E Enjte, 01.23.2020, 02:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ARMEND ZEMAJ - GJYKATA SPECIALE T'I HETOJË ATA QË TENTUAN TA LIKUIDOJNË RUGOVËN
Zemaj kërkon që Gjykata të merret edhe me vrasjet e zyrtarëve të LDK-së

E Shtunë, 03.28.2015, 10:49am (GMT+1)




Musliu: Raporti i Martyt, rezultat i Shtabit të LDK-së

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së nuk ka mundur të durojë disa nga deklaratat e kolegeve të saj nga partitë tjera.

Ajo ka reaguar ndaj deklaratave të Armend Zemajt dhe Doruntina Malokut që sipas saj po e shajnë dhe fyejnë UÇK-në.

Musliu tha se këta po mundohen që vrasjet për motive të ulta t’ia mveshin UÇK-së.

“Nëse e mbani mend kur u vra Tahir Zemaj, u tha se ‘u vra një kriminel’”,
tha Musliu.

Sipas saj partia e Zemajt ka mbledhur tash e 17 vjet dëshmi kundër UÇK-së ku sipas saj me mijëra faqe dosje kundër U
ÇK janë nënshkruar në Hagë dhe kanë nënshkrime të zyrtarëve të LDK-së.

“Raporti i Dick Martyt është rezultat i Shtabit të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Musliu.
***
Deputetët e Kosovës, me 37 vota kundër, 22 për dhe 2 abstenime kanë hedhur poshtë rekomandimet e Vetëvendosjes që kundërshtonte formimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës së UÇK-së në Kosovë.

Deputeti nga LDK-ja ka thënë se Gjykata Speciale nuk duhet të ketë juridiksion vetëm për vitet 1998 dhe 2000 por edhe në vitet e më pastajme.

Sipas Zemajt luftëtarët e vërtetë nuk frikësohen, por sipas tij disa luftëtarë të “vërtetë” nuk duhej lejuar që në emër të UÇK-së të marrin haraç, të kidnapojnë dhe ta dëmtojnë shtetin. Kjo sipas tij e ka vë në sprovë sistemin e drejtësisë.

Zemaj tha se individë kanë tentuar të likuidojnë kundërshtarë politikë duke filluar nga Ibrahim Rugova dhe zyrtarë të LDK-së.

“Ata që frikësohen nga drejtësia i kanë duart e ndyta me gjak”,
ka thënë Zemaj.
Selimi - bashkëluftëtarëve: Thuani jo gjykatës.
 
Deputeti i VV dhe ish eprori i UÇK-së Rexhep Selimi ka thënë se janë gënjeshtra se OKB mund të formojë Gjykatën Speciale. Sipas tij nëse në OKB ka armiq të pavarësisë njëjtë ka edhe në Kuvend ka kundërshtarë të pavarësisë së Kosovës e që sipas Selimit janë dhjetë deputetët e Srpskas.

Selimi tha se lufta e drejtë e UÇK-së nuk ka njolla. “Ajo është e pastër këtë e kanë vërtetuar gjykatat si jashtë po ashtu edhe brenda”, tha Selimi.

Sipas tij ai nuk i kupton disa nga kolegët e tij që të njëjtit janë kundër raportit të Martyt dhe të njëjtit janë për gjykatën që ndërtohet në bazë të raportit të Martyt.

Selimi ka thënë se nëse kolegët nga LDK-ja mendojnë se duke votuar Gjykatën mund ta largojnë Thaçin nga politika e kanë gabim.

Selimi tha se luftëtarët e UÇK-së nuk kanë frikë për veti por për qytetarët e Kosoëvs dhe këtë duhet ta bëjnë duke refuzuar këtë padrejtësi.

Në fjalën e Selimit ka reaguar Ismet Beqiri i cili ka thënë se LDK nuk mendon se duke votuar gjykatën mendojnë ta largojnë dikë nga skena politike.

Maloku: Gjykata Speciale si pasojë e dështimit të sistemit të drejtësisë

Gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Republikës së Kosovës, deputetja Doruntina Maloku ka thënë që themelimi i Gjykatës Speciale do të vije si rezultat i dështimit të sistemit të drejtësisë së Kosovës.

