E Enjte, 11.21.2019, 04:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KUR SERBIA KËRKON TA KTHEJË TOPIN NË GLOB E GLOBIN TA KTHEJË 100 VJET PAS, NË NJË LUFTË TË TRETË BOTËRORE
Opinion nga RAMIZ LUSHAJ

E Premte, 10.24.2014, 05:33pm (GMT+1)


1.
Po fijat bora me të ftohtë si në Dhjetor ’90. As në kit’ 25 vjetor vjeshtak të Rënies së Murit të Berlinit nuk janë shkrirë akujt e Luftës së Ftohtë. Po vjen mot i keq. Perdja e Hekurt po kërkon rulin e vet. Sa ma shpejt?!...

Papa Françesku e dha gjatë tetorit 2014 sinjalin përseritës e pa terma ndërmjetës: Lufta e Tretë Botërore ka nisur…! Ka me na prek. Jo si me 7 prill ’39 me qëndresë në vetmi, po në bashkari me të tjerët. Jena në NATO. Shyqyr Zotit!

Në Beograd, në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri, u dogj Flamuri i NATO-s. Flamuri Ynë. E dogjën serbët në stadium ku ishte edhe kryeministri i Serbisë aty. Nuk ishte rastësi. Jo. Ishte demonstrim force, urrejte, luftënxitje.

14 tetori 2014 në Beograd nuk ishte një ndeshje futbolli për Eleminatoret e Francë 2016, po një demonstrim force, urrejte, luftënxitje për Luftën e Tretë Botërore.

Ata kujtojnë se janë në atmosferën e Luftës së Parë Ballkanike, të nisur në Tetor 1912 kundër Shqipërisë që po kërkonte Pavarësinë e saj, një shtet sovran. Ata i kanë kapur ethet e luftës së pritshme. Serbët e duan Luftën e Tretë. Shqipërinë e Kosovën i kanë në shenjestër të parët…

2.

Bota nuk duhet të harrojnë vizitën e Sulltan Mehmed Rashid V në Kosovë në qershorin e vitit 1911 që po vinte nga Stambolli në vendin e Betejës së Fushë-Kosovës (1389). Pa hy’ shumë në histori, Perandoria Otomane e Lindjes në bashkëpornësi edhe të Perëndimit, e kapur nga Rusët, e lidhur me Serbët e Malazezët, po donte me e mbajt ma fort Perandorinë Otomane deri në katër vilajetet shqiptare, edhe pas ngritjes së Flamurit të Skenderbeut me 6 prill 1911 në kala të Deçiçit nga Dedë Gjo’ Luli me hotjanë e Malësinë e Madhe.

Pak’kush e din’ se si iku Putini – diplomati funksionar, sigurimsi rus, nga ambasada Ruse në RDGJ kur ra Muri i Berlinit më 1989. Po shumkush e kupton se pse erdhi Putini në Beograd më 16 tetor 2014 pikërisht në 70 vjetorin e çlirimit të Beogradit, në 25 vjetorin e Murit të Berlinit, dy ditë pas ndeshjes Serbi-Shqipëri (!)

Sulltani Otoman Rashid V me vizitën e vitit 1911-tës kërkonte me pas një “mur” kufi me mbretëritë e Serbisë e të Malit të Zi. Edhe Sulltan Putini i Parë i Rusisë po lyp “mure” të rinj në Beograd. Po don me e tërhjek Serbinë drejt Moskës, larg Nato-s e BE.. Serbia po don me e ripërserit Jugosllavinë e Parë ose të Dytë. Ajo nuk don me ndejt as Jugosllavi e Tretë si në kohën e Millosheviçit. As në kufijtë e një republikë serbe, të shettit të sotëm serb?!

Presidenti serb, Nikoliç, një ditës pas ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd dhe një ditë para ardhjes së Putinit në Beograd, doli me deklaraten publike:"Pas vrasjes së krijimit të miqësisë midis Serbisë dhe Shqipërisë, është e qartë se Shqipërisë do t’i duhen dekada, ose edhe shekuj të bëhet një vend normal, pa urrejtje ndaj serbëve".
 
Kjo deklaratë ishte vazhdimësi e platformave serbe kundërshqiptare dhe mesazh për Putinin. Një rrenë e mëdhe pasi realiteti ishte ndryshe, terror banë vet serbët në stadium e jashtë tij. Ishte presion edhe ndaj UEFA-s e mikut të tyre të mirë, Platinit të keq.

3.

Me gjykimin e padrejtë ndaj Shqipërisë UEFA mund të jetë gjithçka po jo një Ligë Europiane e Futbollit. Ajo nuk e paska selinë në Beograd.

