E Hënë, 12.16.2019, 05:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
GJAKU GJUHËSOR I SHQIPES
Nga RRUSTEM GECI

E Mërkurë, 10.22.2014, 08:28am (GMT+1)


( Zotërimi i mirë i gjuhës standarde shqipe është detyrë intelektuale, detyrë qytetare, e në radhë të parë, detyrë e çdo mësuesi, të çdo lënde. që atë ta zbatojnë dhe ta respektojnë…)
B. Kryeziu

Albanalogu i shquar shqiptar, dhe shkrimtari, Bahtijar Kryeziu, këto ditë doli me libër të ri „Recensa Filologjike“. Në këtë libër janë përfshi Recensa, nga Onomastika, Gjuhësia, Monografitë, dhe shkrime të tjera. Autorë të shkrimeve janë studiues nga tërë hapësira shqiptare. Harta e autorëve është Shqipëria natyrale. Libri „Recensa Filologjike“ i Albanalogut Bahtiar Kryeziut, ka 270 faqe, dhe është libri i 14- të i tij. Pemës së gjuhës shqipe çdo ditë po i shtohen llastar të ri. Urojmë Bahtiar Kryeziun, për këtë libër me vlera dhe mesazhin që bart.

Bahtiar Kryeziu lindi në Roganë të Dardanës, më 1.8.1949. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Gjimnazin në Dardanë. Pas shkollës së mesme, Bahtijari, rend drejt universit për mësim e dije, rend rrugën, me jo pak sakrifica, për t’u ngjitur drejt majave të dijes e të shkencës, atyre majave të cilave ua mësyjnë shumë e ia dalin pak vetë.
Në Universitetin e Prishtinës, Bahtijar Kryeziu, regjistrohet në Fakultetin e Filologjisë (atëherë Fakulteti Filozofik), Departamenti Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. I pasionuar pas artit dhe shkencës, ai mëson dhe zbulon më të panjohurat. I dashuruar në gjuhën dhe artin e fjalës, me ambicie të mëdha, si pak shokë të tij, Kryeziu, në afat rekord merr diplomën e fakultetit.

Në moshën më të bardhë të rinisë (siç themi ne), sa për të plotësuar nevojat elementare ekonomike të asaj kohe të rëndë, po aq edhe për të mbjellë farën e shqipes te brezat e rinj, Bahtijari, merr ditarin në dorë për të ligjëruar gjuhën e zjarrtë – gjuhën shqipe. Atë gjuhë që e lëruan, e pasuruan dhe e pastruan me aq përkushtim e mjeshtri: bilbili i zëëmbël – Naim Frashëri, babai i shqipes – Kristoforidhi, artisti i fjalës së shkruar – Gjergj Fishta, arushani dhe ustai më i mirë i letrarishtes sonë, mësuesi shumë i respektuar i Kryeziut – akademik Idriz Ajeti, po edhe akademik Besim Bokshi, akademik Gjovalin Shkurtaj, akademik Rexhep Ismajli, prof. dr. Emil Lafe, prof. dr. Enver Hysa, prof. dr. Seit Mansaku dhe emra të tjerë, të cilët si dje, ashtu dhe sot janë kryefjala e gjuhës sonë të bukur, asaj gjuhe të cilën Kadare me të drejtë e rendit ndër 10 gjuhët e përparuara në planetin tokë.

Asnjëherë nuk kam menduar t´i rrëfej ato vite, më thotë Bahtjari. Idetë e të krijuarit janë në secilën shkronjë. Që kur isha student unë e kuptova qartë mesazhin e Rilindjes Kombëtare. Dhe në saje të atij mesazhi, unë i caktova vetes detyrat e së ardhmes.

Libri i tokës – shton Bahtijari, është libri më i lashtë. Në atë libër janë të gjitha artet dhe shkencat.Leximi im fillestar ishte onomastika (toponimia – emërvendet, patronimia, antroponimia dhe zanafilla e tyre), fosilet gjuhësore të së kaluarës dhe gjaku e rrënjët e shqipes. Shkrimet e mia të para dhe më serioze, siç cekëm më sipër, qenë ato për emërvendet, si nga aspekti diakronik, ashtu edhe nga ai sinkronik, si dhe debatet për problemet e gjuhës, në librat tanë, në mjetet e informimit elektronik, në shtypin e ditëve tona etj., pra, sidomos sot, në kohën e një globalizimi edhe gjuhësor dhe të statusit goxha shpërfillës të shqipes, të kësaj shenje kombëtare.