Madje sipas saj ky sistem është shumë më i mirë në të bërit padrejtësi. Sipas saj Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë për drejtësi dhe në asnjë mënyrë për të dhënë padrejtësi.

“Lufta e UÇK-së ka qenë luftë për të kërkuar drejtësi dhe assesi për të dhënë padrejtësi”,
ka thënë Maloku

Ajo ka mbështetur votimin për Gjykatën Speciale duke thënë që është e turpshme të mos votohet kjo gjykatë ngase ne të gjithë po kërkojmë drejtësi që 16 vjet

“Është e turpshme të refuzohet themelimi i Gjykatës Speciale kur ne të gjithë qe 16 vjet po kërkojmë drejtësi”, është shprehur Maloku

Maloku i bëri këto deklarata gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, me të cilin rast u mbajt interpelanca e Kryeministrit Isa Mustafa lidhur me Gjykatën Speciale.

Isa Mustafa: Duhet lejuar hetimet

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Gjykata Speciale është një proces i dhimbshëm që duhet kaluar, duke i dhënë mundësin e hetimeve për dyshime.

Mustafa shtoi se në çoftë se dyshohet se ka krime, atëherë domosdoshmëritë dyshohet se ka edhe individë që kanë kryer këto krime dhe detyrë e këtij kuvendi është që të mundësojnë lejimin e hetimeve të tyre.

“Popullit i them se ne po e bëjmë këtë Gjykatë sepse është një ligj që e ka aprovuar Kuvendi të cilin Qeveria duhet ta implementojë dhe prapë vendimin përfundimtar për ndryshimet kushtetuese do t’i jap Gjykata Kushtetuese të cilin do ta respektojmë”, ka thënë ai.

Ai tha se është një proces i dhimbshëm që duhet kaluar.

“Nuk kemi informata për numrin e atyre dhe as kush janë ata që do të akuzohen”,
ka thënë Kryeministri Isa Mustafa, në interpelancën e sotme në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka treguar se Qeveria e Kosovës është duke respektuar marrëveshjet e ratifikuara në Kuvend për sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale.

Shefi i Qeverisë ka deklaruar se Ligji për themelimin e Gjykatës Speciale ishte miratuar me 2/3 e deputetëve dhe si i tillë do të zbatohet.

“Qeveria zbaton ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Mustafa, në interpelancën e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se Qeveria po i zbaton ligjet dhe vendimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Themelimi i Dhomave të Veçanta nuk cenon sistemin e drejtësisë në Kosovë”,
ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se infrastruktura ligjore për themelimin e Gjykatës Speciale është hartuar nga ekspertë vendorë e ndërkombëtarë.

“Do të respektohen në maksimum të drejtat dhe liritë e atyre që do të akuzohen”, ka thënë ai.

