E Premte, 04.19.2024, 02:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Portret dhe intervistë
ALEN KUBATI - SHQIPTARI I PARË QË PUNON PËR 'YAHOO'

E Martë, 03.03.2015, 08:12am (GMT+1)


 

Janë jo të pakta historitë e sukseseve të shqiptarëve jashtë vendit të cilët shkelqejnë në fusha të ndryshme. Një ndër këto histori të bukura suksesi është edhe ajo e Alenit, djalit 24-vjeçar nga Tirana, të cilit rastësisht iu dha mundësia të udhëtonte drejt Amerikës në kërkim të një jete më të mirë. Alen është shqiptari i vetëm që punon në një prej kompanive më të mëdha botërore, sikurse është "Yahoo" dhe ndihet i lumtur që mund të përfaqësojë vendin tonë në një pozicion të tillë. Në një intervistë për gazetën "Koha Jonë" ai tregon për vendosjen e tij së bashku me familjen në Amerikë, jetën atje, si edhe nisjen e karrierës së tij në "Yahoo". Po ashtu, ai na rrëfen se ndoshta në një të ardhme, do të kthehet në Shqipëri për të kontribuar në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies në informatikë...

Jetoni prej disa vitesh në Amerikë së bashku me familjen tuaj. Le të kthehemi pak pas në kohë. Si i kujtoni fillimet tuaja atje?
Në Amerikë unë erdha bashkë me familjen time dhjetë vjet me parë. kur isha katërmbëdhjetë vjeë dhe isha në klasën e tetë. Meqë xhaxhai im jetonte në Neu Jersey, edhe ne u vendosëm atje.
Në mësime u përshtatëm shpejt falë nivelit të lartë, sidomos në matematikë dhe lëndë të tjera shkencore, të shkollës që ndoqëm në Tiranë. Edhe me gjuhën ishim të përgatitur se kishim studiuar që në Tiranë.
Ndërsa prindërit e mi e patën më të vështirë fillimin, por edhe ata me këmbëngulje, arritën ta gjejnë veten e tyre pas dy-tre viteve të para.
Është shumë interesante që sa herë kujtoj fillimet këtu në Amerikë, më vjen ndërmend ai dimër i ftohtë që është normal për Neu Jersey, (minus 10-20 gradë celcius) e që ndryshon shumë nga dimri i butë në Tiranë. Të ftohtit të dimrit i shtohej edhe boshllëku që ne ndjenin nga largimi prej vendlindjes, prej të afërmëve, shokëve dhe prej gjyshes sime të moshuar.

Ka qenë i vështirë adaptimi me jetën "amerikane", duke marrë parasysh diferencat që ekzistojnë në raport me Shqipërinë?

Adaptimi me jetën "amerikane" ka qenë shumë i vështirë. Çdo gjë ndryshonte, gjuha, kultura dhe karakteri i njerëzve. Ne jemi një popull i dashur dhe shumë i lidhur me njëri-tjetrin, por këtu njerëzit janë më të ftohtë dhe duket sikur çdo njeri shikon jetën e vet dhe nuk do t'ia dijë se çfarë bëjnë të tjerët. Kjo ishte përshtypja jonë e parë, por me kalimin e kohës, shumë shokë amerikane më afruan në rrethin e tyre shoqëror.Vështirësia më e madhe ishte gjetja punë e prindërve. Ata kishin punë të mirë në Tiranë, sepse të dy ishin te diplomuar, por në Amerikë filluan punë nga më të rëndomtat dhe në të njëjtën kohë shkuan në shkollë edhe ata për të ngritur aftësitë e tyre profesionale në standartin amerikan.
Gjëja më e mirë që erdha në atë moshë ishte se u rrita në Shqipëri me traditat, sjelljen dhe respektin e atjeshëm dhe kështu kurrë nuk e harron vendin tënd.

Si është një ditë e jotja Alen?
Gjatë ditëve të javës shumicën e kohës e kaloj në punë tek "Yahoo", ku mesatarisht punoj 9-10 orë në ditë. Pas pune, shkoj në palestër bashkë me disa shokë të tjerë. Ushtrimet fizike në palestër më ndihmojnë të ekuilibroj punën mendore që kam.
Në fundjavë aktivitetet ndryshojnë. Zakonisht më pëlqen të eksploroj natyrën këtu në Silicon Valley, ku male të larta shtrihen nv gjirin e Oqeanit Paqësor. Këtij kombinimi të bukur të natyrës i shtohet edhe moti i ngrohtë këtu në Kaliforni që më pëlqen shumë. Në Tiranë ishte e vështirë të gjeje një vend të pastër dhe të gjelbër kur ne ishim të vegjël. Kudo mbizotëronte pluhuri dhe zhurma e makinave (që nuk pushojnë as natën).

Të merr malli shpesh për Shqipërinë?
Gjithmonë kam mall për Shqipërinë. Megjithëse kanë kaluar 10 vjet, malli kurrë nuk shuhet. Kjo është arsyeja që kam ardhur shpesh atje. Herën e fundit ishte vera e vitit 2013. Herën tjetër që do të vij, kam planifikuar të vizitoj vendet e bukura dhe piktoreske që ka Shqipëria nga veriu në jug.

Prej disa muajsh ju punoni në "Yahoo". Si nisi kjo eksperiencë?
Faktikisht, tani kam 11 muaj që punoj në "Yahoo" (në mars bëj një vit). Kjo eksperiencë nisi kur isha akoma në universitet dhe po mbaroja masterin në Shkencat Kompjuterike. Gjatë semestrit të fundit në universitet erdhën të dërguarit nga disa kompani prestigjoze, ndër të cilat ishte edhe "Yahoo". Qëllimi i tyre ishte të punësonin studentët më të aftë që po mbaronin universitetin. Unë u intervistova prej tyre dhe pasi më dhanë një ofertë, vendosa të shkoj të punoj në "Yahoo'.

