E Shtunë, 09.26.2020, 02:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KUR KONICA DHE NOLI NJOHËN MBRETIN ZOG PËR UDHËHEQËS TË NJË QEVERIE SHQIPTARE NË MËRGIM
Nga IDRIZ LAMAJ

E Premte, 03.27.2015, 09:18am (GMT+1)


Ne foto: Studiuesi Idriz Lamaj duke ekspozuar e komentuar leterkembimin e personazheve te asaj periudhe ne Seminarin Perkujtimor qe organizoi Vatra me 13 Mars 2015 me rastin e 50 Vjetorit te ndarjes se Imzot Nolit nga Jeta)


Me 6 dhjetor 1940, Konica i shkruan Dervish Dumes në Londër:
“ Më vjenë keq t’ju zhgënjej por unë e shikoj veten si njeri të larguar nga politika. Tashetutje kam vendosur t’i kushtohem vetëm historisë dhe letersisë. Por, edhe sikur të isha i prirur për politik, sigurisht nuk do ta zgjidhja këtë kohë për të”.( B. Destani: Faik Konica, Selected Correspondence 1896-1942, London, 2000, fq. 94 ).

Konica, megjithëse kishte deklaruar publikisht në Boston se nuk do të bënte më politikë me shqiptarët, detyrohet të ndryshojë mendimin.

Me 1941 hapet një hendek i ri përçarje midis shqiptarëve të Amerikës, përçarje kjo shumë më serioze se ndarja “Vatrës” në vitin 1936. Nga mesi i atij viti ndarja bëhet fakt i kryer, formohet organizata “Shqipëria e Lirë”, e cila, fill pas themelimit, kryesohet nga Kostë Çekrezi, personalitet i njohur, por njeri i dyshimt për Nolin dhe për Konicen. Gjatë pushtimit të Shqipërisë ata e akuzuan Çekrezin si spiun të grekëve dhe të jugosllavëve, megjithëse kurrë nuk paraqitën ndonjë dokumentim bindës për këtë akuzë.

Nryshimi i rrethanave politike ndërkombëtare, zgjerimi i Luftës së Dytë Botërore, veprimtaria antishqiptare e grekëve dhe jugosllavëve, themelimi i kësaj organizate dhe shpresa e Nolit dhe e Konicës për përkrahjen e Mbretit Zog nga anglezët, bëjnë që Konica dhe Noli të njohin Mbretin Zog për udhëheqës të një qeverie shqiptare në mërgim. Përpjekjet e tyre për themelimin qeverisë qenë poaq serioze sa edhe vet përpjekjet e Mbretit Zog. Noli zbutë qendrimin e ashpër të Konicës kundër Mbretit.
Me 3 prill 1942, Konica i shkruan Dervish Dumes:
“ Peshkop Noli, të cilin e vizitova për disa ditë në Boston, arriti të më shkund skepticizmin. Noli beson se Zogu mund të vendos rregullin, dhe po që se mbështetet nga anglezët, mund të luaj ende rol të rëndësishëm, si simbol i lirisë shqiptare”. ( Faik Konica, Vepra IV, Tiranë 2001, fq. 278).

