E Enjte, 04.25.2024, 09:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PLAGË TË VJETRA
Nga ILIR SECI

E Shtunë, 03.28.2015, 09:27am (GMT+1)


Te gjithe e kujtojme ate momentin kur ne televizionin "Top Channel" u transmetua nje video e filmuar nga Dritan Prifti, ku me figure dhe ze, shihej Zv/kryeministri i asaj kohe Ilir Meta duke kerkuar nje ryshfet prej 700 mije Eurosh!... Ilir Meta atehere dha doreheqjen per t'i hapur udhe hetimeve... Indinjata qe shkaktoi ajo video ishte nxitesja kryesore e protestes se 21 janarit 2011, proteste ku humben jeten 4 veta!... Ne perfundim te hetimeve opinionit publik ju tha se videoja ishte e manipuluar, domethene se zeri ishte fabrikuar mbi figuren!... Edi Rama lideri i opozites se asaj kohe e akuzoi procesin hetimor dhe ate gjyqesor si te njeanshem, po ashtu e akuzoi shume ashper Ilir Meten si hajdut, akuzat jane ne librin e Rames me titull "Kurbani"...

Rezultati perfundimtar ishte se faji mbeti jetim; Ilir Meta u shpall i pafajshem dhe dy vjet me vone me 1 Prill 2013, i njeti Ilir Meta, hajduti i akuzuar i librit "Kurbani" u be partneri me i afert i Edi Rames, po atij Edi Rame qe e kishte akuzuar si HAJDUT!... Meqe Ilir Meta u shpall i pafajshem, si rezultat logjik akuzuesit duhej te shkonin ne gjyq e te merrnin denimin per shpifje! Mirepo deri sot, as Dritan Prifti qe kishte nxjerre videon dhe as "Top Channel", qe kishte transmetuar, domethene redaktori Filip Çakuli, qe pergatiti ate video nuk u perballen me drejtesine edhe pse nen ndikimin e manipulimeve te tyre, ne protesten e 21 Janarit mbeten kater te vrare!?.. . ne fund te gjithshkaje, as nuk u denuan te akuzuarit per marrje ryshfeti dhe as nuk u denuan akuzuesit per shpifje pa baze!?... Vetem ne Shqiperi ndodh kjo!?

Çuditerisht ne kushte te njejta,keto arrestohen deputetet,Tome Doshi dhe Mark Frroku per nja kallzim qe nuk e kane bere sepse deri me sot nuk eshte bere ndonje kallezim penal;akuzohen per fabrikim akuzash ndaj kryeparlamentaritaktual Ilir Meta!...Ndalohen ne burg Tome Doshi me Mark Frrokun per te njeten gje qe Dritan Prifti dhe Filip Çakuli nuk u ndaluan asnjehere!?...Qofte edhe formalisht nuk u ndaluan asnjeri!?...Cili eshte ndryshimi mes Tome Doshit me Mark Frrokun nga Dritan Prifti dhe Filip Çakuli mund te pyese me te drejte secili prej nesh!?Duke pasur parasysh rastet dhe duke bere krahasimin,vetvetiu na lind e drejta te mendojme se faktori i vetem qe ndikoi ne kete diferencim te rastit,ate te bere ndaj Tome Doshit dhe Mark Frrokut,eshte origjina e dy deputeteve te ndaluar,qe jane nga Veriu dhe i perkasin nje perqindje te caktuar te popullsise shqiptare ndaj te ciles ka 70 vjet qe abuzohet padrejtesisht! Tome Doshi dhe Mark Frroku jane veriore dhe katolike, pra jane pre e lehte per konsumin propagandistik te nje qeverisje qe kerkon me cdo kusht te mbuloje lakuriqesine e turpshme te korrupsionit!... Tome Doshi dhe Mark Frroku,per dallim nga Dritan Prifti dhe Filip Çakuli,nuk vijne nga nje zone gjeografike e favorizuar politikisht gjate 47 viteve te diktatures!Popullsia shqiptare e besimit katolik ne Veri ka vuajtur terrorin komunist disa here me shume ne raport me perqindjen qe ka ne raport me popullsine e perkatesive ortodokse dhe myslimane!Kjo eshte nje e vertete e bazuar ne fakte;merrni listat e klerikeve katolike te varur,pushkatuar e denuar me burgje!Merrni listat e te denuarve me burg politik,krahasoni sa shqiptare katolike jane denuar me burg ne diktature!?Bejeni krahasimin ne raport me shqiptaret e perkatesive tjera!?...Mos harrojme se shqiptaret katolike jane diku 10 deri ne 15 perqind te popullsise!?Diktatura komuniste ishte fatkeqesi qe pllakosi gjithe vendin por disa e vuajten me shume shtypjen e saj!Megjithese patem shpresuar se ato padrejtesi ishin nje pjese e padrejtesive te shumta qe perjetuam si popull nene diktature ajo qe ngjet sot eshte rihapje e plageve te vjetra!...Shpresuam qe ajo kohe iku dhe u harruan ato praktika diskriminuese!Po ja qe mjafton nje rast si ky i dy deputeteve veriore,qe te gervishten plaget e vjetra!Ilir Metes nuk ju kerkua te dorehiqet qe ti hape udhen hetimeve te pavarura dhe objektive!...PSE?!...Deputeti i parlamentit shqiptar Tome Doshi,akuzon kryetarin e parlamentit se ka dashur qe ta likuidoje fizikisht,ate Tome Doshin!Akuze serioze qe ne çdo vend normal te botes do te trondiste opinionin publik!...Gjeja me elementare ne kete rast do ishte qe kryetari i parlamentit te jepte doreheqjen per ti hapur udhen hetimeve te paanshme dhe me objektivitet te plote!Mirepo Ilir Meta as e çoi ndermend nje gje te tille!Keshtu qe kemi nje FARSE politike te kesaj natyre,nje deputet qe ndodhet perballe pushtetit do prese drejtesine nga nje Prokurori qe eshte e mvarur nga Pushteti!Per sa kohe qe Ilir Meta eshte kryetar parlamenti vetvetiu çdo vendim i dhene nga Prokuroria eshte subjektiv dhe krejtesisht i ndikuar!...Pavaresisht diskutimeve kundershtuese rreth figures se Tome Doshit,ky zhvillim politik eshte zhvillimi me shqetesues ne historine e parlamentarizmit shqiptar qe nga viti 1946 kur Enver Hoxha pushkatoi grupin e deputeteve kundershtare qe kishin dale me voten e Popullit!Gjeni listen e deputeteve te pushkatuar ne vitin 1946 dhe do bindeni ne vertetesine e shqetesimit te ngritur ne kete shkrim!