Gjatë punës sime shumëvjeçare, vazhdon profesor Kryeziu, kam hetuar se emërvendet (toponimet) janë minierë e pashtershme që dëshmojnë për rrënjët dhe shtrirjen e gjuhës shqipe në ato tërthore ku jetojnë ose kishin jetuar bijtë e shqipes- të parët tanë. Profesor doktor Bahtijar Kryeziu është personalitet i nderuar, si në shkencën e albanologjisë, ashtu edhe në veprimtarinë edukativo-arsimore në Universitetin e Prishtinës e më gjerë, këtu e 33 vjet më parë.

Përse i takon epiteti “personalitet” dëshmon fakti se veprat e tij në fushë të gjuhësisë janë vlerësuar lart, nga 40 studiues të shquar fushash të ndryshme albanologjike (akademikë, profesorë doktorë e ekspertë të tjerë). Bahtijar Kryeziu është autor i 12 veprave të botuara, i një libri në botim, i dy veprave në dorëshkrim (me gjithsej 5 mijë e 7 faqe tekst të shkruar e botuar), pa llogaritur dhe mbi 140 publikime shkencore: në revista, gazeta e botime të veçanta, të botuara në Kosovë dhe jashtë Kosovës.

Prof. dr. Bahtijar Kryeziu, përveç veprave të zëna në gojë dhe publikimet e tjera, për nevojat e studentëve të Fakultetit të Edukimit, ka botuar edhe katër dispensa: në fushën e gjuhësisë (të kulturës dhe standardit të gjuhës), të shkrimit akademik dhe të metodologjisë së gjuhës amtare. Krahas angazhimit të tij mësimdhënës, punës hulumtuese-shkencore, ai, në institucionet universitare, ka ushtruar edhe detyra me përgjegjësi: për disa mandate ishte shef i departamentit të Programit fillor, një mandat zëvendësdrejtor, dy man¬date drejtor i ShLP-së, kurse me themelimin e Fakultetit të Edukimit të Prishtinës (2002), dy mandate ishte zëvendësdekan i FE-së – Qendra në Gjilan. Edhe 4 mandate ka qenë anë¬tar i Senatit të UP-së, anëtar i Këshillit Shtetëror të Kosovës për Kurrikulën parauniversitare etj. Po ashtu, Kryeziu, ka bërë edhe punën e lektorit dhe të recensuesit të disa veprave, si dhe të recen¬sentit për shumë kandidatë për titujt universitarë. Ka marrë pjesë në mbi 46 try¬eza shkencore, konferenca, simpoziume, kongrese e tubime të tjera shkencore, në vend dhe jashtë vendi, si dhe mbi 15 herë ka pasur qëndrime studimore në univer¬sitete të shteteve të jashtme.
Bahtiar Kryeziu është anëtar i kryesisë së Shoqatës së Gjuhës Shqipe të Kosovës dhe anëtar i Redaksisë së revistës “Kuturë gjuhe” që e boton kjo shoqatë etj. Shih për këtë, edhe njësia akademike e Universitetit të Prishtinës, Fakulteti i Edukimit, më 3 shtator 2012, profesor Bahtijarin e kishte propozuar për anëtar të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës – një mirënjohje dhe pranim për zotimin e tij që edhe i takon. Ky shkrim do të jetë tepër i shkurtër për të përmbledhur dhe analizuar 12 veprat e prof. dr. Bahtjar Kryeziut dhe për gjithë atë veprimtari të tij aq të gjerë dhe aq të thellë.

Publik i nderuar, pasionantë të gjuhës, është kënaqësi e madhe për mua, të intervistoj një artist të fjalës, një shkencëtar, një publicist, një monografist, një moderator krijues dhe një mbjellës të gjuhës së ëmbël shqipe. Shkencëtarët e gjuhës (që studiojnë rrënjët e shqipes dhe të kombit tonë), jo rrallë, janë heronj të pranuar të dijeve. Në këtë vazhdë edhe Prof. dr. Bahtjar Kryeziu, vazhdon të hulumtojë pareshtur për çështje të pashkruara, të pazbuluara, të pathëna deri më tashti në shkencën e gjuhës sonë.
Veprat e Bahtiar Kryeziut, si në rrafshin kohor, ashtu edhe në atë hapësinor, janë të mirëfillta, aktuale dhe me interes për gjuhësinë dhe kulturën tonë. Studiuesi i shquar, Emil Lafe, profesor nga Shqipëria, recensent i librit të prof. dr. Bahtjar Kryeziut, “Shqipja e sotme – këndvështrim teoriko-praktik”, duke folur për këtë vepër vlerëson se libri “Shqipja e sotme”që doli nga shtypi, përfaqëson një përmbledhje shkrimesh tematike: “Kundrime gjuhësore”, “Kumtime”, “Gjuha dhe shkolla”, “Gjuha në praktikë”, dhe trajtesat e renditura që zënë një të tretën e vëllimit të librit, u kushtohen çështjeve që diskutohen sot më së shumti lidhur me shqipen standarde, me kërkesat për përmirësime, ndryshime, rishikime etj., dhe që frymëzohen jo rrallë nga motive jashtëgjuhësore.

