E Enjte, 03.28.2024, 03:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
“HESHTJA” ASHT EDHE TRADHËTI !
Nga FRITZ RADOVANI

E Djelë, 03.29.2015, 07:49am (GMT+1)



BAJRAM CURRI (1862 1925)

29 MARS 1925

â– Kur tradhëtarët e Atdheut të vet marrin pushtetin fillojnë vrasjet e Atdhetarëve!
"Mbylleni gojen! Këtu, do të bëhet si them unë!..Për ke nuk do, veprojmë dhe ndryshej!"
Heshtja i paraprinë harresës, ndersa harresa... paralajmon tradhëtinë e Atdheut! Që mundemi me heshtë per Luigj Gurakuqin, edhe mundemi, mbasi Katolikët nuk janë aq shumë sa me ua pasë frikën se po na prishin "harmoninë fetare"... Ata janë tash ma
shumë se 70 vjetë që po i vrasim e sakatojmë, e askujt nuk po i dëgjohet zani... Mandej,
nuk asht i pari që po harrojmë Luigj Gurakuqi... As Bajram Currin nuk po e kujton kush!

Po të donte me e kujtue Shqipnia, kur i thane sa pare don, pse nuk i mori? Ne, ua dhame një mësim në Rinas me Eshtnat e Don Nikoll Kaçorrit, që Ai ishte nenkryetar i Qeverisë së Vlonës në vitin 1912... Luigji, ishte shumë ma pak se Ai... A nuk e kanë kuptue "ata" kur ne sollëm Mbretin Ahmet Zogolli, dhe e pau gjithë bota si e pritem ne ate...

Luigji po të kishte mendue se si duhet të pritej nga Qveria Shqiptare, Ai nuk duhet të na
kishte kthye fare thesarin e Bankes Shtetnore, kur iku në dhjetor të 1924. As nuk ishte
mbushë muej në Janarin e 1925, kur e rikthej Luigji thesarin në Tiranë...

Ahmet Zogu, Mbreti i të gjithë Shqiptarëve, kur e mori thesarin e Shtetit me 7 prill 1939,
ai e mori ditën per diell... E disa, kanë fëtyrë me thanë "Zogu, vodhi thesarin e iku..."
Sikur, edhe Ahmet Zogu, ta kishte kthye ashtu si Luigj Gurakuqi, as ate nuk e kishim
pritë ashtu si e pritme, madje, as nuk kishim nxjerrë asnjë hajdut të Qeverisë sotme aty!

As nuk e kishim bajtë në krah me ushtarë e muzikë bandash, po e kishim vue edhe ate
në ndonje sharabajkë si Don Nikollin... I nipi i Ahmet Zogut këtu asht (nuk e kam fjalen
per atë nipin që kujtoni ju, po per ate që jam tue kujtue unë!). Të provojnë me na e kthye neser thesarin që ka nder bankat e hueja, mbasneser edhe ne i themi: Merre gjyshin tashti e çoje prap ngjitë me varrin e Esad Pashë Toptanit, aty ku ishte nder varrezat serbe të Parisit, se nuk e kemi nder mend me u prishë me sternipat e Pashiqit!

Shqiptarëve u ka ikë turpi e fëtyra! Po si i permendet hajnia Mbretit Shqipnisë? Ne një
Mbret kishim, po sikur tu shpallte Mbret edhe Enver Hoxha e Ramiz Alia, shka paskan
pasë nder mend me thanë Shqiptarët?! Edhe këtyne keni dashtë me i kerkue thesarin?!

Hapni gojen po deshet! Në Tiranë i keni edhe Mbretneshat, të vdekunat e të gjallat!

