E Enjte, 04.18.2024, 11:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Tonight Ilva Tare, ALEKSANDËR ARVIZU - ENVER HOXHA ËSHTË NJË MONSTËR, PROVOKIMET ME FOTOT E TIJ JANË FYERJE PËR SHQIPTARËT (Pjesë nga intervista)

E Premte, 11.21.2014, 08:40am (GMT+1)



Ilva Tare: Doja ta nisja me reagimin e ambasadës amerikane për fotografinë e Enver Hoxhës pas shpinës së kryeministrit dhe kryeparlamentarit Meta në 17 nëntor, në ditën e 70-vjetorit të çlirimit të Tiranës. Ju e quajtët një poshtërim për shoqërinë shqiptare! Çfarë ju nxiti që ta bëni këtë reagim?
Aleksandër Arvizu:
Mendova se ishte e rëndësishme që të ishim shumë të qartë se si SHBA-të e shohin dhe perceptojnë këtë çështje. Ka pasur edhe ceremoni të tjera për çlirimin dhe njerëzit më pyesin po përse folët këtë herë?

Po ndiqja ceremoninë dhe po e shihja në televizor dhe pashë gjithë kabinetin e ministrave, Kryeministrin, kryetarin e kuvendit, dhe pashë edhe personat e Enver Hoxhës që ndodheshin në sfond, mbrapa. Unë thjeshtë tunda kokën dhe thashë me vete se kjo është një qeveri që ka punuar kaq fort dhe ka bërë një punë shumë të mirë, përsa i përket projektimit të një imazhi pro-eruopian për statusin në BE dhe arriti që të kishte edhe vizitën e Papës. Dhe tani ja ku kemi këta persona në sfond dhe thjesht i përmenda stafit tim: dua të them diçka! Dhe i pyeta ata, dhe fjalët në fakt ishin të miat. Njëri prej personave të stafit tim më tha: kjo fjala e fundit, ku thua "një fyerje për shqiptarët", është pak e fortë, ndoshta duhet ta fshish këtë! Dhe unë ju përgjigja: Unë dua që të jetë e fortë. Dua që njerëzit ta dinë që kjo është një deklaratë serioze dhe që unë dola me fjalën time, prandaj ta nxjerrim sa më shpejtë këtë deklaratë! Është e rëndësishme për SHBA që të mbajë një pozicion të qartë për një çështje të tillë.

Ilva Tare: Dhe si ishin komentet? Si u prit reagimi juaj?
Aleksandër Arvizu:
Në fakt ndodhi sikurse e prita. Njerëzit vlerësuan një farë qartësimi. Mendoj që SHBA për shkak të përshtypjes së favorshme që ne kemi këtu në përgjithësi, është në një pozicion që mund të thotë diçka të tillë, dhe njerëzit e vërejnë këtë. Gjiththashtu di që disa persona kanë thënë që ju mendoni që Enver Hoxha po rehabilitohet. Përgjigja ime ndaj kësaj është: Unë shpresoj që jo. Nuk mendoj që ky është rasti. Dhe në këtë këndvështrim bie dakort me atë që kryeministri ka thënë në disa raste: që ai ka vdekur, ai ka përfunduar dhe nuk do të rikthehet më. Në këtë pikëpamje kryeministri ka absolutisht të drejtë, sepse Shqipëria ka bërë shumë përparim.

Por e di që kjo nuk është ajo gjë që më shqetëson mua. Ajo që më shqetëson është se është e rëndësishme që të kemi një kuptim shumë të qartë të historisë dhe një perspektivë të qartë, në mënyrë që të ecet përpara.

Nuk është se ai ishte thjesht një plak, i cili ishte figurë interesante! Ky ka qenë një monstër i vërtetë, që ka sjellë vuajtje të parrëfyeshme për miliona shqiptarë. Është e rëndësishme ta kuptojmë rolin e tij historik në Shqipëri, por nuk ka asgjë për ta glorifikuar, për ta nderuar.

Fatkeqësisht, shumë prej sfidave dhe çështjeve që ne shikojmë në Shqipëri, janë trashëgimi e Enver Hoxhës. Në Shqipëri kjo njihet si "Enverizmi". Ne e shikojmë këtë me të majtën por edhe me të djathtën. Disa nga të djathtët mund të mos pëlqejnë që ta dëgjojnë këtë, por shikojmë karakteristika të "Enverizmit" madje edhe brenda të djathtës. Dhe duket sikur ti çon shoqërinë 25 vite pas rënies së monumentit.

