VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AUTONOMISTËT DHE SHIK-ISTËT, KUNDËR FARKUT DHE REPUBLIKËS SË KOSOVËS!
Nga FLORIM ZEQA

E Hënë, 03.30.2015, 06:14am (GMT1)


Paralajmërimet për transformimin e FSK-së në FAK e jo në FARK e vërtetojnë edhe një herë rrëshqitjen drastike të Kosovës nga rruga e shtetformimit dhe shtetndërtimit të saj.
"Arsyetimet" e pushtetarëve se FAK-u pa (R)epublikë është ushtri, të kujton ndryshimet kushtetuese të '89-shit, kur pushtetarët e atëhershëm i thonin popullit "Kosova nuk humbë asgjë më këto ndryshime",...ngjajshëm edhe tani mundohen të mashtrjojnë popullin mbi shtetësinë e Kosovës pa Republikë.

Nuk është krejt "akronim" i thjesht puna e FAK-ut siq po thuhet nga disa analist dhe gazetar të papërgjegjshëm, të padijëshëm dhe servil të politikave ditore.

FAK-u është në harmoni të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të sigurimit (akoma në fuqi) , përmes të cilës mbrohet integriteti dhe sovraniteti i Serbisë mbi Kosovë, vetëm se kësaj i mungon nocioni "Metohija" i hequr me kushtetutën e vitit 1974, kur Kosova njihej si krahinë Autonome në ish RSFJ.

Mirëpo, termi "Kosovo i Metohija", i hequr nga Kushtetuta 41 vjet më parë po vazhdon të përseritet prap nga serbët e Kosovës, dhe jo vetëm kaq, edhe nga deputetët dhe ministrat serb të Republikës së Kosovës !

Për habi dhe më tepër për ironi nuk po i pengon shumë ky fakt "shefat" e Republikës së Kosovës, presidentën, kryeministrin, kryetarin e Kuvendit dhe shumicën e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës !

Jo krejt rastësisht po ndodhë përdorimi i këtij nocioni, sikurse nuk ka ndodhur rastësisht fuqizimi i kishave dhe manasireve serbe në Kosovë, ngase pikërisht nocioni "Metohija" është term kishtar, që do të thotë pasuri apo pronë e kishave.

Me ketë nocion shkilet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, andaj me të drejt shtrohet pyetja; vlenë apo s'vlenë kjo Kushtetutë per minoritetin serb, për deputet, ministra dhe zv.ministra serb, që hyjnë a dalin nga parlamenti sa herë që ju teket, duke lozur me legjislativin e vendit, sikurse të ishte arenë lodrash për fëmijë.

Serbët, sa herë që hatrohen për diçka largohen nga loja (kuvendi), për të vënë kushte shtesë për kthimin në vendin nga i cili u larguan me vetëdëshirë.

Ti kthehemi temës tani, rrethë emërtimit të Ushtrisë së Republikës së Kosovës. Nuk është se nocionet FAK dhe FARK dallojnë vetëm për çështjen e një shkronjë, por me këtë po krijohet një "murë" ndarës mes Autonomistëve dhe Republikanëve.

Me idenë e FAK-ut nuk po më befasojnë kundërshtarët e projekteve rugoviane për shtetin e Kosovës, inatakët dhe hilegjinjët në ndërtimin e shtetit, por po më habitin disa nga LDK-istët që thirreshin në frymën rugoviane, në shtetndërtim dhe prosperitet të shtetit të Kosovës, që nuk po ua zë goja fjalën FARK, siq ishte rasti më i frekët i liderit të LDK-së dhe kryeministrit të vendit gjatë vizitës së djeshme me rastin e 25 vjetorit te themelimit te degës se LDK-së në Dragash, derisa fliste për formimin Ushtrinë e Kosovës, nuk përmend fare Republikën,...fletë për për Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK), gjithashtu pa përmendur fare nocionin Republikë !

Pak si shpejtë Isa Mustafa i ka harruar premtimet elektorale përmes të cilave i mori votat e elektoratit; siq thoshte për realizimin e projekteve të presidentit Rugova; “Flamuri dardan dhe himni i presidentit Rugova, “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”, do jenë simbolet e shtetit të Kosovës, përfshirë edhe ligjin për formimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), si prioritet kryesor i qeverisjes së tij".
Republika e Kosovës, e njohur ndërkombtarisht vetëm si "KOSOVO", nëse liderët shtetëror i heqin Kosovës parashtesën e Republikës në takimet zyrtare në Bruksel dhe largojnë Republikën në formimin e ushtrisë, atëherë vetëvetiu po ua hapin rrugën serbëve për ndajshtesën e tyre të preferuar, dhe Kosovën nga një shtet sovran, dalëngadalë do ta kthejnë në një territor autonom të kontrolluar nga Brukseli dhe Beogradi.

Transformimi i FSK-së në FARK, jo vetëm që do të thotë "Ushtri e Republikës së Kosovës", është edhe mbrojtje e subjektivitetit shtetëror (Republikës), është garancë e fuqishme mbrojtëse e tërësisë territoriale të shtetit të Kosovës.

FARK-u nesër, Ushtri e shtetit të Kosovës e integruar në NATO do të zavëndësojë mekanizmat mbrojtës dhe të sigurisë ndërkombëtare të Republikës së Kosovës (KFOR; EULEX), si dhe do të shëndrrohet në faktor stabiliteti në rajonin e trazuar të Ballkanit.

FLORIM ZEQA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.