgjegjësi dhe aq më pak të dënohemi për atë që ndodhi në Beograd. Këmbëngul që Federata jonë të grumbullojë të gjitha faktet dhe nëpërmjet avokatëve të mos lerë asnjë shteg që faktet të kthehen kundër nesh. Faktet janë të shumta dhe të gjitha flasin në favorin tonë. Ne nuk duhet të impresionohemi nga ndonjë deklaratë e papërgjegjshme apo me tifozllëk, qoftë dhe nga zyrtarë me emër të futbollit, që kërkon të na bëjë ne përgjegjës për dhunën dhe për ato që ndodhën në Beograd, apo për të vënë shenjën e barazimit të përgjegjësisë, midis nesh dhe serbëve.
Intervistoi: XHEVDET SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BLENDI, IDIOTI DHE NJË SHËNIM PËR SHKOLLËN E DRONEVENga ADRIAN THANO (10.20.2014)
'KLITHMA' - GRAFIKË NGA ALBUMI I PIKTORIT AVNI DELVINA (10.20.2014)
PSE GJYKOJ SE DRONIN E LËSHUAN AGJENTË TË BEOGRADITNga GJERGJ KARAISKAJ (10.20.2014)
KRISTO FRASHËRI - HISTORIA, NGJESHUR NË NJË NDESHJE (Intervistë) (10.20.2014)
ARKIV - GAZETA SPORTIVE ITALIANE I QUAN BISHA ULTRASIT SERBË QË SHKAKTUAN TRAZIRAT E TETORIT 2010 -STANKOVIÇ KËRKON NDJESË (10.19.2014)
STUDIMI - JA PSE NA QUAJNË SHQIPTARË DHE PSE I QUAJMË SHKIJELibri 'Shqiptar dhe shqa - Histori popujsh përmes dy emrave etnikë' i Bardhyl DemirajtNga Prof. ANILA OMARI (10.19.2014)
SERBI-SHQIPËRI, 10 EPISODE QË INJOROI UEFANga MAKS XHARDINI, Toscana News (10.19.2014)
MBRËMJA E FERRIT NË BEOGRAD DHE QASJA E FORMIMIT TË ORGANEVE TË REJA TË SHTETIT NË KOSOVËVështrim nga SKËNDER MULLIQI (10.19.2014)
KORI SERB I BRETKOSAVE DHE SHQIPTARËTNga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected]) (10.19.2014)
CILI ËSHTË FAJI SHQIPTAR, SPORTIV APO ZYRTAR?Nga SAIMIR LOLJA (10.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]