E Shtunë, 04.20.2024, 07:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Bëmat e SHIK-ut
BAZA FINANCUESE E SHIK-ut ËSHTË TËRËSISHT KRIMINALE
Nga IDRIZ ZEQIRAJ

E Martë, 03.24.2015, 08:42am (GMT+1)


         IDRIZ ZEQIRAJ

Motoja e makiavelistëve komunistë:

"Qëllimi i justifikon mjetet"!

Për komunistët "nuk ka kala të papushtueshme"! Edhe ata që i kishin vrarë vetë, i përdorën emrat e tyre si bashkëluftëtarë dhe Prizreni u dorëzua para komunistëve në zgjedhjet lokale. Kujtojeni Hashimin në tribunën agjitative parazgjedhore: "Ndjehem krenar se kam në krah vëllain e shokut tim të luftës, Komandant Drinit"- Ekrem Rexha!!"

"Bastioni Prishtinë duhet të bjerë", - ka dhënë kushtrimin partia në pushtet. Policia aktive SHIK-ase ka filluar sulmin ballor për komunën e Prishtinës. Fillimisht, diskreditimi, pastaj arrestimi, qoftë edhe me akuza të sajuara. Nuk paragjykoj për fajësinë apo jo të ndonjë kuadri batakçi e shpërdorues të pozitës, por, mënyra e veprimit flet për një taktikë dhe strategji të studjuar nga partia e gjithëpushtetshme dhe SHIK-u i saj ogurzi.
Edhe vet kryeministri, i cili kishte mbrojtur dhe mbron të akuzuarit për krim të organizuar politik dhe ekonomik, që, zakonisht, janë nga torishta e partisë së tij, këtë herë aprovoi goditjen dhe impulsoi veprimet e mëtejme. "Komuna e Prishtinës duhet të bëhet çiflik i PDK-së", prandaj "qëllimi i justifikon mjetet". Këtë fushatë të egër e marroçe e ka denoncuar bindshëm ish-kryetari i Prishtinës, prof. dr. Isa Mustafa.

Bajram Rexhepi përligj praninë e SHIK-ut në policinë e Kosovës dhe strukturat tjera shtetërore. Dhe, vërtet, nëse SHIK-u të kishte qenë një organizim legal, i pastër, në shërbim të Kosovës, nuk do të kishte asgjë të keqe. Por, kur ai, sot, identifikohet me krimin e organizuar politik dhe ekonomik në Kosovë, prania e SHIK-asve në organet vitale të shtetit përbën një krim të rëndë.

Kush organizon arratisjen e kriminelëve vrasës nga burgu i sigurisë të lartë? Kush vodhi drogë e dosje nga dhoma e dëshmive, në mjediset institucionale të sigurisë? Ekskluzivisht - policia e SHIK-ut. Këtu e gjen përgjigjen edhe pyetja pse Hashim Thaçi me shokë ishte ngulmues që të mos rikthehen në punë policët e shkolluar të karrierës, të cilët, në solidarizim me popullin e Kosovës dhe kundër pushtuesit dhunues, masivisht braktisën uniformat. Hashimi me dajë e "akraballëk" pushtoi policinë dhe TMK-në me SHIK-asit e tij "beterë", duke i inkriminuar fort këto dy institucione të sigurisë shtetërore.
Kolonel Zemaj: "Nuk ka krim politik, ekonomik apo ordinier ku të mos jenë pjesëmarrës policia dhe TMK-ja"-


kolonel Tahir Zemaj
 
Kolonel Tahir Zemaj, fitues i Betejës të Loxhës

Ministri i brendshëm ndjehet i befasuar se për arrestimet e kriminelëve nuk është vënë në dijeni ai, si ministër. Por, EULEX-i shpalos provat se është dekonspirua dhe kanë dështuar aksionet e ndërmarra së bashku me policinë e Kosovës. Dhe, krejt logjike, sepse krimet në Kosovë janë numerike dhe lidhjet e policisë me krimin, tashmë, janë të dëshmuara dhe faktike.

Ndërrimi i ministrave të brendshëm dhe e stafit të tyre, nuk ka prekur dhe nuk ka lëvizur nga pozicioni kuadrin kyç të SHIK-ut pranë kësaj ministrie. Mjafton ta përmendim emrin e kuadrit të lartë të SHIK-ut, Fatmir Xhelilit, i cili edhe pas ndërrimit të katër ministrave të brendshëm, ai ka mbetur në zyrën e tij, si i pazëvendësueshëm! Sepse ata janë të ngarkuar nga qendra për ta mbikëqyrur edhe vet ministrin.

