E Enjte, 03.28.2024, 10:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
'KUSH S'E NJEH SELMAN KADRINË, ME GOJË HAPË TRIMI E KA LANË SERBINË'

E Shtunë, 03.28.2015, 09:21am (GMT+1)



A e keni dëgjuar këngën e Selman Kadrisë, se si "me gojë hapur ka mbet Serbia" e pushka e tij "dridhi eshtrat e Car Dushanit".

Selman Kadria ka vrarë një nga antishqiptarët më të mëdhenj, një prej serbëve që ka bërë zullumet dhe krimet më mizore ndaj shqiptarëve, Milliq Kërstiqin - i njohur më shumë me mbiemrin Kërrsta!

Dhe, këtu lindi një mit, por që shumë detaje nuk tregohen.

Selman Kadria ishte nip i Kërstiqëve, sepse nënën e kishte serbe. Milliq Kërrsta kishte vrarë shumë patriotë shqiptarë që kundërshtonin regjimin serb, sidomos në rajonin e Dukagjinit. Por, si nip që e konsideronte, ai kishte besim te Selman Kadria, prandaj e merrte shpesh me vete. Madje, Kërrsta ia besonte edhe armën. Në ato kohë, dihet, asnjë serb i pushtetshëm nuk donte ta ketë pranë një shqiptar me armë. Bile, sipas disa dëshmitarëve të kohës, thuhej se Selman Kadria kishte edhe armë të Mbretërisë së Jugosllavisë, pra se ishte njeri i besueshëm i regjimit.

Sidoqoftë, një ditë, Selman Kadria që përcjell "dajën" e tij, me armën që ia jep në besë vret Kërrstën pas shpine. Arsyet thuhet se ndërlidheshin me aktet antishqiptare të Milliqit. Por, a ishte mënyra e vrasjes së tij burrërore?

Në traditën shqiptare, njeriu nuk vritet pas shpine. Ju kujtohet atentati që Beqir Valteri kishte bërë ndaj Ahmet Zogut në Parlamentin e Shqipërisë? Ndonëse kishte probleme në të folur, e thërret Zogun në emër dhe i thotë: "I bëj të fala ungjit tim"! Sepse, kjo ishte tradita burrërore shqiptare e marrjes hak: për ta thirr hasmin në emër dhe për t'ia treguar arsyen pse po merr hak!

Studiuesi Liman Rushiti, në veprën e tij "Kujtime për lëvizjen kaçake", përmend ca fakte interesante për shumë personazhe. Këto fakte ai i kishte mbledhur në vitet '70-'80 të shekullit të kaluar, por kjo vepër botohet më 2003. Edhe ai përmend se Kërrsta ishte vrarë pas shpine, që nuk përkon me burrërinë, dhe se Selman Kadria ishte njeri i besueshëm i tij Milliqit, si nip i Kërstiqëve të Istogut.

Pas kësaj vrasje, fitet se Ahmet Zogu, duke pasë parasysh mizoritë e Kërrstës kundër shqiptarëve, kishte ofruar të holla për atë që e shpëton dhe e dërgon në Tiranë Selman Kadrinë. Por, këtu ndodh edhe një akt tjetër makabër: Kadria tradhtohet nga nipi i babës, Ramë Vuthaj, që po ashtu e godet Selman Kadrinë pas shpine me sëpatë, ndërsa sinjalizon xhandarët serbë që ta marrin. Nën torturat më barbare të kolonëve serbë, Selman Kadria vdes në oborrin e kishës ortodokse në Istog, në qershor të vitit 1938.

Kjo është e vërteta që pak tregohet për mitin që krijohet përmes këngëve për Selman Kadrinë. Por, meqë Selmani e vrau Kërrstën, një kriminel serb, le ta kujtojmë me këto vargje: "Hej ty t'lumtë dora o Selman Kadria/ K'shtu o po t'thonë more tan' o Shqipnia/ Djem o si ti ka Kosova prapë/ O prapë o ndër shki o do të marrim hak". /Telegrafi/
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FOTOGALERI - MALET E BERISHËS PRANVERA I GJEN PLOT ME BORË (03.28.2015)
TUBIMI I TIRANËS ISHTE TUBIM PËR TA ZHVENDOSUR VËMENDJEN NGA PROBLEMET E BRENDSHME TË TË DY SHTETEVEVështrim nga SKËNDER MULLIQI (03.27.2015)
JANULLATOSI SHËRBËTOR BESNIK I GREQISË NË SHQIPËRIOpinion nga RASIM BEBO (03.27.2015)
KUR KONICA DHE NOLI NJOHËN MBRETIN ZOG PËR UDHËHEQËS TË NJË QEVERIE SHQIPTARE NË MËRGIMNga IDRIZ LAMAJ (03.27.2015)
LAMTUMIRË KRYEZOT I SHQIPTARËVE TË AMERIKËS!- 50 VJET NGA SHUARJA E FAN S. NOLITNga DALIP GRECA (03.27.2015)
NDIHMA - NJË AKT HUMANReportazh nga MIMOZA DAJÇIFotot nga EMANUEL MUSAJ (03.26.2015)
SARANDË - ZBULOHET NJË PLANTACION I NËNDHESHËM KANABISI (03.26.2015)
SANDËR PROSI - MJEKU ME SHIKIM MAGJEPSËS QË U BË ARTIST I PAPËRSËRITSHËM (03.26.2015)
SHBA - 'THE SIMPSONS' I KUSHTON 10 MINUTA FLAMURIT DHE KULTURËS SHQIPTARE (03.26.2015)
FOTO ANTOLOGJI - WASHINGTON 1998 - SHQIPTARËT PARA SHTËPISË SË BARDHË BËNIN THIRRJE PËR SULME AJRORE KUNDËR SERBISË (03.26.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]