Opozita shqiptare duhet te mbaje shenim me kujdes ne kete rast!... Sepse ata mund te jene te tjeret ne rradhe ne listen e Ilir Metes! Kjo menyre e heqjes qafe te kundershtareve tanime ka per t'iu lezetuar Ilir Metes dhe Edi Rames! Sot kishin permendur precedentet penale te Mark Frrokut, qe paska patur ne nje shtet ne Evrope?!... Keto fakte kane qene te njohura me kohe! Pse Edi Rama e pranoi ne koalicion si kandidat per deputet Mark Frrokun atehere?! Aq me teper kur keto fakte ishin bere te ditura me kohe!?...

ILIR SECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'KUSH S'E NJEH SELMAN KADRINË, ME GOJË HAPË TRIMI E KA LANË SERBINË' (03.28.2015)
FOTOGALERI - MALET E BERISHËS PRANVERA I GJEN PLOT ME BORË (03.28.2015)
TUBIMI I TIRANËS ISHTE TUBIM PËR TA ZHVENDOSUR VËMENDJEN NGA PROBLEMET E BRENDSHME TË TË DY SHTETEVEVështrim nga SKËNDER MULLIQI (03.27.2015)
JANULLATOSI SHËRBËTOR BESNIK I GREQISË NË SHQIPËRIOpinion nga RASIM BEBO (03.27.2015)
KUR KONICA DHE NOLI NJOHËN MBRETIN ZOG PËR UDHËHEQËS TË NJË QEVERIE SHQIPTARE NË MËRGIMNga IDRIZ LAMAJ (03.27.2015)
LAMTUMIRË KRYEZOT I SHQIPTARËVE TË AMERIKËS!- 50 VJET NGA SHUARJA E FAN S. NOLITNga DALIP GRECA (03.27.2015)
NDIHMA - NJË AKT HUMANReportazh nga MIMOZA DAJÇIFotot nga EMANUEL MUSAJ (03.26.2015)
SARANDË - ZBULOHET NJË PLANTACION I NËNDHESHËM KANABISI (03.26.2015)
SANDËR PROSI - MJEKU ME SHIKIM MAGJEPSËS QË U BË ARTIST I PAPËRSËRITSHËM (03.26.2015)
SHBA - 'THE SIMPSONS' I KUSHTON 10 MINUTA FLAMURIT DHE KULTURËS SHQIPTARE (03.26.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]