Marrëveshja e Nolit e Konicës për formimin e qeverisë shqipta- re në mërgim nënshkruhet në Washington pas bisedimeve që zhvillu- an në ministrinë e Jashtme amerikane: “Ne të nënshkruarit, u ftuam prej një zyre të Guvernës së Shteteve të Bashkuara në Washington për një çkembim mendimesh mbi mënyrën më të mirë për të bërë një guvernë shqiptare në mërgim. Në bisedimet tona ngulëm këmbë mbi pikat që vazhdojnë:
1). Vetëm një ball shqiptar i bashkuar që përmbledh të gjithë perso- nalitetet shqiptrare munt të ket ndonjë rast t’a tund popullin shqiptar përgjithërisht dhe të jetë i dobishëm për Kombet e Bashkuara.
2). Mbreti Zog është më i çquari personalitet shqiptar i gjallë, edhe përjashtimi i tij do t’i hiqte fuqinë lëvizjes që proponohet të bëhet;
3). Asnjë mis i ballit të bashkuar nuk do të jetë i shtërnguar të heq dorë nga mendimet politike të tija, po do të bashkëpunojë vetëm gjërsa tërsia e tokës dhe liria e Shqipërisë të shigurohen në Konferencën e Paqes, dhe pasandaj secili do të mer përsëri lirinë e tij për të vepruar;
4). Një guvernë provizore pas vijave që propozon z. Çekrezi dhe miqtë e tij do të ish më keq se e pa dobishme; dhe nuk do t’i ndihte as Shqipërisë as Kombeve të Bashkuara, po do të përparonte vetëm qellimet e atyre fqinjëve që kanë dekllaruar zyrtarisht se duan të ndarët e Shqipërisë;
5). Jemi gadi në çdo kohë të bashkëpunojmë me gjithë zemër me Guvernen e Shteteve të Bashkuara.”
Nënshkruar: Faik Konica e F. S. Noli, në Washington me 19 të vjeshtës së tretë, 1942. ( “ Dielli ” 28 nëntor, 1942 ) .

Bisedimet e Nolit dhe të Konicës në ministrinë e Jashtme amerikane dhe nënshkrimi i marrëveshjes së tyre për njohjen e Mbretit Zog si udhëheqës të qeverisë shqiptare në mergim entusiazmuan “Vatrën” por shqetësuan tepër Çekrezin dhe organizatën “Shqipëria e Lirë”. Konica i shkruan Petro Kolonjes:

“I dashur z. Kolonja,
Ju falëm nderit për të dy letrat, – të cilat ju a kthej këtu.‘Rumor’- i që dëgjuat në Southbridge më bëri të qesh. Faktet janë afro të përkundërshme. Autoritet këtu dëgjuan e kuptuan që Çekrezi s’ka rëndsinë që deshiron t’i japë vetes. Ashtu, me hoborësi të madhe, ftuan Nolin, më ftuan dhe mua, për bisedime. Nolit (në mes t’onë) harxhet j’a hoqi Uncle Sam-i. Shpresat për shpetimin e Shqipërisë po shtohen. Juaj me besë, Faik Konitza. Me 7 të Nëndorit 1942”.

Me 10 dhejtor 1942, Ministri i Jashtëm amerikan Cordell Hull bën këtë deklaratë:
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është e panjohur me rezistencën e vazhdueshme të popullit shqiptar kundër forcave pushtuese italiane. Përpjekjet e grupeve të rezistencës që operojnë në Shqipëri kundër armikut të përbashktë shikohen me admirim dhe janë të mirëpritura. Qeveria dhe populli amerikan pret me padurim dhënien e ndihmës ushtarake atyre trimave për të nxjerrë pushtuesin nga vatrat e tyre. Konsekuent me vijën e vet të drejtë politike për mosnjohjen e pushtimit të një vendi me forcë, Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kurrë nuk e ka njohur aneksimin e Shqipërisë nga Italia. Në deklaratën e përbashkët të Presidentit amerikan dhe të Kryeministrit britanik, lëshuar me 14 gusht 1941, e njohur si Karta e Atlantikut, bëhet qartë: “Respektojmë të drejtën e çdo populli për zgjedhjen e formës së qeverisjes dhe dëshirojmë rivendosjen e të drejtave sovrane – vetqeverisëse të gjithë popujve që u është mohuar liria me forcë”.

Ndërkaq, shpresat se italianët do të bënin realitet bashkimin e territoreve etnike shqiptare, ishin ringjallur te Noli, Konica dhe “Vatra”. Konica shkruan:” Nuk dihet se si do të vijë fati i Shqipërisë në fund të kësaj lufte, por shpresojmë që të mblidhen të gjithë shqiptarët në një shtet në bazë ethnologjike. Vendet në Greqi dhe në Jugosllavi ku shumica e popullit flet shqip ose vjen prej gjak shqiptari duhet t’i jepen Shqipërisë.” ( “ Dielli ”, 17 maj 1941 ) .