Glauk Konjufca: Isa nuk e ka dashtë kurrë UÇK-në

Glauk Konjufca ka thënë se kryeministri Isa Mustafa nuk është se ka pasur ndonjë simpati për UÇK-në. Madje Konjufca ia ka rikujtuar Mustafës postin që ai mbante gjatë kohës kur UÇK-ja luftonte.
Konjufca tha se Mustafa nuk ka qenë asgjë më tepër sesa një kontabilist i Bujar Bukoshit i cili në atë kohë ka qenë kryeministër në ekzil.
Në anën tjetër kryeministri Mustafa ka thënë se ato që thotë Konjufca janë të pavërteta dhe se po dëshiron të përlyejë.
“Formimi i kësaj gjykate nuk është dëshirë e imja por është obligim që duhet ta zbatojmë ligjin. Ju mos votoni por mos bëni sulmet individuale sepse nuk na shërben askujt. Ofroni argumente nëse keni nëse jo s;mund të njollosni askënd pa argumente”, tha Mustafa.
Glauk Konjofca i Lëvizjes Vetëvendosje, si propozues i interpelancës së kryeministrit Isa Mustafa, lidhur me Gjykatën Speciale, ka thënë se është i papranueshëm tribunali i veçantë enkas për shqiptarët sepse kjo është shtermbërim i asaj çka ka ndodhur në Kosovë.
Ai tha se me themelimi e dhomave të veçanta cenohet pavarësia e pushtetit gjyqësor të Kosovës, si dhe cenohet pa anshmërinë dhe barazia, pasi që merret për bazë raporti i Dick Martit.
“Është i papranueshëm tribunali i veçantë enkas për shqiptarët sepse kjo është shtërmbërim, pasi që lufta e Kosovës ishte e drejt dhe Serbia është ajo që bëri luftë të padrejtë, gjë që e kuptojë edhe bashkësia ndërkombëtare e cila intervenoi me bombardime”, ka thënë ai.
Haradinaj: Kuçi ishte pjesë e dallavereve për Gjykatën Speciale. Kuçi: Edhe Haradinaj ishte pjesë e këtij procesi
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë se Gjykata Speciale po ndërtohet në shpërputhje me ligjet e Kosovës.
“Keni shkuar shumë më larg. Përmes derës së vogël, ju z. Kuçi keni qenë pjesë e këtyre dallavereve”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij, asgjë e sistemit të drejtësisë së Kosovës nuk do të vlejë sa i përket funksionimit të Gjykatës Speciale.
“Si mendoni ju me përballu këtë gjendje kur ju po e ktheni në Kosovë UNMIK’un. Po e ktheni Kosovën në vitin 1999”, ka shtuar ai.
“Po e ktheni OKB. Nuk po e pastroni Kosovën. Po leni paqartësi. Po i jepni Kosovës edhe një UNMIK”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Hajredin Kuçit.
“Asnjë dallavere se ka bërë dhe s’mundet me ba”, ka thënë Kuçi.
“Asnjë individë s’mund të bëj vetën asgjë”.
“S’është e vërtetë se kam bërë dallavere dhe s’është mirë të thoni”, ka shtuar ai.
Pas kësaj ka reaguar Haradinaj, duke thënë dikush ka bërë dallavere kur është vendosur për Dhomat e Veçanta.
Ndërkohë, Kuçi ka thënë se të gjitha dokumentet i ka opozita.
“Ju keni qenë në opozitë, z. Kurti në opozitë. Vitin e kaluar nuk ka pasur dokument që nuk e keni marrë ju”, ka shtuar ai.
Hajredin Kuçi: Nuk e di pse Ambasada Amerikane s’e ka thirrur Kurtin në kafe
Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka thënë se nuk e di se pse Ambasada Amerikane nuk e kishte ftuar Albin Kurtin në kafe për të njoftuar për Gjykatën Speciale.
Ai ka thënë se i ka njoftuar me shkrim për themelimin e Gjykatës Speciale të gjitha partitë politike.
Reagimi i Kuçit erdhi pas deklarimeve të Visar Ymerit se Ministri i Drejtësisë po mashtron kur po deklaron se të gjitha partitë politike kanë qenë të njoftuar për procesin e themelimit të Gjykatës Speciale.
Sipas tij, pjesë e kafeve të vazhdueshme me ndërkombëtaret ka qenë edhe Ramush Haradinaj.
Nait Hasani: Pse nuk ndërtohet në Kosovë një gjykatë për krimet e serbëve
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Nait Hasani është shprehur kundër themelimit të Gjykatës Speciale për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke i’u referuar krimeve të mëdha që kanë bërë serbët në Kosovë gjatë luftës së fundit, Hasani ka kërkuar që të themelohet një Gjykatë për krimet e serbëve në Kosovë.
“Pse nuk është ndërtuar një gjykatë në Kosovë kundër serbëve të cilët kanë bërë krime dhe gjenocid në Kosovë. Kjo Gjykatë është kundër shqiptarëve kundër luftës dhe kundër UÇK-së. Këtë e dëshmojnë krimet serbe që janë bërë në Kosovë”, është shprehur Hasani.
Sipas ti, me themelimin e kësaj gjykate, Serbia është e favorizuar.
“Serbia është favorite, Daçiqi i buzëqeshur dhe ne të përvuajtur përsëri”, ka thënë Hasani.
Ai ka deklaruar se nuk do ta votoj themelimin e Gjykatës Speciale.
