E Enjte, 04.25.2024, 01:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NJË PORTRET PROVOKUES I KADARESË NË BURG DHE GRAFIKA TË TJERA
INTERVISTË ME PIKTORËT AVNI DELVINA E NIKO DHALES

E Mërkurë, 02.25.2015, 08:03am (GMT+1)



Ai ishte një prej shumë të rinjve shqiptarë që hynë në ambasadat perëndimore në 2 korrik 1990 për të refuzuar diktaturën dhe për të kërkuar një jetë më të mirë. Avni Delvina, së bashku me Niko Dhalesin, që në shtator të 1990-ës ikën drejt Italisë me vizë, rikthehen 25 vite më pas, me një ekspozitë. Ajo çelet në Muzeun Historik Kombëtar më 25 shkurt. Paraqiten rreth 60 punë të dy artistëve, punime në grafikë, në akuarel, montazhe fotografike, por edhe vizatime. E veç ironisë për Tiranën e sotme e atë komuniste ka edhe vepra që tregojnë Italinë dhe Francën bashkë me qytetet dhe qendrat e tyre historike, urat, monumentet me të cilat identifikohen. Ekspozita titullohet "25 vjet më pas" për të shënjuar kthimin e tyre me një ekspozitë, një çerekshekulli pas ikjes.

Avni Delvina është pinjoll i familjes së delegatit të pavarësisë së Shqipërisë me Ismail Qemalin në Vlorë, nip i Sulejman Delvinës, kryeministrit të Kongresit të Lushnjes, pjesëtar i një familjeje plot figura të shquara historike si Hiqmet e Namik Delvina, detaje që ai i pohon me modesti dhe droje, dhe shpreh gëzim që familja Delvina po rivlerësohet për ndihmesën e madhe që ka dhënë në çështjen kombëtare. Ndërkaq, Niko Dhales, është një tjetër emër që la Shqipërinë që çlirohej nga komunizmi. Që prej 1990-ës ai jetoi në fillim në Itali e më pas në Paris.

Në këtë bisedë me Dita-n, dy ditë përpara ekspozitës, Delvina e Dhales tregojnë më shumë për këtë rikthim dhe për jetën e tyre jashtë vendit. Në ekspozitë do të shihni edhe një portret të shkrimtarit Ismail Kadare, një portret të rrallë në fakt, realizuar nga Avni Delvina, që botohet për herë të parë sot. Kur i kërkuam një koment për këtë realizim, Delvina pohoi:
"Po të kishte qenë në burg, do ta donim më shumë, shkrimtari i madh, ngelet i tillë, me burg ose pa burg".

Delvina, ju jeni kthyer pas 25 vitesh në Tiranë, por a ju kujtohet momenti i ikjes?

Avni Delvina:
Më kujtohet. Ishte viti 1990. Kam pasur vështirësi pasi nusja ishte shtatzënë kur hyra në ambasadë. Djali ynë u konceptua në Shqipëri dhe lindi në Itali. Kalova të gjitha ato të zezat e ditëve të para të emigrantit dhe më pas në Itali u dedikova me kohë të plotë pikturës. Kam qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të artistëve të Shqipërisë në vitin "˜89. Në Shqipëria kam pasur shumë miq dhe shokë që më kanë ndihmuar, por në veçanti dua të përmend mikun tim që më shtyu drejt pikturës, Niko Dhalesin, pasi unë nuk kisha mbaruar Liceun Artistik. Është e kot që t'i themi arsyet. Më tepër një lloj antipatie që ka pasur ndaj familjes sime. S'mund të themi persekutim, por nga ana e nënës kam pasur dhe gjysh në burg, daja, etj. etj. Kapa penelin për herë të parë i shtyrë nga Niko Dhalesi. Më inkurajoi jashtëzakonisht në pikturën time të parë që daton 1985 duke u bërë nxitësi kryesor së bashku me piktorët e mirënjohur Adrian Devolli dhe Mustafa Arapi. Këta ishin personat kryesorë që mua më nxitën dhe më inkurajuan hap pas hapi. Mbarova Liceun Artistik natën, por nuk shërbeu për formimin, shkolla ime kanë qenë këta tre piktorë.


Cila ka është lidhja juaj e drejtpërdrejtë me familjen e njohur Delvina?

Avni Delvina:
Unë jam djali i Shahin Delvinës dhe jam nipi i Avni Delvinës. Gjyshi im është një nga delegatët e pavarësisë së Shqipërisë më 1912-n. Familja Delvina ka pasur edhe figura të tjera të shquara, si Namik Delvina, Sulejman Delvina, edhe kushëri im Astrit Delvina që pati një dramë të madhe në komunizëm, duke u dënuar me shumë vite burg.

D.m.th pas viteve "˜90, përveçse keni jetuar në Itali jeni marrë edhe me pikturë?