Ilva Tare: Megjithatë këto 2 dekada nga rënia e komunizmit, elita politike nuk ka marrë asnjë inisiativë që ta shpallë të paligjshëm, apo që ta dënojë dhe ta ndalojë ndoshta edhe përdorimin e këtyre portreteve të Enver hoxhës. Mendoni se kjo është bërë në mënyrë të qëllimshme, që nuk është marrë një masë e tillë dhe a duhet bërë ende, përderisa ai vjen shpesh herë në vëmendje të opinionit publik, dhe disa parti politike flirtojnë me figurën e tij.
Aleksandër Arvizu:
Është e vështirë që të mund të vlerësosh se cilat janë motivimet e njerëzve të ndryshëm. Unë thjesht nuk e di. Por SHBA kanë besim te kjo qeveri, edhe tek qeveria e mëparshme që nuk kanë asnjë marrëdhënie me Hoxhën dhe trashëgiminë e tmerrëshme që ai përfaqëson. Por disa prej këtyre pleqëve vazhdojnë të shfaqen. Por nuk janë personat 80 vjeçarë ata që janë një shqetësim, por janë më të rinjtë. Më kujtohet ende imazhi i atyre fëmijëve të vegjël me grushtin lart, dhe kjo është vërtet një fyerje.

Ilva Tare: Mendoni se shoqëria shqiptare është gati për të nisur një proces të dekomunistizimit, që është kërkuar nga disa aktorë politik?
Aleksandër Arvizu:
E dini që çdo shoqëri duhet të merret me të shkuarën e saj të vështirë në mënyra të ndryshme. Çdo vend duhet të vendosë për shtegun i cili më mirë i shërben popullit dhe institucioneve të tij. Shqipëria është një demokraci. E di që është folur shumë për ligjin e lustracionit në të shkuarën, por vërtetë i përket njerëzve, i përket personave të zgjedhur të qeverisë, dhe ata janë personat që duhet të vendosin se çfarë duhet të bëjnë.


Ilva Tare: Mendoni se kanë ndryshuar marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë pas kësaj vizite?
Aleksandër Arvizu:
Po mendoj që ka ndodhur. Nuk ka një zëvendësues për kontakte të drejtpërdrejta sepse ka kohë kur janë të rëndësishëm ndërmjetësit ka periudha kur mund të zhvillohen konferenca, por nuk ka një zëvendësim përsa i përket udhëheqësit e dy vendeve të ulen dhe të bisedojnë mbi çështje që nuk kanë përfunduar, dhe këtë gjë kanë bërë. 68 vite është një periudhë shumë e gjatë, që dy vende që janë të rëndësishme të rajonit, për këtë ka qenë një zhvillim pozitiv dhe sikurse tha dhe zëdhënësi i DASH është hapur një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe është e rëndësishme që mund të ndërtohet mbi këtë hap të rëndësishëm, dhe disa prej marrëveshjeve që janë nënshkruar për të realizuar disa rezultate reale dhe shpresojmë që Vuçiç ta vizitojë Shqipërinë.


Ilva Tare: Pjesa më e madhe e vendimeve të qeverisë janë kritikuar nga opozita për tejkalim ligji dhe mbjellje terrori ndaj qytetarëve madje për këtë është thirrur edhe një protestë nga opozita. Ju si i vlerësoni këto qëndrime?
Aleksandër Arvizu:
Mendoj se ky është një ekzagjerim. Nëse mund të thoja që këshilla ime për opozitën është që qeveria po bën dhe në mënyrë legjitime mund të kritikohesh në disa raste, por duhet bërë një dallim mes vizionit tuaj dhe alternativës tuaj. Mendoj se denoncimi në mënyrë konstante, shumë prej tyre të ekzagjeruara dëmtojnë kredibilitetin e opozitës dhe ky bojkot ka qenë dëmtues. SHBA dhe miq të PD-së i kanë nxitur ata të kthehen në kuvend dhe zëri i tyre të dëgjohet. Ka pasur lëvizje dhe pritet në javët e ardhshme. PD ka një rol të rëndësishëm për ta përmbushur në këtë vend. Mirëpresim të kthehen më të fortë.

