E Mërkurë, 10.16.2019, 05:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NË JAVËN E TETORIT GJERMAN PIANISTI SHQIPTAR ENDRI NINI QË SHKËLQEN NË GJERMANI DHE SKENAT E EUROPËS

E Enjte, 10.23.2014, 10:06am (GMT+1)



Në Shqipëri ka nisur Java Gjermane. Ambasadori gjerman në Tiranë Hellmut Hoffman në fjalën e tij përshëndetëse vë në dukje traditën e bukur dhe tashmë fikse që është krijuar në Shqipëri. „Është vjeshta e tetë që Ambasada e Gjermanisë në Tiranë në kuadrin e  "Tetorit Gjerman" organizon „Javën Gjermane“. Të bashkojmë njerëzit, të kapërcejmë kufijtë dhe të krijojmë rrjete komunikimi – ky eshtë leitmotivi i Tetorit Gjerman.“ „Ne dëshirojmë“, vazhdon më tutje Ambasadori Hoffman  „që edhe këtë vit ta shndërrojmë Tetorin Gjerman në një festë krejtësisht të veçantë të miqësisë gjermano-shqiptare“ me një spektër të gjërë aktivitetesh.

 

Pikërisht në këtë kontekst vjen në Shqipëri, me ftesë të Ambasadës Gjermane edhe  Kuarteti Flex Ensamble, Ansambi Fleks për t’u bërë pjesë e këtij aktiviteti të madh kulturor. Kuarteti përbëhet nga shqiptari Endri Nini (piano), Kana Sugimura (violine), Anna Szulc-Kapala (viole) dhe Martha Bijlsma (violoncel).

 

ENDRI NINI I NDERUAR ME SHUMË ÇMIME NDËRKOMBËTARE

SHKËLQEN NË GJERMANI DHE SKENAT E EUROPËS


 

Artistët shqiptarë në botë janë histori suksesi. Ashtu si është edhe Endri Nini.

Endri Nini ka lindur në 1984 në Tiranë. Ai studioi për piano në Karlsruhe, Londër dhe Hannovër dhe ka marrë mësime nga pianistë të famës botërore si Aldo Ciccolini, Andras Schiff dhe Stephen Kovacevich.

Endri ka fituar shumë çmime në konkurse të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare duke përfshirë edhe çmimin e tretë në konkoursin International de Piano "Ile de France" në Paris në vitin 2009. Në të njëjtin vit ai mori çmim nga Fondacioni Solti në Mbretërinë e Bashkuar.

Aktivitetet Artistike të Endrit përfshijnë koncerte në Athinë, Londër, Vjenë, Berlin, Romë, Hamburg, Krakov,Frankfurt dhe shfaqje si solist me orkestra si Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptarë,  Orkestra Filarmonike e Baden-Baden, Orkestra e Akademisë së Arteve Tiranë, Orkestra e Dhomës Karlsruhe dhe Orkestra e Dhomës të Tiranës.

Endri Nini ka performuar në festivale si: Annecy, Prusisë Kovi, Holland Music Sessions, de la Rajoni Franche-Comte, Chamber Music Festival Hanover dhe Allegretto Albania. Ai ka luajtur me instrumentistë te shquar boteror Sabine Meyer, Gustav Rivinius, Ingolf Turban dhe William Bennett dhe ka kryer regjistrime për Radio Tirana, Südwestrundfunk dhe Radio Semnoz në Francë.

Endri Nini ka fituar bursa nga Alfred-Toepfer-Stiftung, DAAD dhe Villa Musica-Stiftung.

Ndërkohë Endri Nini është pjesë e kuartetit të  Flex Ensamble, një grup shumë i suksesshëm në Gjermani i vlerësuar jashtëzakonisht nga mediat gjermane për kurajon dhe origjinalitetin artistik.

 

ENDRI NINI PJESË E KUARTETIT FLEX ENSAMBLE

 

Në maj të vitit 2011 Flex Ensemble debutoi në Festivalin e Muzikës së Dhomës në Hanover. Disa kohë më parë, Kana Sugimura (violinë), Anna Szulc-

Kapala (violë), Martha Bijlsma (violonçel) dhe Endri Nini (piano) u takuan rastësisht për një seri provash përgatitore për evenimente të rëndësishme muzikore në Berlin, Hanover dhe Bremen.

Nga kjo rastësi lindi ideja e krijimit të një ansambli të ri të muzikës së dhomës. Të katër muzikantët, secili prej tyre fitues çmimesh në konkurse ndërkombëtare dhe solistë të suksesshëm, u mblodhën për të themeluar Flex Ensemble.

Veçantia e ansamblit, që e dallon nga kuartetet tjera, qëndron te fleksibilteti në formacion dhe repertor. Artistët paraqiten në koncerte jo vetëm si kuartet për piano e harqe, por edhe si solistë, duo ose trio.

Flex Ensemble ka koncertuar në serine e koncerteve “Mozartiade” si dhe në Festivalin e Muzikës së Dhomës në Hanover. Ekzekutimi i tyre ne kuadrin e “Start-Junge Künstler Live” u transmetua drejtpërdrejt nga NDR (Radioja e Gjermanisë Veriore).

Ne shkurt te vitit 2012 Flex Ensemble fitoi konkursin e shtëpisë së regjistrimeve “Syntonia Musikproduktion” dhe në maj u ftua të regjistrojë CD-në e parë. Ne prill të po këtij viti ansambli fitoi audicionin e Fondacionit te Muzikës së Dhomës “Villa Musica” të landit “Rheinland-Pfalz”, ndërsa në maj u vleresua me çmimin e Fondacionit.