Kuadrotë e SHIK-ut kanë dalë nga shkollëza e Sigurimit fashist stalinist-enverist. Lëshojnë gënjeshtrën në publik me moton "sa ta ha, le ta hajë "mileti"! Kjo u provua me pohimin rrenacak e bajat se gjoja "na ndihmonin ndërkombëtarët"! A mund ta ndihmojë bota demokratike një organizatë ilegale, të dyshuar, të akuzuar dhe të indentifikuar me krimin e organizuar politik - vrasje seriale?!?

Se "kemi bashkëpunuar edhe me Presidentin Rugova", se "ka nënshkruar edhe Ibrahim Rugova", edhepse dihet se kjo marrëveshje është prishur ende pa u tharë boja e nënshkrimit, sepse stalinistët e LPK-së, të udhëzuar nga zyrtarët komunistë të Tiranës, nuk pranuan Parlamentin dhe strukturat tjera në kuadrin e institucioneve paralele, vepruese për një dekadë radhazi.

Eshtë absurditet të mendohet pranimi i SHIK-ut nga Presidenti Rugova, kur këtij ia vriste kuadrin ushtarak e politik, madje, ngulmueshëm, kërkonte edhe vet kokën e Tij! Është faktuar katërcipërisht deklarimi i bërë nga strategu, fitues i Betejës të Loxhës, kolonel Tahir Zemaj, Hero i Kosovës, se "nuk ka krim politik, ekonomik apo ordinier ku të mos jenë pjesëmarrës Policia e Kosovës dhe TMK-ja."

Financimi i SHIK-ut është bërë nga biznese të pista; uzurpime të pasurive shoqërore e private. Edhe kur njerëzit e SHIK-ut detyroheshin ta lëshonin një objekt privat ose të shitej një pronë shoqërore, duhej paguar disa mijëra marka, më vonë euro.

Reketi, haraçi, gjobvënia, ka qenë dhe mbetet burimi i financimit ilegal e gjysmëlegal. Kujtojeni "zënien me pelë për dore" të një banditi SHIK-as, duke i vënë gjobë një lokali nate në Fushë - Kosovë dhe dënimin e tij për këtë akt kriminal. Banda horrake studentore defilonte në Prishtinë me fotografinë e këtij banditi, i cili, pas vuajtjes të dënimit për gjobëvënie, së fundi, u dënua me 15 vjet burg për krime të torturës dhe të vrasjes. Hajde, rini "heroike" e Kosovës!!!

Të njëjtit afarist iu sulën, si qentë e tërbuar, bandat SHIK-ase të Dukagjinit! Tenderët kanë qenë një burim tjetër i majmë për SHIK-un. Hulumtoni pasuritë e SHIK-asve dhe do të bindeni edhe për krimin ekonomik. Dhe ankohen horrat qeveritarë për mungesë të investitorëve të huaj!?

IDRIZ ZEQIRAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHTYPI ÇEK PËR VRASJEN E CENO BEG KRYEZIUTNga LULZIM MJEKU (03.24.2015)
BASHKËFAJTORË DHE BASHKËVUAJTËS…Nga ILIR SECI (03.24.2015)
Nga cikli ( Pjesa VII)KASAPHANA ANTISHQIPTARE: “NACIONAL ÇLIRIMTARE”! 25 MARS 1945Nga FRITZ RADOVANI (03.23.2015)
PËRURIME TË VEPRËS “VIKTIMA”-AUTOR SAFET HADROVIQ (SHQIPËROI SMAJL SMAKA)Nga FLORA PECI (03.23.2015)
NGA ALBUMI I PIKTORIT - TRI PUNIME TË REJA NË VAJ TË PIKTORIT HELIDON HALITI (03.23.2015)
BËMAT E SHIK-ut I DËNUARI ME VDEKJE MBRON PERSEKUTORINNga IDRIZ ZEQIRAJ (03.23.2015)
16 VJET MË PARË - DEKLARATA E BILL CLINTONIT QË SHËNONTE FILLIMIN E FUSHATËS 78 DITORE TË BOMBARDIMEVE NGA AJRI (03.23.2015)
DEBATI PËR MJEDISIN - NË KOSOVË MBI 200 MILIONË TONË MBETURINA INDUSTRIALE (03.23.2015)
ITALI - DY TË RINJ SHQIPTARË I JAPIN FUND JETËS DUKE U HEDHUR NGA LARTËSIA (03.23.2015)
NJERIUT IU KA ZGJATUR JETA NË ASPEKTIN E KOHËS, POR MVARËSIA ËSHTË BËRË E MADHE DHE E PADURUESHMEAnalizë nga SKËNDER MULLIQI (03.22.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]