Avni Delvina: Po, me kohë të plotë jam marrë me pikturën. U evidentova me sakrifica. Kam pasur edhe bashkëshorten time, e cila ka qenë një pikë mbështetje në rrugëtimin tim artistik. U ekspozova në Galerinë "Arte dhe Gabinnetto" dhe pastaj në shumë galeri të tjera. Pastaj vazhduan shumë ekspozita të tjera, në Romanja dhe më vonë pata edhe fatin që të ekspozohen në ekspozita internacionale. Kam pasur fatin të ekspozohen në galerinë Borgeze në Romë, e kështu me radhë.

Niko, si u bëtë bashkë dhe si erdhët pas 25 vitesh në Shqipëri?

Niko Dhales: Bashkë kemi qenë që në vogëli dhe ne vijmë nga familje që njihemi që prej gjyshërve tanë që kanë jetuar në Sarandë. Jemi brezi i katërt që vazhdon kjo miqësi. Por shansi është që kemi lindur në një muaj dhe në një vit dhe kështu që është shumë e kollajtë. Unë në periudhën e komunizmit kam qenë piktor. Pasi mbarova shkollën jam dedikuar pikturës dhe kam qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve dhe kam punuar si piktor dhe kam marrë pjesë në të gjitha ekspozitat që janë bërë pa përjashtim në të gjitha ekspozitat e Tiranës apo kombëtare. Çuditërisht në moshën 5 vjeç, në kopsht, unë pikturoja. Si duket kisha talent dhe më ekspozuan pikturën e parë në revistën "Fatosi". Ishte një nder i madh në atë kohë. Ndihma e babait sepse kishte shumë talent në pikturë, por nuk e kishte ushtruar.

Ju keni punuar bashkë jashtë Shqipërisë, por tani pas 25 vitesh, çfarë ju ngacmoi që të hapnit një ekspozitë bashkë?

Avni Delvina: Ka qenë një neglizhencë e padrejtë ndoshta, por tani që jemi në prag të ekspozitës po shohim se ka shumë interes. Ekspozita erdhi me nxitjen e miqve tanë, erdhi si shtysë e nostalgjisë, por është edhe meritë e bashkëpunimit të dy ambasadave asaj italiane dhe ambasadës franceze. Pastaj pas 25 vjetësh ne kemi çfarë të tregojmë se kemi punuar vërtetë shumë me pikturën jashtë Shqipërisë. Duke ardhur këtu herë pas here jemi treguar të trishtuar me zymtësinë e vendit tonë dhe nuk kemi pasur impulse.

Menduan se neglizhenca është e padrejtë dhe i lindi ideja Nikos të bëjmë diçka të tillë, dhe bëjmë diçka si në akuarele e grafika. Duke qenë se është hera e parë që ne vijmë me krijimtari, menduam të sjellim edhe një eksperiencë të re piktorike, sepse menduam përderisa kjo eksperiencë pëlqehet në vendet si Parisi e Italia, edhe publiku do ta pëlqejë dhe besoj se do t'i pëlqejë edhe kulturës shqiptare.

Dhales, përpara se të mbërrijmë në Paris ku edhe jetoni aktualisht, si ka nisur karriera juaj në Shqipëri?

Niko Dhales: Ka nisur herët. Kam hyrë në Liceun Artistik në vitet '76. Por vizatimin e parë e kam prezantuar në revistën "Fatosi", kur isha vetëm 6 vjeç. Ky ishte ekspozimi im i parë në mediat e asaj kohe. Pasi vijova Liceun Artistik pata fatin të vijojë veprimtarinë artistike me profesorë të shquar të asaj kohe. Në 2000-n ika drejt Francës, aty ku jetoj dhe punoj aktualisht me një sukses të madh në jetën artistike. Në vitet "˜90 largohem nga Shqipëria, kur çdo gjë kishte mbaruar në këtë vend dhe sistemi po shembej.


Niko Dhales dhe Avni Delvina

Ju vazhdoni karrierën tuaj në Francë...

Niko Dhales: Unë merrem me akuarelet në Paris. Kritika më çmon ndërkohë si një nga akuarelistët më të mirë dhe një nga grafistët më të mirë të Parisit. Kështu jam regjistruar edhe te Shtëpia e Artistëve të Parisit. Por pas këtyre më lindi një ide kur u bë një konkurs i madh me 250 artistë për një vend në Mont Martre dhe thashë që do të hyj, që aty për herë të parë të ketë një shqiptar dhe të shënohet një histori. Dhe kështu vendosa dhe e fitova atë konkurs, që të hyja në atë vend ku kanë pikturuar më të mëdhenjtë e epokave për të marrë pjesë si akuarelist në sheshin më të famshëm në botë. Mendova që të ketë edhe një piktor shqiptar që të quhet Niko Dhales. Dhe u bë.