Bota nuk duhet të harrojnë se Serbëve në Sarajevë, në 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore, 28 qershor 2014, banë festime madhështore. Foli edhe vet Milorad Dodik, president i Republikës Srpska, përuruan statujën e serbit Gavrillo Princip, vrasësit të Arkidukës austriak Franz Ferdinand në Sarajevë. Kur një aktor i veshur si Princip qëlloi dy herë në ajër, serbët i quajtën sikur u qëlluan NATO dhe BE.

Serbia e donte për shovinizmin e saj ndeshjen Serbi-Shqipëri për ta ngrit ma lart nacionalizmin shoven serb ndaj shqiptarëve në Ballkan. Ndaj një pankartë e quajtën Flamur Kombëtar Shqiptar (!) kur Kushtetuta e Shqipërisë, si e çdo vendi tjetër, e përcakton saktë Flamurin tonë zyrtar, me të gjithë elementët e tij. Sigurisht nuk ishte ai në Beograd. Ata u ndalën tejet gjatë ndaj një harte të Shqipërisë Etnike, Natyrale, Reale, ndërkohë që jo vetëm Luginën e Preshevës (Kosova Lindore), po edhe Sanxhakun – Tregu i Ri janë territore shqiptare, ashtu sikurse edhe territore të tjera shqiptare nën Malin e Zi e Maqedoni. Serbët duan ta ringrejnë “Serbinë e Madhe”, si gjithnjë me territore shqiptare. Ata ia kanë nis këto dy vite me synimin për të ringrit “Jugosllavinë e Katërt” me Federatën G-6, një “Komonuelth Ballkanik” nën Serbi.
Zakonisht sporti i ikë politikës dhe politika e ndjek sportin. Po, kësaj here, politika e oktapodue ndeshjen Serbi-Shqipëri në forma e mënyrat e saj ma të këqija, tue përfshi edhe UEFA-n e pavarur. Politika u ba top e topi u ba glob.

Serbia nuk luajti me Shqipërinë në stadiumin e Beogradit po në arenën globale demonstroi dicka apo shumçka nga “parathania” e Luftës së Tretë Botërore.
Në kit’ ndeshje nuk humbi Shqipëria. Ende nuk ka fitue as Serbia. As aleatët e saj. Me kit’ ndeshje po humb Europa euro-atlantike e jo vetëm ajo. Po humb UEFA (!). Po humbim të gjithë në të nesërmen tonë të përbashkët, në kit’ kohë e botë globale.
Pra, nuk humbëm ne, Shqipëria Natyrale 3 me 0, po Serbia e Madhe tregoi si 100 vjet ma parë me Princip se ende po lufton pa asnjë princip për të ardhë Lufta e Tretë Botërore?!

Ta ndalim shovinizmin serb e sllav, fashizmin e sotëm të Europës e botës!

Tiranë, 24 tetor

RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RACIZMI E DHUNA - UEFA SAPO I VURI NJË MINUS TË MADH VETVETESNga EDI RAMA (10.24.2014)
TOGETHER AGAINST RACISM - KLU-UEFA-KLAN - PIKTORI AVNI DELVINA ME GRAFIKËN E TIJ DËNON DISKRIMINIMIN E SHQIPTARËVE NGA RACIZMI I UEFA-S (10.24.2014)
PAJTIM KASAMI FLET PËR GOLIN NDAJ JUVES (10.24.2014)
MEMO NATO-s DHE BE-së PËR PUTININ NË BEOGRADNga PETRIT HALITI (10.24.2014)
GAZETARI SOKOL BALLA DHE ANALISTI HALIL MATOSHI, NË EMISIONIN SHQIP TË TOP CHANNEL JANË PËRPLASUR ASHPËR NË LIDHJE ME NACIONALIZIMIN (10.24.2014)
ÇAMÇAKËZI  I  “AKADEMISË  SË  SHKENCAVE”...Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë... Pjesë e origjinalit të letres së At P. Mëshkallës...Nga FRITZ RADOVANI (10.24.2014)
NUK DUHET TË KEMI ILUZIONE SE NGA SHTAZËT MUND TË KRIJOJMË NJERËZVështrim nga SKËNDER MULLIQI (10.24.2014)
NË JAVËN E TETORIT GJERMAN PIANISTI SHQIPTAR ENDRI NINI QË SHKËLQEN NË GJERMANI DHE SKENAT E EUROPËS (10.23.2014)
TREGON KOSTANDIN GRILLO, KOMENTATORI I NDESHJES SHQIPËRI-SERBI: „SERBËT I KANË VENË EMRIN E PLATINISË NJË KOMPLEKSI TË MADH SPORTIV NË BEOGRAD“ – INTERVISTOI ELIDA BUÇPAPAJ (10.23.2014)
KADRI MORINA - SHQIPTARI QË SHTROI DREKËN PËR PAPA FRANÇESKUN NË TIRANË (10.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]