Me këtë libër prof. dr. Bahtijar Kryeziut pasuron bibliotekën e gjuhësisë Normative Shqiptare me një vepër jo vetëm me vlerë shkencore, por edhe me rreze veprimi të gjerë. Libri u drejtohet të gjithëve e veçmas, kolegëve të tij në fushën e studimit e të mësimdhënies, të cilët do të gjejnë aty pikëpamje, ide, argumente, probleme, shqetësime, rreth të cilave edhe ata vetë kanë shkruar e menduar. Me të drejt shkruan Lafe, libri “Shqipja e sotme”,ka vlerë të veçantë për mësuesit e gjuhës, për studentët dhe për ata që merren me probleme praktike të gjuhës standarde në Ente të ndryshme botuese, në gazeta e revista, në administratë etj.

Prof. dr. Bahtiar Kryeziu është një mësues i mirë dhe një autor i librave të mirëfilltë. Mendimi im – vazhdon Lafe, se prof. dr. Bahtjar Kryeziu, ka aftësinë dhe durimin që studentëve të vet t’u krijojë bindjen e shëndoshë se zotërimi i mirë i gjuhës standarde është detyrë intelektuale, detyrë qytetare, e në radhë të pare, detyrë e çdo mësuesi të çdo lënde.

Ndërsa akademik Gjovalin Shkurtaj, profesor nga Shqipëria, i cili, duke folur për veprën e prof. Bahtjarit, shprehet: “Me doktoraturën dhe pastaj monografinë e tij “Onomastika e Hashanisë”, z. Bahtiar Kryeziu hyn “me këmbë të mbarë”në shkencë, duke e vijuar me sukses punën e tij hulumtuese e shtjellimet, jo vetëm në lëmin e onomastikës, po edhe duke shkruar e botuar një varg të tërë veprash: monografi, libra për kulturën e gjuhës dhe për aspekte me rëndësi të shqipes së sotme dhe tekste e parashtresa me vlerë për shkollën shqipe.

Shkenca albanologjike dhe studimet mbi të tashmen janë të zgjeruara në të gjitha fushat e dijeve humanistike: nga arkeologjia, mitologjia e deri te antropologjia e semasiologjia. Rogana (ish-Rogaçica, të cilën profesor Kryeziu e “kryqëzoi” shqip, madje 10 vjet para fillimit të standardizimit të emërvendeve në Kosovë) dhe qytetarët e saj, janë krenar për birin e tyre: shkrimtar, shkencëtar dhe publicist. Gjuha dhe të mbjellat e saj nuk kanë të përcaktuar, as kohë as stinë. Krijuesit e saj të mirëfilltë, janë brenda zemrës së shkronjave dhe gjelbërimit të tyre.

RRUSTEM GECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
“JUP  KASTRATI  KY  BIR (K...)  I  MADH  I  SHKODRES !Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nëse dishroni me pa një popull pa t’ ardhme, “shkatrroni shkolla (10.22.2014)
NDËRHYRJA GREKE NË TEKSTET SHQIPTARENga HALIL RAMA (10.21.2014)
MIRKO KOVAÇ - SERBËT, TË PAAFTË PËR PAQE ME FQINJËT (10.21.2014)
KUSHTA I GOLIT TË FAMSHËM TË 87-ës: DRONIN E LËSHUAN SERBËT (Intervistë) (10.20.2014)
BLENDI, IDIOTI DHE NJË SHËNIM PËR SHKOLLËN E DRONEVENga ADRIAN THANO (10.20.2014)
'KLITHMA' - GRAFIKË NGA ALBUMI I PIKTORIT AVNI DELVINA (10.20.2014)
PSE GJYKOJ SE DRONIN E LËSHUAN AGJENTË TË BEOGRADITNga GJERGJ KARAISKAJ (10.20.2014)
KRISTO FRASHËRI - HISTORIA, NGJESHUR NË NJË NDESHJE (Intervistë) (10.20.2014)
ARKIV - GAZETA SPORTIVE ITALIANE I QUAN BISHA ULTRASIT SERBË QË SHKAKTUAN TRAZIRAT E TETORIT 2010 -STANKOVIÇ KËRKON NDJESË (10.19.2014)
STUDIMI - JA PSE NA QUAJNË SHQIPTARË DHE PSE I QUAJMË SHKIJELibri 'Shqiptar dhe shqa - Histori popujsh përmes dy emrave etnikë' i Bardhyl DemirajtNga Prof. ANILA OMARI (10.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]