E Enjte, 04.18.2024, 08:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MIRKO KOVAÇ - SERBËT, TË PAAFTË PËR PAQE ME FQINJËT

E Martë, 10.21.2014, 07:42am (GMT+1)


"Autokritika" e një sllavi për bashkëkombasit e tij që nuk dinë se çfarë është dialogu, që theren për territore që u kanë shkaktuar shumë vuajtje fqinjëve. Akuza Millosheviçit dhe gjithë atyre që e sollën në pushtet, intelektualë dhe gazetarë.

 
Shkrimtari Mirko Kovaç është shprehur se serbët nuk kanë haber për politikë, nuk kanë haber për kompromise, sepse nuk kanë diplomaci. Ata nuk e dinë çfarë është dialogu, theren për territore dhe janë të paaftë në paqe me fqinjët. Kovaç akuzon serbët për vuajtjet që u kanë shkaktuar në kohëra të ndryshme popujve fqinjë. Ai akuzon jo vetëm Millosheviçin por të gjithë ata që e sollën në pushtet intelektualë, gazetarë, madje edhe klasa qytetare janë përgjegjës në krime. "Vuajtja që ndodh diku tjetër ose në afërsinë tënde, duhet të jetë gjithashtu vuajta jote. Ndonëse krimi nuk vjetërohet, është humbur rasti që Dobrica Qosiqi të gjykohet si një kriminel lufte. Po qe se Serbia do të hynte në Bashkimin Evropian, modeli i të menduarit do të mund të ndryshonte diçka për nja 5-6 dekada" shprehet Kovaç.

Mbi dy dekada keni sinjalizuar për dëmin e politikës serbomadhe, të elitës shpirtërore serbe, me në krye babain fatal të kombit, shkrimtarin Dobrica Qosiqi për frymëzimin dhe propagandimin e politikës hegjemoniste serbomadhe, të politikës së urrejtjes, gjenocidit, luftës. Cili është dimensioni real i dëmit të një politike të tillë dhe përgjegjësia e elitës shpirtërore serbe për pësimet nga lufta dhe për gjendjen e tashme?
Nuk mund të thuhet vetëm ashtu kalimthi është shkaktuar dëm "sepse bëhet fjalë për jetë njerëzore, për vdekje të civilëve, vdekje të fëmijëve të pafajshëm. Të ashtuquajturat dëmet materiale mund të sanohen, por krimet që kanë mbetur pas babait fatkeq dhe të bashkëpunëtorëve dhe ndihma qarëve të tij, janë diçka që hyjnë në historinë e turpshme të neverisë". Para disa ditësh në javoren boshnjake, "Dani", miku im Marko Veshoviçi, poet i shkëlqyeshëm dhe një figurë madhore morale e kësaj kohe, ka shkruar bukur një libër i cili flet për kohën e ndërhyrjes së NATOs, kur e përmend rastin e një vajze shqiptare të rrëmbyer diku në shpatet e Kopaonikut. Fqinja e asaj familjeje shqiptare, serbja, ka shkuar te ushtarët që t'i lusë ta lirojnë vajzën, sepse ishin komshinjtë e tyre, shqiptarë, njerëz të pafajshëm. Ai ushtari serb e kishte marrë në pyetje atë bashkëkombësen e vet, e kishte nxjerrë thikën dhe para saj e kishte therur vajzën shqiptare. Veshoviçi më tej thotë se sikur të ekzistonte vetëm kjo vrasje, e vetme, do të duhej penduar i tërë populli serb. Ose, Zoti do të duhej ta dënonte në tërësi. E, pastaj Veshoviçi me zhgënjim konkludon: "Por, Zoti është një thashethemnajë e paverifikuar".

Çfarë sugjeron teza e Qosiqit se tokat serbe janë shumë më të mëdha nga populli i cili jeton në to? Ndërkaq, historiania serbe, Latinka Peroviç, mendon krejtësisht ndryshe, serbet humbin në luftë atë që mezi disi e kanë arritur, e kanë arnuar në paqe?