Me sa piktura do të jeni prezent në ekspozitë?

Avni Delvina: Ne paraqitemi në këtë ekspozitë me më shumë se 50 piktura të cilat do të jenë të mjaftueshme për artdashësin e Shqipërisë.

I keni zgjedhur enkas për Shqipërinë?

Niko Dhales: Janë të përgatitura për këtë ekspozitë pasi kemi 2 vjet që punojmë. Kjo u arrit me mbështetjen që na dha ambasadori i Italisë, Massimo Gaiani, i cili do të mbajë dhe fjalën e rastit në këtë ekspozitë së bashku me Mustafa Arapin e Adrian Devollin.

Ka qenë e vështirë ardhja pas kaq vitesh largim?

Avni Delvina:
Përgatitja e ekspozitës është gjëja më e vështirë për një piktor, sepse do një tematikë të caktuar që të duket dhe stili yt. Dhe mendoj se këtë e kemi arritur.

Niko, a jeni ju i kënaqur nga piktura, a u ka dhënë ajo të ardhura të mjaftueshme apo sadisfaksion apo fakti që keni jetuar jashtë u ka ndihmuar për këtë?

Niko Dhales:
Ne nuk e kemi pasur të vështirë as në kohën e socializmit dhe as tani, po të jesh piktor sigurisht që ecën dhe nga ana artistike dhe ajo financiare.

Delvina, është e vërtetë që ju do të vini me piktura të cilat e sjellin në formë ironike kohën e komunizmit në Shqipëri?

Avni Delvina:
Pa diskutim jo vetëm komunizmin, por dhe defektet, veset, është një lloj auto-ironie ku fus dhe veten time sepse të gjithë jemi pjesë e atyre viruseve që mbartim nga periudha e diktaturës. Gjejmë shumë konfuzion në Shqipëri shumë përçarje kur jeta është e bukur ku me pak dashamirësi mund të gjendet një gjuhë e përbashkët nga të gjithë. Kam zgjedhur fotomontazhin sepse s'doja ta lodhja publikun. Kjo më stimuloi të punoja nga 15-16 orë në ditë.

Është një lloj proteste kjo për Tiranën?

Niko Dhales: Asnjë faj nuk është individual, gjithçka është kolektive, edhe nënshtrimi 50-vjeçar dhe mënyra e ekzagjerimit që bëjmë ne. Ne po të na lesh vetëm shtohemi.

Është ky këndvështrimi që ju keni për Tiranën dhe për Shqipërinë sot?

Avni Delvina:
Nga natyra ne jemi entuziastë, por shpeshherë njeriu është i prirur të tregojë defektet.

A ju ka dalë ju për mirë emigracioni?

Avni Delvina:
Ndjehemi komod. Jemi mirë, jemi qetë, Shqipërinë e kemi afër, miqtë i kemi të gjithë të kontaktueshëm falë edhe internetit.







ENTELA RESULI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ERMONELA JAHO - MË KËRCËNUAN ME LETRA ANONIME NË TIRANËIntervistoi: ENKEL DEMI (02.24.2015)
NUK HUMB GJAKU SHQIPTARDËSHMITARE SOT KUNDËR KRIMINELIT SERB OLIVER IVANOVIQIT, ORGANIZATOR I VRASJES SË TRIDHJETË MESHKUJVE NË "LAGJEN E KOVAÇËVE"Nga FLORA IDRIZ PECI& (02.24.2015)
NË NJU JORK PROMOVOHET MONOGRAFIA '30 VJET NË SHËRBIM TË KOMBIT' (02.24.2015)
MJEDISI DHE NJERIU - ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM DHE EKOSISTEMINga Dr ZEF MULAJ (02.24.2015)
UNË JAM NATASHA KANDIÇNga PETRIT HALITI (02.24.2015)
HAPNI DOSJET!KRIMET E KOMUNIZMIT NUK PARASHKRUHEN...Nga FRITZ RADOVANI (Pjesa III) (02.24.2015)
QEMALISAMI REPISHTI, nga libri 'Pika loti - Tregime burgu' (02.24.2015)
KREACIONET E BLERINA KLLOKOQI RUGOVËS NË MBRËMJEN OSCAR 2015 (02.23.2015)
Shfletim i historisë - Në 22 vjetorin e sulmit të forcave serbe mbi fshatin BokshiqREZISTENCA E BOKSHIQIT APO REZISTENCA E  KAÇANIKUT TË VOGËL NË VITIN 1993Nga FLORIM ZEQA (02.23.2015)
I RIU SHQIPTAR FLET NË EMISIONIN E ARD - 'DO TË VRISJA VETEN PO TË KTHEHESHA NË KOSOVË' (02.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]