Me 15 dhjetor 1942, vdes Faik Konica. Kryetari i “Vatrës” i mbylli sytë pasi hartoi së bashkut me Nolin një platformë të drejtë politike për çështje të atdheut. Para se të mbyllte sytë përgjithmonë, ai lë një amanet trishtues si askush tjetër deri më sot:
“… nuk do të më tretë dheu, nëse ti Imzot Noli dhe gjithë ata që e quajnë vetën shqiptarë nuk do ta çojnë kufomen time të tretet në tokën mëmë…”

Amanetin e tij tronditës dukej se Imzot Noli po e ekzekutonte në vend, pa e mbuluar kufomen e tij me dheun e huaj; Dukej se po e mbullonte me dheun e tokes mëmë m’u në Sheshin e Flamurit tonë Kombëtar, aty ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Vetëm Noli mund të shprehej kështu:
“… Humbje me të vërtet’ e tmerruar, se sot po i bëjmë nderimet e funtme dhe i themi lamtumirë njërit prej bijve më të shkelqyer të Shqipërisë. Se Faik Konica, sikundër e dini, ka qenë nga çampionët më të mëdhenj të indipendencës kombëtare; pa dyshim, ka qenë ustaj më i madh i shkrimit të gjuhës sonë dhe veç këtyre, është njeriu që na ka zbuluar flamurin e Seknderbeut. Ja tre tituj, që nuk munt t’ja mohojnë as kundërshtarët më të egër… Pa fjalë, më tepër se cilido tjatër, Faik Konica meriton të gjenjë prehjen për jetë në tokën e atdheut, të cilit i ka sherbyer tërë jetën me aqë besnikëri, me aqë trimëri, dhe me aqë zotësi…”
(Eulogjia oratorike e Nolit në funeral të Faik Konicës, dhjetor 1942.)

Pas varrimit të Konicës, Noli dërgoi Petro Kolonjen në Washi- ngton si ambasador të ri për të ndjekur të njejtën platformë politike që kishin hartuar me Konicën. (Marrë nga libri i autorit ”Për Vatrën dhe Vatranët”-Botoi-”Vllamasi”- 2015)-

IDRIZ LAMAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LAMTUMIRË KRYEZOT I SHQIPTARËVE TË AMERIKËS!- 50 VJET NGA SHUARJA E FAN S. NOLITNga DALIP GRECA (03.27.2015)
NDIHMA - NJË AKT HUMANReportazh nga MIMOZA DAJÇIFotot nga EMANUEL MUSAJ (03.26.2015)
SARANDË - ZBULOHET NJË PLANTACION I NËNDHESHËM KANABISI (03.26.2015)
SANDËR PROSI - MJEKU ME SHIKIM MAGJEPSËS QË U BË ARTIST I PAPËRSËRITSHËM (03.26.2015)
SHBA - 'THE SIMPSONS' I KUSHTON 10 MINUTA FLAMURIT DHE KULTURËS SHQIPTARE (03.26.2015)
FOTO ANTOLOGJI - WASHINGTON 1998 - SHQIPTARËT PARA SHTËPISË SË BARDHË BËNIN THIRRJE PËR SULME AJRORE KUNDËR SERBISË (03.26.2015)
KELLY FAMILY - KËNGA PËR FËMIJËT E KOSOVËS QË PËRLOTI MILIONA NJERËZ NË MBARË BOTËN (03.26.2015)
QENTË ENDACAKË - 24 ORË NË DITË NË 'SHËRBIM' TË QYTETARËVE TË KOSOVËS!Nga FLORIM ZEQA (03.26.2015)
MOJ E BUKURA NGA AMERIKA(Me respekt për piloten amerikane Nicole Malachowski, e cila 200 orë bombardoi caqet serbe më 1999.)Poezi nga AGIM GASHI (03.25.2015)
KRYEPROKURORI I KROACISË TREGON - JA SI E BURGOSA IVO SANADERIN (03.25.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2020  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]