Për këtë kam shkruar në një tekst më të gjatë për Qosiqin. Aty kam thënë se një konstatim i tillë qesharak, kavanesk, joserioz, në asgjë i bazuar, por pas së cilit janë kallur naciofilët, e ka ngritur aq shumë themeluesin e saj, aq sa askush më, pastaj nuk ka pasur guxim ta verifikojë apo ta ristudiojë, sepse ishte pranuar si një fakt, si një e vërtetë e pa rrënuar, si një çast lucid i Mesisë. Më pas deklarohet edhe vetë krijuesi i kësaj thënieje të mençur, duke shtuar se në këtë thënie e ka bazuar tërë jetën vetanake dhe se "e ka sublimuar eksperiencën e vet dhe vitet e të medituarit". Historiania, shkrimtarja e mrekullueshme, personi i mrekullueshëm, Latinka Peroviç mendon krejtësisht ndryshe, duke pohuar se më parë mund të thuhet se serbët humbasin në luftë atë që në një mënyrë, mezi e kanë arnuar në paqe. Ajo thotë se Serbia nga viti 1876 çdo 14 vjet e ka bërë nga një luftë. Kjo do të thotë së serbët nuk kanë haber për politikë. Latinka pohon se politika, pos të tjerash, është edhe evitim i rrezikut. E, lufta është rrezik dhe fatkeqësi, e cila të gjithë i hedh prapa. Ajo që serbët e humbin në paqe, do të thotë se nuk kanë haber për kompromise, se nuk kanë diplomaci, se nuk dinë çfarë është dialogu, se theren për territore, se janë të paaftë në paqe me fqinjët etj. Kjo krenari e humbësit realisht është ndjenjë e inferioritetit, prandaj edhe ndodh rënia si e pa kokë në luftëra. Lufta është gjendje e papërgjegjësisë, mundësi krimi, një lloj ndjekjeje primitive dhe e gjuetisë ndaj tjetrit dhe të ndryshmit, të tjetër farit.

Qosiqi dhe kompania me veprimtarinë e gjithëmbarshme a kanë krijuar rrethana që nacionalizmi të shndërrohet në një gjendje patologjike, për krijimin e ndjenjës së pasigurisë të populli vetanak dhe a e kanë kultivuar frikën psikotike për rrezikueshmërinë e serbeve?
Gjithçka kjo ka ndodhur në hapësirat tona, rrjedh nga këto kuzhina nacionaliste serbe. Ngjizja e ish-komunistëve, e Kishës dhe e çetnikëve ka luajtur rolin kyç në luftërat e kaluara. Serbet i kanë nxitur luftërat në Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë, por ata sikur këtë e harrojnë gjithnjë e më shumë, kurse historianët e tyre tashmë gjejnë arsyetime për krimet që i kanë bërë. Së shpejti do të dalë se ata janë qengja të pafajshëm!
Nacionalizmi nuk mund të eliminohet aq lehtë e shpejt, sidomos nga shoqëria serbe, ku është aq i rrënjosur. Nacionalizmi sikur ka mbetur i paprekur, keni shkruar. Cilat janë pikëmbështetjet e nacionalizmit serb dhe a janë mbetur të paprekura ato shtylla?
Elita është pikëmbështetje sot sikur ishte edhe në të kaluarën. Millosheviçi nuk ka ardhur vet në pushtet, as që i ka bërë vetëm krimet. Me të ishin pothuaj të gjithë intelektualët, Shoqata e Shkrimtarëve Serbë, Shoqata e Artistëve Serbë, Akademia e Shkencave, gazetarët, institucionet e kulturës, Kisha, policia, ushtria edhe vet opozita, madje edhe klasa e dikurshme qytetare, e cila atë e shihte si antikomunist i cili serbëve ua ka kthyer dinjitetin. Ky është një konceptim i gabuar dhe i sëmurë i dinjitetit.

A kanë ndodhur në Serbi ndërrimet esenciale politike pas rënies e vdekjes së Millosheviçit, a është bërë demillosheviçizimi. A ka ndryshime esenciale në planin e kulturës. Keni deklaruar se serbët për një kohë të gjatë nuk do të dalin nga bërlloku. Një popull që i kremton kriminelët sikur është Karaxhiçi, Mlladiçi apo Millosheviçi, populli tek i cili Shesheli mund të këtë ithtarë, nuk ka perspektivë?
Vështirë që të paraqitet një psikolog i tillë. Kjo është vetëm një metaforë, figurë që e kam përdorur. Duhet zhdukur plotësisht ky model, për çfarë duhet një periudhë e gjatë kohore. Po qe se Serbia do të hynte në Bashkimin Evropian, do të mund të ndryshonte diçka për nja 5-6 dekada.