Ilva Tare: Opozita ka kërkuar mundësinë me maxhorancën për t'u kthyer në parlament, po kërkon një garanci nga ndërkombëtarët që kërkesat e saj të plotësohen, që nga dënimi i dhunës, kriminalitetit. Besoj i keni parë planet kur deputeti i PD-së është goditur?
Aleksandër Arvziu:
Në fakt nuk më ka pëlqyer kur socialistët kanë qenë në opozitë kanë folur për garantues ndërkombëtarë dhe nuk jam veçanërisht person që e pëlqej këtë gjë kur flasin për garanci ndërkombëtare. Por do të thoja se bashkësive ndërkombëtare i intereson populli i këtij vendi, dhe ata do të angazhohen dhe për këtë arsye jo vetëm SHBA, por edhe disa vende të tjera kanë qenë shumë bujare me burimet e tyre që mund të përdoreshin gjetkë. Por njerëzit e kuptojnë se zhvillimi demokratik i Shqipërisë është i rëndësishëm për stabilitetin kombëtar dhe për mirëqënien e njerëzve. Kjo qeveri po bën një punë të mirë për të përfshirë opozitën, dhe këtu cilësoj kreun e kuvendit Meta që ka bërë një punë në ndryshimin e tonit brenda parlamentit. Ka një dialog më qytetar në parlament, veçanërisht për reformën territoriale, ka disa çështje që mendoj se ka bërë një përpjekje të sinqertë në mënyrë që të shkonte dhe të prekte opozitën, edhe kryeministri gjithashtu. Toni i përgjithshëm nuk është i keq, por sikur të gjithë e dimë sa herë dërgon mesazhe përmes medias apo përmes megafonit, këtë gjë nuk do ta bëj që pjesa tjetër të bindet që ju jeni i sinqertë dhe kjo gjë duhet të ndodhë përmes darkave të qarta, në kafe, jo te "Rogneri", ku të shikojnë të gjithë, por në shtëpi private ose në vende ku zhvillohet politika e vërtetë dhe do të doja të shikoja që mazhoranca të ishte pak më aktive, kur bëhet fjalë për të prekur opozitën.


Ilva Tare: Operacionet e qeverisë, si e keni vlerësuar ju këtë klimë të qeverisë për vendosjen e shtetit ligjor, ka pasur teprime siç pretendojnë qytetarët?
Aleksandër Arvizu:
Kjo qeveri ka trashëguar një situatë shumë të vështirë ekonomike, ata kanë një popullatë me pritshmëri shumë të lartë. Shqipëria e ka nisur nga një bazë shumë e ulët që prej rënies së Enver Hoxhës, kemi parë shumë përparime. Por kur shikon vendosjen e shtetit ligjor dhe diversifikimin e ekonomisë ka qenë me të vërtetë e tëmerrshme.

Ndoshta në '90 mund të justifikohej se ka pasur një periudhë pasigurie dhe kemi pasur disa vite të qeverisjes së socialistëve zotin Nano, zotin Meta dhe zotin Majko, 8 vite të zotit Berisha dhe të PD dhe tani ja ku na shpie këtu në 2013 dhe e shihni është vërtetë një rrëmujë. Ka probleme kudo. Vetëm në dy vitet e fundit të qeverisë së shkuar, detyrime të borxhit, si % e prodhimit të brendshëm bruto është rritur në nivele shumë të pashëndetshme. Dhe kur shikoj disa prej ligjvënësve të PD, nuk kam asgjë kundër zotit Bode, Sherefedin Shehut apo Florian Mimës. Por kur shikoj ata, mendoj si mund të jeni ju shumë kritik kur ju keni kontribuar në këtë klimë ekonomike të pashëndetshme. Nëse nuk është përgjegjësia juaj, e kujt është?

Kështu që qeveria ka shumë punë përpara saj. Ata kanë realizuar disa prej reformave kyç. Energjia është jashtëzakonisht kritike sepse është qesharake përqindja e humbjeve në sistem, teknike ose jo teknike. Është vërtet jo e qëndrueshme dhe e turpërueshme. Çdo shqiptar duhet të turpërohet dhe çdo shqiptar duhet ta duartrokasë qeverinë që po bën atë që po bën. Por a po bëhet në mënyrë efektive, në mënyrë metodike, kjo është një pyetje më vete. Mendoj që ne kemi nevojë të shikojmë sesi do të mbulohet kjo.
Por është e rëndësishme që qeveria po përpiqet të diversifikojë dhe kam vërejtur që kanë hedhur vëmendjen tek zhvillimi i turizmit, industria e fasonëve, e bujqësisë dhe ne plotësisht e mbështesim këtë. Një zonë ku qeveria duhet të fokusohet përveç reformës në energji janë gjithashtu investimet e drejtëpërdrejta të huaja sepse Shqipëria është një vend i vogël dhe pjesa e brendshme është shumë e dobët. Ne mbështesim turizmin, bujqësinë, fasonët por këto nuk janë ato që do ta ndyshojnë ekonominë.

