E Mërkurë, 11.20.2019, 12:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PAJTIM KASAMI FLET PËR GOLIN NDAJ JUVES

E Premte, 10.24.2014, 09:05am (GMT+1)


Pas golit të shënuar në sfidën kundër Juventus, futbollisti i Olimpiakos Pajtim Kasami është vënë në qendër të kritikave të mediave greke, për faktin se ai festoi duke krijuar me duar simbolin e shqiponjës dykrenore.

Mediat greke e kanë quajtur veprimin e tij një provokim të rëndë, duke theksuar se shqiponja është një simbol i “Shqipërisë së Madhe”.

Gjatë ndeshjes Juventus-Olimpiakos, në stadium ka pasur edhe disa flamuj serbë dhe pikërisht për këtë arsye, mediat greke pretendojnë se festimi i Kasamit ka ardhur pikërisht për të rikujtuar flamurin që u valëvit në stadiumin e Beogradit në 14 tetor.

Një prej gazetave ka arritur deri aty sa ka kërkuar që Pajtim Kasami të shpallet person “non grata”.

Ndërkohë klubi ku luan Kasami, Olimpiakos, ka deklaruar se po përgatit një gjobë kundrejt lojtarit, duke qenë se sipas klubit grek, festimi i tij kalon caqet e festimit sportiv.

Në reagimin e tij futbollisti 22-vjeçar është shprehur se veprimi lidhet me origjinën e tij dhe të familjes së tij. ‘Prindërit e mi, vëllai im dhe motra ime kanë lindur në Strugë dhe janë shqiptarë. Kjo është arsyeja pse e bëra flamurin e Shqipërisë, - u shpreh Pajtim Kasami.

Shqiptari i Strugës bëri vetëm një mesazh të shkurtër në Facebook ku ka përshëndetur në anglisht dhe në shqip. Pas ndeshjes, ai nuk komentoi për shqiponjën, foli thjesht si futbollist.

“Unë e dija se Juventusi ishte një skuadër shumë cilësore, më e forta në Itali. Shpesh në Champions League ndodh që ai që shënon i pari, edhe e fiton ndeshjen. Na mjaftoi një gol. Donim të mos bënim gabime dhe të neutralizonim cilësitë e padiskutueshme të Pirlos, Vidalit apo Pogbasë” - tha Kasami.

Mesfushori 22-vjeçar është një nga lojtarët më të mirë të Olimpiakosit që synon të fitojë titullin në Greqi dhe të kualifikohet për në fazën e dytë në Champions

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MEMO NATO-s DHE BE-së PËR PUTININ NË BEOGRADNga PETRIT HALITI (10.24.2014)
GAZETARI SOKOL BALLA DHE ANALISTI HALIL MATOSHI, NË EMISIONIN SHQIP TË TOP CHANNEL JANË PËRPLASUR ASHPËR NË LIDHJE ME NACIONALIZIMIN (10.24.2014)
ÇAMÇAKËZI  I  “AKADEMISË  SË  SHKENCAVE”...Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë... Pjesë e origjinalit të letres së At P. Mëshkallës...Nga FRITZ RADOVANI (10.24.2014)
NUK DUHET TË KEMI ILUZIONE SE NGA SHTAZËT MUND TË KRIJOJMË NJERËZVështrim nga SKËNDER MULLIQI (10.24.2014)
NË JAVËN E TETORIT GJERMAN PIANISTI SHQIPTAR ENDRI NINI QË SHKËLQEN NË GJERMANI DHE SKENAT E EUROPËS (10.23.2014)
TREGON KOSTANDIN GRILLO, KOMENTATORI I NDESHJES SHQIPËRI-SERBI: „SERBËT I KANË VENË EMRIN E PLATINISË NJË KOMPLEKSI TË MADH SPORTIV NË BEOGRAD“ – INTERVISTOI ELIDA BUÇPAPAJ (10.23.2014)
KADRI MORINA - SHQIPTARI QË SHTROI DREKËN PËR PAPA FRANÇESKUN NË TIRANË (10.23.2014)
DIKTATURA, DEMOKRACIA APONga SALI BOLLATI (10.23.2014)
GRIDA DHE JOZEFINA MOLLË SHERRI - PD NUK I ZGJEDH DOT FORUMETNga viti 2004 kjo parti nuk zgjedh dot forume të reja (10.23.2014)
FAHRI MUSLIU - E VËRTETA PËR ATËSINË E VUÇIÇIT (Intervistë) (10.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]