Ilir Deda: Thaçi po na bënë presion për ta votuar Gjykatën Speciale
Deputeti i Vetëvendosjes Ilir Deda, gjatë interpelancës së kryeministrit Mustafa në Kuvendin e Kosovës ka folur në lidhje me deklaratat e zëvendëskryeministrit të parë Hashim Thaçi se nëse deputetët nuk e votojnë këtë gjykatë, atëherë kjo çështje do të shkojë në OKB.
Sipas tij, këto deklarata janë një mashtrim.
“Po na thuhet, nëse nuk e voton Kuvendi i Kosovës, kjo shkon në OKB. Ky është një mashtrim. Kjo është një metodë e krijimit të një presioni i cili nuk ka vlerë”, ka thënë Deda.
Ai ka shtuar se me votimin për themelimin e Gjykatës Speciale, kriminalizohet përpjekja e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi.
“Gjykata special e kriminalizon në plotëni përpjeken e popullit shqiptar për liri e cila ka rezultuar me luftë dhe shpallje të pavarësisë së Kosovës .A ka deputet në këtë legjislaturë të vilët do të marrin pjeë në kriminalizimin e historisë së vet?”, është shprehur Deda.
Albulena Haxhiu: Hajredin Kuçi është mashtrues ordiner
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se Hajredin Kuçi është mashtrues ordiner.
“Nuk është vetëm mashtrues, por Kuçi është mashtrues ordiner”, ka thënë Haxhiu.
Sipas saj, me themelimin e Gjykatës Speciale po përdhoset Shteti i Kosovës.
“Tregoni se jeni duke e zhveshur këtë shtet”, ka shtuar ajo.
Hashim Thaçi: Gjykata Speciale themelohet nga OKB nëse dështon Kuvendi i Kosovës
Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka thënë se drejtësia e luftës së Kosovës është vulosur në tërë Kosovën me sakrificën e gjithë qytetarëve.
"Të gjithë kemi qënë të tronditur nga represioni i Serbisë trupave të saj ushtarake, policore, paramilitare. Kur kishin kaluar vetëm pak ditë pas fillimit të bombardimeve nga NATO-ja. Bombardimet e NATO-së ngjallën shpresën tek të gjithë ne se drejtësia nuk do të vonojë mirëpo në anën tjetër regjimi represiv i Millosheviqit kishte intenvisikuar dhunën vrasjet përpjekjet për pastrim entik dhe për gjenocid ndaj popullatës në Kosovë. Kosova po kalonte ditë e e saj më të rënda, dëbimet masive, vrasjet dhe dhunimet vazhdonin por përkundër kësaj ne ndiheshim më të fort se kurr sepse përkrah nesh që me krenari bartnim tri shkronjat emblematike UÇK, po luftonte edhe aleanca ushtarake më e fuqishme në botë NATO, Në fund ne fituam të shtrenjtën liri, çmimi i lirisë ishte shumë i lart dhe u pagua me gjak dhe me jetën e qindra e mijëra dëshmorëve dhe martirëve , e shumë e shumë sakrifica të qytetarëve të Kosovës", ka theksuar Thaçi.
“Alternativa tjetër është themelimi i Gjykatës Speciale nga OKB’ja”, ka thënë Thaçi.
Sipas tij, armiqtë e Kosovës e dëshirojnë dështimin e themelimit të Gjykatës Speciale.
“Alternativa është shumë e dhimbshme dhe tërësisht jashtë autoritetit dhe ligjeve të Kosovës”, ka shtuar ai.
Zafiri-deputetëve: Mos veproni si deputetët e 89-tës
Deputeti i Nismës Zafir Berisha ka thënë se nëse pranojmë këtë gjykatë atëherë është duke u gjykuar lufta e drejtë e UÇK-së.
Berisha i cili këto çka kanë thënë zyrtarët qeveritarë i ka quajtur “muhalife” ka rikujtuar se që nga paslufta me qindra e qindra ushtarë të UÇK-së kanë kaluar nëpër gjykata deri edhe në Tribunalin e Hagës. Sipas tij 143 pjesëtarë të UÇK-së që nga paslufta janë arrestuar nga drejtësia ndërkombëtare e UNMIK-ut.
“Duke pasur parasysh se këtë drejtësi e kanë udhëhequr ndërkombëtarët si të besojmë se do të ketë drejtësi edhe tash që do ta udhëheqin ndërkombëtarët”,ka thënë Berisha
Berisha dyshon në drejtësinë ndërkombëtare në rast se ky Tribunal i merr për bazë materialet nga UNMIK-u dhe EULEX-i.
Berisha ka përmendur rastin “Kiqina” sipas të cilit ky rast është komplot i disa mbeturinave të Serbisë bashkë me ato ndërkombëtare.
Ai ka porositur deputetët që mos të bëhen sikur ata të vitit 1989 që suprimuan autonominë e Kosovës.
Kujtim Shala e kujton kohën kur Ramush Haradinaj ishte pro Gjykatës Speciale
Zëvendëskryeministri Kujtim Shala ka thënë se Ramush Haradinaj ishte pro themelimit të Gjykatës Speciale në kohën kur partitë opozitare tentonin të ndërtonin Qeverinë e re.
Shala ka treguar se vetëm Vetëvendosje dhe NISMA ishin kundër, ndërsa, Haradinaj vazhdimisht ka qenë pro këtij procesi.
Bajrami: Gjykata, shtet brenda shtetit