Keni punuar në dy kompani të mëdha dhe prestigjoze në të gjithë botën sikurse janë "Facebook" dhe "Yahoo". Mund të na tregoni për eksperiencën në secilën prej këtyre?
Në "Facebook" unë isha si student për intership për 3 muaj, kështu që eksperienca ime atje nuk është e njëjtë me kohën që kam punuar në "Yahoo". Megjithatë kam vënë re që të dyja kompanitë janë shumë të ngjashme. Diferenca kryesore, është që "Facebook" punëson më tepër të rinj sesa "Yahoo". Por të dyja kompanitë mundohen t'ua plotësojnë të gjitha kushtet punonjësve. Përshembull, të dyja kompanitë kanë mensa ku punonjësit mund të hanë ushqim falas, të dyja kanë palestër dhe të dyja kanë aktivitete të ndryshme për punonjësit. Gjithashtu, të dyja kompanitë i japin liri individit që të punojë në ndonjë projekt në të cilin ai është i apasionuar. Edhe kuptohet, të dyja kompanitë në fund të javës kërkojnë rezultat të lartë pune.

Jeni shqiptari i vetëm që punoni në "Yahoo". Ç'domethënie ka kjo për ty?

Në radhë të parë, jam krenar që përfaqësoj Shqipërinë në një kompani si "Yahoo". Po të më kishte thënë njeri para 10 vitesh që pasi të mbaroja universitetin do punoja në një kompani prestigjoze në Silicon Valley, nuk do ta besoja. Por nga ana tjetër, do isha i kënaqur të takoja ndonjë shqiptar në Silikon Valley. Por unë kam besim në aftësitë e të rinjve shqiptare dhe besoj se me rritjen e popullaritetit të informatikës në Shqipëri, do ketë më shumë shqiptarë që do punojnë në kompani prestigjoze si "Yahoo".

E mendoni mundësinë për t'u kthyer në Shqipëri ndonjë ditë?
Po, e mendoj dhe besoj se me kualifikimin dhe eksperiencën time mund të ndihmoj në zhvillimin e shkencës kompjuterike në Shqipëri.Tani për tani, shumë nga të rinjtë intelektuale mundohen si e si të largohen nga Shqipëria. Ata duan të shkojnë në Amerikë ose në Europën Perëndimore për mundësi më të mira ekonomike. Dhe të them të drejten nuk u vë faj. Është ndjenjë normale të kërkosh të përmirësosh situatën tënde si individ. Por nëse ajka e vendit largohet prej prej tyre, kush ngelet për të përmirësuar situatën në Shqipëri?

Cilat janë planet që ju keni për të ardhmen tuaj?
Njëra nga planet kryesore është të përmirësoj aftësitë e mia profesionale. Kam më pak se një vit që punoj në "Yahoo" dhe besoj se kam akoma shumë gjëra për të mësuar për të mjeshtëruar profesionin. Pas kësaj, siç e thashë me sipër kam plan për t'u kthyer në Shqipëri, por akoma s'jam i sigurtë për detajet. Një variant është të bëhem profesor për të kontribuar në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies në informatikë që sipas fjalëve që kam dëgjuar, janë shumë larg nga vendet e zhvilluara perëndimore. Sido që të jetë, le t'ia lëmë kohës më mirë për të parë realizimin e ëndrrave të mia për të ardhmen./Koha Jonë

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VATRANI LEGJENDË MUSTAFË ELEZI - I PUSHKËS, I PENËS, I SAKRIFICAVE, I BESIMIT DHE LUMTURIMITDeklaratë më 1989: “Gjithmonë do të punoj e mendoj për “Vatrën”, se është shpirti im”.Nga RAMIZ LUSHAJ&a (03.02.2015)
MOMENT HISTORIK NE WASHINGTON PER VAJZEN NGA KAVAJAERMIRA BABAMUSTA: Vlerësimet nga Kongresi Amerikan dhe Presidenti Obama, momente historike të jetës sime./Iintervistoi FADIL SHEHU, FLORIDA (03.02.2015)
BEBE REXHA VË NË QARKULLIM VIDEOKLIPIN E KËNGËS I'M GONNA SHOW YOU CRAZY (03.02.2015)
NEUTRALITETI I KINËS VDIQ NË UKRAINËNga PETRIT HALITI (03.02.2015)
MYSLIM PASHA - PAKTI DETAR U RRËZUA, POR JO KALIFI QË E MBROJTI (Intervistë) (03.02.2015)
KISHA E BUTKËS, NDOSHTA FALTORJA MË E ÇUDITSHME NË PLANET- NË TË NJËJTIN ALTAR KRISHTI DHE MUHAMETINga VEPROR HASANI (03.02.2015)
Delegacioni i Kosovës në regjionin Fermo (Itali)DËSHIROJMË BASHKËPUNIM ME FIRMAT FERMANO PËRMES DHOMAVE TË TREGTISËNga FLORIM ZEQA (03.01.2015)
ZOTËRI MINISTRA DHE z STAVILECI, ÇFARË DËNIMI E KISH PRITUR MIXHËN RAMË ME 25 FËMIJË?Nga ASLLAN DIBRANI (03.01.2015)
LUMI VJOSA DHE ADHURUESIT SHQIPTARË TË TSIPRASITNga ARTUR ZHEJI (03.01.2015)
SYRGJYN VDEKURElegji për LUIGJ GURAKUQINNga FAN S. NOLI (03.01.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]