Flex Ensemble ka arritur shpejt te jete nje nga ansmblet me dinamike të gjeneratës së tij. Një vit pas krijimit të tij, Flex Ensemble është vlerësuar me çmimin e parë në konkursin ndërkombetar për muzike dhome „Robert Schumann“ në Frankfurt, si dhe me çmimin special per interpretimin me te mire te vepres se Schumann. Ansambli eshte gjithashtu fitues i çmimeve ne konkursin nderkombetar „Premio Trio di Trieste“ ne Itali dhe ne konkursin nderkombetar te muzikes se dhomes Kiejstut Bacewicz ne Łódź te Polonise. Gjithashtu Fondacioni „Solti“ ne Londer e ka vleresuar ansamblin me nje çmim ne kuadrin e programit te tij ne mbeshtetje te muzikanteve te rinj.


Si rezultat i ketyre sukseseve Flex Ensemble ka debutuar ne skena te rendesishme nderkombetare si në Concertgebow Amsterdam, në Alte Oper Frankfurt, në Qendren Kombetare te Arteve ne Pekin, ne Festivalin e Muzikes ne Menton, ne Festivalin Podium ne Esslingen, ne Sommerliche Musiktage Hitzacker si dhe ne Festivalin Nderkombetar te Muzikes REMUSICA ne Prishtine. Shume nga keto evente jane regjistruar nga radiot NDR dhe SWR te Gjermanise sie dhe Radio 4 i Amsterdamit.


Perveç aktivitetit si kuartet për piano dhe harqe, Flex Ensemble bashkepunon me nje sere muzikantesh te shquar per te zhvilluar koncepte koncertesh te nje spektri te gjere. Performanca e Ansamblit te „Ode to Napoleon Buonaparte“ nga Arnold Schönberg per kuintet dhe aktor ne kuadrin Festivalit „New York“ ne Hanover  se bashku me aktorin Henning Nöhren dhe violinistin Oliver Wille eshte pritur me ovacione.
 

Flex Ensemble eshte ekzekutues i disa premierave boterore te veprave te kompozitoreve te rinj si, kuarteti per mandoline nga Victor Kioulaphides, kuarteti “Refrain in Extenso“ nga Maurilio Cacciatore si dhe trioja e harqeve „Dardania Sacra“ nga Kreshnik Aliçkaj.

Kuarteti Flex Ensemble studiojnë me Markus Becker dhe Oliver Wille ne Universitetin e Muzikes, Drames dhe Mediave ne Hanover. Ata jane perfitues te nje burse nga Fondacioni Villa Musica, e cila ju jep mundesine te punojne me mentore me influenece si Günther Pichler (Alban Berg Quartet) dhe Juliard String Quartet.


Ne korrik te 2014 Ansamblit i besohet pozicioni i drejtuesit artistik te International Chamber Music Fest Rheinhessen ndersa ne 7 nentor pritet te lancohet CD e pare nga shtepia diskografike Genuin Classics me vepra nga Johannes Brahms, Astor Piazzolla dhe Stephen Hartke.

Në sajë të formatit brilant, Flex Ensamble, pjesë e të cilit është edhe artisti shqiptar Endri Nini janë ftuar nga Ambasada e Gjermanisë për të dhënë koncerte në Shqipëri me një repertor nga Richard Strauss.

Ju ftojmë të mos mungoni për t’i ndjekur. Endri Nini në piano bashkë trion me harqe do të performojnë më 25.10.2014, ora 18.00 tek Qendra kulturore "Vangjush Mio“, Korçë; më 26.10.2014, ora 19.00, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, Tiranë dheKoncerti përmbyllës i pjesëmarrësve: 29.10.2014, Salla e Madhe e Universitetit të Arteve, Tiranë. Ju presim !

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TREGON KOSTANDIN GRILLO, KOMENTATORI I NDESHJES SHQIPËRI-SERBI: „SERBËT I KANË VENË EMRIN E PLATINISË NJË KOMPLEKSI TË MADH SPORTIV NË BEOGRAD“ – INTERVISTOI ELIDA BUÇPAPAJ (10.23.2014)
KADRI MORINA - SHQIPTARI QË SHTROI DREKËN PËR PAPA FRANÇESKUN NË TIRANË (10.23.2014)
DIKTATURA, DEMOKRACIA APONga SALI BOLLATI (10.23.2014)
GRIDA DHE JOZEFINA MOLLË SHERRI - PD NUK I ZGJEDH DOT FORUMETNga viti 2004 kjo parti nuk zgjedh dot forume të reja (10.23.2014)
FAHRI MUSLIU - E VËRTETA PËR ATËSINË E VUÇIÇIT (Intervistë) (10.23.2014)
USHTRIA KANADEZE - PRÉ E AKTEVE TERRORISTENga AJET NURO, Montreal, Kanada (10.22.2014)
SOKOL BALLA - BATON HAXHIU SPIUNOI TEK SERBËT PËR OLSI RAMËN (10.22.2014)
AKADEMIK MARK KRASNIQIT I UROJMË DITËN E LINDJES (10.22.2014)
GJAKU GJUHËSOR I SHQIPESNga RRUSTEM GECI (10.22.2014)
“JUP  KASTRATI  KY  BIR (K...)  I  MADH  I  SHKODRES !Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nëse dishroni me pa një popull pa t’ ardhme, “shkatrroni shkolla (10.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]