Valdete Bajrami nga grupi parlamentar Nisma, ka deklaruar se dokumenti për Gjykatën Speciale që kanë parë është një shteti në shtet, sepse i ka të gjitha gjykatat e veçanta dhe madje ka edhe Ombuspersonin.
“Ata të dalin të kërkojnë falje e po ashtu edhe ju për dështimin e sistemit të drejtësisë sepse ka ende njerëz që vuajnë burg nga ky sistem”, ka thënë ajo.
Ajo shtoi se Nisma nuk do ta përkrah themelimin e kësaj gjykate pasi që ajo pretendon të bëjë gjykime selektive
Njomza Emini flet për Gjykatën Speciale
Deputetja e LDK-së, Njomza Emini e ka mbajtur një fjalim në Kuvend për themelimin e Gjykatës Speciale. Fjalimi i saj ka përmbajtur pika të përbashkëta të fjalimit, si nga Isa Mustafa ashtu edhe nga Hashim Thaçi. Ajo tha se nëse nuk e formojmë ne këtë Gjykatë, atëherë këtë e bën OKB-ja. Ajo megjithatë tha se Kosova e ka bërë një luftë të drejtë dhe se sipas saj, kjo gjykatë nuk e dënon luftën e UÇK-së.
Ismet Beqiri: Askush s’duhet të frikësohet nga drejtësia
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Ismet Beqiri ka reaguar ndaj deklaratave të Rexhep Selimit se LDK po synon pushtetin përmes largimit të kundërshtarëve politikë duke përkrahur Gjykatën Speciale.
“LDK nuk e dëshiron largimin e askujt nga pushteti përmes gjykatave”, ka thënë Beqiri.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Ismet Beqiri ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të respektojë vendimin e Kuvendit të Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale.
Ai ka thënë se janë 89 deputetë që kanë votuar pro themelimit të kësaj gjykate.
Sipas tij, lufta e UÇK’së ka qenë e drejtë.
Sidoqoftë, Beqiri ka thënë se askush s’duhet të frikësohet nga drejtësia.
“Ne si shtet nuk duhet të vijmë në situatë që Këshilli i Sigurimit të vendos për këtë Gjykatë”, ka thënë Beqiri.
“Varianti i tillë do të ishte një goditje të rëndë për Kosovën’, ka shtuar ai.
Ndërkohë, Beqiri ka thënë se nuk i përkrahin rekomandimet e Lëvizjes Vetëvendosje për sa i përket Gjykatës Speciale.
Visar Ymeri: Me Gjykatën Speciale po hiqet dorë nga shtetësia
Visar Ymeri në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ky trajtimi special që po na bëjnë të tjerët dhe po ia bëjmë vetës është një eksperiment.
Ai shtoi se Kosova ka nevojë për drejtësi të jashtëzakonshme dhe jo për padrejtësi speciale.
Edhe PDK me rezolutë për Gjykatën Speciale
Njëjtë sikurse Vetëvendosje edhe grupi parlamentar i PDK’së ka kërkuar miratimin e një rezolute për Gjykatën Speciale.
Për dallim nga VV, kjo parti ka prezantuar rezolutë që procesi i themelimit të gjykatës speciale të shkoj përpara.
Këtë rezolutë e ka prezantuar para deputetëve në Kuvend, deputeti Ilmi Reçiça.
Vonohet seanca e Kuvendit ku pritet përballja e Mustafës me deputetët
Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës në të cilën si pikë e rendit të ditës është interpelanca e kryeministrit Isa Mustafa nuk ka filluar ende ndonëse ishte dashur të niste qysh në orën 10:00. Mësohet se deri më tani në sallën e Kuvendit të Kosovës ka hyrë një numër shumë i vogël i deputetëve.
Përballja e kreministrit Isa Mustafa me deputetët në këtë interpelancë ka qenë kërkesë e partive opozitare lidhur me formimin e Gjykatës Speciale.
Isa Mustafa përballë deputetëve për Gjykatën Speciale
Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare. Pikë e rendit të ditës do të jetë interpelanca e kryeministrit të vendit, Isa Mustafa për përgjegjësinë kushtetuese të Qeverisë së Kosovës lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale.
Interpelanca mbahet me propozimin e Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, e cila ka kundërshtuar themelimin e kësaj gjykate.
Ata thonë se kjo gjykatë po krijohet për të sjellë drejtësi selektive, pasi që nuk gjykon serbët që kanë bërë krime në Kosovë, por Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke tentuar të njollosë luftën e popullit të Kosovës.
Vetëvendosje po ashtu thotë se gjykata rrezikon sovranitetin e sistemit të drejtësisë vendore.
Dy taborët qëndrojnë të palëkundur në qëndrimet e tyre rreth kësaj Gjykate.
Partitë e koalicionit qeverisës PDK-LDK do të kërkojnë përkrahjen e deputetëve për ta kryer këtë obligim ndërkombëtar, ndërsa opozitarët pritet ta kundërshtojnë fuqishëm atë, duke e vlerësuar si të padrejtë të radhës që po i bëhet Kosovës.
Gjithashtu edhe disa deputetë të partive në pushtet janë deklaruar kundër Gjykatës Speciale