A konsideroni se duhet të përgjigjen disa intelektualë, letrarë, artistë serbë, të cilët me paraqitjet dhe me veprimin e tyre kanë nxitur urrejtjen etnike, mos tolerancën, luftën e krimet?
Po, kjo është dashur bërë deri tani. Ta zëmë Milorad Vuçeliçi, i cili ishte drejtor i Televizionit të Millosheviçit, një luftë nxitës, është po aq kriminel sa edhe Millosheviçi. Ai sot udhëheq një revistë dhe nuk bashkëndien me bashkëmendimtarët e vet shpirtërorë e moralë, të cilët gjykohen në Hagë. Sikur të ishte i moralshëm, do të solidarizohej me pajtashët (jaranët) e tij dhe vullnetarisht do të shkonte në Hagë.

Mirko Kovaç ishte shkrimtar malazez, kroat dhe serb

Kovaç lindi në fshatin Petrovici Nikshiq (në atë kohë në Drina Banovina, Mbretëria e Jugosllavisë, tani në Mal të Zi). Veprat e tij janë romanet: GubiliÅ¡te, Moja sestra Elida, Malvina, Ruganje s duÅ¡om, Vrata OD utrobe (të cilat i dhanë atij Çmimin NIN në vitin 1978), Uvod u drugi Zivot, Kristalne reÅ¡etke, Grad u zrcalu, dhe tregimet e shkurtra: Rane luke MeÅ¡trovi?a i Nebeski zaru?nici; përmbledhje esesh: Evropska trulež i drugi eseji, Na odru, Cvjetanje Mase, Elita Gora od rulje; Scripts film Okupacija U 26 slika. Ai botoi Knjiga pisama me shkrimtarin serb Filip Davidit. Ai mori çmimin serb "Andiç" në vitin 1987, çmimin suedez Tucholsky (1993), Çmimin Gjermane Herder (1995), Çmimin malazez Njegosh (2009) dhe çmimin Trinaestojulska (2004), Çmimin Vilenica sllovene (2003) dhe çmimin kroat Vladimir Nazor (2008). Ai jetoi në Beograd, por u transferua në Rovinj, Kroaci, vendlindjen e gruas së tij, pasi Millosheviçi erdhi në pushtet.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUSHTA I GOLIT TË FAMSHËM TË 87-ës: DRONIN E LËSHUAN SERBËT (Intervistë) (10.20.2014)
BLENDI, IDIOTI DHE NJË SHËNIM PËR SHKOLLËN E DRONEVENga ADRIAN THANO (10.20.2014)
'KLITHMA' - GRAFIKË NGA ALBUMI I PIKTORIT AVNI DELVINA (10.20.2014)
PSE GJYKOJ SE DRONIN E LËSHUAN AGJENTË TË BEOGRADITNga GJERGJ KARAISKAJ (10.20.2014)
KRISTO FRASHËRI - HISTORIA, NGJESHUR NË NJË NDESHJE (Intervistë) (10.20.2014)
ARKIV - GAZETA SPORTIVE ITALIANE I QUAN BISHA ULTRASIT SERBË QË SHKAKTUAN TRAZIRAT E TETORIT 2010 -STANKOVIÇ KËRKON NDJESË (10.19.2014)
STUDIMI - JA PSE NA QUAJNË SHQIPTARË DHE PSE I QUAJMË SHKIJELibri 'Shqiptar dhe shqa - Histori popujsh përmes dy emrave etnikë' i Bardhyl DemirajtNga Prof. ANILA OMARI (10.19.2014)
SERBI-SHQIPËRI, 10 EPISODE QË INJOROI UEFANga MAKS XHARDINI, Toscana News (10.19.2014)
MBRËMJA E FERRIT NË BEOGRAD DHE QASJA E FORMIMIT TË ORGANEVE TË REJA TË SHTETIT NË KOSOVËVështrim nga SKËNDER MULLIQI (10.19.2014)
KORI SERB I BRETKOSAVE DHE SHQIPTARËTNga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (10.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]