Është e nevojshme të kesh investitorë të huaj seriozë këtu, perëndimor europianë dhe amerikanë. Dhe nuk ka shumë prej tyre. Ne po përpiqemi që të sjellim disa prej tyre që të vijnë dhe ata kanë shprehur interes. Çfarë do të shikojnë ata? Do të shikojnë klimën e biznesit, do shohin kompani që kanë qenë për një periudhë këtu. Jam inkurajuar kur kam parë disa javë më parë indeksin për zhvillimin e tregëtisë dhe dukej sikur Shqipëria kishte bërë një hap pozitiv dhe kjo është pozitive.


Ilva Tare: Mendoni se është ulur apo është rritur niveli i korrupsionit në Shqipëri me ardhjen e qeverisë së re?
Aleksandër Arvizu:
Nuk jam familjar me këtë raport. Korrupsioni është shumë i vështirë që të kapet dhe nuk kam përshtypjen që është përkeqësuar, por sa është përmirësuar nuk është e qartë. Por qartazi nuk është përkeqësuar, jo.
Ilva Tare: Po punën e Prokurorisë, në dosjet që janë dorëzuar për luftuar korrupsionin e zyrtarëve të lartë të qeverisë së mëparshme dhe të kësaj qeverie, si e shihni?
Aleksandër Arvizu: Ndonjëherë kam këtë imazh dhe besoj se të gjithë e kemi parë. Kemi parë karikaturat e një personi që duket sikur është mbytur nga gjithë këto çështje, dosje të mëdha që janë vendosur në një tavolinë. Ne kemi folur me zotin Llalla dhe prokurorë të tjerë në raste të shumta. Kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer në disa fusha përfshirë luftëtarët e huaj. Po flasim për pritje të lartë që prokurorët do të lëvizin me shpejtësi mbi disa prej këtyre çështjeve të korrupsionit. Duhet gjetur balanca mes të lëvizurit me shpejtësi mbi diçka dhe të qënit i përpiktë dhe të pasurit e një çështje që qëndron ligjërisht. Shqipëria është një vend i vogël dhe prokurorët janë persona që vëzhgohen shumë.


Ilva tare: Po për dosjen Fullani, si i keni parë hetimet?
Aleksandër Arvizu:
Qartazi ka disa gjëra këtu. Së pari vjedhja e parave, dhe kjo ka qenë e pafalshme. Është turp i madh. Qartazi kanë kapur disa të dyshuar duke supozuar se po vazhdon dhe hetimi. Ka qenë dhe arrestimi i Fullanit, Golemit. Kam lexuar akuzat që u janë bërë.

Jam konsultuar me shumë ekspertë ligjor dhe shumë persona më kanë thënë të flasësh për neglizhencë, por nuk kanë parë vërtetë çështje penale këtu. Nuk duhet të lejojmë që politika të mund të hyjë në këto hetime. Nëse është një çështje penale apo civile duhet bërë sipas ligjit. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, por askush nuk duhet të bëhet si "kokë turku" për shkak të mungesave të ligjit apo të tjerëve.

Ilva Tare A duhet bërë reforma e drejtsësisë pa praninë e opozitës?
Ambasadori:
Secili duhet të luajë një rol, kryeministri, kryetari i kuvendit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, KLD dhe opozita. Të gjithë duhet të luajnë një rol. Është në rregull të sfidojnë haptazi por sa seriozë jeni ta bëni. Ne nuk mund të dimë sa është suksesi por dështimin mund ta dallojmë shumë shpejtë.

Inkurajimi ynë për qeverinë ka qenë që ju mbështesim. Është e rëndësishme të merrni një qasje të matur. Ju keni nevojë të jenë përfshirës në qasjen tuaj që nënkupton të merreni me opozitën por edhe me shoqërinë civile. Nuk ka nevojë ta zvarrisni, por të merrni kohën.