Besoj, edhe ju pasuesit e Bajram Currit e Hasan Prishtinë e morët vesh se ke kujtojmë
ne sot. Po deshet, me u marrë me Bajram Currat, Hasan Prishtinat e Isa Boletinët, se per Luigjin e Don Nikollin e morët vesh... Hypni veturave e shkoni në Gjuhadol të Shkodres, aty e keni çerdhen e dikurshme të Tyne, aty keni edhe skutat e Kuvendit Fretenve, ku ua kemi marrë shpirtin në hu... Shkoni, po deshët e ankonju aty...Aty u ankojshin edhe Ata "zotrinjtë" per Mbretin e per sllavin, per masonët e italianët... derisa ua rregulluem edhe atyne samarët. Në kjoftë se nuk dini me gjetë Kuvendin e Fretenve, pyetni nipat e mesat e Adile Boletinit dhe vajzat e zotni Ragip Metes, se nuk besoj se e kanë harrue "Deren e Burgut të Kishës"... Po, mbasi nuk e nisem edhe Ragipin me Imzot Gjinin, e fretnit At Prennushi, Çiprian Nika, e At Palë Doden... "Mirë bëjnë që edhe na kerkojnë sot, që ti kujtojmë dhe të mos i harrojmë ata inkuizitorë!.." Nuk janë fjalët e mija këto...

Zgjohet somnabul Nexhmije Hoxha dhe flet në Laprakë, tue kujtue se asht me Edin...
Shpesh, i shkon goja e i thotë Edit, shiko Sali..."More vesh?! U bënë 70 vjetë dyke ju
mësuar edhe juve si atë matufin që kisha në shtrat kot së koti..se, as për burrë nuk ishte!

Harroni emrat e tyre! Kjo është edhe porosia e Ahmet Zogut, desha të them e Ramiz
Alisë, dreqi i hengërt, se dhe mua po më merren mendët, dyke dashur të them Enverit!"

Gjysë somnabul, gjysë matyfe e gjysë... deshta me thanë, një e gjysë gjarpnushë... edhe sot, me panolini...po vazhdon me qeverisë Shqipninë! A po jo, "shoku" kryeminister?...

"Nëse dishroni ju bëj dhe listat e harresës...Emrat e tyre nuk dua t' i dëgjoj fare!..."

***

Tek Shpella e Dragobisë...

Per Ju, Bajram Curri: "Vdekja me nder asht kapak ari!"...

Kujdes, se "këta" të vjedhin edhe kapakun!..

Melbourne, 29 Mars 2015.
FRITZ RADOVANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Nderim në 90 vjetorin e vrasjes“BAJRAM CURR, O BAJRAM CURR, EMRI YT S’ HARROHET KURRË!...”Nga: Prof. MURAT GECAJ (03.29.2015)
ALBUMI I PIKTORIT - NJË FOTO, NJË TABLO (VAJ), NJË PEIZAZH AKUAREL: NGA HELIDON HALITI (03.28.2015)
32 FOTO ANTOLOGJIKE - NËPËR HISTORINË DHE VISET SHQIPTARE (03.28.2015)
'KAPJA' E LDK-së NGA KRYEMINISTRI I VENDIT!Nga FLORIM ZEQA (03.28.2015)
ARMEND ZEMAJ - GJYKATA SPECIALE T'I HETOJË ATA QË TENTUAN TA LIKUIDOJNË RUGOVËNZemaj kërkon që Gjykata të merret edhe me vrasjet e zyrtarëve të LDK-së (03.28.2015)
PLAGË TË VJETRANga ILIR SECI (03.28.2015)
'KUSH S'E NJEH SELMAN KADRINË, ME GOJË HAPË TRIMI E KA LANË SERBINË' (03.28.2015)
FOTOGALERI - MALET E BERISHËS PRANVERA I GJEN PLOT ME BORË (03.28.2015)
TUBIMI I TIRANËS ISHTE TUBIM PËR TA ZHVENDOSUR VËMENDJEN NGA PROBLEMET E BRENDSHME TË TË DY SHTETEVEVështrim nga SKËNDER MULLIQI (03.27.2015)
JANULLATOSI SHËRBËTOR BESNIK I GREQISË NË SHQIPËRIOpinion nga RASIM BEBO (03.27.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]