E Enjte, 11.21.2019, 04:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NJË ZHVENDOSJE 'DEMOKRATIKE' E QYTETIT SUEDEZ KIRUNA
Nga SOKOL DEMAKU

E Shtunë, 10.25.2014, 09:54am (GMT+1)



          Në qytetin më verior suedez pra në Kiruna gjendet miniera më e madhe e xehes së hekurit në këtë vend nordik. Kjo është miniera më e madhe nëntoksore në botë. Një pjesë e kësaj miniere në gjatësi 1 km është në tokë. Në brendësi të minierës ka rrugë të gjata me disa kilometra. Ata të cilët punojnë në këtë minerë shkojnë me autobus në vendet e tyre të punës nën tokë, kjo është miniera më bashkëkohore sa mundem të mësojmë ne e këtë minerë e vizitojnë edhe shumë turistë dhe binden në këtë.

          Në Lappland egzistojnë edhe miniera tjera të xehes së hekurit si në Gällivare e që quhet Malmberget.

          Në shumë gazeta gjatë qëndrimit tonë në këtë pjesë të Suedisë lexuam se janë duke u bërë përgatitjet që qyteti Kiruna të shpërngulet nga këtu ku është pasi që toka nën qytet është gërmuar dhe se egziston rreziku i shembjes. Qyteti do shpërngulet me të gjitha objektet që ka në një largësi disa kilomtra nga aty ku ndodhet.

          Kiruna është qyteti më i madh i krahinës lappland, por si duke para ca vitesh këtu nuk kishte jetës fare, por në bazë të shënimeve thuhet se para 100 vitesh ka filluar eksploatimi i xehes së hekurit nga kodrat për rreth. Ishte hapurë miniera e parë dhe kishte nevojë për fuqi punëtore, kështu që shumë njerëz filluan të vinë dhe vendosen për të punuar dhe jetuar këtu dhe kështu sot Kiruna është një ndër qytete më të mëdha në këtë Krahinë. 
            
          Të duket sikur në përrallat magjike historia e qytetit Kiruna, qytetit më verior të Suedisë po ta degjosh, sepse edhe po të lexosh histori qytetesh, apo edhe vendesh nuk do mund të gjeshë ate që do degjosh për këtë qyteti verior. I terë qyteti do mbledhë plackaqt dhe së shpejti do shpërngulet nga trualli mijvjecar ku eshtë ngritur dhe ka egzistua me decenje.

Shumë shpesh në këtë qytet dhe në komunë do degjosh këtë pyetje: Po pse një shpërngulje e tillë athua?
     
          Po problem në vete benë Miniera e xehes së hekurit e cila është një ndër minierat më të mëdha në botë për pasuri hekuri e ajo i ka gërrye zemren tokës në të cilën qyteti Kiruna ka jetuar e fjetur me mija vjet në të. Pra është rreziku që miniera ta përbij qytetin e  terë e shteti ka marrë vendim  që ta shpërngul të tërë qytetin për disa dhejtra kilomentra.

          Ishte problemi ose te nderpresë punën miniera me renome boterore e metalit të hekurt ose duhej shperngulure mbi 23.000 banor sa ka ky qytet verior. Një punë e tillë sipas organziatorëve të shpërnguljes së qytetit i është besua një firme ndertim i nga kryeqyteti suedez nga Stockholme  cila per nje kohë të shkurtër do bëjë këtë. Kjo minierë punën e saj mjaftë të suksesshme e ka fillua në vitin 1900 e miniera e tëra shtrihet nën këtë qytet e ku sot qytetit i kanoset rreziku i fundosjes pasi që i është gërrye zemra nga makineria e minierës.

          Këtu flitet se njeriu duhet të jetë mirënjohes dhe i kudjesshëm me gjithe ate që bënë dhe u kuptueshëm. Thonë këtu se qyteti është ndertua për minierën apo më mirë të themi për punëtorët e minierës që janë banir apo banojnë në qytetin Kiruna. Pak histori për këtë qytet dhe vendndodhjene  tij  në hemisferën tokësore. Kiruna është kilomentin e 145 të rrethit të brendshëm të Arktikut ku mbizotëron një klimë e ashpër dhe të ftohtë por pasuria e madhe e xehës së hekurit ka qenë një bazë e fortë për shumë ke që të shpërngulet nga vise tjera dhe te jetoj këtu sepse kjo påasuri e hekurit ka qenë një bazë e fortë ekonomike jo vetëm për shtetin suedez por edhe për banoirët e saj që kanë ardhur të jetojnë dhe punojnë këtu dhe të mbesin dhe përshtaten ne klimen dhe kushtete e jetës këtu.

           Miniera është afër apo më mirë të themi në zemër të qytetit e cila prodhon 90% të xehes së hekurit në Europë.

           Ndërrmarrja e minierave që ne vitin 2004 thuhet se ka paralajmërua banorët e qytetit Kiruna se qyteti i tyre ka ditët e numëruara sepse tuneli i mihur nëne qytet ka arritur shkallen e 60 gradë dhe se kjo do jetë shkaktare ndoshta edhe e shembje së qytetit dhe ndërtesave në te. Një vit më vonëpas tërheqjes së verejtjes nga ana  eKompanisë së miniervae në tokën e këtushme janë lajmerua edhe plasaritjet dhe qarjete  para dhe se ato kishin indicje se nje ditë do qajnë edhe rrugët e qyetit dhe banesat e tij.