Mesazhi për opozitën, ka qenë shumë interesant se disa ambasadorë dhe unë kemi zhvilluar një drekë të gjatë me ministrin Bushati dhe kemi pasur konsensus 100 % se opozita ka një rol kyç. Eshtë e rëndësishme për qeverinë që ka një maxhorancë, të mos abuzojë me këtë maxhorancë por të përdorë përpjekje të mirëfillta në mënyrë që të shkojë tek opozita dhe ta inkurajojë të marrë pjesë.

Por ka dhe një mesazh për opozitën. Opozita abuzon me termin konsensus më shumë se ç'duhet. Më vjen keq, por pjesa më e madhe e qeverive demokratike nuk operojnë në bazë të konsensusit. Ka fitues, ka dhe humbës. Fituesit janë në pushtet, por çelësi është si sundohen ata.

Ndërhyn Ilva Tare: Sa e dëgjojnë alternativën dhe vërejtjet që ka opozita!
Arvizu:
Saktësisht bukuria e të pasurit zgjedhje demokratike është se në 2017 ky është një faktor kyç që votuesit shqiptar do e marrin parasysh. Nëse qeveria bën një punë të dobët atëherë do të ketë konseguenca ditën e votimit. Por nëse opozita nuk është e kujdesshme, ata mund ta gjejnë veten tek partia e tretë, pra LSI. Kjo është bukuria e demokracisë përfaqësuese.

Në zgjedhjet e 23 qershorit të gjithë e kanë nënvlerësuar inteligjencën dhe vullnetin e votuesve shqiptarë. Unë mendoj se votuesit shqiptarë kujdesen mirë për vetveten. Ndërsa unë përgatitem të largohem nga Shqipëria kjo është diçka që më bën të ndihem mirë.

Ilva Tare: Si e vlerësoni rolin e Presidentit në marrëdhëniet që ka me maxhorancën dhe qasjen me problemet kryesore të vendit përfshi dhe në Reformën në Drejtësi.
Aleksandër Arvizu:
Mendoj se të gjithë e dimë që ka një pozicion të vështirë. Kam folur privatisht në disa raste. E kam thënë dhe publikisht, dhe kur ka qenë ministër i Brendshëm dhe i Drejtësisë kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyera. Ai është një njeri i mirë dhe i intereson vendi. Është në një pozitë të vështirë. Mendoj se idetë që ai shpreh nuk janë gjithmonë të tijat.

Ilva Tare: Po të kujt janë?
Aleksandër Arvizu:
Mendoj se e e dimë përgjigjen. Ai ka një veprim të rëndësishëm balancues. Ai është ai që është. Unë jam inkurajuar që e kam parë në shumë takime, javët e fundit, veçanërisht me kryeministrin, kryetarin e kuvendit dhe kryetarin e opozitës.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
La Repubblica, DIKTATURA IA KISHTE FRIKËN DANTES, GULAGËT ISHIN SI FERRI - KADARE TREGON SHQIPËRINË MES SË SHKUARËS DHE SË ARDHMES (11.21.2014)
LETËR E HAPUR PËR MICHEL PLATININËNga STEFANO TACCONI (11.20.2014)
PSE NA TRADHTUAT?Poemë nga AGIM GASHI (11.20.2014)
1 VIT NGA VDEKJA E SOKOL OLLDASHIT - NEW24 JEP PAMJE DHE DËSHMI TË REJA NGA NGJARJA (11.20.2014)
SHQIPNIA PRAP NË RRJETEN E MARIMANGËS NËN DREJTIMIN E INJORANCËS...Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (11.20.2014)
AFRIMI I LDK-së ME PDK-në VËREHEJ MOTI, PRITEJ PËRFSHIRJA NDËRKOMBËTARE PËR ZYRTARIZIM (11.20.2014)
PABESIA POLITIKE E ISA MUSTAFËS E PËRÇAU KOALICIONINVështrim nga SKËNDER MULLIQI (11.20.2014)
KONFLIKTI NË KOSOVËBotuar për herë të parë në Survey (Londër), vëll. 28, nr. 3 (vjeshtë 1984), f. 39-57Nga ELEZ BIBERAJ (11.19.2014)
KUJTESA ËSHTË THEMELI I LIRISËLëveret e murtajës së kuqe që kanë dalë tani në 2014 tregojnë se nuk është bërë dekomunistizimi i ShqipërisëNga KOLEC TRABOINI (11.19.2014)
SHTYHET PËR VITIN 2015 CEREMONIA E RIVARRIMIT TË ISA BOLETINIT (11.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]