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PLAGË TË VJETRANga ILIR SECI (03.28.2015)
'KUSH S'E NJEH SELMAN KADRINË, ME GOJË HAPË TRIMI E KA LANË SERBINË' (03.28.2015)
FOTOGALERI - MALET E BERISHËS PRANVERA I GJEN PLOT ME BORË (03.28.2015)
TUBIMI I TIRANËS ISHTE TUBIM PËR TA ZHVENDOSUR VËMENDJEN NGA PROBLEMET E BRENDSHME TË TË DY SHTETEVEVështrim nga SKËNDER MULLIQI (03.27.2015)
JANULLATOSI SHËRBËTOR BESNIK I GREQISË NË SHQIPËRIOpinion nga RASIM BEBO (03.27.2015)
KUR KONICA DHE NOLI NJOHËN MBRETIN ZOG PËR UDHËHEQËS TË NJË QEVERIE SHQIPTARE NË MËRGIMNga IDRIZ LAMAJ (03.27.2015)
LAMTUMIRË KRYEZOT I SHQIPTARËVE TË AMERIKËS!- 50 VJET NGA SHUARJA E FAN S. NOLITNga DALIP GRECA (03.27.2015)
NDIHMA - NJË AKT HUMANReportazh nga MIMOZA DAJÇIFotot nga EMANUEL MUSAJ (03.26.2015)
SARANDË - ZBULOHET NJË PLANTACION I NËNDHESHËM KANABISI (03.26.2015)
SANDËR PROSI - MJEKU ME SHIKIM MAGJEPSËS QË U BË ARTIST I PAPËRSËRITSHËM (03.26.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]