Është karakteristike se bvanorët e këtij qyteti më verior të suedisë kåëtu e dhjetë vite kanë jetuar me ankth, dhe me një dro të përditshme. Ata këtu e dhjetë vite  nuk kanë pasurë guzim as mundësi të investojnë asgjë në banesat e tyre apo në pasurinë tyre, askush nuk ka blerë asnje shtepi apo pasuri këtu e dhjtë vite shkak i qarjes së tokës dhe verejtjes nga ana e Kompanisë së minerave për rrezikun që është kanosur.
 Pas shumë vite hamendje dhe luhatje sot qyteti ka gjeturë zgjidhjen e duhur për banorët e tij përmes një projekti  e ky projekt thonë këtu duhet të zbatohet dhe  realizohet deri në 2023.

Projekti në fjalë është pagëzua me emrin „Shpërngulja demokratike“ që është ndoshat shpërngulja e vetme në histori që ka ndodhurë në ndonje vend të botës e që për realzimin e tij nga Kompania e minierve janë nda shuma të medha parash. Në zemrene re te qytetit do ndertohet e gjithë infrastruktura egzistuese por ne nje larg¨åesi nga qyteti i vjetër ne 14 km e atje përparsi për ndertim do kenë entet dhe isnitutcionet vitale për naoret e ketushëm. Por si thonë këtu problem ne vete dh em më rend¨åesi është ajo që banorët i mundon se si do dhe ku do jenë vendbanimet e tyre të reja dhe se ku do jenë ato.

Njerëzit ketu janë mësuar që të keneë qera të lira, benificione në elektricitet, ujë e gjera tjera por pas shpërnguljes jeta ehd ektu do jete më e shtrejtë, por Kompania e minierave thuhet se ka marre përsipër që të gjithë banorëve tu ndihmoj me nje kompenzim me 25% edhe pse shumë prej tyre mendojne se nuk është shumë e mjaftueshme.

Arkitetet që kanë planifkua qytetin mendojnë se qyteti i ri do jetë një atraksion dhe se do jetë terheqës edhe për të rinjët dhe për ata të cilët asnjëherë nuk kanë vizitua Kirunën dhe se edhe ata nga tani do interesohen  të jetojnë këtu.

Aktorët kryesor në realzimin e këtij projekti madhor në këtë qytet janë Komuna Kiruna, si dhe një mori organzitash komunale të cilat veprimtarin e tyre e kryejnë në këtë komunë. Por bartës kryesor është nderrmarrja a minierave si dhe Miniera LKAB Kiruna. Ndërrmarja e minierave LKAB tham edhe më lartë akvitetin e saj e ka fillua në vitin 1900 dhe është një Shoqëri aksionare që është tërsisht në pronësi të shtetit suedez. Ndërrmarja ka mbi 4000 të punësuar dhe ate nga mbi 15 shtete të botës.
 
SOKOL DEMAKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ALBUMI I PIKTORIT - 'PEIZAZHE NGA VALBONA' NGA HELIDON HALITI (10.25.2014)
Pse Evropa iu beson gënjeshtrave të Serbisë?KUR MATHIAS RUST ULTE AVIONIN NË MOSKË - RUSIA E ATËHERSHME ISHTE MË DEMOKRATIKE SE SERBIA E SOTSHMENga XHAFER LECI (10.25.2014)
KUR SERBIA KËRKON TA KTHEJË TOPIN NË GLOB E GLOBIN TA KTHEJË 100 VJET PAS, NË NJË LUFTË TË TRETË BOTËROREOpinion nga RAMIZ LUSHAJ (10.24.2014)
RACIZMI E DHUNA - UEFA SAPO I VURI NJË MINUS TË MADH VETVETESNga EDI RAMA (10.24.2014)
TOGETHER AGAINST RACISM - KLU-UEFA-KLAN - PIKTORI AVNI DELVINA ME GRAFIKËN E TIJ DËNON DISKRIMINIMIN E SHQIPTARËVE NGA RACIZMI I UEFA-S (10.24.2014)
PAJTIM KASAMI FLET PËR GOLIN NDAJ JUVES (10.24.2014)
MEMO NATO-s DHE BE-së PËR PUTININ NË BEOGRADNga PETRIT HALITI (10.24.2014)
GAZETARI SOKOL BALLA DHE ANALISTI HALIL MATOSHI, NË EMISIONIN SHQIP TË TOP CHANNEL JANË PËRPLASUR ASHPËR NË LIDHJE ME NACIONALIZIMIN (10.24.2014)
ÇAMÇAKËZI  I  “AKADEMISË  SË  SHKENCAVE”...Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë... Pjesë e origjinalit të letres së At P. Mëshkallës...Nga FRITZ RADOVANI (10.24.2014)
NUK DUHET TË KEMI ILUZIONE SE NGA SHTAZËT MUND TË KRIJOJMË NJERËZVështrim nga SKËNDER MULLIQI (10.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]